Aktualitet

‘O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione’

Nard Ndoka, dokur ministër Shëndëtësie, i është përgjigjur qesëndisjes së Ramës gjatë Kongresit të sotëm të PS-së duke e quajtur “toç”.

Rama ironizoi qeverisjen e Berishës duke thënë: “Imagjinoni pak sikur të përballej koronavirusi në zyrë me Nard Ndokën ministër Shëndetësisë?”, gjë për të cilën ky i fundit s’mund të rrinte pa reaguar.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Nard Ndoka. /abcnews.al

‘O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione’ Read More »

Meta: Negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit, farsë

Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ se ka bërë çdo përpjekje që të mos jetë një president në shërbim të Edi Ramës. Kreu i shtetit theksoi se negociatat e nisura për zgjedhjen e presidentit janë një farsë.
“Nuk shoh asnjë mundësi që opozita aktuale për shkak të përbërjes t’i imponohet mazhorancës por shohim që ende mazhoranca po i imponohet një pjese të mirë të opozitës për të mbajtur peng veprimin opozitar dhe përshkallëzimin e këtij veprimi në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe qytetarëve që cënohen çdo ditë.

I gjithë ky proces më duket një farsë. Jam kundër farsave dhe opozita në tërësi në gjithë vitet e fundit është bërë pjesë e një farse opozitare.”-tha Meta.

Meta: Negociatat e nisura për zgjedhjen e Presidentit, farsë Read More »

Rama zbulon se do të negocioj me PD, por me kë PD?

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të PD-së dhe situatës që aktualisht po ndodh brenda kësaj partie. Në “Opinion” Rama tha se për presidentin do negociohet me copa dhe çika që janë në PD.

Fevziu: Kë njihni si opozitë?

Rama: Ku ka drejtues PD-ja? Si të njoh? Ku ta gjej? Ska! Ku ka drejtues PD? Kush është drejtues? Ai nuk është drejtues, por Komision. Kë të njoh? Për presidentin do negociojmë me copa dhe çika që janë aty në PD. Këtë se kam unë, e ka Balla dhe Elisa.

Berisha është përfaqësues i botës tjetër. Kemi përfaqësues nga Tropoja, Saranda, Gjirokastra, dhe nga bota tjetër. Ky është fakt. Ai është i zyrtarizuar nga bota tjetër. Në SPAK do shkojnë të gjithë ata që e meritojnë, qofshin ata të botës tjetër dhe ata të kësaj bote.

Fevziu: A ka para të pi sta në Shqipëri?

Rama: Të them që nuk ka para të p ista, do të thotë që të bëj një deklaratë të tepër. Ka para të p ista në xhiro, në Tiranë dhe Holandë dhe në Britaninë e Madhe. Ne në raport me këtë jemi; shikoni Tiranën dhe kujtoni se ku ishim dje. Nga erdhi gjithë kjo xhiro e madhe? Nga puna!

Rama zbulon se do të negocioj me PD, por me kë PD? Read More »

Rama: ‘Do legalizojmë ka nabisin për përdorim mjekësor’

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur ditën e sotme ka publikuar rezultatet e Këshillimit Kombëtar dhe ka deklaruar se Shqipëria do të le galizojë kan abisin për përdorim mjekësor.

“Ne do të pr ocedojmë siç shprehen qytetarët. Do të legalizojmë ka nabisin për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përveç edhe një rritje në aspektin teknologjik.

S’ka dilemë për këtë. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.

Në pyetjet gjatë procesit të Këshillimit Kombëtar, 61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro legalizimit të kana bisit./Opinion.al

Rama: ‘Do legalizojmë ka nabisin për përdorim mjekësor’ Read More »

I bëri pyetjen ‘pikante’, Ramës nuk i del inati, kapet keq me një tjetër gazetare

Kryeministri Rama ka replikuar me një gazetare e cila e pyeti nëse do pezullonte kontratat e dhëna për inceneratorët.

Pyetje: A ka ardhur koha të pezullohen kontratat e dhëna për inceneratorët?

Rama: Është një fjalë që ma ka mësuar gjyshja, të gabosh është njerëzore, të instistosh është djallëzore. Kjo pyetje përsëritet por përgjigjja është shumë e thjeshtë. Unë mendoj si ju, ligjërisht kjo nuk bëhet dot.

Kemi të bëjmë me një proces që vazhdon nuk kemi të bëjmë me një dënim të formës së prerë. Nëse ne bëjmë këtë shkelim ligjin. Deri kur gazetarët do të vazhdojë që gazetarët të bëjë prokurorin kur merr mikrofonin.

Kjo është pyetje retorike e imja. E vërteta është e imja. Jemi në të njëjtën anë bashkarisht. Ne jemi në anën e duhur, ju në të gabuarën. Nuk ndërpresim kontrata kur procesi nuk ka përfunduar. Është shumë e thjeshtë. Nuk ka lidhje as më kërkimet, as me arrestimet, kontrata është kontratë.

I bëri pyetjen ‘pikante’, Ramës nuk i del inati, kapet keq me një tjetër gazetare Read More »

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

Merret vendimi/ Ja sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli duke nisur nga sot Read More »

Sali Berisha rrëfen për herë të parë gabimin më të madh të jetës së tij

Sali Berisha e ka quajtur gabimin më të madh të jetës së tij mos kthimin fuqishëm në politikë në vitin 2017.
Ai thotë se vendimin që mori në 2022 duhet ta kishte marrë 5 vite më parë

“Gabimi im më i madh i jetës është ai që mora në vitin 2022, duhet ta kisha marrë që në vitin 2017, këtë e quaj gabimin më të madh

Kam pasur shtytje të shumta, nga miq të thjeshtë dhe sigurisht që ata nuk e bënin për interesat e tyre për karrierën e Berishës, por për interesat e vetë Partisë Demokratike,” tha Sali Berisha në A2CNN.

Sali Berisha rrëfen për herë të parë gabimin më të madh të jetës së tij Read More »

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit

Kanadaja ka përfunduar procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes rrjeteve sociale njoftoi se marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

“Lajm i madh! Shqipëria dhe Kanadaja ratifikuan Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore, duke u dhënë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre pas hyrjes në fuqi më 1 gusht”, shkruan ministrja Xhaçka.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë që jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.

Shqipëria dhe Kanadaja arrijnë marrëveshjen, ja çfarë ndodh pas 1 gushtit Read More »