Aktualitet

Distancimi social/ Pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha ose semaforët, ndëshkime për shkelësit

Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot bashkinë e Elbasaniit për masat e marra në ruajtjen e distancimit social mes njerëzve në radhë, ndërsa u shpreh se “ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

Rama tha se deri kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

“Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”, tha ai./atsh

Distancimi social/ Pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha ose semaforët, ndëshkime për shkelësit Read More »

Masat kundër COVID-19/ Kufiri është i mbyllur, nuk hapet për asnjë që vjen në pikën kufitare me teorinë e “faktit të kryer”

Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish sot se “kufiri është i mbyllur dhe as nuk mund të dalë, as nuk mund të hyjë dot njeri”.

“Duke parë se mediet vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris: kufiri është i mbyllur. As nuk mund të dalë, as nuk mund të hyjë dot njeri”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit”.

“Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le të hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po kufiri nuk hapet për asnjë që vjen në pikën kufitare me teorinë e ‘faktit të kryer’”, – tha Rama.

Kryeministri tha se “kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët”.

Ndërkohë, Rama tha se “afatet e dokumenteve të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre”. “Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte”, – shtoi ai.

Ndërkohë, kush ka një arsye jetike, të verifikuar nga konsullata më e afërt dhe nuk rri dot pa lëvizur drejt kufirit tokësor, sipas Kryeministrit, “do të mund të shkojë në shtëpi vetëm pasi të karantinohet 14 ditë në një dhomë brenda një strukture hoteliere pranë kufirit, me shpenzimet e veta”.

“Nga kjo mundësi përjashtohen kategorikisht qytetarët që janë rezidentë në vende të tjera, të cilët, e përsëris, nuk do të hyjnë dot në Shqipëri me teorinë e faktit të kryer! Më shani e më mallkoni mua sa të doni, po që ne t’i vemë zjarrin e Koronës këtij vendi, duke këputur hallkat e kufirit nga zinxhiri i mbrojtjes, që deri tani pa na mban në këmbë siç duhet, kjo është e pamundur”, – tha Rama./atsh

Masat kundër COVID-19/ Kufiri është i mbyllur, nuk hapet për asnjë që vjen në pikën kufitare me teorinë e “faktit të kryer” Read More »

“Tani nuk është koha për politikë”/ Kim: Vlerësoj udhëheqjen e unifikuar të Metës, Ramës dhe Bashës, duhet të vazhdojë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim vlerësoi sot udhëheqjen e unifikuar të Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, por shtoi ajo, kjo duhet të vazhdojë, pasi tani nuk është koha për politikë si zakonisht.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha për të vlerësuar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19. Kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

“Nuk mund të fitohet lufta pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra, në Sarandë”, theksoi Kim.

“Masat e rrepta janë duke dhënë efekt dhe është e natyrshme të ndjehemi të lodhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne – përfshirë Ambasadën e SHBA në Tiranë – duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Jemi me ju. Rri në shtëpi”, u shpreh ambasadorja Kim./atsh

“Tani nuk është koha për politikë”/ Kim: Vlerësoj udhëheqjen e unifikuar të Metës, Ramës dhe Bashës, duhet të vazhdojë Read More »

Shenjat e horoskopit që transmetojnë më shumë lumturi për të tjerët

Personaliteti i këtyre shenjave të zodiakut është i jashtëzakonshëm, ato kanë aftësinë të shndërrojnë një ditë me shi, në një ditë të vërtetë pranvere, për njerëzit përreth tyre.

Zbuloni nëse jeni pjesë e tyre:

SHIGJETARI

Pa dyshim, Shigjetari është shenja më e lumtur nga të gjitha. Ndoshta është për shkak se ata kanë një sens të natyrshëm aventure dhe lirie. Kur ndjehen keq, ata kanë një mekanizëm të integruar të shpëtimit nga dhimbja, që i lejon të kthehen për të qenë sërish të lumtur.

LUANI

Pak a shumë si Shigjetari, këta njerëz janë tamam si fëmijë të lumtur. Ata kanë etje për pozitivitet dhe e gjejnë gjithmonë, pavarësisht se çfarë ndodh. Edhe pse ata mund të mos jenë në gjendje të eleminojnë me magji trishtimin siç bën Shigjetari, ata janë gjithësesi një nga shenjat më të lumtura të zodiakut.

DASHI

Duke përfunduar shenjat e zjarrit, Dashi është shenjë mjaft e lumtur. Ata kanë një prirje për t’u kujdesur për të tjerët. Zakonisht, ata e largojnë kollaj humorin e keq, pasi me vetëdije preferojnë të jenë të lumtur dhe të shkujdesur. / meb.al

Shenjat e horoskopit që transmetojnë më shumë lumturi për të tjerët Read More »

Rama citon Martin Luther King: S’jemi përgjegjës për këtë që po kalojmë, por do jemi nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar

“Mund të mos jemi përgjegjës ne për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi, nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Marthin Luther King Jr, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Kryeministri zgjodhi këto fjalë të çmuara, për të përcjellë mesazhin e tij, ndërkohë që autoritetet shtetërore kanë marrë masa drastike duke kufizuar lëvizjen, si masë parandaluese për kufizimin e përhapjes së COVID-19. /atsh

Rama citon Martin Luther King: S’jemi përgjegjës për këtë që po kalojmë, por do jemi nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar Read More »

Mjekja shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të triumfojë, ndaj vendosa të shërbej në vendin fqinj

Mjekja Ornela Gelaj beson se jeta do të triumfojë, ndaj vendosi ti bashkohej ekipit mjekësor shqiptar për të dhënë kontributin në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar arsyen pse mjekja shqiptare vendosi të japë kontributin e saj në spitalin e Breshias.

Ornela Gelaj thotë se beson se jeta do të triumfojë ndaj edhe vendosi t’i bashkohej ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

“Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me COVID-19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive dhe do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë” -thotë doktoreshë Ornela Gelaj, pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në Itali. /atsh

Mjekja shqiptare në Itali: Besoj se jeta do të triumfojë, ndaj vendosa të shërbej në vendin fqinj Read More »

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi me rigorozitet i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 mund të na lejoje hapjen e shtegut për lehtësime në lëvizje, ndërsa paralajmëroi rritje të ndëshkimeve për shkelësit.

Rama publikoi foto të tregut në Kombinat në Tiranë, ku bashkia ndërhyri duke vendosur një sistem të ri dezinfektimi në hyrje daljet e tregut, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Mirë, vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot, gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, deklaroi Kryeministri Rama.

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtarake dhe efektivëve të policisë, veçanërisht në tregun e Kombinatit.

Sot tregu i Kombinatit është hapur për blerësit me rregullat e reja të vendosura.

Qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë për të ruajtur distancë.

Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.

Pasi përfundojnë pazaret, në dalje qytetarët i nënshtrohen sërish procesit të dezinfektimit. /atsh

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore Read More »

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e opozitës për testime.

Rama shprehet se testimet janë detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42″, deklaron Rama.

Më herët, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se “testimi urgjent i personelit mjekësor në spitalet Covid, personelit mjekësor të urgjencave në QSUT, i stafit të laboratorëve, i mjekëve në qendrat shëndetësore duhet të jetë prioriteti 1 i Qeverisë”.

Ajo tha se testimi, gjurmimi, trajtimi dhe izolimi i rasteve janë mënyra e vetme për kufizimin e përhapjes së coronavirusit./atsh

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit Read More »