Aktualitet

Mjekët shqiptarë të një niveli të lartë, Shqipëria me situatën më të mirë nga vendet e tjera falë izolimit strikt dhe masave në kohë

Marrja në kohë e masave kundër COVID-19, izolimi strikt si dhe mjekët shumë të mirë në Shqipëri, ka bërë që Shqipëria të këtë situatë më të mirë lidhur me numrin e të të infektuarve dhe të vdekurve në krahasim me vendet e tjera.

Kështu u shpreh kërkuesi shkencor shqiptar në Francë, Pluton Pëllumbi pranë grupit të njohur ndërkombëtar “Air Liquid” me mbi 80 mijë punonjës në të gjithë botën.

Ndërsa komentoi situatën në Francë dhe në Shqipëri, diferenca mes këtyre dy vendeve sipas tij, edhe pse Franca është shumë më e zhvilluar nga pikëpamja e teknologjisë krahasuar me Shqipërinë, politikat e ndërmarra nga pala shqiptare krijoi një situatë shumë më të mirë krahasuar me vendet e tjera.

“Po shikoja sot numrat e fundit që jepen përditë. Në Francë ka afërsisht 8 910 vdekje dhe 17 250 që janë shëruar. Pra, po të shohim vetëm atë numrin e rasteve që quhen të mbyllura, rasti e vdekjeve e ka 34%. Po ta krahasosh këtë me Shqipërinë, Shqipëria e ka vetëm 16%, është shumë më mirë sesa Franca. Franca ka dyfishin e përqindjeve të vdekjes të Shqipërisë. Për mendimin tim diferenca është që Shqipëria filloi të zbatojë me rregullat e izolimit një javë para Francës. Shqipëria e filloi në 9 mars kurse Franca 17 mars dhe kjo javë ishte me të vërtetë kritike. Të gjitha qeveritë janë gjendur të papërgatitura për këtë që ndodhi dhe ky është vrojtim i përgjithshëm. Qeveria franceze u gjend përballë mungesës së maskave, mungesës së mundësive për të bërë teste dhe si gjithmonë qeveria gjendet përpara një dileme se çfarë masash duhet të marri me ato mjete që ka në dorë. Po të shohim edhe nivelin e teknologjisë së Francës është më i mirë se i Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë gjë hiç. Shqipëria mendoj që idea e izolimit të plotë dhe e izolimit strikt ishte ide shumë e mirë, në fakt e pamë me neglizhencën e Anglisë dhe Spanjës që ju thatë që edhe vetë Boris Johnson përfundoi në spital’.

Sipas tij, mjekët shqiptarë janë shumë të zotë edhe në hartimin e politikave të kësaj situate të vështirë për të gjithë botën.

“Të them të drejtën, unë kam ndjekur këto ditë të gjitha ngjarjet në Shqipëri, përgjigjet e mjekëve dhe me të vërtetë specialistët që flasin nga Tirana janë të një cilësie shumë të lartë. Me të vërtetë masat që kanë marrë, politikat që kanë marrë, ka bërë që Shqipëria të ndodhet në një situatë më të mirë se vendet e tjera.

Më tej, ai shtoi se “‘lidhja e grupit Air Liquid është e thjeshtë. Janë dy pika kryesore. E para Air Liquid furnizon oksigjenin e të gjithë spitaleve, pjesës më të madhe të spitaleve dhe kuptohet që në këtë rast, kërkesa për oksigjen u rrit në mënyrë shumë të shpejtë dhe Air Liquid ishte I përgatitur me atë që ndodhi në Kinë dhe arriti të plotësoi kërkesën me oksigjen, prat ë furnizimin me oksigjen të të gjithë spitaleve jo vetëm të Francës por edhe të gjithë vendeve të tjera. Nga ana tjetër, është një filial i Air Liquid që prodhon respiratorë. Normalisht numri i respiratorëve që prodhohet është 50 sepse kërkesat nuk janë të mëdha në kohë normale, kurse tani me kërkesën e qeverisë, Air liquid do të prodhojë 10 mijë brenda 50 ditëve. Kërkesat janë shumë të mëdha në këtë moment dhe ka shumë nevojë’. /atsh

Mjekët shqiptarë të një niveli të lartë, Shqipëria me situatën më të mirë nga vendet e tjera falë izolimit strikt dhe masave në kohë Read More »

Shqipëria turistike/ Ambasadorja Kim takim virtual për njohjen e qyteteve

Gjatë javëve në vijim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar sot të gjithë qytetarët shqiptarë që të dërgojnë foto nga qytetet ku jetojnë, në mënyrë që edhe në këtë kohë të distancimit social, ambasadorja Kim të mund të njohë më tepër Shqipërinë.

“Në këtë periudhë të COVID-19, kur nuk është e mundur të dalësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim nuk dëshiron që distancimi social ta pengojë atë së mësuari më shumë mbi Shqipërinë”, thekson ambasada e SHBA.

“Gjatë javëve në vijim, ajo do takohet virtualisht me drejtues në mbarë vendin, për të dëgjuar mbi zhvillimet në rajonet e tyre’, shprehet ambasada e SHBA.

“Duke qenë se Ambasadorja Kim nuk mund të vijë tek ju për momentin, a mund të na ndihmoni për të sjellë rajonin tuaj pranë saj? Ndani me ne një foto nga celulari juaj të komunitetit ku jetoni dhe tregojini Ambasadores se çfarë duhet të shohë kur të vizitojë qytetin tuaj. Qyteti i parë: Shkodra!”, thekson ambasadorja e SHBA./atsh

Shqipëria turistike/ Ambasadorja Kim takim virtual për njohjen e qyteteve Read More »

Qëndroni në shtëpi/ Parodistët e Vlorës këngë sensibilizuese për qytetarët (video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga parodistët e Vlorës.

Ata i kanë kushtuar një këngë situatës që po kalon vendi ynë nga koronavirusi, duke ngritur moralin e qytetarëve të Vlorës, por jo vetëm.

Dy parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, së bashku me këngëtarin dhe kompozitorin vlonjatë Artur Dhamo, nëpërmjet këngës së tyre apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri sa periudha e vështirë e koronavirusit të kalojë dhe më pas të gjithë mund t’i rikthehemi jetëve tona normale.

“Edhe ti more trimosh, bëj si ne që të shpëtosh. Jepe besën jepe fjalën të gjithë së bashku do t’ia dalim”, janë disa nga vargjet e parodistëve të Vlorës./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/170929490637447/?t=0

Qëndroni në shtëpi/ Parodistët e Vlorës këngë sensibilizuese për qytetarët (video) Read More »

Kurti: Prilli, vendimtar në luftën ndaj Covid-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e së martës e ka nisur ditën në komunën e Gjilanit.

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi u priten nga kryetari, Lutfi Haziri në Shtabin Emergjent të Gjilanit. Aty u njohën nga afër për gjendjen dhe masat e ndërmarra nga komuna në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se muaji prill është vendimtar për të dalë nga kriza shëndetësore pandemike.

Ai theksoi gatishmërinë dhe vullnetin për të shtyrë në kohë sa më shumë lakoren e shpërndarjes së COVID-19.

“Jemi të gatshëm, të interesuar të vullnetshëm që këtë lakoren e shpërndarjes së Covid 19 të shtyjmë sa më shumë në kohë. Ngritjen e saj të bëjmë sa më të pakët në mënyrë që të parandalojmë këtë pandemi që iu mori jetën tre qytetarëve. Organizimi ynë, edhe qendror, edhe lokal, është shembullor dhe këtë po e thonë edhe të tjerët. Duhet të vazhdojmë edhe në muajin prill. Sepse muaji prill është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalin sa më shpejt dhe sa më pak dëme”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se falë koordinimit ndërinstitucional kanë arritur të menaxhojnë rastet në komunën që ai drejton.

Ai u shpreh se i ka paraqitur gjitha kërkesat e komunës, kryeministrit në detyrë, Kurti.

“Në 15 rastet që i kemi menaxhuar deri tash tre i kemi të shëruar, e njoftova kryeministrin. Tendenca është në rënie e kemi lokalizuar dhe po e menaxhojmë këtë infeksion në vendet ku është gjetur deri tani… Problemet shtesë veçse i nënvizova. E njoftova kryeministrin se Gjilani e ka një problem prej qershori të vitit të kaluar për thatësinë e ujit. Jemi që 10 muaj me problemin e furnizimit me ujë. Në kushtet ku kërkohet higjienë qytetarët e Gjilanit e kanë një problem”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, theksoi se ka mbajtur të gjitha shënimet.

“Unë edhe kam dëgjuar me kujdes dhe kam mbajtur shënime”, tha ai.

Kurti mes tjerash në Gjilan foli edhe për masat e kufizimit të lëvizjes, derisa bëri të ditur se sot gjatë mbledhjes së qeverisë pritet te merret një vendim i ri për kufizimin e lëvizjes.

“Lidhur me atë se si do të vazhdohet me masat në vijim. Në mënyrë që të kemi kufizimin e lëvizjes. Sepse lëvizja e njerëzve potencialisht është lëvizje e virusit. Por në anën tjetër të krijojmë hapësirë për bizneset tona”, tha ai./KosovaPress/

Kurti: Prilli, vendimtar në luftën ndaj Covid-19 Read More »

“Leje për dalje”/ Karçanaj për ATSH-në: Në total janë lëshuar 707 167 autorizime, nga java e ardhshme qytetarët 90 minuta për të bërë pazar

“Nga data 29 mars, kur nisi zbatimi i shërbimit elektronik “Leje për dalje” në total janë lëshuar 707 167 autorizime, ndërkohë që shifrat çdo ditë e në rritje tregojnë se qytetarët besuan në portalin e-Albania dhe në procedurën e thjeshtë të përdorimit të këtij shërbimi”, deklaroi sot në një intervistë për ATSH-në, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

Karçanaj sqaroi se duke nisur nga java e ardhshme, qytetarët do të kenë në dispozicion plot 90 minuta për të bërë pazar apo për shërbesa të tjera.

Por, ajo theksoi se “e pandryshueshme do të mbetet procedura për aplikimin për “Leja për dalje”, e cila do të vazhdojë të bëhet në dy forma, si deri më tani: përmes aplikimit online në portalin e-Albania apo me sms të thjeshtë në numrin 55155, për ata që nuk kanë internet apo smartphone”.

Duke folur për statistikat, ajo u shpreh se vetëm për ditën e sotme kanë aplikuar në total 58 845 qytetarë, prej të cilëve 38 293 aplikime janë bërë përmes e-Albania dhe 20 554 aplikime janë bërë me SMS.

Po ashtu, Karçanaj tha se në total janë bërë 707 167 aplikime, prej të cilave 458 600 leje janë dhënë nga portali e-Albania dhe 248 569 leje me SMS.

“Vetëm 24 orë pas njoftimit publik nga ana e Kryeministrit Edi Rama, se qytetarët do të duhet të aplikonin për të bërë pazar apo për shërbesa të tjera të domosdoshme janë regjistruar mbi 22 500 kërkesa, të cilat kanë marrë përgjigje në kohë reale përmes konfirmimit online në e-mail apo në telefon. Shifër rekord, që dëshmon padiskutim sesi qytetarët e përqafuan menjëherë këtë shërbim elektronik, megjithëse i ri, ende i panjohur për ta”, tha ajo.

Megjithë shqetësimet e tyre momentale apo pikëpyetjeve duke mos u treguar të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të stafit të e-Albania për mënyrën e saktë të aplikimit online, Karçanaj shprehu bindjen se shifrat çdo ditë e në rritje tregojnë se qytetarët besuan në portalin e-Albania dhe në procedurën e thjeshtë të përdorimit të shërbimit “Leje për dalje”, ku aplikimet edhe sot janë më shumë se dyfish më të larta sesa aplikimet me sms.

Ajo tha se “këto janë fakte, që dëshmojnë se qytetarët jo vetëm janë ambientuar me aplikimin online në e-Albania, por edhe e kanë mirëpritur atë”. /atsh

“Leje për dalje”/ Karçanaj për ATSH-në: Në total janë lëshuar 707 167 autorizime, nga java e ardhshme qytetarët 90 minuta për të bërë pazar Read More »

Kreu i OBSH-së në Shqipëri, Gonzales: Masat e zbatuara ndikuan në mbajtjen e shifrës së të prekurve të ulët

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales tha sot se “masat e zbatuara nga qeveria që në fillim të rasteve të para kanë qenë të suksesshme dhe kanë pasur impakt, në mbajtjen e shifrës të të prekurve të ulët”.

Në një intervistë televizive, Gonzales iu përgjigj edhe pyetjes nëse duhet që qeveria shqiptare të lehtësojë masat parandaluese që janë në fuqi deri më tani.

Ai tha se “ky është një vendim shumë delikat”. “Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerëzve në shtëpi janë efikase dhe kanë prodhuar një rezultat të mirë. Disa vende në Europë janë duke bërë të njëjtën pyetje. Mund t’ju them se unë do të doja të inkurajoja vendet t’i mbanin masat bllokuese sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo është ajo gjë që ne me siguri e kemi parë që funksionon. Çdo lloj zbutje e këtyre masave duhet të studiohet shumë, shumë, shumë me kujdes, duhet të bëhen llogaritë mirë e marrë në konsideratë efektet që do të sjellë zbutja”, tha ai.

Gonzales tha se “masat e ruajtjes së distancës i shohim në Shqipëri sikurse në të gjithë botën”. “Çdo masë e adresuar me qëllim zbutjen duhet të shqyrtohen me një kujdes shumë të madh me fokus në impaktin e tyre, natyrisht duke menduar në mënyrë ekskluzive për mos keqësimin e situatës ekonomike në vend. Nuk duhet të ketë arsye të tjera përveç atyre që nuk përkeqësojnë ekonominë. Çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me COVID-19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera”, tha ai.

Lidhur me situatën në Shqipëri, Gonzales tha se “mund të them se ne mund të jemi optimist për situatën në Shqipëri, sikurse mund të jemi gjithashtu pozitiv nëse shikojmë ç’po ndodh në vendet e tjera të Europës”. “Gjërat me infeksionin në Shqipëri janë duke shkuar mirë nëse shikojmë të dhënat zyrtare kemi 377 raste pozitiv dhe 21 të vdekur dhe meqë po më jepet mundësia dua të shpreh ngushëllimet e mia familjeve. Këto shifra që kemi në vendin tuaj janë të mira. Këto shifra na tregojnë një gjë. Sipas një studimi nga ana jonë e shifrave, nëse qeveria nuk do të kishte vepruar në kohë do të kishim shifra krejt ndryshe. Ky është leksioni i parë që kemi mësuar. Mbyllja totale është efektive”, tha ai.

Po ashtu, Gonzales tha se “numri i atyre që kanë humbur jetën është një indikator që për ne vlen shumë pasi kuptojmë numrin e të infektuarve”. “Të dhënat për humbjen e jetëve në Shqipëri na tregojnë dy gjëra. E para numri të prekurve është i ulët dhe situata në popullatë është nën kontroll. Numri 21 jetëve të humbura që me patjetër është i dhimbshëm për ata që humbën të dashurit por po ta analizojmë në rrafshin kombëtar për të gjithë vendin tuaj në perspektivën afatgjatë është një numër që na tregojnë se gjërat janë duke shkuar mirë”, tha ai.

Lidhur strategjinë e testimit në Shqipëri, Gonzales tha se “çdo vend duhet të zhvillojë politikat e veta të testimit dhe kjo është e lidhur me shumë gjëra si për shembull niveli transmetimit të virusit sikurse edhe gjendja e disponueshme e testeve”.

“Të gjitha vendet në botë janë duke parë për të siguruar teste. Disa vende mundet t’i sigurojnë disa të tjera janë në proces të procedurave të blerjes. E thënë kjo ne inkurajojmë politikat e testimit për të kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur e për të marrë vendimet e duhura. Ka vende që janë duke i zgjeruar politikat e testimit por duhet të marrim në konsideratë mundësinë e gjetjes së testeve në tregjet ndërkombëtare. Jemi në dijeni të faktit se qeveria shqiptarë është duke bërë të gjitha përpjekjet për të pasur më shumë teste dhe për këtë ne po ndihmojmë. Ka një kërkesë të madhe në tregun ndërkombëtar për këtë test”, tha ai./atsh

Kreu i OBSH-së në Shqipëri, Gonzales: Masat e zbatuara ndikuan në mbajtjen e shifrës së të prekurve të ulët Read More »

Horoskopi mujor, prill 2020/ Dashuria, karriera, shëndeti

DASHI (21 Mars – 19 Prill)

Dashuria dhe jeta në çift

Gjatë muajit Prill 2017, Jupiteri do të jetë përsëri në shtëpinë e Dashit, duke ofruar kapacitet të mjaftueshëm për të dhënë, por gjithashtu edhe nevoja emocionale fantastike dhe pritshmëri të bëra realitet. Lidhja mes Diellit dhe Uranit do të jetë forcë shtytëse për të eksperimentuar dhe mund të sjellë surpriza, ndërsa marrëdhënia mes Diellit dhe Jupiterit do të theksojë urinë tuaj për të gjitha gjërat që lidhen me marrëdhëniet, duke e bërë atë të marrë përmasa spektakolare. Kështu do iu jepet mundësia dhe dëshira për të marrë atë që dëshironi. Fatkeqësisht, fati nuk është në anën tuaj, dhe pozicioni i vështirë i Venusit do t’iu shkaktojë disa dështime. Por kjo është e përkohshme.

Karriera dhe financat

Raporti i dyfishtë mes Plutonit – në shtëpinë e karrierës – dhe Marsit – në shtëpinë e parave – ju bën shumë të vendosur gjatë pjesës së parë të muajit prillit 2017, dhe mund të rezultojë në një arritje të rëndësishme për të përfituar të ardhura të rëndësishme. I ndodhur në shenjën e Bricjapit, gjatë dy javëve të para të muajit Prill, Dielli ju mundëson ngjitje profesionale ose sociale: të mbroni veten, të fitoni famë dhe respekt. Kontributi i Mërkurit, si sundimtar i shtëpisë së punës së Dashit, siguron që përpjekjet tuaja do të jenë fitimprurëse. Por në datën 10 prill do të haseni me disa pengesa.

Shëndeti

Gjatë muajit Prill ju do të jeni në gjendje të mirë, plot shkëlqim dhe vitalitet, por do e lodhni veten me mbingarkesë pune. Prandaj do të ndodh të tensionoheni. Stresi do t’iu shoqërojë gjatë këtyre ditëve. Ka edhe një rrezik për të papritura si aksidente. Nëse shëndetin e keni lënë pas dore, duhet që gjatë kësaj kohe t’i kushtoni vëmëndje, pa lejuar që gjendja të përkeqësohet.

DEMI (20 Prill- 20 Maj)

Dashuria dhe jeta në çift

Me Marsin vendosur në shenjën tuaj, këtë muaj do të dalloni për një super temperament. Marsi është planeti i luksit, i dëshirave seksuale, i joshjes dhe pushtimit; dhe për Demat është gjithashtu drejtuesi i shtëpisë së çiftit. Kështu ju më shumë siguri nuk do hezitoni të merrni hapin e parë për të arritur aty ku doni në raport me dashurinë e jetës. Por nuk është sigurt nëse iniciativat tuaja do të insipirojnë anën tjetër. Mërkuri, drejtuesi I shtëpisë së dashurisë dhe erotizmit së Demit, do të tërhiqet duke filluar nga 10 prilli. Edhe Venusi, planeti i dashurisë, do të tërhiqet duke filluar nga 15 prilli. Gjërat mund të komplikohen deri diku edhe një komunikim i mirë është i domosdoshëm. Një dashuri nga e shkuara mund të rikërkojë vëmendjen tuaj.

Karriera dhe financat

Marsi aktiv është në shenjën tuaj aktualisht dhe kjo do ju bëjë të shijoni praninë e diellit. Te dy planetët janë të etur për t’ju shtyre juve drejt plotësimit të vetes dhe arritjes së një pozicioni më të mirë. Venusi, drejtuesi i Demit, mund t’ju suportojë në drejtim me projektet tuaja në grup apo popullaritetit tuaj- veçanërisht gjatë dy dhjetëditorëve të fundit të prillit. Paratë janë ende një prioritet për Demat dhe mund t’ju drejtojnë kur merrni vendime profesionale. Cështja financiare bëhet parësore, por edhe më e vështirë gjatë dhjetëditorit të fundit të prillit

Shëndeti

Tërheqja e Venusit dhe Mërkurit nga shenja juaj, dhe prania e Marsit impulsiv dhe të pakujdesshëm në Dem, krijojnë një konfigurim të pakëndshëm i cili mund të provokojë pavëmendje, stres dhe aksidente. Jini të kujdesshëm.

BINJAKËT (21 Maj- 20 Qershor)

Dashuria dhe jeta në çift

Aspekti pozitiv që shihet mes lidhjes të Jupiterit dhe Saturnit – i vendosur në shtëpinë e çifteve të Binjakëve – do të krijojë marrëdhënie të forta dhe nuk do të lejojë që të ketë plasaritje. Megjithatë, mund të ketë disa çështje të vogla në dashuri , që nuk do të shkojnë sipas parashikimeve tuaja. Ndaj,përpiquni të kontrolloni veten. Venusi, planeti i dashurisë, ka trillet e veta dhe insiston që të lidh dashurinë e Binjakëve me karrierën, pozitën, statusin apo ndoshta reputacionin.

Karriera dhe financat

Është e qartë se gjatë muajit prill 2017 do të ketë një lidhje mes karrierës dhe marrëdhënieve personale. Kjo mund të thotë bashkëpunime, histori dashurie apo çdo lidhje në përgjithësi. Në mënyrë që të ketë sukses ju duhet të gjeni aleatë, të punoni si pjesë e një ekipi, të mbani në mend nevojat e klientëve tuaj , të përdorni të gjitha lidhjet e nevojshme që ju keni marrë. Është gjithashtu e mundur që jeta juaj e personale të ndikojë në disa zgjedhje profesionale, ose që ju të përfitoni nga mbështetja e dikujt që të do. Promovimi mund të jetë shumë efikas gjatë muajit prill 2017, veçanërisht në qoftë se ju jeni duke promovuar ndonjë talent të veçantë apo diçka që ju jeni i apasionuar. Muaji Prill do të jetë një muaj i veçantë për të shfaqur kreativitetin. Por gjërat jo gjithmonë shkojnë mirë kështu që ruani qetësinë!

Shëndeti

Gjatë muajit prill ju nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë. Ju do të jeni të hutuar apo pesimist, dhe trupi juaj do të ndihet i dobët dhe i ekspozuar ndaj sëmundjeve më shumë se zakonisht. Ju gjithashtu mund të ndjeni sikur mbani një barrë të rëndë mbi supe ose që ju mungon liria për të lëvizur ose vendosur. Tregohuni të kujdesshëm!

GAFORRJA (21 Qershor- 22 Korrik)

Dashuria dhe jeta në çift

Në përgjithësi 2017 ju gjen me një vëmendje të veçantë lidhur me stabilitetin në çiftin tuaj. Është shumë e rëndësishme për ju që të dashurit tuaj të jenë seriozë dhe punëtorë e t’ju ndihmojnë të ndërtoni një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme. Kjo ju bën të lumtur. Gjithashtu për Gaforren në muajin prill është e rëndësishme lidhja mendore me partnerin, dëshira për të njëjtat interesa, ndarja jo vetëm e detyrave por edhe eksplorimi i horizonteve të reja. I parë nga një kënd tjetër, konfigurimi i planetëve në shenjën tuaj tregon se jeni të interesuar në një marrëdhënie me distancë të gjatë apo në një udhëtim romantik.

Karriera dhe financat

Me Diellin në shenjën tuaj, prilli është muaji më i mirë për të arritur objektivat e vendosura prej kohësh. Një ndryshim, një inovacion apo risi, janë lajmotivi i këtij viti për ju. Arritjet e këtij muaji do t’ju sjellin popullaritet dhe para. Studime, lidhje me botën shkencore, klasa specializuese apo edhe udhëtime eksploruese mund të jenë shumë interesante sidomos nqs lidhen me një pasion apo kënaqësi tuajën.

Shëndeti

Gaforret janë në formë të mirë këtë muaj, por duhet të jenë sidoqoftë të kujdesshëm ndaj sinjaleve që u jep trupi. Muaji prill mund te jetë shumë i suksesshëm për ju, por mund t’ju vërë në punë të rëndë dhe kjo do shkaktojë stres. Ndaj gjëja e parë që duhet të bëni këtë muaj është të menaxhoni stresin tuaj. Fokusohuni në ato që janë vërtet prioritet!

LUANI (23 Korrik- 22 Gusht)

Dashuria dhe jeta në çift

Megjithëse gjërat duken pak të çmendura në marrëdhënien tuaj, në fund, gjithçka e keni nën kontroll. Saturni, planeti i shtëpisë së çiftit në shenjën e Luanit, është në avantazh dhe mirë i ankoruar nga Jupiteri. Por Venusi nuk është në pozicion të mirë dhe për pasojë krijon një situate të tensionuar me Saturnin. Diçka që nuk është në dëshirën tuaj, që nuk ju pëlqen, ju mban të frustuar dhe të stresuar. Në të njëjtën kohë, Dielli formon një lidhje të bukur me Saturnin gjatë dy dhjetëditorëve të parë të prillit, ndaj s’ka asgjë për t’u stresuar kaq shumë. Në jetën dashurore të Luanit, zgjidhjet e problemeve në çift vijnë nga komunikimi dhe udhëtimet e gjata.

Karriera dhe financat

Ky muaj është mjaftueshëm i mërzitshëm për luanët, qê janë mësuar të drejtojnë gjërat siç u pëlqen. Marsi nën shenjën e Luanit deri në 20 prill, ju jep energji, ambicie, kompetivitet, por nuk harron të krijojë konflikte. Veçanërisht gjatë 20 ditëve të prillit, ju do të jeni në test, në prova të vazhdueshme që do t’ju çojnë në keqkuptime dhe ndryshime planesh. Është e sigurt që duhet të ndërroni strategji dhe të merrni vendime të reja, por mos e bëni përpara 20 prillit. Financiarisht duhet të tregoni shumë kujdes.

Shëndeti

Gjatë prillit të 2017 ju jeni plot energji dhe në gjendje të mirë fizike, por nuk jeni në formë psikologjikisht. Mendja juaj ndërton skenarë të ndryshëm prej frikërave që ju kanë pushtuar se nuk do mundeni t’i mbani gjerat në kontroll. Mos u shqetësoni. Brenda pak javësh gjithçka do të shkojë shkëlqyer.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Dashuria dhe jeta në çift

Me tërheqjen e Venusit nga virgjëresha, dy javët e para të prillit mund të jenë intense, por të komplikuara. Kjo tërheqje mund të shkaktojë bllokime apo rishfaqje të çështjeve të vjetra në çiftin tuaj, por mund edhe të ketë efekte pozitive duke e forcuar dhe intensifikuar dashurinë. Dhjetë ditori i dytë i virgjëreshës është i paqartë dhe mund të sjellë situata të papritura. Përgjatë muajit prill, Virgjëreshat do të jenë në test, nga konfigurimi që krijohet midis Saturnit dhe Venusit. Këto teste mund të jenë mbi shtëpinë, dashurinë, pasurinë.

Karriera dhe financat

Interesat materiale të Virgjëreshave, ashtu si investimet apo përfitimet do të jeni në rritje këtë muaj. Por situata është pak e komplikuar. Venusi është planeti i mirëqenies te Virgjëresha, dhe ai konfirmon interesat e tyre të larta materiale, por tërheqja e tij dhe e Mërkurit nga shenja juaj, do t’i bëjnë gjërat shumë të vështira. Ndaj, çdo mendim duhet menduar shumë herë, çdo dokument duhet kontrolluar me kujdes dhe çdo hap duhet studiuar në detaje. Përveç parave, ka edhe një interes shumë të lartë në studime, kërkime, udhëtime etj.

Shëndeti

Gjatë këtij muaji, ju nuk do të keni mjaftueshëm energji, ndaj bëni kujdes në planifikimin e aktiviteteve tuaja që të mos sforcoheni. As morali juaj nuk do jetë në formën më të mirë, ndaj kjo do t’ju shpërqendrojë. Bëni disa ushtrime, do t’ju ndihmojë.

PESHORJA (23 Shtator- 22 Tetor)

Dashuria dhe jeta në çift

Muaji Prill nuk nis shumë mirë. Peshoret do të jenë intensivisht të interesuara në historitë e dashurisë, sepse Dielli ndodhet me shtëpinë e çifteve të Peshores , por Marsi -shtëpia e rregullave- do të jete e pozicionuar keq, dhe Venusi – planeti i dashurisë – do të këmbëngulë në përmbushjen e obligimeve dhe dobësive tuaja. Një këndvështrim si t’i shohim gjërat mund të jetë përjetimi i një krize në historinë e dashurisë të Peshores. Një mundesi tjeter do te ishte shperqendrimi i partnerit ne dicka tjeter. Por gjerat marrin kthese në javën e fundit te Prillit, ku shihet një mundësi e mire për Peshoret.

Karriera dhe financat

Gjatë muajit Prill,ju do te punoni shumë duke pasur shumë përgjegjësi mbi vete. Ju mund të mos tregoheni shumë eficent në javën e parë të muajit. Por paratë do të jenë një sfidë e vështirë ku ju do të fitoni. Duke qenë në qendër paratë ju do të fokusoheni në investime. Këshillohet të bëni lëvizje të mirëmenduara. Ju keni potencial për të qenë i suksesshëm, por rreziku për humbje është gjithashtu i mundur.

Shëndeti

Kushtojini vëmendje shëndetit përgjatë këtij muaji, pasi jeni të rrezikuar të prekeni nga sëmundjet stinore. Por gjithashtu, gjatë këtij muaji shfaqni interes për një trup më të bukur, mbajtjen rregillisht të dietës dhe konkretizimin e terapive të ndryshme. Do të kujdeseni për veten, qoftë edhe për gjënë më të vogël .

AKREPI (23 Tetor- 21 Nëntor)

Dashuria dhe jeta në çift

Marsi do të qëndrojë në shtëpinë e çiftit të Akrepit deri në 20 prill, duke u dhënë këtyre ditëve shumë ngjyra. Marsi, si një planet me shumë energji por edhe impulsiv, ju shtyn juve të merrni iniciativa të guximshme, të hapni sfida të reja, të provoni pa patur frikë dhe të shkoni shumë larg. Venusi që është drejtuesi juaj i dashurisë do të nxisë ndjenjat dhe kënaqësitë fizike, por tërheqja e tij deri në 15 prill mund t’i komplikojë pak gjërat. Marrëdhënia juaj do të marr nuanca normale në pjesën e dytë të muajit, duke mos ju hënë kështu kënaqësinë që po prisnit.

Karriera dhe financat

Meqenëse Dielli shkon në shtëpinë tuaj të punës dhjetëditorin e dytë të muajit, kjo do të fitojë vlerësimin tuaj dhe do t’ju japë më shumë liri në fushën tuaj. Lidhja Diell- Uran, do të çlirojë idetë tuaja dhe do t’ju shtyjë drejt rinovimit të mjeteve tuaja të punës apo ambientit. Bashkëpunimet dhe kontratat janë në dritë, por duhet të prisni sigurisht edhe konkurrencë, rivalitet apo zënka.

Shëndeti

Ky prill është muaji i duhur për t’u kujdesur për gjendjen tuaj shëndetësore, për të bërë analizat dhe kontrollet e duhura dhe pse jo, për një ndryshim të mënyrës suaj të jetesës. Ju mund të filloni një aktivitet të ri artistik apo sportiv, çka do t’ju relaksonte vërtet.

SHIGJETARI (22Nentor- 21 Dhjetor)

Dashuria dhe jeta në çift

Muaji Prill do të jetë një muaj i rehatshëm për Shigjetarin. Dielli i cili ndodhet në shtëpinë e dashurisë dhe seksualitetit te Shigjetarit ,tenton të premtojë një muaj pasionant, sensual dhe aventuresk. Në të njëjtën kohë, Merkuri -sundimtar në shtëpinë e përgjegjësive të çifteve- do të bëjë kërkesa të caktuara duke u përpjekur të imponojë pikëpamjet e veta. Nga ana tjetër , Venusi -planeti i dashurisë- do të jetë në zonën e shtëpisë dhe familjes,sidomos gjatë javës të parë të muajit.

Karriera dhe financat

Pjata e këtij muaji do të jetë plot dhe nuk është e lehtë të bësh ujdi me të. Gjatë këtij muaji do të keni veprimtari intesive, vendosmëri dhe shpejtësi në reagim, por edhe rrethana të bezdisshme, urgjente dhe konflikte te njëpasnjëshme. Sundimtarët e dy shtëpive profesionale (shtëpia e karrierës dhe ajo e punës) do të jenë reaksionar, duke shfaqur shenja komplikimesh dhe vështirësish. Ju jeni me fat që kjo nuk do të zgjasë për një kohë te gjatë: muajin e ardhshëm gjërat do të jenë ndryshe.

Shëndeti

Është koha që shigjetarët të kujdesen për shëndetin e tyre. Marsi dhe Mërkuri mund të shkaktojë probleme serioze në qoftë se ata nuk rifillojnë disa receta mjekësore. Si do që të jetë ,gjerat janë serioze, kështu që duhet të vizitoheni tek mjeku juaj nëse ju hasni problemin më të vogël.

BRICJAPI (22 Dhjetor- 19 Janar)

Dashuria dhe jeta në çift

Prania e Marsit në shtëpinë tuaj të erotizmit, do t’ju bëjë absolutisht romantik dhe me dëshira të forta seksuale. Por ka një problem të vogël: Tërheqja e mërkurit nga shtëpia e romantizmit, çka do t’i komplikojë gjërat dhe mund të sjellë situata të pakëndshme. Venusi, planeti juaj I dashurisë: biseda të ëmbla, shëtitje të gjata dorë për dore, deklarata dashurie apo udhëtime dashurie. Por edhe Venusi do të jetë i tërhequr nga shenja juaj deri në 10 prill, çka do krijojë paqartësi dhe boshllëk te ju. Përgjatë kësaj kohe, ju mund të ritakoni dikë që keni dashur, apo mund të rivlerësoni situatën tuaj emocionale.

Karriera dhe financat

Tërheqja e Venusit, i cili është edhe planeti i karrierës suaj, do të ndikojë në shenjën e Bricjapit. Pas 10 ditorit të parë, me kthimin e tij: planet, projektet, komunikimi do të jenë në boom të plotë. Prilli do të jetë gjithashtu një pikë shumë e rëndësishme, ku eksperiencat tuaja të fundit dhe gjithë informacioni që keni akumuluar, do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin e duhur. Jupiteri, që ende sundon mbi shtëpinë tuaj të karrierës po pret momentin e duhur për tju dërguar mundësi të reja profesionale.Financiarisht, këtë muaj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Shëndeti

Prilli nuk duket të jetë me ndonjë risk të veçantë. Sidoqoftë, për sa kohë Saturni- drejtuesi i Bricjapit- është në një shtëpi lidhur me mjekësinë, ju duhet të silleni me përgjegjshmëri të lartë. Bëni kujdes për veten dhe merrni mjekimet e duhura në qoftë se ju është kërkuar.

UJORI (20 Janar- 18 Shkurt)

Dashuria dhe jeta në çift

Komunikimi do të shënjojë marrëdhënien tuaj me rezultate pozitive në qoftë se ju jeni të hapur dhe dashamirës- ky është mesazhi i Diellit, si drejtues i shtëpisë së çiftit në Ujor. Në qoftë se jeni të përfshirë në një marrëdhënie të re e pasionante, merreni lehtë sepse Mërkuri është tërhequr nga shenja juaj dhe ndaj gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç i planifikojmë, ndaj do duhet ndoshta të bëni disa hapa pas. Komplikimet mund të mbërrijnë deri rreth shtëpisë apo familjes tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të implementoni një projekt tuajin të vjetër. Sidoqoftë, gjatë këtij muaji, paratë dhe familja juaj janë ngushtësisht të lidhura.

Karriera dhe financat

Gjatë këtij muaji, ju mendoni shumë për paratë dhe bizneset. Me Venusin në shenjën tuaj, do të merrni vendime të rëndësishme investimesh që ndoshta keni kohë i mendoni. Diçka që ka të bëjë me të bukurën, komfortin, mendohuni, ia vlen! Prilli do të jetë gjithashtu një muaj shumë i mirë për të vendosur objektiva të reja, për udhëtime e studime interesante.

Shëndeti

Duket se shëndeti i ujorit është jashtë çdo rreziku. Ju jeni në formë të mirë dhe morali juaj është OK. Ndoshta disa gjëra nuk po shkojnë siç do donit ju, por kjo është diçka që të gjithë po e provojnë këtë muaj.

PESHQIT (19 Shkurt- 20 Mars)

Dashuria dhe jeta në çift

Gjatë muajit prill, do të merrni disa vendime në lidhje me jetën tuaj dashurore. Venusi, planeti i dashurisë dhe bashkëjetesës, do të qëndrojë i tërhequr deri ne 15 prill. Ndëra Mërkuri, planeti I shtëpisë së çiftit, do të tërhiqet nga 10 prilli deri ne 3 maj. Kështu që marrëdhëniet e peshqve do të jenë nën zjarr dhe është momenti për të vendosur pikat mbi I, për të studiuar situatën dhe për të gjetur zgjidhje. Mërkuri do të jetë në shtëpinë e komunikimit të peshqve deri ne 20 prill, ndaj do t’ju duhet të diskutoni çështje të vjetra.

Karriera dhe Financat

Rëndësia e duos karrierë-para është shumë e qartë këtë muaj për peshqit dhe do funksionojë si një e tërë më shumë se kurrë. Pozicionimi i planetëve në shtëpinë tuaj të financave dhe të karrierës i bën arritjet tuaja shumë të qarta dhe pragmatike, dhe interesat tuaja fitimprurëse më të forta se asnjëherë. Nevoja juaj për para është më e madhe tani edhe ju po sforcoheni shumë për ta bërë punën tuaj sa më rentabël të jetë e mundur.

Shëndeti

Me Venusin në shenjën tuaj, gjendja juaj emocionale dhe humori juaj do të jenë mesatarisht mirë. Ju jeni në formë shumë të mirë, por duhet të bëni kujdes nga ekzagjerimet dhe eksesiviteti. Ky muaj është i përsosur për kujdese bukurie, sidomos pjesa e dytë e muajit.

Horoskopi mujor, prill 2020/ Dashuria, karriera, shëndeti Read More »

Masat kundër COVID-19/ Zgjatet në 90 minuta orari për pazarin, do lejohet edhe makina private

Qeveria do të vijojë me masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ndaj COVID-19.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot, për mundësinë e disa masave lehtësuese që, siç tha ai, “do të jenë me pikatore”.

“Do të hapim pak orarin e lëvizjes për pazar në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur”, – tha Rama.

Por sigurisht, theksoi Kryeministri me respektimin e rregullave dhe me sanksione të forta që shkojnë me heqjen e lirisë deri në disa vite, me konfiskim të makinës në po aq vite. /atsh

Masat kundër COVID-19/ Zgjatet në 90 minuta orari për pazarin, do lejohet edhe makina private Read More »