Aktualitet

Aksion pastrimi te Ish Shtëpia e Oficerave/ Leli: Mbajeni të pastër Vlorën sepse është shtëpia juaj!

Dritan Leli
Aksioni i pastrimit te Ish Shtëpia e Oficerave, ishte një koordinatë e Vlorës për të cilën më kanë shkruar me shqetësim banorët e lagjes, sepse te mbingarkesa e pa imagjinueshme me mbeturina, divanë, televizorë, tapetë e gjithë ç’ka shtëpia, kishte nevojë të ngutshme për të ndërhyrë.

Falë angazhimit të të gjithëve, ia dolëm, por shpresoj që të mos e rigjej siç ishte, ca ditë më pas.

Mbajeni të pastër Vlorën sepse është shtëpia juaj! Mund të kishim bërë sa e sa punë të tjera sot, të shpërndaheshim në qytet, por nevojiteshin duart e të gjithëve për të tjetërsuar këtë ndotje të pamëshirshme.

Aksion pastrimi te Ish Shtëpia e Oficerave/ Leli: Mbajeni të pastër Vlorën sepse është shtëpia juaj! Read More »

‘Nuk na mjaftoi të rmeti, tani edhe lu fta’/ Rama dorëzon 230 apartamente në Manzë dhe flet për kr izën e çmimeve

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë të Durrësit, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së 230 apartamenteve të reja familjeve, banesat e të cilëve u pre kën nga të rmeti i dy viteve më parë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se këto shtëpi janë më të mirë sesa ato qytetarët kishin para të rmetit.

“Ia vlen të jesh për kaq shumë njerëz dhe bashkë me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë kaq të shkurtër gjithë këta njerëz, të kthehen në shtëpi më të sigurta, në shtëpi me të bukura dhe më të mira se ato që hu mbën.
Ky është një hap i madh që ne e kemi he dhur sëbashku. Unë ndihem krenar për punën që kemi bërë, por mbi të gjitha për besimin tuaj.

Besim që ju ja dhatë masivisht Anit, kryetares së bashkisë, e cila është një shembull i përkushtimit dhe i durimit dhe mbi të gjitha i të qenurit pranë njerëzve, e përulur, modeste dhe punë mbaruar.

Kjo lagje është një shembull i asaj që ne mund të bëjmë bashkë me Anin dhe FSHZH, një punë që flet vetë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kryeministri nuk mund të mos linte pa përmendur edhe kri zën globale të çmimeve, që sipas tij ka ardhur si pasojë e lu ftës në Ukrainë.

“Siç edhe ju e dini, sikur të mos na mjaftonte ai të rmet, sikur të mos na dilte ai kusur i pandemisë tani gjendemi në një tjetër situatë të vështirë për ta kapë rcyer nga një lu ftë që nuk e nisëm ne. Kjo ndikon tek ne, ndikon tek vendet që janë jashtë Evropës.

Lu fta është nisur nga një forcë agr esive e cila përfaqëson një shtet të madh që është një ndër burimet kryesore të furnizimit të mbarë botës me lëndë të para, duke filluar nga energjia, nafta gazi etj, deri tek lëndët e para apo edhe imputet për bujqësinë.

Rusia bashkë me Ukrainën zënë peshën kryesore në këto furnizimi. Kjo lu ftë ndikon drejtpërdrejt tek gjithë zinxhiri i furnizimit të përballemi më rritjen e çmimeve”, tha Rama

‘Nuk na mjaftoi të rmeti, tani edhe lu fta’/ Rama dorëzon 230 apartamente në Manzë dhe flet për kr izën e çmimeve Read More »

‘Je shitur te Rama për tu bërë presidente’, ja si përgjigjet Jozefina Topalli

Jozefina Topalli mohoi çdo mundësi për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës.

Në “Intervistë” në A2 CNN Topalli u shpreh:

“Ka vite që media flet për këtë, madje më kanë thënë që jam e shitur te Edi Rama sepse do të bëhem Presidente.

Nuk e kam menduar kurrë. Unë jam e bindur se politikani nuk ngjit në kujtesën e njerëzve nga posti.

‘Je shitur te Rama për tu bërë presidente’, ja si përgjigjet Jozefina Topalli Read More »

Avioni gjigand kalon në qiellin shqiptar, çfarë po ndodh?

Raportohet se Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë lu ftës së ashpër që po zhvillohet në vend.

Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët.

Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si BE në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.

AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.

Avioni gjigand kalon në qiellin shqiptar, çfarë po ndodh? Read More »

Berisha e rikonfirmon: Futem në garë për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha do të garojë sërish për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
Në një deklaratë përmediat, pas një takimi që pati me kryetarin e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha se do të jetë në garë të hapur dhe fton çdo koleg që të garojë. Lideri historik i PD-së shtoi se për të tashmë ka vendosur 6 marsi dhe se garanton që çdo proces do të ketë votë të lirë.

“Që të them se, më detyron të përsëris përgjigjen, do të jem, do të jem. Unë do të jem në garë të hapur dhe ftoj cilindo koleg deputet e jo deputet që dëshiron të garojë se është i mirëpritur në një garë të hapur e të ndershme, me rregulla.

I ftoj ata që kanë ndërmend të garojnë të krijojnë ekipin dhe të përcaktojnë çfarë rregullash duan dhe i garantoj që do jetë gara më e hapur ndonjëherë. Por, nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje, unike në llojin e saj, anëtarësia ka në dorë fatin tim,”- tha Berisha ndër të tjera.

Berisha e rikonfirmon: Futem në garë për kreun e PD Read More »

Qytetari bën veprim e papritur ndaj Sali Berishës

Me shqyrtimin e statutit të ri të Partisë Demokratike nga ana e Gjykatës Civile të Tiranës.
Grupi i Rithemelimit është nisur drejt selisë blu me në krye ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por ajo që u vu re gjithashtu ishe dhe një veprim i menjëhershëm nga ana e shkodranëve. Ata mbuluan derën e selisë së Partisë Demokratike me një foto të Berishës.

Por nuk është mjaftuar me kaq, siç duket një militant shkodran është afruar dhe ka puthur foton e ish-kryeministrit.

Qytetari bën veprim e papritur ndaj Sali Berishës Read More »

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë, njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjy katës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

Sali Berisha mp osht Lulzim Bashën edhe në Gj ykatë Read More »

Deklaroi ‘140 euro për të mos u konsideruar i varfër’, ministrja lëshon perlën tjetër

Çmimet rriten, por që të mos jesh i varfër, shuma sa vjen e ulet!

Tashmë çdo shqiptari i mjaftojnë 126 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër! Kështu deklaroi sërish Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj e cila e uli shifrën e të ardhurave mujore. Pak ditë më parë bëri një deklaratë e cila u bë virale, kur dha një shifër se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë, duke thënë se mjaftojnë 140 euro.

“Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj në një studio televizive.

Sot në Komisionin e Ekonomisë, Ibrahimaj tha se 126 euro është shifra e përllogaritur e INSTAT.

‘Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT“’– tha sot ministrja.

Deklaroi ‘140 euro për të mos u konsideruar i varfër’, ministrja lëshon perlën tjetër Read More »