Aktualitet

OFL në Elbasan, Vlorë e Sarandë, u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave të dënuar më parë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve.

Konkretisht OFL i ka dërguar kërkesë për vetëdeklarimin e pasurisë shtetasit K. D., banues në Sarandë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, M. D., banues në Vlorë, i cili ka lidhje familjare me subjektin K. D., si rrjedhojë është subjekt i nenit 16 të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, si dhe Z. Gj., banuese në Elbasan, e dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim””.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, – thekson OFL.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./atsh

OFL në Elbasan, Vlorë e Sarandë, u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 3 personave të dënuar më parë Read More »

Tuneli i Llogorasë rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit/ Për 10 minuta nga Orikumi në Palasë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot “tunelin e Llogorasë një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Në shpalljen e garës ndërkombëtare për projektin inxhinierik të tunelit të Llogorasë, Rama tha se “me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta”.

“Tuneli i Llogorasë është një vepër e imagjinuar dhe e premtuar rëndom në çdo fushatë elektorale pas rënies së komunizmit dhe asnjëherë e materializuar për një mijë e një arsye. Edhe ne jemi zotuar që ta ndërtojmë tunelin e Llogorasë dhe sot jemi në fillim të kurorëzimit të procesit që do të çojë në mbajtjen e këtij zotimi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “bëhet fjalë për një zonë strategjike për zhvillimin ekonomik dhe imazhin e Shqipërisë në botë”.

“Një zonë ku interesi është i gjithanshëm pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një natyrë dhe klimë të mrekullueshme në kushtet e sezonit turistik të verës, por bëhet fjalë edhe për një zonë me histori e trashëgimi kulturore, sot e gjithë ditën një thesar i pazbuluar. Bëhet fjalë për zonë që gjendet në librin e Jul Qezarit, i cili shkruan se në mesditën e 5 janarit kishte zbarkuar në Palasë”, tha Rama.

Ai theksoi se “me shumë krenari, ne sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, i cili do të krijojë një akses krejt tjetër drejt zonës dhe natyrisht do të shërbejë si një katalizator shumë i fuqishëm i zhvillimit të turizmit në gjithë rivierën joniane”.

“Faktikisht e kemi parë dhe përjetuar shumë herë në kontaktet tona me investitorët e huaj shumë të interesuar për të investuar në turizëm, sidomos pasi ne krijuam një paketë ligjore agresive, pikërisht për të tërhequr investitorët e huaj, dhe në fund biseda gjithmonë mbyllet me distancën mes vendit ku synohet të bëhet një investim dhe aeroportit më të afërt”, tha Rama.

Rama tha se “përtej faktit se aeroporti i afërt me zonën, ai i Vlorës, do të ndërtohet, dhe një tjetër aeroport shumë herë i përfolur do të ndërtohet, ai i Sarandës, por kyçi mbetet Llogoraja, sepse distanca zgjatet jo vetëm si kohë, pro edhe si vështirësi në segmentin që e njohim të gjithë, që gjarpëron për të kapërcyer malin e Llogorasë”.atsh

Tuneli i Llogorasë rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit/ Për 10 minuta nga Orikumi në Palasë Read More »

“Sot fshatrat e braktisur të jugut po jetësohen”/ Rama: 6 vite më parë në Vlorë hyje “fshehurazi”

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te investimet që janë bërë në Vlorë, siç është rruga hyrëse për në qytet, ndërkohë që sipas tij vetëm 6 vite më parë në Vlorë hyje “fshehurazi”.

“U them të gjithë qytetarëve të qarkut të Vlorës, nga Vlora deri në Sarandë dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë se ka shumë ende për të bërë për Vlorën, bregdetin jonian e Sarandën, por mjafton të kthejmë kokën pas për të kuptuar se ndërkohë që sot po flasim për vepra të ndërlikuara nga pikëpamja inxhinierike dhe financiare, deri dje para 6 vjetësh në Vlorë hyje fshehurazi”, tha Rama.

Vlora, një qytet portë hyrëse në Shqipëri ku kanë hyrë e dalë figura të historisë, duke filluar nga Jul Çezari, sipas Ramës, “ishte një qytet ku hyje fshehurazi në një kthesë ku realisht futeshe në psikozën e legalitetit”.

“Duhet të kapërceje gropa dhe pastaj të merrje frymë i lehtësuar se dole gjallë kur shikoje drita”, tha ai.

Rama tha se “sot në Vlorë jemi në një situatë krejt tjetër”. “Vlora sot është një zonë atraksioni shumë më i madh. Sot fshatrat e braktisur të jugut po jetësohen dhe shumë shpejt do të jenë resorte të mirëfillta të një turizmi të nivelit të lartë, si rezultat i transformimit dhe bukurisë e hijeshisë që i është kthyer”, tha Rama.

Gjithë ky korridor që po ndërtohet hap pas hapi, sipas tij, do të bëjë që shumë turistë, në radhë të parë ata nga Kosova që u kanë vënë bijave të tyre emrin Vlora, ta kenë shumë më të lehtë të vijnë në Vlorë.

“Ata duhet të mendojnë se përveç bregdetit të Adriatikut është edhe destinacioni i bregdetit të Jonit. Në kushtet e një infrastrukture si kjo që kemi trashëguar duhen dy ditë të bësh rrugën nga Kosova në Vlorë dhe dhe dy ditë për të marrë veten. Kthehesh nga pushimet dhe duket sikur ke dalë nga një ring boksi”, tha Rama./atsh

“Sot fshatrat e braktisur të jugut po jetësohen”/ Rama: 6 vite më parë në Vlorë hyje “fshehurazi” Read More »

Në 29 qershor projekti i korridorit Adriatiko-Jonian, kapërcim epokal për Shqipërinë turistike

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se në datën 29 qershor do të paraqitet projekti më i rëndësishëm brenda gjithë programit të madh të transformimit, ai i korridorit blu Adriatiko-Jonian.

Rama tha se “ky projekt ka një volum investimi që nga pikëpamja e injektimit direkt në ekonomi tejkalon volumin e investimit total”.

Rama e cilësoi këtë projekt të ri, si xhevahirin më të madh të kurorës së gjithë projekteve të njëpasnjëshme që do të fillojnë të investohen.

“Korridori Adriatiko-Jonian nga Miloti në Fier, do kalojë përmes Thumanës dhe Rrogozhinës dhe më pas duke u lidhur me Shëngjinin, Velipojën, për të kaluar nga ana më panoramike e bregdetit drejt Malit të Zi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “me këtë aks kryhet kapërcim epokal për Shqipërinë turistike dhe ekonominë e këtyre territoreve”. /atsh

Në 29 qershor projekti i korridorit Adriatiko-Jonian, kapërcim epokal për Shqipërinë turistike Read More »

Shqipëria një nga prodhueset kryesore për agrumet mes vendeve europiane/ Prodhimi i tyre u rrit me 3,04%

Klima e favorshme mesdhetare me kohë shumë të mirë në pjesën më të madhe të vitit e rendit Shqipërinë në një nga prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve midis vendeve europiane.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i agrumeve në vitin 2019 u rrit me 3,04%.

“Prodhimi i agrumeve gjatë 2019 është 46.882 tonë duke shënuar rritje me 3,04 %, krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës 31.774 tonë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.

Prodhimi i agrumeve në Shqipëri përfaqësohet kryesisht nga kultivimi i mandarinës në rajonin jugor të Sarandës dhe Vlorës./atsh

Shqipëria një nga prodhueset kryesore për agrumet mes vendeve europiane/ Prodhimi i tyre u rrit me 3,04% Read More »

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar momentet e fundit të Nehat Kullës në bù rg, i cili humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e koronavirusit. Kulla u lirua nga bù rgu rreth një vit më parë, pasu kishte shlyer më shumë se 20 vite dë nim për vr asje.

Lala thotë se Nehat Kulla ishte në gjendje të rënduar shëndetësore që prej kohës kur qendronte në qeli, dhe vitet e fundit takohej vetëm nga i biri dhe bashkëshortja e tij.

Ajo ka treguar se ai nuk preferonte më as ti thërrisnin nofkën ‘gjeneral’, që i ishte vënë pasi ai kishte krijuar një repart më vete në Tiranën e viteve 90′, ku kishte ushtarët e tij të bindur.

“Gjatë një takimi në bù rg ku ka qenë edhe ish ministri Besnik Mustafaj si dhe shkrimtarja Flutura Açka, që dhuronin libra, juristi i bù rgut e pyet: “Gjernal për çfarë ke nevojë? Po ç’ gjeneral tha, mua tani s’më takon më asnjeri”.

Vitet e fundit, Kulla nuk takohej me njeri përveçse me djalin apo bashkëshorten e tij. Në b ùrg ishte një person shumë i tërhequr, pavarësisht se më parë ishte një person problematik në botën e kr ímit”, u shpreh Lala në Opinion.

Klodiana Lala tregon momentet e fundit të Nehat Kullës/ ‘Ç’gjeneral jam unë, nuk më takon më asnjë njeri’ Read More »

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe pa reshje në të gjithë territorin e vendit tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale pritet të shënohet në vendet e ulëta 29°C, ndërsa ajo minimale në vendet malore 9°C.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 26°C

në vendet e ulëta: 14 / 29°C

në vendet malore: 9 / 24°C

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Parashikimi i motit, ja sa do shkojnë temperaturat sot Read More »

Nga dentisti tek autobuzi, këto janë veprimet dhe vendet ku mund të prekeni më lehtë nga COVID-19

Disa epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik në Universitetin e Michiganit vlerësuan 10 aktivitete të përditshme për rre zikun e inf ektimit nga koronavirusi.

Vlerësimi është nga 1 deri në 5, ku 1 është aktivitet me rre zik të ulët dhe 5 aktiviteti me rr ezik shumë të lartë.

“Aktivitetet me rre zik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe me shumë njerëz për periudha të gjata kohe”, tha studiuesi Ryan Malosh.

“Aktivitetet me rre zik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtra kohore”, shtoi ai.

Ja cilat janë aktivitetet më të rrez ikshme dhe ato më pak të rr ezikshme:

-Vizita te mjeku – Rre ziku i ulët (Mesatarja: 2.1)

-Pikniku në natyrë -Rre ziku i ulët (Mesatarja: 2.3)

-Lojëra në natyrë -Rre ziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)

-Blerjet – Rr ezik i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)

-Vizita tek një i afërm i moshuar- Rre ziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)

-Një prerje flokësh- Rr eziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

-Shkuarja në një restorant- Rre ziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)

-Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror- Rre ziku i lartë (Mesatarja: 3.9)

– Vizita te dentisti – Rre ziku i lartë (Mesatarja 4.0)

-Transporti publik- Rre ziku i lartë (Mesatarja: 4.1)]

Nga dentisti tek autobuzi, këto janë veprimet dhe vendet ku mund të prekeni më lehtë nga COVID-19 Read More »