Aktualitet

“Kjo luftë nuk është kush ia hedh shtetit”/ Rregullat vija e kuqe për mbrojtjen e jetës, gjithçka varet nga sjellja e secilit prej nesh

Secili prej nesh ka një përgjegjësi të madhe në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një bashkëbisedim online me qytetarët se, “sado rregulla të vëmë, sado polici të kemi, sado ndëshkime në Kodin Penal të vendosim, në fund të ditës gjithçka kryesore varet nga sjellja e secilit prej nesh”.

Rama u shpreh se kjo është “një luftë ku nuk është kush ia hedh shtetit, por secili respekton rregullat që të mos i fusë prindërve, familjes, të afërmve miqve bombat në trup.

Rama solli sërish shembullin e djalit që theu rregullat dhe vizitoi prindërit në një qytet tjetër, duke u ngjitur koronavirusin. “Një djalë që nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet, pa simptoma, siç jemi pa simptoma të gjithë, niset në një zonë tjetër të vendit se e kishte marrë malli për prindërit. Dy prindër të moshuar, me probleme shëndetësore për shkak të moshës i infekton të dy. Sot prindërit janë të rrezikuar seriozisht”, tha Rama

“Atëherë çfarë do të thotë kjo, sidomos në kushtet kur do të hapemi gradualisht. Kjo do të thotë që në fund të ditës roja që nuk duhet të lëshojë istikamin është vetja jonë”, u shpreh Rama.

“Do lirohemi hap pas hapi, por në themel të çdo hapi që hedhim për t’u liruar qëndron përgjegjshmëria e secilit prej nesh për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Pse s’më ka marrë malli mua për të takuar nënën time. Jo po besoj që ky rregull më mbron mua, familjen time, nënën time, të gjithë të afërmit e mi dhe miqtë e mi”, tha Rama.

Rregullat, theksoi kryeministri, “janë për të na dhënë të gjithëve një kornizë sigurie dhe për të përcaktuar një vijë të kuqe që përkufizon lirinë tonë si një mundësi që mbron aty ku fillon liria e tjetrit. Ky rregull i përbotshëm ka një komponent të ri që është mbrojtja e jetës”.

“Prindërit tanë janë gjëja më çmuar që kemi s’mund t’i rrezikojmë dhe t’i fusim në qorrsokakun e kësaj lufte ku ata janë më të rrezikuarit dhe nga ku është shumë e vështirë të dalin gjallë pastaj nga terapia intensive”, theksoi Rama. /atsh

“Kjo luftë nuk është kush ia hedh shtetit”/ Rregullat vija e kuqe për mbrojtjen e jetës, gjithçka varet nga sjellja e secilit prej nesh Read More »

Berisha: Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme

Ish-Kryeministri Berisha e cilësoi dhunim të paimagjinueshëm të kushtetutës, ndryshimet e fundit në kodin penal, të dekretuara edhe nga presidenti. “Shoh një dhunim të paimagjinueshëm të kushtetuës.

Kushteta është prek në nënet më kryesore të saj. Ka një nen 17, i cili thotë: Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e konventës europiane të të drejtave të njeriut.

Pasi i tejkaluan si deshën, pasi u denoncuan nga Këshilli i Europës, pastaj kërkuan tërheqjen nga Konventa Europiane.

Unë nuk jam kundër masave, por të siguroj unë ty që në kodin sanitar të Enver Hoxhës ky ligj ka qenë i njëjtë”, u shpreh Berisha.

I pyetur në studion e Opinion, lidhur me vendimim e presidentit për t’i firmosur këto ndryshime, Berisha tha:

“ Presidenti e ka firmos paketën, nuk jam dakord”. Ndërkohë lidhur me rolin e opozitës në këtë situatë, Berisha u shpreh: “Mendoj se detyra e opozitës është mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në velrësimin tim duhet të jetë shumë më aktive, pasi ka një abuzim të paimagjinueshëm të të drejtave të njeriut. Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Ska asgjë më të shenjtë dhe më themelore për një opoiztë se mbrojtja e lirve të qytetarëve që sot po dhunohen barbarisht nga një skizoid që ska as ligj, as moral”.

Berisha: Shqiptarët duhet të përgatiten për protesta të fuqishme Read More »

Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin

Ai është një nga mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës përballë COVID-19.

Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos.

MESAZHI I MANASTIRLIUT
Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.
Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë🙏🏼
#MëTëFortë #Bashkë🤝

Manastirliu mesazh mirënjohje mjekut Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin Read More »

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë bën të ditur se “Vlora për disa javë radhazi vijon të mos regjistrojë asnjë rast të ri me COVID -19.

Megjithatë stafi i Epidemiologjisë po bën mbikëqyrjen dhe gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus”.

Epidemiologët testojnë orar pa orar edhe në mesnatë, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19.

Epidemiologët në qytetin e Vlorës vijojnë punën për gjurmimin e rasteve me shenja të dyshimta për koronavirus Read More »

Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë, në shpërblim i falen mëkatet e bëra

“Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë, në shpërblim i falen mëkatet e bëra”.

Më këtë shprehje të Profetit Muhamed a.s, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e sotëm në rubrikën “Fjalët e shenjta”.

Sot, është dita e parë e muajit të Ramazanit dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për besimtarët myslimanë./atsh

Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe shpresë, në shpërblim i falen mëkatet e bëra Read More »

Balla: Veç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se “gjatë këtyre 6 javëve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që tentuan të përhapin përfaqësues politikanë tipikë të së keqes”.

“Në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pa fund pse Kryeministri u kërkon njerëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart. Më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH”, tha Balla.

Ai theksoi se “vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore degradoi në akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë”.

“Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës”, tha Balla.

Tani mesa duket, vijoi ai, “vetë kasandrat e opozitës, kanë pranuar që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi”.

“Eshtë një ish-deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në publik vetëm si “kasandër”. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtesh të mëdha. Për turp mundohen të përdorin këtë flamë të paparë si koronavirusi, par të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret”, deklaroi Balla, duke iu referuar deklaratave të ish deputetes demokrate Orjola Pampuri./atsh

Balla: Veç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes Read More »

Naftëtarët e Ballshit, “pagë lufte” në masën 40 mijë lekë, Ahmetaj: Vendimi bëhet aktiv nesër

Naftëtarët e Ballshit do të përfitojnë nga një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë luftë në masën 40 mijë lekë.

Lajmin e mirë e bëri sot të ditur ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. I ftuar në një studio televizive Ahmetaj tha se “ne kemi hartuar, me urdhër të Kryeministrit dhe pas një analize të gjatë një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë luftë për kategorinë e naftëtarëve të Ballshit, në masën 40 mijë lekë”.

Ai tha se “brenda të njëjtit vendim është edhe kategoria e të gjitha familjeve që dikur kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, por që nuk janë lejuar për shkak të pikëzimit, apo edhe ato familje që kanë hyrë në skemë dhe kanë dalë për shkak të pikëzimit”. Ahmetaj tha se “kësaj kategorie do t’i jepet një pagë dyfishi i ndihmës ekonomike, pra 160 mijë lekë të vjetra”.

Ahmetaj informoi gjtihashtu se brenda javës tjetër do të vendoset për shtyrjen e kredive edhe për 3 muaj të tjerë, pra në total për 6 muaj.

“Logjika është kjo, që nëse ty të shtyhet deri në maj pagesa e kredisë, por s’ke punuar nuk ke si ta paguash. Kryeministri kur ka lexuar kërkesat i ka kërkuar që javës tjetër të bëhet me Guvernatorin një shtyrje tjetër që t’u jepet kohë të paktën edhe 3 muaj të tjera, në mënyrë që të kenë 2-3 muaj punë dhe të paguajnë kredinë”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, ministri sqaroi edhe përfituesit e pagës së luftës nga paketa e parë dhe nga paketa e zgjeruar.

Ai tha se “për biznesin e madh por edhe për biznesin e vogël sot ka marrëveshje me të gjitha bankat dhe vetëm sot në bankë janë bërë 72 aplikime me destinacion vetëm rrogat”.
Po ashtu, Ahmetaj informoi edhe për instrumentin e dytë në mbështetje të biznesit që ka të bëjë me mjetet, xhiron dhe asetet fiskale, shpenzime të ndryshme të sipërmarrjes, likuiditetin dhe investimet. “Janë 150 milionë dollarë ndarje risqesh me garancinë e shtetit. Do na duhen 5-7 ditë, e kemi futur në aktin normativ të buxhetit këtë instrument dhe besoj se për 7 ditë do të jemi gati”, tha Ahmetaj.

Ai tha se nga paketa e parë kanë përfituar page lufte deri tani 52 mijë qytetarët dhe 10 mijë të tjerë janë miratuar dhe pritet ta marrin këto ditë.

Ndërsa për paketën e zgjeruar, Ahmetaj tha se “ka filluar aplikimi”. Këtu sipas tij, përfitojnë të gjithë tregtarët që veprojnë brenda tregjeve, që përfshihen brenda numrit të 100 mijë bizneseve të vogla që përfitojnë nga paketa e zgjeruar.

Për disa qytetarë të cilët nuk kanë përfituar nga paketa e pare edhe pse u takonte, ministri Ahmetaj tha se së pari janë disa raste kur emërtimi i aktivitetit në QKB nuk përkonte me aktivitetin real”. “Përshembull janë bar kafe të regjistruara si subjekte tregtie ushqimore”, tha ai.

Ndërkohë, ai sqaroi se punonjësit e fasonerive nuk përfitojnë, pasi konsiderohen aktivitete të lejuara për të ushtruar aktivitet.atsh

Naftëtarët e Ballshit, “pagë lufte” në masën 40 mijë lekë, Ahmetaj: Vendimi bëhet aktiv nesër Read More »

Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira në mesditë përgjatë maleve.

Në orët e para të mëngjesit do të ketë prani e mjegullinës përgjatë luginave të lumenjve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e përgjatë bregdetit jugor deri mesatare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/22 diell
Kukës 3/17 re diell
Lezhë 8/23 diell
Dibër 2/16 re diell
Durrës 8/22 diell
Tiranë 8/23 re diell
Elbasan 7/23 re diell
Berat 8/23 re diell
Vlorë 8/23 diell
Korçë 2/15 re diell
Gjirokastër 5/21 re diell
Sarandë 8/22 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »