Ish kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbajë “foltoren” e rradhës me shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi.
Foltorja do të mbahet nëpërmjet një lidhje “skype” në orën 12:00 të ditës së nesërme. Ende nuk dihet tematika e këtij takimi online por mendohet se lidhet me situatën ekonomike të vështirë që po kalon vendi ynë dhe sigurisht edhe me zhvillimet e brendshme brenda partisë Demokratike.
Lidhur me zhvillimet brenda PD, aktualisht pjesa më e madhe e deputetëve kanë kërkuar që Basha të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Ndërsa gjykata e Tiranës, publikoi vendimin e njohjes së ndryshimeve të bëra në statutin e PD të cilat u miratuan në kuvendin e mbajtur në korrik të vitit të kaluar.
Adriatik Lapaj i bëri thirrje protestuesve të mos ndalin protestat të mbajnë nën presion qeverinë për të plotësuar kërkesat dinjitoze që barazojnë jetësën e shqiptarëve me vendet fqinje të rajonit. ”Ky bashkim i madh i ka sjell në axhendën tonë. Eja ti mbajmë në presion për të plotësuar kërkesat tona” u tha Lapaj protestuesve.
Lapaj renditi fitoret që kishte arritur kjo pro testë por dhe që duhej të arrinte më shumë. ”Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë 700 lekët e karburantit dhe as 300 lekët që ende do ta ulin, por është krijimi i vetëdijes qytetare dhe i bindjes se ne mund ti ndalim dhe ata nuk mund të tallen, ndaj secili nga ju të shohë atë që ka në krah si qëndrestar dhe dinjitoz.
Kërkesat
1- Ulje e qëndrueshme të çmimit të karburanteve me vendet e rajonit
2- Përafrimi i çmimeve me vendet fqinje
3- Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës. Pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit me qëllim afrimin e karburantit me vendet e rajonit Zerimi i përkohshëm i TVSh e produkteve të shportës dhe ulja e masës me 10% në vijim dhe mbikqyrje rigoroze e tregut. Pika tre që ka të bëjë me marzhin e fitimit të hidrokarbureve është fituar Pezullimin e përkohshëm të koncesionit të markimit, të skanimit, dhe të kontrollit të pompave bazuar në klauzolën në kontratën përkatëse dhe mbrojtjen e interesit publik
4- He tim dhe mbikqyrje në vjim të operatorëve ekonomikë të importit dhe tregtimit me shumicë që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.
5 – Mbikqyrje dhe raportim publik 3 mujor në kuvendin e Shqipërisë të Autoritet të Konkurrencës së të gjithë përqëndrimeve në treg dhe transparencë të plotë të zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar apo zotërojnë mbi 25% të vlerës së sektorit përkatës nga institucionet përgjegjëse.
6- Rishikimi i buxhetit të shtetit për 2022 pë shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të adminsitratës shtetërore.
7- Masa mbështetëse e subvencione
8- Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimunit jetik si bazë për mbështetje financiare të shtresave në nevojë, persona me aftësi të kufizuar dhe atyre që janë me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik
9-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve. Është realizuar pjesërisht dhe ne kërkojmë më shumë
Lapaj tha se vetë nuk do të hiqte dorë nga pr otesta deri në ditën e fundit. “Shpesh këto ditë kam dëgjuar mos e lini pro testën. Mos ia jepni këtë tagër askujt. Pro testën nuk e lë dot Adriatiku se e mbani ju. Ju takon juve vendimi. Kjo është për demokraci reale. I takon sheshit vendimi për të ndejtur këtu apo për të ikur. Është vendimi juaj. Unë di të them që bashkë me kolegët jemi munduar të organizojmë dhe do të bëjmë maksimumin. Ne do të ikim të fundit”
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek rritja e çmimeve gjatë takimit me fermerët për paketën e rezistencës sociale.
Rama theksoi se rrogat nuk mund të rriten në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo ka procedurat e saj dhe se nëse do të ndodhte ashtu siç kërkohet atëherë do të ketë edhe rritje taksash.
Ne mund të rrisim rrogat edhe pensionet, por duhet të bëjmë një ndryshim të politikës, duhet të rrisim taksat. Se kush më thotë mua na mbytën me taksa nuk e di për çfarë flet . Kush thotë Edi Rama dhe qeveria na mb ytën me taksa nuk e di për çfarë flet. Taksën mbi pagën e kemi më të ulët, e çuam zero për ata që marrin 400 mijë lekë rrogë. Sa për shtëpinë, gjithë bota ka taksën e shtëpisë, se ne themi bota , bota…Ka taksë shtëpia, zona e fshatit nuk paguan, edhe toka ka taksë kudo, uji për vaditje paguhet, këtu nuk paguan.
E kemi bërë për t’i dhënë mundësi njerëzve që çfarë fitojnë ta mbajnë , për t’i dhënë mundësi të rriten. Tani thonë që ne jemi me oligarkët. Oligarkë këtu nuk ka njëherë. Por, biznesmenë, ata që kanë kompani ndërtimi sot paguajnë 8 %… Ne do t’i rrisim në qershor, po kjo gradualisht. Nëse ne rrisim sigurime shoqërore patjetër që do rrisim pensione…por ata që ankohen për pensionistët janë gati të paguajnë sigurime shoqërore me shumë?
Jo nuk janë gati, e tha bukur një nga ata sharlatanët, duam liri për fjalën, por nuk jo të punojmë,. Tani këta duan t’i bëjë shteti të gjitha…Po hajde kthehemi në komu nizëm…dhe iki unë, se kom unistët i kemi gjallë akoma… I marrim vendosim kom unizëm këtu dhe i bën të gjitha shteti, dhe s’ka nevojë as për taksa e asgjë…”, tha Rama
Në sheshin Skënderbej janë mbledhur rreth orës 11:00 këtë të shtunë qytetarët që janë ngritur kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike në vendin tonë.
“Bashkohu në pro testë”, “po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “nuk paguaj asnjë lekë për kri zën tuaj”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve protestues që vinin drejt sheshit Skënderbej me pankarta në duar dhe me megafona.
Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor është paraparë të vendosen një mori aeroplanësh modernë lu ftarakë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në bazën ajrore në Kuçovë do të vendosen një mori aeroplanësh modernë lu ftarakë.
Aleanca atlantikoveriore ka ndarë 50 milionë euro për financimin e rinovimit të pistave dhe të magazinave të karburanteve dhe të mu nicioneve.
Baza pritet të hyjë në funksion para vitit 2023.
Kjo bazë ndodhet rreth 85 kilometra në jug të kryeqytetit, Tiranës dhe ka marrë emrin nga qyteza e vogël e afërt e Kuçovës e cila gjatë regjimit ko munist quhej Qyteti Stalin.
Forca ajrore shqiptare kishte mbi 200 aeroplanë MiG, të prodhimit sovjetik.
Avionët e vjetër u pensionuan në vitin 2005.
Forca ajrore shqiptare tani ka disa helikopterë, por jo edhe aeroplanë
Kuçova pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor./REL
Qeveria ka vendosur që të lirojë nga detyra Agron Taren. Ky i fundit ka qenë zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Agron Tare, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Gazetari Arian Çani thotë se më shumë se kujtdo tjetër në opozitë, kryeministri i fr ikësohet Berishës.
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Çani tha se zgjedhjet e fundit treguan forcën e Berishës.
“Ne sot është e thjeshtë të flasim për rikthimin e Berishës.
Ai nuk po rikthehet, këtu ka qenë. Luli ka qenë atje që ai thjesht të qetësohej pas humbjes. 6 marsi na e vërtetoi këtë. Ajo është partia e Berishës.
Ai është më i vjetër në moshë, por është këtu sërish pasi e kryq ëzuan. Mendoj se Edi Rama ka më shumë f rikë atë se cilindo tjetër”, tha Çani.
Kryeministri Edi Rama u takua sot me furnizuesit e ushqimeve. Ai i ka bërë të ditur, se ndodhemi në një situatë të vështirë, ku nuk ka vend për fitim dhe çmime eksperimentale.
Rama gjithashtu, paralajmëroi një rritje të çmimit të naftës në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.
“Diktohet nga domosdoshmëria për të pasur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. E dini që unë nuk hyj tek ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale dhe kjo vlen për krizat organike të një kohe normale, siç ishte dhe kriza organike e inflacionit në të gjithë botën me një rritje të lehtë, jo të pa ndjeshme të çmimeve hap pas hapi në periudhën e fundit. Sot s’jemi në këto kushte. Kr iza s’është organike është e imponuar nga një agr esion ush tarak të një fuqie të madhe ekonomike në furnizimin e shumë lëndëve ty para, Rusisë mbi Ukrainën dhe nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnë në mënyrë të vazhdueshme një destabilizim të tregut që ju jeni dëshmitarë.
Dua të jeni të bindur që i dimë vështirësitë tuaja në këtë situatë, kur vështirësia kryesore dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre, por tani është momenti për të harruar fitimin. Tani është momenti për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të përballimit të kësaj sfide të madhe që na ka zgjedhur dhe të mbështetjes së atyre që janë më në nevojë se ne që jemi këtu. Janë disa produkte bazë të shportës dhe këtu produkti më domethënës për sa po flasim është vaji që ka kërcyer në çmim jo pa arsye, por kur ne besojmë se ka hapësirë të mjaftueshme për të manovruar me një ulje të çmimit për to.
E di edhe çështjen e furnizimit. E di që është pro blem kudo, jo vetëm në Shqipëri. Unë kam bërë komunikimet e mia për hapjen e mundësisë së furnizimit, ku edhe vende të mëdha e kanë p roblem në afat të sigurimin e sasive të nevojshme bazuar në shifrat e konsumit, patjetër s’ka si të jetë ndryshe. Vend për të ndërhyrë ka dhe ka jo pak në këtë moment. Nuk mund të bëhet asnjëlloj eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta po blejnë. Është domethënëse për ne që konsumi nuk ka rënë. Kjo s’do të thotë që situata është e tillë ku ju mund të vazhdoni me këto çmime. Ato mund të rriten në vijim përsëri. Dje, kam qenë në një diskutim në Zoom me disa të tjerë jashtë vendit. Bota mund të përballet me shokun e furnizimit të karburantit. Në tremujorin e parë dhe të tretë të vitit si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi”, tha Rama.