Aktualitet

29 vjetori i PS-së/ Spiropali: Forcë politike e pakonkurrueshme, respekt për ata që investuan tek ajo besimin

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, uroi sot socialistët për ditëlindjen e Partisë Socialiste, që sipas saj “udhëheq betejën historike për modernizimin, transformimin dhe integrimin e shtetit dhe të kombit tonë brenda vlerave të përbashkëta të Europës”.

“Në Partinë Socialiste të Shqipërisë kam kaluar pjesën më të madhe të jetës time të rritur. Partisë Socialiste i jam bashkuar në 2009, kur isha 26 vjeç, dhe sot nënë e dy fëmijëve jam e do jem pranë saj përgjithmonë. Partia Socialiste më ka mësuar shumëçka në opozitë dhe në qeverisje, në të mirë dhe në të keq. Më ka sfiduar, por kurrë nuk më ka zhgënjyer”, – theksoi Spiropali.

Më tej, ministrja shprehet “gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës politike që në të gjithë rrugën e saj të përpjetë ka ditur të jetë mishërim i guximit dhe suksesit në transformimin historik, por edhe mbrojtëse e patrembur e demokratizimit shoqëror dhe interesit kombëtar”.

“Jemi një forcë politike e pakonkurrueshme për nga vullneti për t’u korigjuar parreshtur, për t’u hapur ndaj shoqërisë për të qeverisur për të gjithë. Respekte për themeluesit, drejtuesit, anëtarët, aktivistët, votuesit, gratë, burrat, vajzat, djemtë, të rinjtë, të moshuarit, rishtarët, veteranët, që ndër vite e rritën dhe e farkëtuan Partinë Socialiste si fuqinë e ndryshimit, duke investuar tek Ajo besimin e madh te Shqipëria që duam”, – nënvizoi ajo.

Me Shqipërinë dhe për Shqipërine, suksese dhe vetëm suksese në rrugën e nisur që është fillimi i një pambarimi. /atsh

29 vjetori i PS-së/ Spiropali: Forcë politike e pakonkurrueshme, respekt për ata që investuan tek ajo besimin Read More »

29 vjet PS/ Balla: Në mandatin e tretë, Shqipëria do të marrë datën e anëtarësimit në BE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar, Taulant Balla uroi sot të gjithë socialistët shqiptarë në ditëlindjen e 29 të themelimit të Partisë Socialiste.

Balla tha se Partia Socialiste është forca më e madhe politike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë trojet shqiptare.

Sipas Ballës, ky 29 vjetor e gjen Partinë Socialiste në një moment të rëndësishëm të maturimit të mëtejshëm, teksa përgatitet për fitoren e mandatit të tretë, tek i cili “ne do të kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim dhe unë besoj do të kemi dhe datën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Jemi në ditëlindjen e 29 të Partisë Socialiste dhe i uroj të gjithë socialistëve dhe progresistëve shqiptarë këtë moment të rëndësishëm të maturimit të mëtejshëm të forcës më të madhe politike jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë trojet shqiptare dhe që e gjen PS në një etapë të rëndësishme teksa përgatitemi për 9 majin e vitit 2021, ku ne presim të rikonfirmohemi në përgjegjësinë e rëndësishme historike mandati i tretë, tek i cili ne do të kemi përmbyllur bisedimet për anëtarësim dhe unë besoj do të kemi dhe datën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.

Balla shprehu bindjen e shumicës së qytetarëve që nën drejtimin e PS dhe kryeministrit Edi Rama janë bërë hapa që në 2013 shumë pak mund t’i besonin./atsh

29 vjet PS/ Balla: Në mandatin e tretë, Shqipëria do të marrë datën e anëtarësimit në BE Read More »

Çlirimi i Kosovës/ Rama: Një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare

Kryeministri Edi Rama uroi sot popullin e Kosovës për 21- vjetorin e ditës së çlirimit.

“21 vjet që ikën shumë shpejt nga një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare. Kosova e lirë. Lavdi dëshmorëve dhe popullit të Kosovës”, – theksoi Rama.

Kosova feston sot 21-vjetorin e hyrjes në vend të trupave ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it, ditë kjo që është shënuar si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës./atsh

Çlirimi i Kosovës/ Rama: Një ditë e bekuar që kurrë nuk do të ikë prej kujtesës sonë kombëtare Read More »

29-vjetori i PS, Rama: Gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e shumë punëve për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje të historikut të Partisë Socialiste ndër vit, duke uruar 29-vjetorin e kësaj force politike.

“Mirëmëngjes. Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon”, është shprehur Rama.

Në videon e publikuar nga Rama tregohen pamje që prej burgosjes së ish-kryetarit të saj, Fatos Nano, trazirat e 97-s, vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste nga 1997 deri në vitin 2005. Vitet e opozitës, 21 Janari, dhe më pas rikthimi në pushtet në 23 qershor 2013. Vitet e qeverisjes, protestat për armët kimike, marrëveshja e 17 majit me PD, fitorja në 2017-n, vendimi për shtyrjen e hapjes së negociatave nga Këshilli Europian në tetorin e 2019-s, tërmeti tragjik i 26 nëntorit si dhe shumë ngjarje të tjera, të cilat kanë shënuar këto vite të Partisë Socialiste.

“Jeta juaj është e juaja, mos e lini të struket nën hijen e nënshtrimit prej goditjeve. Hapini sytë katër. Ka dalje edhe kur s’ka. Ka dritë diku. Mbase s’do ketë aq shumë dritë, por ka aq sa për të mundur terrin. Hapini sytë katër. Zotat do t’ju ofrojnë shanse. Shihini. Kapini. Ju s’mund ta mundni vdekjen, por nganjëherë vdekjen e të jetuarit mund ta mundni. E sa më shpejt mësoni ta bëni këtë, aq më shumë dritë do të ketë. Kujtojeni këtë gjithë sa kohë jetoni. Jeni mrekullia vetë. Zotat presin të kënaqen brenda jush. Nëse doni ta provoni, shkoni deri në fund përndryshe mos u nisni fare. Nëse doni ta provoni, çojini deri në fund. Gjithçka tjetër është qëndrueshmëri. Sprovë deri në çfarë pike jeni gati të rezistoni dhe do t’ia dilni pavarësisht rrëzimeve dhe shanseve fare të vogla e do jetë më mirë se ç’mund të parafytyroni. Nëse do ta provoni, shikojini deri në fund. Asnjë ndjesi tjetër si kjo nuk ka. Krejt të vetëm para zotave. Nata do ndriçojë nga zjarri juaj. Bëje, bëje, bëje, deri në fund. Do ta çoni jetën tuaj drejt të qeshurës së përsosur . Është e vetmja betejë që vlen të luftohet. Sukseset tona të mëdha s’mund t’i kemi kurrë pas, sepse fati që duam sheh nga lart”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama./atsh

29-vjetori i PS, Rama: Gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e shumë punëve për Shqipërinë Read More »

21-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Meta: Përjetë mirënjohës dhe falënderues për NATO-n dhe SHBA-në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përkujtoi sot 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon”, theksoi presidenti Meta.

“Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre”, nënvizoi Meta./atsh

21-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Meta: Përjetë mirënjohës dhe falënderues për NATO-n dhe SHBA-në Read More »

Festa e Shën Ndout/ Bashkia Kurbin me plan të detajuar masash, apel për respektimin e rregullave kundër COVID-19

Duke parë situatën dhe zhvillimet e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19, por edhe pritjen e një fluksi të madh pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout me rastin e festës së 13 Qershorit, bashkia e Kurbinit në bashkëpunim edhe me institucione të tjera vendore ka përgatitur një plan të detajuar masash.

Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Shërbimi Shëndetësor Vendor, Zjarrfikësja etj., do të funksionojnë me shërbime të përforcuara përgjatë periudhës 12-13 qershor me qëllim përballimin e numrit të madh të pelegrinëve që priten në këto dy ditë.

Bashkia njoftoi se “është i ndaluar kategorikisht transporti publik me mjete si autobusë apo furgonë drejt Kishës së Shën Ndout dhe lëvizja do të bëhet vetëm me automjete private ose në këmbë”.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara u bëri thirrje të gjithë banorëve të Kurbinit dhe pelegrinëve të shumtë që vijnë nga vende të tjera, për respektim rigoroz të distancimit fizik dhe përdorimin e maskave/dorezave apo dezinfektantëve pasi një ditë pelegrinazhi dhe lutjesh mund të kthehet në një vatër infektimi.

Gjithashtu, ajo tha se “është shumë e rëndësishme ruajtja e higjienës personale, por edhe mosndotja e mjediseve publike me ambalazhe e mbetje të ndryshme”.

“13 Qershori është një ditë feste dhe paqeje dhe jam e bindur se, me bashkëpunimin tuaj, si e tillë do të kalojë”, tha Cara. /atsh

Festa e Shën Ndout/ Bashkia Kurbin me plan të detajuar masash, apel për respektimin e rregullave kundër COVID-19 Read More »

Parashikimi i motit, e premte 12 qershor 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nis me kthjellime e vranësira. Gradualisht në mesditë vranësirat marrin zhvillim. Në orët e nxheta të ditës përgjatë maleve shtrëngata të izoluara. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/25 re diell
Kukës 12/26 re diell
Lezhë 14/26 re diell
Dibër 9/24 re diell
Durrës 13/27 re diell
Tiranë 12/28 re diell
Elbasan 13/27 re diell
Berat 14/28 re diell
Vlorë 14/28 re diell
Korçë 9/21 re diell
Gjirokastër 12/25 re diell
Sarandë 14/26 re diell/atsh

Parashikimi i motit, e premte 12 qershor 2020 Read More »

Horoskopi ditor premte 12 qershor 2020

Dashi
Nëse raporti në çift është i konsoliduar do keni mundësi që të organizoni diçka bashkë për fundjavën. Duhet të mendoni për të ardhmen, ndaj mundohuni që të mos stresoheni shumë duke u fiksuar pas gjërave që nuk kanë ecur siç duhet.

Demi

Mundohuni që të shmangni zënkat me njeriun e zemrës, pasi do të ishte mirë që të lini pas shpine problemet me të cilat jeni përballur. Në punë është e rëndësishme që të konsolidoni raportet me kolegët.

Binjakët

Situata sentimentale paraqitet e vështirë, madje e rëndë. Humori nuk do të jetë në maksimumin e tij, pasi do të ndiheni të lodhur dhe të tensionuar. Megjithatë do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme me partnerin/en, nëse historia është e rëndësishme. Në punë, mundohuni që të shmangni debatet.

Gaforrja

Ndikimi i favorshëm i Hënës do të stimulojë dashurinë dhe takimet. Në punë, nëse jeni përballur me një periudhë stanjacioni, tashmë do të keni mundësi rikuperimi. E premtja do të jetë mjaft pozitive.

Luani

Dita do të jetë mjaft interesante sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të mos debatoni për gjëra të kota, por përqendrohuni në objektivat tuaja. Në punë, duhet durim.

Virgjëresha

Nëse në raportin në çift gjërat nuk ecin mirë, ndoshta njëri prej të dyve ndihet i pavlerësuar. Në punë, duhet të planifikoni më së miri gjithçka, duke menduar se çfarë nuk po ecën siç duhet.

Peshorja

Nëse diçka ju intereson, është momenti për të bërë një tentativë për tu afruar. Nëse në punë, diçka nuk ka shkuar siç duhet, tashmë është rasti që të sqaroni gjithçka dhe të gjeni zgjidhje.

Akrepi

Raporti në çift paraqitet mjaft mirë. Edhe një miqësi mund të transformohet në diçka më shumë, shkruan noa.al. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke sjellë zhvillime pozitive në punë.

Shigjetari

E premtja do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon dashurisë, ku duhet të tregoheni të kujdesshëm me fjalët që do të thoni. Zgjedhjet e bëra në këto ditë, mund të jenë mjaft të rëndësishme. Në punë duhet grinte dhe vullnet i fortë, për të pasur sukses.

Bricjapi

Në këtë periudhë nuk ka zhvillime interesante sa i takon ndjenjave. Bëni mirë që të mos lejoheni që të mposhteni nëse diçka nuk ecën siç duhet. Puna paraqitet premtuese, ndonëse kjo javë nuk duket në maksimumin e saj.

Ujori

Sfera sentimentale dhe pasioni paraqiten më së miri. Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, duke favorizuar dëshirë tuaj për emocione. Në punë, jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, pasi do të jeni të mbushur me dyshime dhe probleme që kërkojnë zgjidhje.

Peshqit

Në dashuri do të kthehen dyshimet dhe problemet në dashuri. Mundohuni që të mos bëni lëvizje të guximshme, duke mos rrezikuar një raport pa një motiv të vërtetë. Po ashtu duhet të ruani qetësinë, përballë ndryshimeve. Nuk do të keni shumë përqendrim.

Horoskopi ditor premte 12 qershor 2020 Read More »