Aktualitet

Berisha e zbulon për herë të parë: ‘Isha 50 vjeç, më kërkuan dorëheqjen se isha në moshë’

Ish kryeministri, Sali Berisha ka treguar për herë të parë historinë sesi para zgjedhjeve të vitit 2001, një grup zyrtarësh me në krye edhe kryeministrin e Greqisë asokohe, Jorgo Papandreu, i kishin kërkuar të jepte dorëheqjen.

Pavarësisht se Berisha në atë kohë ishte 50 vjeç, iu kërkua që të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të partisë dhe që t’u hapte rrugën të rinjve.

Më tej ish kryeministri tregoi sesi nuk e bëri diçka të tillë dhe sërish arriti të fitonte.

Ish kryeministri Sali Berisha: E gjithë bota dërgoi një trojkë në Tiranë ku kërkonte që Berisha të jepte dorëheqjen nga politika. Më thërrasin në zyra të OSBE-së. Më ky Xhorxh, ose Jorgo Papandreu se ishte koha t’ua liroja vendin të rinjve. Unë isha 50 e ca vjeç.

I them burrë më të mençur se babai yt nuk ka pasur në Ballkan. Pse tha? Se u ka thënë grekëve Zoti mos e lëntë Greqinë në dorë të Jorgosit. Ai më thoshte ik se je në moshë. Unë isha 50 vjeç. Beteja vazhdoi dhe fituam në 2001. Për herë të parë u vendosën sanksione u rikthyem në 2005-2013 që ishte transformim i infrastrukturës në Shqipëri. Ishte projekti i TAP. Po të kishte qenë Edi Rama kurrë nuk do të ndërtohet se blinin rusët me lecka.

Berisha e zbulon për herë të parë: ‘Isha 50 vjeç, më kërkuan dorëheqjen se isha në moshë’ Read More »

Edi Rama në krye të NATO-s? Reagon akademikja gjermane që shpërndau lajmin: ‘Është faji yt, nëse publikon pa ndonjë hulumtim të mëparshëm’

Disa orë më parë akademikja gjermane Suzana Starikov publikoi në rrjetet sociale një lajm ku thuhej se kryeministri Edi Rama do të zëvendësonte Jens Stoltenberg në krye të NATO-s.

Por në një tjetër postim pak minuta më parë, ajo sqaron se ai lajm nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim për 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave. Starikov thotë se nuk ndjen aspak keqardhje që mashtroi mediat, pasi duhet të ishin këto të fundit që duhet ta kishin konfirmuar lajmin para se ta publikonin.

“Unë po bëja shaka, është një mashtrim prilli; asgjë tjetër. Më falni që ju zhgënjej! Por nuk kam pse të ndjej keqardhje.

Është faji yt, nëse publikon pa ndonjë hulumtim të mëparshëm, madje edhe duke marrë parasysh faktin se sot është dita e budallait të prillit”, shkruan ajo.

Edi Rama në krye të NATO-s? Reagon akademikja gjermane që shpërndau lajmin: ‘Është faji yt, nëse publikon pa ndonjë hulumtim të mëparshëm’ Read More »

E bujshme/ Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s! Por kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?

Kryeministri Edi Rama, është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg. Në garë për këtë post është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Lajmi është bërë i ditur nga akademikja dhe studiuesja e komunikimit, Suzana Starikov, e cila shkruan se vetë SHBA kërkon që drejtuesi i NATO-s pas Stoltenberg të jetë një nga anëtarët e rinj të NATO-s.

Në postimin e saj ajo madje lë të kuptohet se Rama do të zgjidhet në krye të NATO-s në shtator të 2023 kur ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”.

Jens Stoltenberg i mbaronte mandati në shtator 2022 në krye të NATO-s, por për shkak të lu ftën në Ukrainë, u shty me një vit deri në 2023.

Katja Kalas. :

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.

E bujshme/ Edi Rama kandidat për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s! Por kush do të jetë kryeministri i ardhshëm? Read More »

Befason Arian Çani, tregon emrin e politikanit që Rama ka në plan ta bëjë president

Gazetari Arian Çani ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, tashmë që mandati i Ilir Metës do të mbarojë.
Sipas tij nuk është më lajm fakti që Basha ka dhënë dorëheqje, por fakti se po flitet që Rama po mendon të bëjë atë president.

“Thonë që Rama po mendon seriozisht që të caktojë Bashën President të vendit.

Në maj fillojnë zgjedhjet. Nuk e di sa do e bëjë, Po të ishte e vërtetë, do të ishte lojë…”.

Befason Arian Çani, tregon emrin e politikanit që Rama ka në plan ta bëjë president Read More »

Ja kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, caktohet data dhe ora

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 6 prill, ku në rend të ditës do të jenë katër pika.

Në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri thuhet se mbledhja e Asamblesë do të jetë online.

Në rendin e ditës do të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.
Ditën e mërkurë, datë 06.04.2022, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë (06.04.2022), ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e AK.

Bashkëngjitur do të gjeni edhe Rendin e Ditës”, thuhet në njoftimin e Gjiknurit.

Ja kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, caktohet data dhe ora Read More »

Ministrja Krifca: Konsumoni mish dhe vezë, infektimi nuk transmetohet kur…

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka folur mbrëmjen e sotme mbi situatën me gripin e shpendëve në vendin tonë, ku deri më tani janë groposur më shumë se 500 mijë pula të infektuara.
E pyetur nëse ka rrezik infektimi nëse konsumojmë mish dhe vezë, ajo tha se gripi i shpendëve nuk transmetohet tek njeriu kur ushqimi gatuhet me mbi 80 gradë, siç ndodh normalisht. Krifca për referencë mori 3 organizata botërore të rëndësishme të cilat nuk kanë gjetur asnjë evidencë të infektimit tek njeriu.

Blendi Fevziu: Në qoftë se për arsye rastësie, rrëshkitje nga kontrolli dikush do të konsumojë një pulë të infektuar, ka pasoja?

Frida Krifca: Atëherë OBSH, apo FAO, apo Departamenti i Bujqësisë i SHBA nuk gjejnë asnjë evidencë se si ky infektim mund të ndodhë tek njeriu nëse konsumohen produktet duke u gatuar me 80 gradë siç gatuhen normalisht.

Blendi Fevziu: Nëse janë të gatuara me mbi 80 gradë infeksioni ose infektimi ngordh, nuk transmetohet?

Frida Krifca: Jo nuk transmetohet.

Blendi Fevziu: Po nëse je në kontakt me pulat, pra je fermer që rri me to?

Frida Krifca: Personat më propabël për t’u kontaminuar janë pikërisht punonjësit e stabilimenteve të pularive, por ata janë të veshur, me masat e biosigurisë, respektojnë protokolle të caktuara. Mund të ketë ndodhur, ky nuk është rasti.

Blendi Fevziu: Po ata që i kanë pulat nëpër shtëpi? Unë pashë një familje që i kishin ngordhur 20 pula në shtëpi?

Frida Krifca: Jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kemi asnjë rast që të kemi të evidentuar një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: Duhet apo nuk duhet të konsumojmë mish pulash?

Frida Krifca: Duhet të konsumojmë mish pulash. Nuk rrezikojmë nga ky konsum. Përmenda tre referenca botërore të besueshme.

Blendi Fevziu: As nga veza?

Frida Krifca: As nga veza. E vetmja gjë që mund t’i parandalojmë është t’i gatuajmë ato në 80 gradë.

Ministrja Krifca: Konsumoni mish dhe vezë, infektimi nuk transmetohet kur… Read More »

Do të bashkëpunosh me Berishën?/ Rama: ‘Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vde kurit’

“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vd ekurit”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, kur u pyet sot pasdite nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ri që merr postin 5 vjeçar në korrik 2022.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë refuzoi të japë përgjigje të detajuar nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për kreun e ri të shtetit, ndërkohë që gjykata ka certifikuar “Rithemelimin” në PD.

Ndërsa për çështjen e deputetit Alqi Bllako, kryeministri Rama tha se deri në momentin që të vërtetohet nga drejtësia, deputeti socialist është i pafajshëm.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se ky ka qenë edhe qëllimi i Reformës në Drejtësi, ku nuk ka më mburoja politike, siç tha ai.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive. Unë qëndrova këtu për respekt dhe besoj se bëhen pyetjet e jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri. Po jepja përgjigjen e një pyetjeje dhe u ndalova.
Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet me të cilën vendos të lidhësh jetën, zgjedhjet e njerëzve me të cilën bashkëpunon, bazohen mbi një sërë arsyesh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhur shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.

Sot që flasim përgjigjja ime është si gjithmonë në parim. Në rastin konkret këtë nuk e caktoni ju, as unë, por drejtësia. Deri kur ajo të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm.

Ndryshimi është që këtu sot për shkak të reformës në drejtësi, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja politike. Por në pikën që njerëzit të shpallen të fajshëm nëpër mikrofonë, mund të shkojë kush dëshiron, por jo unë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Do të bashkëpunosh me Berishën?/ Rama: ‘Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vde kurit’ Read More »

Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon foton dhe e ‘thumbon’

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës edhe pse ai dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së.
E rreshtuar në krah të Berishës, Kokalari ka ironizuar veprimin më të fundit të Bashës.

Ajo ka publikuar pamje nga zyrat e reja të Bashës.

“Çdo mëngjes zgjohem me këtë pamje – zyrat e Bashës. #TorreDrin”, shkruan Kokalari.

Evi Kokalari nuk i ndahet Lulzim Bashës, i publikon foton dhe e ‘thumbon’ Read More »