Aktualitet

Pandemia/ Basha: Shqipëria, 10 herë më shumë të papunë krahasuar me vendet e tjera të rajonit

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha deklaroi se, sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Sa më shumë qytetarë takoj aq më prezent bëhet shqetësimi për rrënimin e ekonomisë shqiptare. Faturat dhe taksat e larta, rënia drastike e konsumit por edhe mungesa totale e ndihmës nga ana e qeverisë Rama po e çojnë biznesin në kolaps dhe qytetarët drejt varfërisë së pashmangshme. Sot në Shqipëri ka 10 herë më shumë të papunë prej keqmenaxhimit të krizës nga Rama, krahasuar me vendet e tjera të rajonit”, tha Basha.

“Të rinisësh normalitetin pa strategji dhe pa ndihmë konkrete siç bën Rama do të thotë t’i çosh qytetarët drejt krizës së thellë ekonomike dhe greminës së mjerimit”, u shpreh Basha.

“Pandemia ekonomike ka prekur shumicën e familjeve shqiptare që sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Dhe jo për fjalë dhe show në Facebook”, theksoi Basha.

“Mbi 70% e shqiptarëve janë sot pa asnjë ndihmë ekonomike dhe pa të ardhura”, shtoi Basha. //atsh

Pandemia/ Basha: Shqipëria, 10 herë më shumë të papunë krahasuar me vendet e tjera të rajonit Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja nga 246 qytetarë të testuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar pozitivë me COVID-19 vetëm 4 persona.

Dr Flutura Beqo, pranë Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se “situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin aktiviologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë dhe 2 në Berat, mes të cilëve një grua shtatazënë ”, u shpreh Beqo.

Deri më sot janë konfirmuar pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin 880 persona, 78% të të cilëve janë të shëruar.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes COVID-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127./atsh

Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja nga 246 qytetarë të testuar Read More »

Vijon pozitiviteti i ulët nën 2% në raport me testimet ditore, 78% e të prekurve janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se deri më sot janë konfirmuar pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin 880 persona, 78% të të cilëve janë të shëruar.

“Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. 78% e të prekurve janë shëruar”, deklaroi Dr. Flutra Beqo, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht në vend janë 161 persona aktiv me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 578 testime, nga të cilat, 11 048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)
Testime të kryera 11 578
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31 Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 49
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 3
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Durrës 1
Korçë 1/atsh

Vijon pozitiviteti i ulët nën 2% në raport me testimet ditore, 78% e të prekurve janë shëruar Read More »

“4 vaksina po testohen për COVID-19”/ Brataj: Masat e dhanë rezultatin, qytetarët duhet të bëhen më të ndërgjegjshëm

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh sot se, masat drastike e dhanë rezultatin, por shtoi ai, “lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus”.

“Do kthehemi në normalitet sepse nuk ka sëmundje që duron përjetë. Eksperienca mijëvjeçare ka treguar që çdo sëmundje ka pasur ciklin e vet, pavarësisht ku ka qenë niveli i shkencës për t’iu përgjigjur me terapi apo vaksinë. Sot për fat të mirë i kemi këto dy mundësi. Kjo periudhë do të mbarojë. Sa më shumë ta respektojmë aq më pak dëme do të kemi. Masat drastike e dhanë rezultatin. Lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus”, tha Brataj.

Brataj gjithashtu u shpreh se në SHBA, por edhe në dy vende të Europës janë duke u testuar 4 vaksina. Brataj tha se rezultatet deri tani janë pozitive.

“Për vaksinat janë bërë disa studime. Ka filluar në SHBA dhënia e vaksinës së parë në mënyrë eksperimentale për të parandaluar COVID-19 si sëmundje. Ky program është ndarë në dy faza, janë marrë shumë vullnetarë. Duhet të jenë njerëz të pa sëmur dhe para se të veprohet mbi këta persona, kontrollohen me tampon të serologjisë që nuk kanë pasur infeksion. Janë zgjedhur dy grupe, 18-55 dhe 65-85 vjeç. Të dy po trajtohen me dy mënyra të ndryshme. Në grupin e parë do të bëhet një lloj vaksine me disa doza. Ndërsa në grupin e dytë që janë më të rrezikuar do të bëhet vetëm një”, tha Brataj.

“Janë 4 vaksina PNT162 që po eksperimentohen. Janë marrë 4 forma të ndryshme të virusit. Gjëja e parë është që këta persona që po eksperimentohen, kërkuesit shkencorë në radhe të parë nuk japin dëmtime, në radhë të dytë të japim rezultat të pritshëm dhe në radhë të tretë të zhvillojnë antitrupa”, tha Brataj.

“Këtu po punohet në SHBA, në Belgjikë dhe Gjermani. Kanë filluar të duken rezultatet e para tek njeriu. Kanë filluar të tregojnë që po prodhohen antitrupa. Kjo është pozitive. Prodhuesit e vaksinës garantojnë që me përfundimin e testeve brenda 2020 do të ketë disa milionë vaksina dhe brenda 2021 do të ketë disa miliona të tjera vaksina. Pra janë 4 lloj vaksinash dhe sinjali i parë është pozitiv, po prodhojnë përgjigje ndaj kësaj sëmundje. si do të jenë rezultatet këtë do ta thonë shkencëtarët në vazhdim”, u shpreh Brataj./atsh

“4 vaksina po testohen për COVID-19”/ Brataj: Masat e dhanë rezultatin, qytetarët duhet të bëhen më të ndërgjegjshëm Read More »

Efektivët e policisë që dalin 55 vjeç në pension / Lleshaj: Marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se policët mbi 55 vjeç që dalin në pension do të marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm.

“Ne kemi miratuar së fundmi një pr/ligj që shënon një risi të madhe dhe mbështetje të jashtëzakonshme për Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit shqiptar është një polici me një moshë mesatare të lartë. Polici me moshë mesatare të lartë e një vendi me moshë mesatare të re. Këta njerëz, një pjesë e tyre detyrohen që për të kryer mision dhe detyrën e tyre të jenë dhe fizikisht në kushte të përshtatshme. Me kalimin e moshës ka shumë prej tyre që nuk kanë kondicionet fizike që duhet të kishin. Sot thuhet që nëse nuk plotëson parmetrat duhet të dilni dhe të shkoni në shtëpi. Kaq e ashpër është sot”, tha Lleshaj.

“Ne kemi thënë që përpara dy mundësive për t’i hequr policët ose për t’i flakur në një farë mënyre me të drejtën e sotme. Ne kemi zgjedhur mundësinë e dytë për t’i nxjerrë, por për t’i trajtuar financiarisht pothuajse me të njëjtin nivel page si në punë. Dhe ligji i ri parashikon që policët që largohen në moshën 55, 57, 60 se nuk është e prerë 55, do të marrin 50% të pagës neto të sotme të fundit, plus përfitojnë nga Sigurimet Shoqërore të drejtat e pensionit të parakohshëm që shkojnë afërsisht sa rroga që marrin sot. Dhe ky është një përfitim dinjitoz”, u shpreh Lleshaj.

“Pothuajse me të njëjtën pagë ato do jenë të detyruar që të shërbejnë një sasi orësh të caktuar gjatë vitit, rreth 700 orë në detyra të tjera që nuk kërkojnë shumë angazhim fizik”, tha Lleshaj./atsh

Efektivët e policisë që dalin 55 vjeç në pension / Lleshaj: Marrin 50% të pagës neto, plus përfitojnë të drejtat e pensionit të parakohshëm Read More »

“Brenda majit të gjithë punonjësit marrin pagën e luftës”/ Klosi: Hapja e sezonit turistik e kujdesshme dhe në kohën e duhur

“Investimet që kemi bërë në turizëm si dhe menaxhimi i mbarë që i bëmë pandemisë, na bën që sot të jemi të gatshëm të bëjmë konkurrencë me vendet më të fuqishme në sektorin e turizmit. Pra të konkurrosh Greqinë, Kroacinë, Malin e Zi, konkurrosh Turqinë, Italinë në sektorin e turizmit është një arritje e madhe”, tha sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive.

Duke folur për sezonin turistik në situatën e pandemisë, Klosi tha se do presim çfarë thonë mjekët dhe ekspertë në lidhje me pandeminë, pasi turizmi nuk është lejuar në asnjë vend.

“Por nëse do të çedojmë nga kjo situatë e kontrolluar dhe të themi se nuk na prek COVID-19, se jemi nga Vlora mund të dëmtohemi shumë dhe të bëjmë gabime që mund të na shkatërrojnë këtë gjë të mirë që kemi arritur. Prandaj le të jemi zbatues të atyre çfarë thonë mjekët, të shikojmë se çfarë ndodh në vendet e rajonit dhe plazhi akoma nuk është lejuar në asnjë vend. Po përpiqemi fortë që të kemi një situatë të kontrolluar dhe jo të dalë nga kontrolli e cila pastaj do na çonte në një situatë të vështirë. Le të themi se të gjithë këto masa i marrim për jetën e njerëzve, nëse harrojmë se nuk është pandemia harrojmë shumë gjëra të tjera. Mos të harrojmë se jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe të ruajmë, rregullin për të ruajtur jetën e njerëzve”, tha ai.

Klosi shton se “ne e dimë situatë edhe problemet, nevojën që kanë hotelierët për një kohë përgatitore, prandaj kemi nxjerrë dhe protokollin dhe jemi në një proces diskutimi se çfarë masash do marrim. Në momentin e duhur do hapemi të kujdesshëm. Dhe të shkojmë në një situatë të qetë në qershor-korrik-gusht që të jemi të sigurt që të bëjmë plazhet në rregull. Jemi në kushte ku pandemia është aktive dhe duhet të shpëtojmë jetën e njerëzve, pastaj do shikojmë dhe rregullat si do ecim dhe do procedojmë”.

Duke folur për pagë e luftës në mbështetje të sektorit të turizmit Klosi tha se 130 mijë persona kanë marrë pagën e luftës dhe brenda muajt do ta kenë marrë të gjithë punonjësit në sektorin e turizmit.

“Përsa i përket pagave të luftës paketa e dytë e mbështetjes i dha mbështetje 100% të gjithë strukturave hoteliere për marrjen e pagës së luftës. Pjesa më e madhe e kanë marrë pagën e luftës, ka raste që nuk e kanë marrë kanë pas probleme. Brenda muajt maj të gjitha atë që u takon paga e luftës do ta marrin. Edhe sot janë shpërndarë paga në llogari bankare të secilit punonjës dhe kjo ka qenë filozofia e dy paketave të para që të mbështesim ata më në nevojë dhe paga e luftës do të shkojë të të gjithë ata që e meritojnë. Paga e luftës është 400 mijë lekë dhe e kanë marrë deri para pak ditësh 130 mijë vetë”, tha Klosi. /atsh

“Brenda majit të gjithë punonjësit marrin pagën e luftës”/ Klosi: Hapja e sezonit turistik e kujdesshme dhe në kohën e duhur Read More »

Braçe denoncon abuzimin me çmimet në tregun agroushqimor në Tiranë: Grabitje e dyfishtë e fermerëve dhe qytetarëve

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka denoncuar sot abuzimet me çmimet që, sipas tij, bëhen nga tregu agroushqimor në Tiranë.

Braçe ka kryer një kontroll në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm në tregun agroushqimor, duke e cilësuar si treg monopol, pasi sipas tij, abuzohet hapur me çmimet dhe nuk jepet asnjë faturë apo kupon.

Braçe është shprehur se dhe kur i pyet për çmimin, e caktojnë atë vetë sipas dëshirës, duke e vendosur aty për aty pa paraqitur asnjë kupon tatimor, asnjë faturë dhe duke fituar deri në 20 lekë për kilogram, më shumë se dhe vetë bujku që e prodhon dhe ua shet atyre me një çmim tepër të ulët 20-25 lekë.

“Grabitja e dyfishtë vazhdon! Prej orës 5:30 të këtij mëngjesi, isha në tregun monopol të Tiranës, tregun agroushqimor. Nuk u zhgënjeva! Një pazar tërësisht i paligjshëm, grabitës deri në fund. Në një orë rresht, në çdo cep të tij, në rrugë, kamionë, furgonë apo magazina, asnjë faturë! Asnjë kasë! Asnjë kupon! zero zero! Asnje etiketë çmimi! Çmime që vendosen aty për aty, me goje! Dëgjojini vetë. Sa është domatja? Po me 7 thotë ky! Sa është qepa? Me 400! Sa është patatja? Veri dorën dhe caktoje vetë çmimin! Dëgjoni vetë!”, ka theksuar Braçe.

“Pazar banal ku djersa e bujkut në 6-7 muaj për atë produkt shkon dëm e grabitur! Shkova sot në pazarin monopol agroushqimor të Tiranës sepse dje në Divjakë këta u rikthyen tek frikësimi i bujkut dhe dhuna mbi të; kanë grumbulluar nëpër fusha qepën me 20-25 lekë, pataten me 30-35 lekë! Pa faturë, autofaturë siç e quajnë, thjeshtë kanë ngarkuar, paguar atë çmim qesharak e kanë ikur. Një pjesë, më kopilat ndër këta pazarxhinj, kishin prerë fatura fiktive me çmim 40 lekë, një xhiro e neveritshme faturash që mbushen fiktivisht me dorë në çdo hallkë sa kohë këtu në Tiranë, pazarin qendror, nuk ka në qarkullim as faturë e as kupon në çdo shitje. Një pjese e tyre u kapën dje, u kontrolluan, u ndëshkuan, por shumica vijuan rrugën”, ka thënë Braçe.

“Sot, tek ky pazari i Tiranës çmimi i qepës ishte 30 lekë, 35 lekë, 40 lekë, 45 lekë në varësi të gojës, kurrë të faturës; jam vetë dëshmitari. pra, nëse bujku në Divjakë nuk po merr leket e tij nga qepa e prodhuar, këta pazarxhinjtë e Tiranës, thjesht nga Divjaka në ketë treg, fitojnë 5, 10, 15, 20 lekë për kilogram! Shume më tepër se bujku që në më të shumtën e herëve po fiton zero lekë!”, ka shtuar Braçe.

“Kështu edhe për pataten, domaten, specin, karotën etj, super produkte të Divjakës, Lushnjes, Beratit, Fierit. Më shumë krahasoni këto çmime të pazarit monopol të Tiranës me çmimet e po të njëjtave produkte që blini në tregjet e hapura të lagjeve apo dyqanet po aty. Qepa është 60 leke dhe tregtari fiton nga 15 deri 25 leke për kg, patatja është 70/80 leke ne varësi të gojës dhe tregtari fiton nga 30 deri 30 leke për kg, domatja është 110-120 leke dhe tregtari fiton 40 deri 50 leke për kg! E kuptoni çfarë grabitjeje?”, ka shkruar Braçe./atsh

Braçe denoncon abuzimin me çmimet në tregun agroushqimor në Tiranë: Grabitje e dyfishtë e fermerëve dhe qytetarëve Read More »

Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër”.

Duke iu referuar të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve, Basha është shprehur se, “ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në çdo vend tjetër, sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset”.

“Njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën”, ka thënë Basha./atsh

Basha: Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9% Read More »