Aktualitet

Heronjtë shqiptarë/Infermieri Bruno Puli kontribut tek Infektivi: Nuk mund të rrija duarkryq në kardiologji

“Nuk mund te rrija në pavionin tim, duarkryq, në Kardiologjinë nr.1, përballë dhe të shihja si luftonin kolegët e mi me këtë virus sepse jemi të gjithë në këtë luftë”.

Kështu është shprehur Bruno Puli, infermier në QSUT, i cili prej 2004 punon në pavionin e kardiologjisë, shembullin e të cilit e publikoi deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

“Nuk e mendova dy herë dhe normalisht po jap kontributin tim maksimal. Jemi të gjithë në këtë mision dhe të gjithë bashkë do ia dalim! Virusi është drejtë disfatës”, – shprehet Puli.

Ndërsa deputeti Bushati thekson se “Bruno është shembull i solidaritetit dhe humanizmit”.

“Me rastin e COVID-19, Bruno është transferuar në Spitalin Infektiv. Përballë me vijën e zjarrit ai lufton me fuqitë mbinjerëzore që karakterizojnë çdo hero”, – tha Bushati./atsh

Heronjtë shqiptarë/Infermieri Bruno Puli kontribut tek Infektivi: Nuk mund të rrija duarkryq në kardiologji Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të jetë kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare hera herës fiton intensitet deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/25 diell
Kukës 8/23 diell re
Lezhë 8/26 diell
Dibër 5/22 diell re
Durrës 10/23 diell
Tiranë 9/26 diell
Elbasan 8/23 diell
Berat 5/25 diell
Vlorë 7/26 diell
Korçë 4/20 diell re
Gjirokastër 4/26 diell
Sarandë 9/23 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

‘Kush nuk e njeh të vërtetën është thjeshtë i papërgatitur, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër është keqbërës’

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një citim të shkrimtarit të njohur Berlolt Brecht për të përcjellë mesazhin e sotëm në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

“Kush nuk e njeh të vërtetën është thjeshtë i papërgatitur, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, është keqbërës”, shprehet Rama duke cituar shprehjen e shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur.

‘Kush nuk e njeh të vërtetën është thjeshtë i papërgatitur, por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër është keqbërës’ Read More »

Gjithçka e mbyllur nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00

Kjo fundjavë do të jetë e fundit ku gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi nga sot ora 13.00 deri të hënën në 05.00.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të hënën do të publikohen masat e reja lehtësuese ku fasha orare do të zgjatet deri 17.30 dhe autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta.

Gjithashtu, Rama ka bërë të ditur se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.

“Në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e padukshëm, ku një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuara natyrisht”, ka theksuar Rama/atsh

Gjithçka e mbyllur nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00 Read More »

Shërohet nënë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç mposht sëmundjen

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë për shërimin sot të nënës 90-vjeçare nga Hasi që ishte e infektuar nga COVID-19.

Rama shprehet se: “Lajm i mirë: Nonë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”.

Nënë Nifja, 90-vjeçarja nga Hasi ka mundur COVID-19 pas 7 ditësh të vështira në Spitalin Infektiv dhe sot është kthyer në shtëpi e shëruar.

Deri më tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19, e së bashku me nënën nga Hasi numri i të shëruarve shkon në 183./atsh

Shërohet nënë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç mposht sëmundjen Read More »

U plagos aksidentalisht gjatë aksionit të Policisë, Lleshaj viziton në spital qytetaren jashtë rrezikut për jetën

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përgëzuar punonjësit e Policisë së Shteti të cilët bënë të mundur të neutralizojnë dhe të arrestojnë një person me rekorde kriminale, gjatë vizitës në spital të qytetares e cila mbeti e plagosur gjatë operacionit policor.

Lleshaj shprehet se “një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasjeje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend”.

Lleshaj shtoi se fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

“Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ministri Lleshaj.

“Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilencë, përgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë”, shprehet ai. /atsh

U plagos aksidentalisht gjatë aksionit të Policisë, Lleshaj viziton në spital qytetaren jashtë rrezikut për jetën Read More »

Leja e qëndrimit në Itali, e vlefshme deri më 15 qershor

Ambasada e Shqipërisë në Itali Informon qytetarët shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Itali, për shkak të emergjencës COVID-19 se dokumentet , certifikatat, vërtetimet, lejet e qëndrimit janë të vlefshme deri më 15 qershor

Ambasada shprehet se “çdo dokument, certifikatat, vërtetim, leje (përfshirë lejen e qëndrimit), koncesion dhe autorizim, me vlefshmëri nga 31 janari deri më 15 prill 2020, ruan vlefshmërinë e vet deri më 15 qershor 2020”.

“Për shkak të masave shtrënguese lidhur me emergjencën COVID-19, të huajt që gjenden në Itali për qëndrim afatshkurtër (me vizë apo të përjashtuar nga detyrimi për t’u pajisur me vizë) nuk duhet të përmbushin asnjë formalitet të mëtejshëm!”, shprehet ambasada

Ambasada thekson se “qëndrimi ne Itali përtej afateve të lejuara, nëse ka ndodhur për shkak të rrethanave objektive të forcës madhore (si mungesa e linjave lidhëse për transportin e njerëzve), nuk do të dëmtoje statusin e tyre juridik, duke pasur gjithsesi parasysh detyrimin ligjor për t’u larguar nga territori italian sapo pengesat aktuale të tejkalohen!”. /atsh

Leja e qëndrimit në Itali, e vlefshme deri më 15 qershor Read More »

“SmartBirds Pro”, aplikacioni i përshtatur për jetën e egër në Shqipëri

Edhe pse të mbyllur në shtëpi, të gjithë dashamirësit e natyrës si fotografë, gjuetarë, punonjës organizatash, ekspertë por dhe publiku i zakonshëm, përsëri kanë mundësi të mbledhim të dhëna mbi jetën e egër dhe shpendët në veçanti.

Shoqata e e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) shprehet se “nëpërmjet aplikacionit SmartBirds në sektorin “Urban Birds” mund të regjistrojmë të gjithë shpendët që ne arrijmë të dëgjojmë apo shikojmë nga shtëpitë tona”.

“Të dhënat e marra do të ngarkohen në një hartë, e cila do të shfaqet çdo javë në faqen e PPNEA, e cila do të na ndihmojë të gjithëve për t’u njohur më shume me shpendët e qytetit dhe ato që po tentojnë të afrohen së fundi”, shprehet shoqata.

PPNEA po punon mbi përkthimin e SmartBirdsPro, aplikacion është krijuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) dhe tashmë është drejt përfundimit dhe në gjuhën shqipe.

I gjithë sistemi i mbledhjes së informacionit biologjik është përshtatur me llojet e shpendëve, gjitarëve, zvarranikëve, invertebrorëve dhe bimëve të pranishme në vendin tonë.

Aplikacioni lejon gjithashtu mbledhjen e të dhënave për kërcënimet e ndryshme ndaj biodiversitetit, siç janë shqetësimi i llojeve të rrezikuara dhe foleve të tyre, zjarret apo dhe përdorimi i karremave të helmatisur, rreziku nga elektroshoku dhe përplasjet me linjat e energjisë etj.

Përshtatja e aplikacionit në gjuhën shqipe po realizohet në kuadër të projektit të mbështetur nga CEPF, “Toka e kështjellave dhe shqiponjave – Faza II” dhe projektit LIFE “Egyptian Vulture New LIFE”. /atsh

“SmartBirds Pro”, aplikacioni i përshtatur për jetën e egër në Shqipëri Read More »