Aktualitet

Vjen paralajmërimi i papritur/ Ja kur mund të shkarkohet Lulzim Basha!

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar sot se kreu i PD Lulzim Basha mund të shkarkohet nesër nga grupi parlamentar.

Ai tha se grupi parlamentar e ka kompetencën për ta shkarkuar kryedemokratin nga funksioni i kryetarit.

Sipas tij në PD duhet të vendosë vota, pasi në këtë mënyrë kjo parti do të bëhet më e fortë përballë kryeministrit Edi Rama.
“Deputetët janë vendosur vetë dhe kanë marrë qëndrimin e tyre. Ka fjalë që Basha mund të shkarkohet nesër nga Grupi Parlametar. Grupi e ka këtë kompetencë, ashtu siç e përjashtuan Sali Berishën. Grupi ka kompetencë që të shkarkojë këdo që ka vendosur. Është organi më i lartë në Partinë Demokratike.

Mjaft më me marifete, me manipulime, dhe të përballemi me votë. Ne do të kemi një mbledhje të rradhës, jemi të fokusuar te makineria elektrorale e Partisë Demokratike. Si sot një vit, ne do të kemi zgjedhjet lokale, dhe duhet të kemi një Parti Demokratike të fortë përballë Edi Ramës”, u shpreh Këlliçi.

Vjen paralajmërimi i papritur/ Ja kur mund të shkarkohet Lulzim Basha! Read More »

Grida Duma, Bashës: ‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet’

Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afat deri nesër, transmeton Noa.al.

Grida Duma u shpreh se PD nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një ko misioni nga deputetët e Grupit Parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD të bashkuar drejt zgjedhjeve’.

Grida Duma, Bashës: ‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet’ Read More »

Sali Berisha i bën ftesën e papritur Lulzim Bashës: ‘Ne nuk jemi ndarë’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shtyrjen për në datën 30 prill të Kuvendit të PD-së, që Komisioni i Rithemelimit e kishte paralajmëruar se do të mbahej në 22 mars.

Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit është Grup Parlamentar i PD, nuk kanë krijuar grup të veçantë.

“Asnjë masë e Lulzim Bravës nuk ka efekt, është i përjashtuar. Ne jemi Grupi Parlamentar i PD-së.

Deputeti zgjidhet, nuk përjashtohet nga grupi dot. Më 30 prill do zgjidhen mbi bazën e parimit një anëtar një votë, forumet e partisë. Kryetari nuk zgjidhet në Kuvend, hapet gara për kryetar nga anëtarësia. Të gjithë janë të mirëpritur, përfshi dhe zotin Basha nëse do t’i nënshtrohet votës.

Kam pasur komunikim me disa deputetët dhe do vazhdoj të kem. Nëse duan të kandidojnë për anëtar kryesie janë të mirëpritur. Është një proces diskutimi që po bëhet, nuk i bashkohen grupit tim, i bashkohemi të gjithë bashkë. Ne nuk jemi ndarë, Basha ka dashur të na ndajë, ne kemi qëndruar në grup.”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha i bën ftesën e papritur Lulzim Bashës: ‘Ne nuk jemi ndarë’ Read More »

Rama publikoi faturën e dritave të emigrantit në Itali

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme faturën elektrike të një qytetari shqiptar që jeton në Itali, i cili ka paguar 625 euro për dritat. Foton e nisur Rama nuk e ka ndarë të plotë me ndjekësit e tij, por e ka vënë theksin tek fakti që sipas tij, në të gjithë botën ishte rritur çmimi i energjisë ndërsa në Shqipëri ende nuk kishte ndodhur diçka e tillë sepse shteti e paguante diferencën.
“Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst:
“Zoti Kryeministër! E kotë të lu ftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej.

Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë.

Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim. Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe force”,-pretendohet se shkruan qytetari në postimin e ndarë nga Rama.

Mirëpo në komente ka pasur edhe nga ana që ia kanë shpjeguar Ramës se si funksionon procesi i pagesave në Itali, shumë ndryshe nga Shqipëria. Një zonjë i komenton se fatura në fakt është e një biznesi dhe në Itali mund të të vijë edhe dy herë në vit.
“Ku janë interesat? Në Itali jemi dhe ne të tjerët dhe kjo faturë nuk vjen. Të nxjerrë pak conguaglio, interesat dhe nëse kjo fature është në bazë të rezidencës apo thjesht forniture pa rezidencë. Më vjen keq po postimi nuk i përket të vërtetës,”-shkruan ndër të tjera komentuesja. Pse nuk e nxjerr të plotë Rama?”- përfundon ajo.

Rama publikoi faturën e dritave të emigrantit në Itali Read More »

A do të dorëhiqet Lulzim Basha? Ervin Salianji zbulon deklaratën e kryedemokratit në mbledhjen me dyer të mbyllura

Deputeti Ervin Salianji tha mbrëmjen e sotme se Lulzim Bashës iu kërkua dorëheqja pasi në zgjedhjet e 6 marsit dolën të 3-ët mes 3 forcave që garonin.

“Vota e 6 marsit ishte votë kundër Bashës. Nuk ka lidhje vota kundër me vendimin e 9 shtatorit kur përjashtoi Sali Berishën, por ka të bëjë me gabimet ndër vite të Lulzim Bashës”, tha Salianji.

Ai shtoi se deklaratat që bëhen për ikjen e Berishës janë kurthe, pasi zyrtarisht ish-Kryeministri nuk është më as anëtar i PD pasi është i përjashtuar.

“Basha tha në mbledhjen e Grupit do të tërhiqem”, u shpreh Salianji.

A do të dorëhiqet Lulzim Basha? Ervin Salianji zbulon deklaratën e kryedemokratit në mbledhjen me dyer të mbyllura Read More »

Artan Hoxha tregon kush qëndron pas pr otestave në vend: Gënjen kush thotë ndryshe

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se më shumë njerëz kanë shkuar te koncerti i këngëtarit Maluma se sa janë mbledhur për të protestuar përpara kryeministrisë. Ky status i Hoxhës ka marrë shumë reagime.

Advertisements

Njëri prej komentuesve i shkruan se pro testa po bëhet politike. Hoxha nuk ka nguruar t’i përgjigjet teksa i shkruan se prapa pro testave qëndron politika: “Te gjitha pro testat jane politike, kush thote ndryshe genjen…”

Komentet:

Qytetari: Sepse pr otesta po behet politike

Artan Hoxha: Te gjitha prot estat jane politike, kush thote ndryshe genjen…

Qytetari: Artan Hoxha tani esht ber shum politike sepse jan ne hadh haj dutat

Artan Hoxha tregon kush qëndron pas pr otestave në vend: Gënjen kush thotë ndryshe Read More »

Rama: ‘Edhe 10-fish edhe 300-fish të jeni në pro testë, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.Mua më ala rmon diçka tjetër’

Kryeministri, Edi Rama ka dalë në një deklaratë live nëpërmjet rrjetit të tij social “facebook”, ku ka folur mbi pro testat që kanë vazhduar edhe ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve.

Rama citoi një prej protestuesve, duke nënkuptuar se fjalia e thënë prej tij nënkuptonte se kjo ishte një pro testë e nxitur politikisht. Ndërsa këmbënguli në idenë se për sa kohë ai të jetë në postin e kryeministrit, taksat e karburantit nuk do uleshin dhe nuk do hiqeshin edhe nëse prot esta të ishte 300 fish më e madhe.

Rama: Nuk ka dalë askush të pr otestojë kundër qeverisë së vetë. Sepse çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye por nuk është për të pro testuar ndaj nesh për pasojat që ka sjellë një lu ftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe nuk e ndal dot kjo qeveri.

Dikush nga frymëzuesit e kësaj prot este thotë dicka që i thotë të gjithë: Nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë se po na shpëtoi edhe kësaj here nuk e kapim dot. Kush të shpëtojë? Qeveria? Po çfarë lidhje kemi ne me rritjen e çmimit të produkteve në të gjithë botën. Po flasim për një fjali të thënë që në fillim të këtyre protestave. Mua nuk më shqetëson pro testa, sinqerisht. Edhe 10-fish edhe 300-fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin. Mua më ala rmon diçka tjetër.

Rama: ‘Edhe 10-fish edhe 300-fish të jeni në pro testë, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin.Mua më ala rmon diçka tjetër’ Read More »

‘Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin dot’/ Studentja nisi fjalën drejtuar kryeministrit, protestuesit e largojnë

Një episod i pazakontë është shënuar në pro testën e sotme që po mbahet para kryeministrisë ku një vajzë e re ka marrë mikrofonin dhe është ngjitur para protestuesve dhe ka thurur lavde për kryeministrin Edi Rama të cilin ndër të tjera e ka quajtur të paarritshëm.
E reja ka theksuar se nuk kërkonte që Rama të ikte por të shihte gjërat në sytë e një artisti.

Pro testuesja: Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.

Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”.

Kjo gjë ka mjaftuar për të aca ruar të gjithë pro testuesit të cilët e kanë ulur poshtë të renë gjatë fjalës së saj duke e konsideruar si person me bindje partiake që po i shprehte në pro testë.

‘Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin dot’/ Studentja nisi fjalën drejtuar kryeministrit, protestuesit e largojnë Read More »