Aktualitet

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma

Ashtu siç ishte përfolur, Ronela Hajati do të marrë pjesë në koncertin e Maluma-s që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Ka qenë Ronela e cila ka konfirmuar lajmin duke zbuluar se do të hapë koncertin. Në koncert pritet të këndojë dhe Elgit Doda.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Kujtojmë që koncerti i këngëtarit kolumbian ishte parashikuar dy vite më parë por u shty për shkak të pandemisë.

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma Read More »

Familja e parë ukrainase strehohet në Tiranë: ‘I ikën tm errit të lu ftës’

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dhënë lajmin e mirë, se një familje ukrainase është strehuar në Tiranë.

Teksa publikon në rrjete sociale foton e familjes, Spiropali shkruan se ata ndodhen të strehuar në një fermë shqiptare në Laknas dhe mikpritja nuk ka munguar.

Postimi i Spiropalit:

Ikur nga t merri i lu ftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë! Mikpritja shqiptare nuk zhgënjen! Uka Farm në Laknas hap dyert për nënën me dy fëmijët e saj

Kujtojmë që lu fta në Ukrainë ndodhet në ditën e 18-ë të saj dhe gjatë këtij intervali kohor janë shënuar shumë s ulme e mjaft vi ktima nga të dyja kampet.

Familja e parë ukrainase strehohet në Tiranë: ‘I ikën tm errit të lu ftës’ Read More »

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me biznese: ‘Mund të vijë momenti të mos ketë fare naftë’

Kryeministri Edi Rama ka realizuar një bashkëbisedim me biznese për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.

Ai gjithashtu paralajmëroi mungesën totale të naftës, varësisht zhvillimeve që do të ndodhin në të ardhmen.
“Ajo fatura që ju vjen juve është një mburojë e padukshme në faturë dhe fatura e ardhshme do të ketë dhe mburojën aty që të gjithë shqiptarët ta dinë se ata muaj po paguajnë shumë më pak se çmimi real.

Nuk kemi ndërmend të ngremë taksë, të vëmë TVSH, ju e keni zero. Nuk kemi ndërmend të ngremë taksa mbi individët, përkundrazi. Për Qershorin do ta bëjmë zero taksën për pagën, që i bie 13 për qind.

Nga tani 32 mijë deri në 40 mijë lekë do ta bëjmë zero tatimin mbi taksën. Do të përgjysmohet taksa për ata që e kanë mbi 500 mijë lekë rrogën. Për ne kriza është problem për të gjithë se l ufta nuk vjen për të sjellë gëzim, as qetësi, por këtë dhi mbje koke në radhë të parë duhet ta qetësojmë për ata që fitojnë më pak.

Të gjithë ata që përdorin linjën urbane nuk do të paguajnë çmimin e rritur. 36 milionë dollarë direkt për indeksim pensionesh dhe 200 milonë dollarë për mburojën financiare për çmimin e energjisë.

Ndërkohë që edhe ne, që nga unë i pari të gjithë funksionarët e shtetit që kanë vetura, do të paguajnë nga xhepi i tyre mbi 50 për qind të shpenzimit për naftën. Mbi 50 për qind dhe unë do të paguaj vetë nga xhepi, edhe ministrat edhe kështu do të mësohemi të kursejmë. Të mos na duket çudi kur të na thonë se duhet të kursejmë. Pr oblemi më i madh është se çfarë vjen mbrapa.

Ne kemi vendosur një tre mujor, se çfarë vjen pas tre muajsh ne nuk e dimë, a bie vala e kr izës apo jo?! Dhe pro blemi më i madh është ka apo s’ka. Mund të vijë momenti që nuk ka naftë. Një problem është çmimi, tjetri është ta gjesh”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me biznese: ‘Mund të vijë momenti të mos ketë fare naftë’ Read More »

Rama: ‘Nuk e ulim çmimin e naftës për ata që b llokojnë rrugët me X5 dhe iPhone’

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj pro testave që po zhvillohen ditët e fundit në venin tonë kundër rritjes së çmimeve si pasojë e lu ftës në Ukrainë.
Rama i konsideroi këto pro testa një turp dhe teksa sqaroi paketën sociale tha se gjysmë milioni njerëz do marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin.

“Gjëja që kemi quajtur më të rëndësishme, më jetike për të mbajtur kohezionin social për të mos lejuar që kategoritë më të prekshme, të go diten është furnizimi me energji. Është mbajtja e një situate normale në furnizimin me energji në anormalitet.

Nuk ka ndodhur. Që 1 kW/h të paguhet 9.5 lekë dhe të blihet 61 lekë. Prandaj në paketën e djeshme kemi futur dhe 200 mln dollarë të reja që nuk janë për shpenzime të tjera, por vetëm për të paguar pjesën më të madhe të faturës për 726 mijë familje dhe për 95 mijë biznese të vogël. Këtu jemi në një biznes të madh dhe ka më shumë kosto të energjisë, por edhe aty nuk kemi lejuar të shkojë në koston reale sepse do ishte falimentim komplet i biznesit.

Më vjen shumë mirë që kemi mundësi sot që t’i përgjigjemi pjesës së kësaj shoqërie, e cila meriton të mbrohet e para. Kemi vazhduar përsëri mbrëmjen e djeshme, kemi shtuar disa kalkulime të tjera dhe do të kalojmë gjysmë milioni njerëz që do të përfitojnë nga mbështetja.

Gjysmë milioni njerëz që do të marrin për 3 muajt e ardhshëm 30 mijë lekëshin që kompenson rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimeve është e përllogaritur në bazë të çmimeve të mëparshme dhe në bazë të konsumit dhe përllogaritja e INSTAT për këtë rritje është 7% që i bie në një mesatare 25 mijë lekë të vjetra i shtohet një familje për çmimet e shportës.

Për familje që nuk janë të ardhura të larta dhe prandaj ne do shtojmë 30 mijë lekë direkt në dorë që pavarësisht rritjes së çmimeve familjet të blejnë ushqimet e shportës, të mos iu mungojë asnjë lekë për të blerë ushqimet e shportës”, tha Rama.

Rama: ‘Nuk e ulim çmimin e naftës për ata që b llokojnë rrugët me X5 dhe iPhone’ Read More »

Dita e pestë e pro testës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: ‘Nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin’

Qytetaret pr otestues te mbledhur edhe kete te diel ne oren 11:00 tek Sheshi Skenderbej kane marshuar per tek Kryeministria.
Kjo eshte dita e peste e tubimit kunder rritjes se cmimeve.
Me pankarta ne duar dhe me megafon, qytetaret kane thene edhe keto fjale: “Asnjë lek për kr izën tuaj, nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin”.

“Boll na vo dhët” është mesazhi i pankartës kryesore që mbajnë në duar dhjetra qytetarë teksa i drejtohen Kryeministrisë.

Dita e pestë e pro testës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: ‘Nuk paguaj korr uptimin dhe ma shtrimin’ Read More »

Vogëlushja me thirrjen e saj për Ramën: ‘Ti vetëm korr upsion bën o legen, Rama ik, liro vendin’

Një vogëlushe mori sot mikrofonin në pro testen që po organizohet në Tiranë kundë rritjes së çmimeve. Ajo nd ezi tumrën me thirrjet e saja teksa tha se kishte ardhur në pro testë pavarësisht se kishte ditëlindjen.

“Ne s’i përballojmë dot rritjen e çmime, ulni çmimet dhe na rrisni rrogat, sot kisha ditëlindjen dhe erdha të pr otestoj për rritjen e çmimeve se askush nga ne nuk i përballon dot rritjen e çmimeve.

Lëviz nga ky vend që ke, se nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korr upsion bën o legen, Rama ik, liro vendin,” tha ajo.

Vogëlushja me thirrjen e saj për Ramën: ‘Ti vetëm korr upsion bën o legen, Rama ik, liro vendin’ Read More »

Sot sërish pr otestë në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve: ‘Boll na vo dhët’

Edhe pse qeveria doli me masa konkrete, nuk ndalen pr otestat në Tiranë e qytete të vendit.

Qytetarët kanë njoftuar se do ngrihen edhe sot në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimeve. Tubimi do të nisë në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ashtu si ditën e kaluar, lajtmotivi i pro testës është ‘boll na vo dhët!”

Prej të mërkurës qytetarët kanë dalë në pro testa nga Veriu në Jug, për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe rritjes së çmimit të të gjitha produkteve ushqimore dhe taksave.

Kryeministri Rama pati një reagim pas ditës së parë të pro testës dhe njoftoi ngritjen e Bordit të Administrimit të karburantit, çka pasoi me uljen e ndjeshme të çmimit të karburantit, i cili ishte ngritur prej disa ditësh me lëvizje të ndryshme, me raste dhe dy herë brenda ditës. Rama tha se ata që pro testojnë nuk janë popull, por po e njëjta pakicë e zhu rmshme në kërkim të rrëmujës!

Sot sërish pr otestë në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve: ‘Boll na vo dhët’ Read More »

Kush përfiton nga paketa që prezantoi Edi Rama?

Kryeministri Rama ka prezantuar të ashtuquajturën “Paketa e Rezistencës”, e cila parashikon dhënien e parave për shtresat në nevojë që preken nga shtrenjtimi i çmimeve në tregje; mbështetja e fermerëve dhe përballimi i kostove të rritura të transportit urban dhe interurban për qytetarët. Megjithatë, Rama ka deklaruar se nuk do të hiqet taksa e naftës sepse as çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë.
1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2- Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

– Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

– Pensionistë të invaliditetit

– Pensionistë që jetojnë vetëm

– Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

– Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Kush përfiton nga paketa që prezantoi Edi Rama? Read More »