Aktualitet

6.8 milionë euro në skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët, aplikimet vetëm online

Buxheti total në skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët në vitin 2020 është 6.8 milionë euro, ndërsa aplikimet do të jenë vetëm online në e-Albania nga data 29 maj, deri në 19 qershor.

Kështu deklaroi sot drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, në një takim me fermerët në Vlorë.

Krifca ftoi fermerët të aplikojnë që të përfitojnë për tufën bazë, bletari, zëvendësim plastmasi termik, mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike, mbështetje për fermat organike, certifikimin Global Gap si dhe turizëm rural.

“Aplikimet në skemën mbështetëse për bujqësinë për vitin 2020 hapen në 29 maj deri në 19 qershor, ku keni mundësinë të aplikoni për të marrë mbështetje: fermerët, blegtorët, bletërritësit, fermerët që merren me bimë mjekësore, për serrat në ndërrimin e plastmasit dhe për agroturizmin për shndërrimin e shtëpive karakteristike në bujtina. Aplikimet do të bëhen vetëm online, përmes faqes së e-Albania”, tha ajo.

Krifca tha se kjo bëhet për dy arsye. Së pari, sepse nuk mund të mbledhim njerëz në pikat e aplikimit, por edhe sepse duam që fermerët të mësohen të bëjnë aplikime online.

“Mënyra se si do të merret mbështetja në të ardhmen do të jetë përmes aplikimeve direkte online. Kur futeni në e-Albania regjistrohuni dhe pastaj ka 3 hapa të tjera për të futur të dhënat tuaja. Kërkohet vetëm një numër NIPT-i dhe karta e identitetit dhe një vetëdeklarim për llojin e mbështetjes që ju do të kërkoni në përputhje me të dhënat tuaja”, tha ajo.

Krifca tha se buxheti është 6.8 milionë euro dhe mbështetja do të jetë në kontekstin e atij që vjen i pari.

“Prandaj ju inkurajoj dhe nënvizoj faktin se është shumë e rëndësishme që aplikimi juaj të vijë shumë shpejt, të kryhet mundësisht që në datën 29 maj. Fakti që buxheti është ai që është dhe është i kufizuar do të shërbejë për aplikantët që vijnë më shpejt. Brenda 10 ditësh mbas mbylljes së thirrjes, pas datës 19 qershor, do të shpallim listat e fermerëve që kanë aplikuar dhe do të vendosim vijën e financimit deri ku është përmbushur lista në buxhet”, tha ajo.

Ndërkohë Krifca shtoi se në total, në 2019 ka financuar gjithsej 4009 projekte me një shumë prej gati 800 milionë lekësh. “Në qarkun Vlorë është dhënë një shumë prej 91 milionë lekë me 404 përfitues. Nga 2007 në 2020 janë dhënë rreth 13 miliardë lekë në qarkun Vlorë, ose rreth 100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët”, tha ajo. /atsh

6.8 milionë euro në skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët, aplikimet vetëm online Read More »

Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë Komandanti i Gardës, Gramos Sako

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vetingut, ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Gramos Sako është në krye të Institucionit të Gardës së Republikës që prej tetorit të vitit 2013. Eksperienca e tij nisi si Komandant Toge në Gardën e Republikës së Shqipërisë e duke vijuar më pas në pozicione të tjera si: Zv. Komandant Kompanie, Komandant grupi i shoqërimit të Ministrit të Rendit Publik dhe Kryetarit të Parlamentit, Shef Seksioni në Drejtorinë e Ruajtjes së Personaliteteve të Larta Shtetërore, Specialist në Drejtorinë e Kufijve dhe të Migracionit. Që prej 2016 mban gradën madhore Gjeneral i Gardës së Republikës./atsh

Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë Komandanti i Gardës, Gramos Sako Read More »

Në qershor shpallet paketa e rimëkëmbjes ekonomike për të gjithë sektorët

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të ketë një rimëkëmbje gjatë gjysmës së dytë të vitit, por nuk do të mund të shkojë në parametrat e planifikuara në fund të vitit 2019.

“Ministria e Financave është duke punuar për Aktin e dytë Normativ, atë të buxhetit të rishikuar, i cili do të zgjerojë në kalkulimet e tij dhe në efekte, sidomos ato të kuadrit makro-fiskal, me një parashikim më afër të atij realitet që mundet ky vit të përballojë, si diference e të ardhurave më të lartë se sa ajo e parashikuar në muajin mars”, tha Denaj e pranishme në Komisionin e Ligjeve.

Kjo diference dhe kjo nevojë, tha ajo, do të çojë në një defiçit më të zgjeruar dhe për këtë arsye rishikimi i Aktit Normativ në qershor do të na japë një pasqyrë të saktë.

Sipas Denaj, rishikimi vjen si rezultat i një ulje më të madhe të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, të cilat në muajin mars ishin -20 miliardë lekë dhe si periudhë 4 mujore rezultuan -19.1 miliardë lekë.

Në mars, bëri të ditur Denaj, defiçiti buxhetor u zgjerua me gati 2-fish duke shkuar në -3.9% dhe në vlerë absolute 68.6 miliardë lekë.

Denaj u shpreh më tej se kjo është një situatë që gradualisht mund ta rikuperojmë në gjysmën e dytë të vitit me hapjen e ekonomisë. Por shtoi ajo nuk mund të kthehemi në parashikimet e asaj që kishim planifikuar në fund të vitit të kaluar për rritjen e ekonomisë, e cila edhe kjo do të rishikohet me ulje.

“Është parashikuar një reçesion diku në parafërsi me parametrat e FMN. Më të goditur në sektorin e prodhimit janë shërbimi dhe turizmi, efekti i të cilit do të ndihet edhe në tremujorin e tretë, ku në këtë periudhë ndikimi më i madh në rritjen ekonomike vinte pikërisht nga ky sektor”, u shpreh ministrja Denaj.

Edhe sektori i prodhimit, tha ajo, ka pësuar ndikim si në raport me qarkullimin edhe me elementë të tjerë, sidomos në raport me numrin e punësimit.

“Gjatë muajit qershor do të shpallim platformën e rimëkëmbjes ekonomike për të gjithë sektorët. Paketa e tretë, ajo e rimëkëmbjes ekonomike post-COVID është e rëndësishme për të adresuar këto nevoja dhe për të prioritizuar projektet më të rëndësishme të qeverisë Rama”, u shpreh ministrja./atsh

Në qershor shpallet paketa e rimëkëmbjes ekonomike për të gjithë sektorët Read More »

Reforma në Drejtësi/ SHBA: Populli shqiptar foli dhe reforma duhet të ecë përpara

Ambasada e SHBA-së deklaroi sot se “Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar”.

Ambasada e SHBA-së thekson se “në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar”.

“Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, deklaron Ambasada e SHBA-së në Tiranë. /atsh

Reforma në Drejtësi/ SHBA: Populli shqiptar foli dhe reforma duhet të ecë përpara Read More »

“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”

Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”, tha sot Kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Steve Jobs, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari” Read More »

Mjeku Pipero: Një valë e dytë e infeksionit me pasoja më të lehta, distancimi fizik do mjaftojë

“Nëse ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, një rikthim i mundshëm në vjeshtë do të ketë pasoja më të lehta. Distancimi fizik dhe mjetet mbrojtëse do të mundësojnë zbutjen e valës së dytë”, tha sot mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar në një emision televiziv.

Pipero u shpreh se masat janë lehtësuar dhe do vazhdojnë të lehtësohen në vijimësi, por duhet dhe pak durim.

Përsa i përket rikthimit të virusit, Pipero tha se “askush se përjashton sepse vazhdon qarkullimi i virusit midis nesh dhe në mënyrë asimptomatike”.

“Pastaj në gjuhën shkencore, grumbullohet ai rezervuari i madh shpërthyes në momente të caktuar por që ka lidhje me ndikimet e motit por dhe me qarkullimin e virusit në natyrë e rikthehet. Megjithatë duhet të kalojë një sezon i plotë që përgjithësisht koincidon me një vit, si të thuash 5-6 muaj në një hemisferë dhe 5-6 muaj në hemisferën tjetër, për të patur evidencë të qartë si do sillet” u shpreh Pipero.

“Ajo që dua të them unë është se në rast se ky virus nuk pëson ndryshime gjenetike, në rast se nuk pëson mutacione dhe gjasat janë të vogla të pësojë mutacione të paktën nga të dhënat e deritanishme, por një rikthim i mundshëm do të jetë me pasoja më të lehta. Mos harroni që së paku deri më tani na ka mësuar një gjë thelbësore se distancimi fizik dhe kujdesi për duart dhe maska në mjedise publike do jetë e mjaftueshme për të mundësuar zbutjen e një vale të dytë”, theksoi ai. /atsh

Mjeku Pipero: Një valë e dytë e infeksionit me pasoja më të lehta, distancimi fizik do mjaftojë Read More »

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri, histori suksesi”, Sulçebe: Sa më shumë kujdes në fazën e hapjes

Mjeku imunolog Genc Sulçebe deklaron se ecuria e pandemisë në Shqipëri është një histori suksesi dhe se lirimi i masave duhet të jetë gradual.

Në një intervistë në medie, Sulçebe u shpreh se duhet të evitohen grumbullimet sidomos në ambientet e mbyllura.

“Në ambientet e hapura, sikurse edhe në plazh, nëse njerëzit rrinë të distancuar nga njëri-tjetri, rreziku është më i vogël, sepse veprimi i diellit dhe i temperaturës e zvogëlon efektivitetin e virusit. Por në plazh ka edhe ambiente të mbyllura. Edhe lëvizja masive e njerëzve është një burim infeksioni në bregdet”, tha Sulçebe.

Sipas mjekut Sulçebe, duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksioni është midis nesh.

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri është një histori suksesi sepse jemi nga numrat më të ulët. Në këtë fazë është një fazë që duhet të kemi sa më shumë kujdes. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që infeksioni është midis nesh. Asimptomatikët mund ta shpërndajnë virusin tek individët që kanë një sistem imunitar më të dobët. Rreziku ekziston gjithmonë. Ne bashkëjetojmë me këtë virus, por në të njëjtën kohë duhet të bëjmë edhe lirime të masave”, tha ai. /atsh

“Ecuria e pandemisë në Shqipëri, histori suksesi”, Sulçebe: Sa më shumë kujdes në fazën e hapjes Read More »

Rama: Përvoja në fillim të bën provimin, pastaj të shpjegon mësimin

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhin e tij të ditës së sotme në rubrikën “Fjalë të çmuara”, me një citim të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut të njohur irlandez, Oscar Wilde.

“Përvoja është mësuesi më i mirë. Në fillim të bën provimin, pastaj të shpjegon mësimin”, shprehet Rama duke cituar shkrimtarin Oscar Wilde./atsh

Rama: Përvoja në fillim të bën provimin, pastaj të shpjegon mësimin Read More »