Aktualitet

Tërmeti i mbrëmshëm/ Bozo: Janë pasgoditje normale, s’ka vend për panik

Inxhinierja e Ndërtimit, Luljeta Bozo në një intervistë televizive ka folur për lëkundjet e tërmetit të djeshëm në Tiranë e Durrës, me magnitudë 3.4 ballë.

Bozo tha se këto janë pasgoditje normale, duke shtuar se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë e se nuk ka vend për panik.

“Pasgoditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pasgoditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht. Pastaj qetësohet dhe kthehet në normalitet situata”, tha Bozo.

“Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ato rregulla të COVID-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pasgoditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të çlirohet totalisht. Pasgoditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është çlirim normal”, tha inxhinierja Bozo.

Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit mbrëmë rreth orës 22 e 30, ishte në Derven, Fushë-Krujë, ndërsa magnituda ishte 3.4 e shkallës Rihter dhe thellësia 34 km./atsh

Tërmeti i mbrëmshëm/ Bozo: Janë pasgoditje normale, s’ka vend për panik Read More »

Stadiumi “Air Albania” përzgjidhet për çmimin BigSEE Architecture Award 2020

Air Albania Stadium, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 Nëntor 2019, me ndeshjen kundër Francës, kampione të botës.

Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Award 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.

Fituesit e BigSEE Architecture Award do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë. Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.

Qëllimi i BigSEE Architecture është ai për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende./atsh

Stadiumi “Air Albania” përzgjidhet për çmimin BigSEE Architecture Award 2020 Read More »

COVID-19 shkatërrues për sektorin e turizmit

Pasojat e koronavirusit të ri në sektorin e turizmit do të jenë shkatërruese dhe kompanitë e vogla do të vuajnë më shumë, theksoi sot një zëdhënës i Komisionit Europian.

“Bashkimi Europian po punon për një përgjigje të përbashkët”, shtoi ai duke zbuluar dhe propozimet e komisionerit Thierry Breton mbi një takim të ministrave europianë të Turizmit.

Në Kontinentin e Vjetër, disa vende po përgatiten të heqin gradualisht ose kanë lehtësuar kufizimet.

Norvegjia rihapi shkollat. Një javë pas hapjes së çerdheve dhe kopshteve, është radha e fëmijëve të moshës gjashtë deri në dhjetë vjeç për të shkuar në shkollë, në klasa deri në 15 nxënës.

Zvicra sot filloi hapjen e parukerive, luleshitësve, ndër bizneseve e lejuara të funksionojnë.

Edhe në Gjermani dhe Austri, një pjesë e madhe e dyqaneve janë rihapur ditët e fundit, me paralajmërime të rrepta të distancimit shoqëror dhe vënien e detyrueshme të maskave ​​në hapësira publike.

Në Spanjë, pas gjashtë javësh të mbyllur në shtëpi, fëmijët që nga e diela mund të fillojnë përsëri të luajnë në rrugë, me një numër të caktuar kufizimesh. Ndalimi është zgjatur deri më 9 maj dhe qeveria do të paraqesë planin e saj të lehtësimit nesër.

Kryeministri francez Edouard Philippe, gjithashtu, do të zbulojë nesër strategjinë e tij për daljen nga kufizimi, i cili do të fillojë më 11 maj, me një rihapje graduale, por të diskutueshme të shkollave.

Italia pritet të përcaktojë në faza, në fillim të javës, masat që planifikon të marrë duke filluar nga 4 maji.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në shtator, por bizneset strategjike në ekonominë e tretë europiane janë lejuar të rihapen./atsh

COVID-19 shkatërrues për sektorin e turizmit Read More »

Sazan-Karaburun destinacion turistik, Klosi: 10 Vjet Park Kombëtar Detar

Bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan e kanë kthyer atë në një nga destinacionet më të bukura turistike në vend, ku çdo vit vizitohet mijëra turistë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cilëson ato një pasuri natyrore që ndihmon vendin tonë në kultivimin e një turizmi të qëndrueshëm.
“Parku Kombëtarë Detar, Sazan-Karaburun është një pasuri natyrore e të gjithëve, na ndihmoni ta ruajmë dhe të zhvillojmë turizëm të qëndrueshëm. Ju keni nevojë për parkun, aq sa edhe ai ka nevojë për ty sot…”, – nënvizoi Klosi.

I shpallur në vitin 2010 Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike. Zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistik që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një dite ndryshe ne gjirin e Vlorës.

Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Alisë (atraksioni me i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit dhe falezat e tij si atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike.

Në hapësirat e gadishullit të Karaburunit, në fund, aty ku bashkohet me luginën e Dukatit gjendet Kisha e Marmiroit, ndërsa në faqen jugore, në lartësinë 400 m, në vendin e quajtur Petrunë, gjendet një shpellë shumë e bukur, që quhet Shpella e Dukë Gjonit. Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore. /atsh

Sazan-Karaburun destinacion turistik, Klosi: 10 Vjet Park Kombëtar Detar Read More »

Kur do shohim dritë në fund të tunelit? Rama flet për si do të jetë situata në vazhdim

Kryeministri Edi Rama foli në një lidhje me “Skype” për emisionin “Real Story”, në News24, për rihapjen e jetës, pas mbylljes nga koronavirusi.

Rama tha se kthimi në normalitet do të ndodhë vetëm kur të dalë vaksina dhe se, sipas tij, do të na duhen dy-tre vite të jetojmë me frikën e infektimit.

Sa i takon kohës se kur do të mund të shohim dritë në fund të tunelit, kryeministri u shpreh se 97% e bizneseve i janë rikthyer aktivitetit të tyre normalisht, ndërsa po bëhet edhe hapja e zonave të gjelbërta, ku do të ketë një shtim të tyre në fundjavë.

Pjesë nga intervista:

Kur do të presim një rifillim të lëvizjes së lirë?
Rama: Çështjen e afateve të shkelura e kam shpjeguar, por një lloj i caktuar njerëzish nuk e kanë fare mendjen të lexojnë pesë rreshta. Nuk do të gjobiten për shkelje të afateve, sepse nuk i kanë shkelur me vullnetin e tyre, por janë viktimë e një situate që nuk ka të bëjë fare me to. Nuk ka nevojë të telefonojnë në ambasada, nuk do të gjobiten.

Askush nuk është gjobitur, kemi marrëveshje me qeverinë greke. Sa i përket kufijve, kur ata që janë jashtë të më thonë që lëvizin nga një komunë në tjetrën, atëherë do të flasim për kufijtë e mëdhenj. Sot në Itali nuk ke mundësi të lëvizësh nga një qytet në tjetrin. Këtu nuk ka lidhje me dëshirën, është një hall shumë i madh që na ka zënë secilin, por më në hall është qeverisë që duhet t’iu përgjigjet të gjithëve.

Nëse do më vinte dikush, z. Gjekmarkaj psh, që të thoshte ik ti nga qeveria dhe firmos që s’do merresh kurrë me politikë, do ta firmosja tani live në emision, që të shpëtonte populli nga ky makth. S’kam asnjë dyshimi që kjo që po bëjmë s’ka lidhje me ndonjë palë zgjedhje, se as më shkon në mend, por mendoj vetëm se si do jetë dita nesër.

Po shihet fundi i majit si fundi i makthit, kur po afron kjo drita në fund të tunelit?
Rama: Tani që flasim kemi afër 90% të biznesit në punë. Kështu që hapja jonë në aspektin e rikthimit në vendet e punës është masive, më masive se vendet e tjera. Janë disa aktivitete të tjera që do të happen javën e ardhshme dhe pastaj mbeten disa aktivitete që lidhen direkt me përhapjen e virusit, si qendrat tregtare, lokale, ristorante, përfshirë edhe parukeritë.

Janë shumë të rrezikshme, se mjafton një klient i infektuar, ta transmetojë virusin te parukieret, klientët e tjerë, familjarët, etj. Akoma nuk kemi hapur kufijë mes qyteteve dhe kjo do të ndodhë në javët në vijim, por nuk e dimë akoma kur. Po bëjmë një fragmentim të valës, duke u hapur në zonat e gjelbërta, ku do të shtojmë në fund të kësaj jave disa zona të reja. Por kthimi në normalitet, siç ishte para virusit, do të jetë vetëm kur të gjendet vaksina. Do të jetojmë edhe dy-tre vjet me rrezikun se mund të infektohemi.

Kur do shohim dritë në fund të tunelit? Rama flet për si do të jetë situata në vazhdim Read More »

Katër të vr.arë në pak orë, reagon Rama

Sot Shqipëria u trondit nga dy ngjarje kri minale, duke shkaktuar dy vik tima në Lezhë dhe dy vi ktima në Durrës.

Lidhur me këto ngjarje, ka raguar kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se sot nuk ishte ditë e mirë për rendin dhe sigurinë në vend.

Rama tha se gjithsesi nuk shqetësohet për ecurinë e Policisë pasi është i bindur se ky do jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit ndaj krimit.

”Nuk ka qenë ditë e mirë. Por një ditë e pazakontë për ecurinë e Policisë. Nuk kam asnjë shqetësim dhe ky do të jetë viti i një shembulli të madh në betejën e shtetit me kr imin, dhe me operacionin OFL.”- tha Rama./ Opinion.al

Katër të vr.arë në pak orë, reagon Rama Read More »

“Kemi skenar pozitiv, duam të mbyllim vitin shkollor”, Rama tregon kur merret vendimi final për shkollat

Kryeministri Rama ka thënë mbrëmjen e sotme se nesër do të merret vendimi final për hapjen e shkollave.

“Kemi parë shumë vende që kanë vendosur të mos i hapin, Italia e fundit. Sot kemi pasur një diskutim me ministren, besoj nesër do kemi një vendim përfundimtar. Ideja është të mbrojmë vitin shkollor, Maturën Shtetërore dhe nxënësit të mos humbin vitin shkollor. Si do të bëhet kjo pa hapur shkollën? Nesër do detajohet”, u shpreh Rama në emisionin Real Story.

Më tej, kryeministri tha se në Tiranë dhe Durrës ka dhe një problematikë tjetër veç koronavirusit, shumë shkolla u dëmtuan nga tërmeti duke e shtuar numrin e nxënësve në shkollat e padëmtuara.

“Kujtoj që në zonën më të populluar të Shqipërisë Tiranë-Durrës ne në nëntor morëm goditje edhe nga tërmeti gjë që ka bërë të rritet shumë numri i nxënësve në shkollat e padëmtuara, ku hapja e procesit mësimor është faktikisht e pamundur, nga ana tjetër ne nuk duam të humbim vitin shkollor. Ne kemi hartuar një proces disi tjetër nga vendet e tjera. Besoj që do bëjmë dicka në këtë drejtim. Kemi skenar pozitiv qoftë për të mbrojtur shëndetin, qoftë për të mbrojtur nxënësit dhe qoftë për të mbrojtur vitin”, përmbylli kryeministri Edi Rama

“Kemi skenar pozitiv, duam të mbyllim vitin shkollor”, Rama tregon kur merret vendimi final për shkollat Read More »

Mësoni çfarë parashikojnë yjet për ju

DASHI 21. mars – 20. prill

Jupiteri do jetë planeti që do ndikojë më shumë nga të gjithë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Priten çdo ditë çaste të këndshme, surpriza dhe emocione pa mbarim. Beqarët do bëjnë gjithçka që ta ndryshojnë statusin e tyre madje për të dalë nëpër takime do lënë pas dore edhe gjëra të rëndësishme. Ne planin financiar, ambicia, por edhe maturia e treguar do bëjë qe te ardhurat të përmirësohen goxha. Do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Nuk do keni më forcën dhe fuqinë që keni dëshiruar. Konsumoni më shumë vitamina dhe proteina. Në punë disa dite do jeni paksa përgjumësh dhe ka rrezik të mos i përfundoni në kohë detyrat që iu janë dhënë. Jeta familjare nuk do ketë trazira.

DEMI 21. prill – 21. maj

Këtë javë ka rrezik të tregoheni shume kërkues ndaj partnerit dhe do e keni të vështirë ta pranoni ashtu siç është. Në disa raste do e teproni dhe do e mërzitni atë pamasë. Marsi do sjellë surpriza të njëpasnjëshme për beqarët. Shumë persona do tërhiqen prej tyre dhe do iu bëjnë propozime që as nuk i kanë pritur. Ditën e enjte ose të premte zemra e tyre do rrahë më fort se kurrë më parë. Sektori i financave nuk do jetë i kë, por nuk duhet as të prisni përmirësime të mëdha. Shëndeti ditët e para mund te ketë disa shqetësime, të cilat do kalojnë pas te mërkurës. Në punë do e keni çdo gjë më të lehtë se më parë dhe do kënaqeni nga ato që do arrini. Jeta familjare shumë e qetë.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Venusi do jetë planeti harmonik që do ndikojë tej mase në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Ai do ju bëjë më të logjikshëm, më të hapur dhe më bashkëpunues me partnerin. Çdo ditë do jetë me ngjyra të veçanta. Beqarët do e takojnë shpirtin binjak në një ambient pune që në fakt as nuk e kishin pritur t’iu ndodhte diçka e tille. Me financat po nuk bëtë ekonomi deri ne fund të javës keni për të mbetur keq. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por nuk do ketë as probleme shume të mëdha. Çdo shqetësim do kalojë shpejt. Në punë do realizoni disa nga projektet më të rëndësishme dhe do ndiheni krenarë për veten. Jeta familjare nuk do ketë të reja.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj jave dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihet sa me mire te jete e mundur. Ne disa dite mund te mendoni se bashku edhe te kaloni ndonjë aventure te çmendur. Beqaret do jene joshës dhe do tërheqin pas vetes persona te ndryshëm. Me shpejt nga sa ata mendonin, jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe situata do behet goxha delikate. Shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se here pas here mund te ndiheni disi nervoze. Ne pune do ju duhen sakrifica dhe mund për te arritur atje ku keni dëshiruar. Do lodheni pak, por ato qe do arrini do ju bëjnë krenare për veten. Ne familje çdo gjë do ece mire.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta këtë jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë me shume fat se asnjëherë me pare dhe çdo gjë do ju ndryshoje brenda pak orësh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë mire do jete te bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Ne pune do i keni te gjithë planetët ne krah kështu qe keni për te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e vështirë te ruani një komunikim te ngrohte.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Nëse e pranoni partneri tuaj ashtu siç është këtë jave keni për të kaluar vetëm ditë të bukura dhe pa probleme. Në rast të kundërt debatet dhe mosmarrëveshjet do jenë të vazhdueshme. Për beqarët perspektivat janë goxha të mira, megjithatë për ta ndryshuar statusin duhet të përfitojnë nga çdo mundësi që do iu jepet për takime. Buxhetin do e menaxhoni me largpamësi dhe situata do mbetet gjithë kohës e kënaqshme. Mund të bëni edhe disa shpenzime që i keni shtyrë herë pas here. Shëndeti do jetë delikat në disa momente kështu që kujdes sidomos me disa sëmundje ngjitëse. Në punë do orientoheni atje ku duhet dhe do keni sukses. Jeta familjare pa ndonjë veçanti.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Klima yjore do favorizoje tej mase lidhjet e qeta. Nuk do përjetoni emocione të jashtëzakonshme, por fakti që do kuptoheni dhe do merrni vesh mirë me partnerin do ju mjaftojë. Debatet nuk do jetë pjesë e jetës suaj. Për beqarët asgjë nuk do jetë e pamundur kështu që ata nuk duhet të dorëzohen deri ne momentin e fundit. Sektori i financave do jetë i kënaqshëm nëse vazhdoni ta menaxhoni situatën me të njëjtin preokupim si këto kohë. Shëndeti në tërësi do jetë i mirë përveç ndonjë shqetësimi që mund të vijë ndonjë ditë nga pagjumësia apo nga stresi. Në punë situata do normalizohet. Do jeni më largpamës dhe me këmbëngulës. Vështirësitë do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Jeta familjare do jetë e ngrohtë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Këtë javë do jeni më sensualë se asnjëherë më parë. Nga ana tjetër çdo gjë do e bëni në bashkëpunim më partnerin dhe kjo do e forcojë akoma më shumë marrëdhënien tuaj. e fundjavë mund të ndërmerrni edhe disa hapa të mëdha. Beqarët do ndihen të lumtur edhe ashtu si janë kështu që nuk do pranojnë të bëjnë sakrifica vetëm për ta ndryshuar statusin. Nëse prisni ndonjë mrekulli për sektorin e financave, ato nuk do ndodhin as këto ditë. Kujdes me çdo shpenzim. Rezistenca fizike dhe ajo morale do mbetet e mirë gjithë kohës. Në punë do ketë ngjarje me të vërtetë të rëndësishme që do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e gjërave. Raporti me familjarët do jetë shumë i mirë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Pozicioni i Venusit do bëjë që jeta juaj në çift të jetë e mbushur me surpriza gjatë kësaj jave. Edhe pasioni dhe sensualiteti do rikthehet si më parë. Beqarët duhet të ndjekin instinktin e parë sepse nuk do i çojë në rrugë të gabuar. Dita e mërkurë dhe e shtunë do jenë me të suksesshmet për ta. Fale planetit Neptun, këtë jave do jetë koha e përshtatshme për të bërë një riorganizim të situatës dhe për të gjetur zgjidhje për problemet. Shëndeti nuk do jetë as shumë problematik, por as shumë i qetë. Herë pas here mund të ndieni shqetësime. Në punë do jeni plot gjallëri dhe vendosmëri kështu që do arrini shumë lart. Jeta familjare nuk do jetë e shkëlqyer.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Falë klimës së ngrohtë yjore ka mundësi që këtë javë të ketë darka romantike me qirinj, premtime dhe surpriza. Në shumë momente do ju duket sikur po jetoni një përrallë. Edhe për beqarët do ketë ngjarje premtuese. Ata do takojnë persona me shumë vizion dhe të qeshur. Buxheti do ketë përmirësime të mëdha pa përpjekje apo sakrifica. Në fakt gjithçka do vijë si pasojë e një shpërblimi pune apo e një donacioni nga familjarët. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nëse relaksoheni herë pas here dhe merrni nga pak me gjimnastikë. Në punë do i jepni prioritet gjërave thelbësore dhe do e përfundoni në kohë atë që iu është kërkuar. Jeta familjare nuk do ketë vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Përfiton nga ambienti i ngrohtë që do mbizotërojë gjatë kësaj jave në jetën tuaj në çift për t’i shprehur edhe më tepër ndjenjat, por edhe për të kërkuar disa gjëra që më parë partneri nuk ua ka plotësuar. Beqarët nuk do kenë një javë të favorshme për ta ndryshuar statusin. Ata do bëjnë përpjekje, por do jetë e vështirë t’i bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak për ditët në vijim kështu që situata do trazohet goxha. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Kujdes nëse keni pasur edhe më pare luhatje tensioni. Në punë do ju pranohen disa kërkesa që keni bërë dhe do ndiheni më të sigurt për të ecur përpara. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Periudhe ekstremisht e favorshme dhe e begatë ka për të qenë kjo për të dashuruarit. Çdo ditë të javës do i shprehni ndjenjat me mënyra të ndryshme dhe zemra do iu rrahë fort. Nëse keni pasur kontradikta, disa miq do iu ndihmojnë t’i zgjidhni ato. Beqarët do ndihen më të zhbllokuar dhe do arrijnë të gjejnë personin e duhur me të cilin do fillojnë lidhje të vërteta e afatgjata. Buxheti mund të ketë disa tronditje shumë të vogla për shkak të shpenzimeve më të shumta që do iu duhet të kryeni. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer. Mund të keni shqetësime që do vijnë si pasojë

Mësoni çfarë parashikojnë yjet për ju Read More »