Aktualitet

Fjalë të çmuara/ “Mund të zgjedhësh të gjuash me gurë, të pengohesh në to, të ngjitesh mbi to ose të ndërtosh me to”

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një citim të shkrimtarit të njohur amerikan William Arthur Ward për të përcjellë mesazhin e sotëm në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

“Mund të zgjedhësh të gjuash me gurë, të pengohesh në to, të ngjitesh mbi to ose të ndërtosh me to”, shprehet Rama duke cituar një prej shprehjeve të shkrimtarit Ward./atsh

Fjalë të çmuara/ “Mund të zgjedhësh të gjuash me gurë, të pengohesh në to, të ngjitesh mbi to ose të ndërtosh me to” Read More »

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve

Mjeku i njohur Tritan Kalo deklaron se “epidemitë kanë rrënuar dhe po rrënojnë shtete e sisteme të tëra, ndaj duhet të jemi kurdoherë të përgatitur për t’u përballur me to.

Kalo thekson se politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike, duhet të heshtin në këto kohë covidiane.

“Jo dhe vetëm jo partitizmit, militantizmit dhe politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….po dhe vetëm po në çdo moment profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit të mantelbardhëve. Politikanët rrënimtarë të shëndetësisë publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane”, deklaron mjeku i njohur.

Ai thekson se “ishin medikotriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4.

“Pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…Sot me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat duhen shpënë më tej, shpresoj se do të bëhet e mundshme që jo larg në kohë, të korrigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të funksionalitetit të tij….profezionalizmi kurdoherë duhet të prevalojë mbi politizmin në shëndetësi…..së bashku me ju bashkëkombasit e mi, shpresoj se do ja dalim mbanë edhe në përballjen me COVID-19!!!”, deklaron mjeku Kalo./atsh

“Politikanët rrënimtare të shëndetësisë të heshtin në këto kohë covidiane”/Kalo: Akuzat politike s’duhet të zbehin profesionalizmin e mantelbardhëve Read More »

Thyejnë karantinimin dhe luajnë futboll, ndëshkohen 10 persona në Vlorë, mes tyre shefi i policisë

Dhjete persona jane kapur nga policia pasi kane thyer karantinen dhe kane luajtur futboll ne zonen e Pyllit te Sodes ne Vlore. Njeri prej pjesemarresve ne kete loje mesohet se ka qene edhe shefi i qarkullimit ne kete qytet.

Policia e Shtetit
Thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës, Vlorë, ndëshkohen me masë administrative 10 persona.

Karantinohen për 14 ditë, të 10 personat që u kapën duke luajtur futboll, të cilët do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e Policisë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19

Thyejnë karantinimin dhe luajnë futboll, ndëshkohen 10 persona në Vlorë, mes tyre shefi i policisë Read More »

“Gëzuar Pashkët”/ Delegacioni i BE: Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët, Gëzuar Pashkët.

Delegacioni i BE theksoi se, në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet.

“Delegacioni i Bashkimit Europian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot. Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet”, thuhet në mesazhin e urimit të Delegacionit të BE-së.

Besimtarët katolikë festojnë dhe kujtojnë sot një nga momentet më të rëndësishëm të besimit, ringjalljen e Krishtit.

Pashka është festa më e madhe në kalendarin liturgjik. Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, ku gjatë drekës mblidhet e gjithë familja, me një tryezë të mbushur plot me gatimet më të mira, për festuar ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit të tij.

Të premten Krishti kryqëzohet e më pas ndodh mrekullia, ai ringjallet. Në këtë festë nuk mungon simboli i saj, veza e Pashkës.

Pashka festohet nga shumë besimtarë katolikë në shumë vende të botës. Kjo është një ditë për të festuar me miqtë dhe për të kujtuar Lavdinë e Zotit./atsh

“Gëzuar Pashkët”/ Delegacioni i BE: Në këto kohë të vështira, le të mbushë kjo ditë shtëpinë tuaj me paqe, gëzim dhe solidaritet Read More »

Shpresa e jetës nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, përkujdesje dhe dashuri për fëmijët pa kujdes prindëror

Një tjetër shembull përkujdesje në kushtet e pandemisë së COVID-19 vjen nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, stafi i së cilës qëndron 24 orë i izoluar pranë fëmijëve pa kujdes prindëror duke i mbrojtur me përkujdesje dhe dashuri.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot rastin e Orjeta Hasanaj, prej një vitit drejtoreshë e Shtëpisë së Foshnjeve në Tiranë.

“E ka nisur punën si punonjëse sociale. Orjeta e Njësisë 1 kujdeset çdo ditë nëpërmjet komunikimit dhe masave që ka marr për fëmijët. Bashkë me të palodhurat: Afërdita Doçi, Miranda Nika, Valbona Nuri, Drita Sadria, Amanda Lleshi, Irma Karameti, Xhevahire Memia, Lorena Dragoi”, tha ai.

“Këto ditë kanë qenë të vështira për të gjithë, por në situata të tilla ndërthurja e punës së vështirë me emocione të bukura humori na ka ndihmuar të ecim para dhe këtë unë e përcjell çdo ditë dhe tek stafi im. Sfida jonë e përbashkët në këto ditë të vështira është të jemi çdo ditë pranë familjes sonë të madhe dhe engjëjve të vegjël të Shtëpisë së Foshnjës”, shprehet Orjeta.

Ajo thotë se “24 orë ne jemi pranë tyre me shpirt e me zemër pasi ne jemi familja më e madhe në botë”.

“Jemi izoluar dhe jemi zotuar që të jemi në çdo moment pranë fëmijëve pa kujdes prindëror dhe do t’i mbrojmë me përkujdesjen dhe dashurinë tonë. Unë rri në Shtëpinë e madhe të Foshnjeve! Ne do vijojmë të qëndrojmë dhe do të përkujdesemi për ta. Të lutem bëje dhe ti! Familja jote mund të jetë më e vogël dhe ti mund t’ia dalësh! Bashkë do ja dalim”, tha ajo./atsh

Shpresa e jetës nga Shtëpia e Foshnjeve në Tiranë, përkujdesje dhe dashuri për fëmijët pa kujdes prindëror Read More »

Edhe 2 mjekë mposhtin COVID-19/ Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar

Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID-19 e ka çuar numrin e personelit mjekësor të shëruar në 32.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID -19”, tha Manastirliu. /atsh

Edhe 2 mjekë mposhtin COVID-19/ Shkon në 32 numri i personelit mjekësor të shëruar Read More »

“Kemi të shëruar, por edhe të shtruar në gjendje të rëndë”/ Apeli i mjekes Çomo: Lufta nuk ka mbaruar ende

“Kemi të shëruar, por edhe të shtruar në gjendje të rëndë. Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat, duke qëndruar të distancuar, sepse kjo sëmundje ka pabesi të jashtëzakonshme”.

Kështu shprehet shefja e spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, prof. Najada Çomo, në një mesazh drejtuar qytetarëve të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Natyrisht në bazë të njohurive që keni marrë në përditshmërinë tuaj është ulur numri i personave të shtuar në shërbim. Unë do paraqes atë që është reale, në shërbim ne kemi të sëmurë të rënduar. Të bën pak optimiste shifra e ulët e personave të shtruar në Spitalin Infektiv dhe të bën optimist numri i personave të shëruar të dalë nga Infektivi, por unë do citoja dy elementë të rëndësishëm: së pari, mjekimin që ne u kemi ofruar personave të sëmurë nga COVID-19 ka qenë mjekim mjaft bashkëkohor, me të gjitha standardet që ofrohen në vendet e Europës”, – tha Çomo.

Shefja e Infektivit shprehet se “ky mjekim i është ofruar të gjithë pacientëve pas nevojës që ata kanë pasur, por natyrisht duhet të dini që në shërbim ka pasur edhe jetë të humbura, pavarësisht mjekimit intensiv, që është ofruar në shërbimin tonë”.

Çomo u bën thirrje gjithashtu qytetarëve të respektojnë masat.

“Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar, të distancuar dhe respektoni ato që u thuhen, sepse sëmundja ka vështirësi, pabesi të jashtëzakonshme dhe është shumë tinzare në kohën që prek një pacient”, – tha Çomo.

Ajo u shpreh se “arma e vetme që keni në dorë është të mbroheni dhe arma që kemi ne është të mjekojmë pacientët që shtrohen pranë shërbimit tonë, i cili ka ofruar një ndihmë maksimale, duke filluar nga sanitaret, infermierët, reanimatorët, mjekët. Gjithçka ka qenë në shërbim të këtyre pacientëve”./atsh

“Kemi të shëruar, por edhe të shtruar në gjendje të rëndë”/ Apeli i mjekes Çomo: Lufta nuk ka mbaruar ende Read More »

Masat ndaj COVID-19/ Veliu: Gjoba për shkelësit, qytetarët kanë qenë bashkëpunues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i ftuar në një emision televiziv tha sot se Policia e Shteti është në gatishmëri prej një muaji për shkak të situatës së pandemisë nga COVID-19.

Veliu u shpreh se “policia është e angazhuar dhe e përfshirë për të siguruar të gjitha aktet normative që kanë dalë në funksion të fatkeqësisë dhe emergjencës, të gjitha vendimet e Qeverisë si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që kanë synuar normimin e disa masave për të përballuar këtë pandemi”.

Duke folur për gjobat ndaj shkelësve të karantinës, Veliu tha se “nuk kemi pasur qëllim vetëm të ndëshkojmë, por të kufizojmë lëvizjet. Detyra jonë është që të informojmë, dhe qytetarët kanë qenë bashkëpunues, por ka pasur edhe individë për të cilët kemi përdorur gjobat”, – tha Veliu.

Veliu tha se gjobat janë vendosur për qytetarët që kanë shkelur fashat e orareve duke dalë jashtë, apo pa autorizim, që janë 4 363 gjoba në më shumë se një muaj.

“Kemi vendosur 1 624 masa për automjetet dhe veç masës së gjobës edhe bllokim automjeti dhe heqje leje drejtimi. 4 363 masa administrative për këmbësorët që nuk kanë respektuar detyrën për të marrë autorizimin për nevojat e tyre. Ka dhe qytetarë që kanë thyer urgjencat mjekësore. Janë 10 masa për thyerje të urgjencës mjekësore. 237 raste të masave në lidhje me qytetarët që nuk kanë mbyllur lokalet dhe baret”, – tha ai. /atsh

Masat ndaj COVID-19/ Veliu: Gjoba për shkelësit, qytetarët kanë qenë bashkëpunues Read More »