Aktualitet

Rama uron mjekun Kalo për ditëlindjen: Njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mjekun e njohur Tritan Kalo I cili e festoon sot ditëlindjen në krye të detyrës.

Rama shprehet se Dr.Tritan Kalo është njëri prej heronjve të bluzave të bardha ku prej muajsh po përballen në luftë me COVID-19.

“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha prej muajsh përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon ditë-natë, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës. Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike”, shprehet Rama në mesazhin e urimit për mjekun e njohur./atsh

Rama uron mjekun Kalo për ditëlindjen: Njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë Read More »

Pamje nga laboratori i dytë i testimeve, Manastirliu: Cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Pas laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik, testimet molekulare për identifikimin e COVID-19, që nga dita e djeshme kryhen edhe në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka theksuar se rritja e numrit të të prekurve ka bërë që të zgjerohet edhe kapacitetet e testimit me cilësi dhe siguri për identifikimin e rasteve pozitivë me COVID-19.

Ajo ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme ku kryhen testimet për rastet e dyshuara me koronavirus.

‘Zgjerojmë kapacitetet e testimit, me cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve nga COVID-19, me hapjen e laboratorit të dytë në QSUT, staf i kualifikuar dhe laborator i çertifikuar”, shprehet ministrja.

Manastirliu ka apeluar që të mbështesim stafet mjekësore, të mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur, duke zbatuar tre rregulla të thjeshta, çdo ditë, vendosjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe kujdesin për higjienën vetjake dhe kolektive./atsh

Pamje nga laboratori i dytë i testimeve, Manastirliu: Cilësi dhe siguri për identifikimin e të prekurve me COVID-19 Read More »

Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, me detyrim vetëm maskat

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik deklaroi se COVID19 është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.

Në një nga mediet e vendit, Tomini theksoi faktin se ka tendencë të rritjes së rasteve tek moshat e reja, edhe në një kohë kur temperaturat janë të larta.Sipas saj, në 3 javët e ardhshme parashikohet që të jenë përafërsisht po të njëjtat shifra të të infektuarve.

“Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara. Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë evidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik. Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë. Një pjesë e madhe e pacientëve të hospitalizuar, janë me sëmundje shoqëruese. Disa prej tyre janë në gjendje të rënd. Ndaj u vendos dhe hapja e COVID2. Duhet të kemi kujdes, pasi rreziku është i madh.

Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave. Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave’, tha Tomini.

‘Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në klubet e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme.”, shtoi ndër të tjera ajo./atsh

Tomini: Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave, me detyrim vetëm maskat Read More »

Zbatimi i protokolleve antiCovid/ Kontrolle të shtuara në Fier, procedohet pronari i një lokali

Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ për subjektet apo individët që zhvillojnë aktivitete në ambiente të mbyllura, duke mos zbatuar urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, si dhe në zbatim të urdhrit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë mesnatës, kanë konstatuar 2 lokale nate të hapura dhe me klientë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronari i njërit prej lokaleve, shtetasi Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa për pronarin e lokalit tjetër, shtetasin E. K., u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /atsh

Zbatimi i protokolleve antiCovid/ Kontrolle të shtuara në Fier, procedohet pronari i një lokali Read More »

“Jonathan Galindo’ / Policia njofton për lojën e rrezikshme virtuale, apel prindërve: Kontrolloni fëmijët në rrjetet sociale

Policia e Shtetit ka njoftuar se fundi po qarkullon një lojë e rrezikshme virtule e cila quhet “Jonathan Galindo’ e ngjashme me lojën “Balena Blu” e cila i con fëmijët e moshave 10 deri në 18 vjec deri në aktin e vetëvrasjes.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kibernetike, Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale prej disa kohësh ka evidentuar daljen dhe zhvillimin e një loje të re dhe të rrezikshme virtuale, e cila quhet “Jonathan Galindo”.Për të sqaruar më mirë opinionin publik, loja e re virtuale “Jonathan Galindo” vjen pas disa lojërave virtuale siç kanë qenë “Balena Blu” dhe “Momo”.“Jonathan Galindo”, i njohur edhe si “Cursed Goofy”, është një personazh i përshkruar si një njeri i veshur me një maskë qeni “Goofy” dhe është i lidhur me sfidën Balena Blu. Përdorues anonimë krijojnë profile duke përdorur emrin “Jonathan Galindo” dhe duke përdorur imazhe të ndryshme të “Cursed Goofy” dhe më pas iu dërgojnë mesazhe grave dhe fëmijëve nëpërmjet platformave të mediave sociale, duke i pyetur ata nëse dëshirojnë të luajnë një lojë, duke iu referuar sfidës së Balenave Blu, e cila ka ngjashmëri me sfidën “Momo”. Nëse ata refuzojnë, përdoruesi do t’i kërcënojë se do bëjë publik informacionin e tyre personal”, sqaron Policia.

“Nëse personat të cilët kanë marrë mesazhet do të pranojnë të luajnë, kjo sfidë mund të zgjasë 50 ditë me 50 sfida të ndryshme dhe si përfundim sfida e fundit mund t’i çojë deri në shkaktimin e vetëvrasjes. Po ashtu, për sqarim të opinionit publik, pamja e përdorur nuk është pamje e cila detyrimisht duhet të tregojë që përdoruesi i saj të jetë pjesë e kësaj sfide, pasi ajo mund të përdoret dhe nga përdorues të ndryshëm për qëllime tërësisht të ndryshme. Imazhet e përdorura në profilet e këtyre llogarive kanë origjinën nga stilisti Samuel Canini dhe datojnë të paktën në vitet 2012-2013. Personazhi “Jonathan Galindo” aktualisht është i paidentifikuar, por profili i parë i përdorur për këtë qëllim vjen nga platforma sociale “TikTok”, në vjeshtën e vitit 2019.

Që nga krijimi i këtij profili, llogari të shumta të ngjashme me njëra-tjetrën janë shfaqur në të gjithë rrjetet sociale si: TikTok, Tëitter, Instagram, Discord dhe më shumë, duke dërguar mesazhe tek përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale dhe duke i inkurajuar ose kërcënuar ata që të marrin pjesë në këtë sfidë”, thekson Policia e Shtetit.

Aktualisht, sipas të dhënave që Njësia “C” disponon, personat më të prekur janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 18 vjeç, të cilët bëjnë pjesë dhe në grupet më të prekshme të shoqërisë ndërsa Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes që të monitorojnë fëmijët e tyre.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes përsa i përket monitorimit të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe veçanërisht të fëmijëve, në çdo rast, dhe sidomos kur vërejnë shenja si: Fëmijët marrin mesazhe apo postime nga “Jonathan Galindo”, i cili është një njeri që e ka fytyrën të lyer si personazhi “Micky Mouse” ose si qen. Marrin ose referohen në #f57, #f40 ose #ImaËhale. Ndryshime ekstreme në zakonet e tyre të të ngrënit apo të gjumit. Përdorimi i veshjeve të gjata që mbulojnë mirë pjesët e trupit me qëllim që të fshihen vetëdëmtimet trupore.Fotografimi i veprimeve apo aktiviteteve të ndryshme dhe dërgimi në llogari të rrjeteve sociale që prindërit nuk i njohin. Ndoshta disa prej këtyre shenjave mund të mos kenë të bëjnë me këtë sfidë, por gjithsesi përbëjnë arsye serioze për t’u shqetësuar. Si përfundim, sqarojmë opinionin publik se deri më tani Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Policinë e Shtetit nuk ka evidentuar asnjë rast të tillë në Republikën e Shqipërisë dhe njëkohësisht bën thirrje për çdo shtetas që beson apo dyshon se gra apo fëmijë ndodhen në situatë të një rreziku të tillë, të njoftojnë menjëherë dhe në çdo moment Policinë e Shtetit”, informon Policia zyrtarisht./atsh

“Jonathan Galindo’ / Policia njofton për lojën e rrezikshme virtuale, apel prindërve: Kontrolloni fëmijët në rrjetet sociale Read More »

Modernizimi i Emergjencave Civile me bazë logjistike të standardeve më të mira ndërkombëtare

Modernizimi i Emergjencave Civile po vijon me pajisjen e këtyre strukturave me bazë logjistike të nivelit të parë të standardeve më të mira ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot disa foto nga pajisjet e reja dhe stërvitja në bazë të protokolleve të reja me të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Vijon modernizimi i forcës sonë të Emergjencave Kombëtare, të cilat po plotësohen me një bazë logjistike të nivelit të parë dhe kanë nisur edhe stërvitjet në bazë të protokolleve të reja me të gjitha standardet ndërkombëtare”,- tha Rama.

Në muajin prill Emergjencat Civile u pajisën me flotën e re të autoambulancave, të cilat erdhën nga Turqia./atsh

Modernizimi i Emergjencave Civile me bazë logjistike të standardeve më të mira ndërkombëtare Read More »

Shtyrje me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë

Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendin tonë, kjo falë moratoriumit të gjuetisë.

Nga Divjaka, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të lobojë për shtyrjen me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë

“Unë do të loboj fort që në vitin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçar të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve, të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare”, deklaroi Klosi.

Në Divjakë, tha ministri ia kemi dalë që të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijëra pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor sikurse është Spitali i shpendëve, një investim i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, PNUD.

Ai tha se kjo dëshmon që “sa mirë po ia dalim që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shndërrohet në një agjenci për natyrën.

“Jemi këtu ne një diskutim me ekspertë fushës së biologjisë, të gjithë florës dhe faunës shqiptare për të vazhduar një debat të madh që ka sot në Shqipëri. A të rikthejmë ligjin e moratoriumit të gjuetisë. Unë jam partizanë i flaktë i kësaj teze. Do të doja shumë që në vitin 2021 kur përfundon moratoriumi 5 vjeçar dhe jo vetëm të rikthejmë moratoriumin për 5 vite të tjera, por të diskutojmë gjerësisht efektet pozitive që ka sjellë ky moratorium”, deklaroi Klosi.

Ai tha se beteja për rivendosjen e moratoriumit të gjuetisë duhet të jetë një bisedë intelektuale dhe një debat që duhet të përfshijë të gjithë ekspertët e fushës duke u ballafaquar me një lobim të caktuar, i cili kërkon rikthimin e gjuetisë./atsh

Shtyrje me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë Read More »

“Pusho shqip”/ Gurrat e Gurit të Bardhë në Klos, madhështia e peizazhit malor

Bashkia Klos fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë Gurrat e Gurit të Bardhë, një destinacion i preferuar turistik që ofron pamje madhështore.

Gurrat e Gurit të Bardhë janë nga më të bukura që ka zona, për ujin, ngjyrat e natyrës që kompozohen bukur në peizazhin malor të Klosit.

Në fshatin Guri i Bardhë ndodhet vendi i quajtur “Gurrat”, aty ku uji është simbol i këtij vendi. Guri i Bardh është i klasifikuar në 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë dhe përbën një vend që ia vlen për t’u vizituar.

Në këtë fshat ndodhet Kalaja e Petralbës e cila gjendet poshtë në pjesën e poshtme të fshatit Guri i Bardhë dhe përmbi fshatin Fshat, ku madhështisë së të shkuarës i bashkohen kullat që janë një pasuri e madhe e trashëgimisë së Klosit.

Fshati Gur i Bardh është në juglindje të bashkisë Klos dhe kufiri ndarës me bashkinë Tiranë.

Guri i Bardh ndodh 9 km nga Klosi, dhe rruga ofron pamje malore fantastike, një ballkon ku sheh përreth male, bimësi të harlisur, kulla të bardha, traditë mikpritjeje, një vend që çdo turist do ta ëndërronte. //atsh

“Pusho shqip”/ Gurrat e Gurit të Bardhë në Klos, madhështia e peizazhit malor Read More »