Aktualitet

Punon me bimët mjekësore prej vitit 1996/ Mundësi financimi për Verën, ndër të paktat gra në Shqipëri që eksporton në disa vende të rajonit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ndal në Delvinë ku vizitoi një nga gratë sipërmarrëse të kësaj bashkie, Verën.

Vera është një nga të paktat gra në Shqipëri e cila prej vitit 1996 operon në fushën e bimëve mjekësore dhe eksporton në disa vende të rajonit.

Në mjediset e saj, ku ka punësuar edhe gra delvinjote gjen nga të gjitha bimët mjekësore që rriten në fushat e malet e vendit.

“Dëshira e saj është të zgjerojë aktivitetin dhe ndaj pamë nga afër mundësitë për ta ndihmuar në sigurimin e një financimi për makineri që do ta lejojnë Verën të rrisë kapacitetet përpunuese të këtyre bimëve, por edhe numrin e të punësuarave”, bëri të ditur Denaj.

“E nisa me një barakë. Unë punoj jo vetëm në Delvinë, por që nga Himara, Lukova, Përmeti etj.”, shprehet Vera. Ajo thotë se ka të gjitha llojet e bimëve mjekësore që kultivohen në Shqipëri.

Ajo ka gjetur edhe kompanitë ku mund të shesë produktet e saj, pikërisht në Gjermani.

Ministrja foli edhe për mbështetjen që po jep qeveria përmes shërbimeve të dixhitalizuara që ndihmojnë sipërmarrësit, jo vetëm të kursejnë kohë, por edhe të shmangin radhët e gjata nëpër sportele, për t’iu dedikuar më shumë rritjes dhe përmirësimit të biznes.

“Ne humbim 20 % të PBB-së nga pabarazia e burrit dhe gruas në forcën e punës apo sipërmarrje”, u shpreh Denaj.

Prandaj, tha ministrja, është e rëndësishme përdorimi i shërbimit online, pasi do të jenë sistemet ato që do të kryejnë një sërë procedurash për individin./atsh

Punon me bimët mjekësore prej vitit 1996/ Mundësi financimi për Verën, ndër të paktat gra në Shqipëri që eksporton në disa vende të rajonit Read More »

Fjalë të shenjta/ Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhe për publikun.

Përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”, Rama përcolli sot fjalët e Imam ‘Aliut.

“Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit”, u shpreh Rama, duke cituar Imam ‘Aliun./atsh

Fjalë të shenjta/ Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit Read More »

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e Infektivit në shërbim të pacientëve si ditën e parë të epidemisë

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë.

“Sapo ka mbushur të 60-at, por Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë. Energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë. Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm”, shprehet Manastirliu.

“T’i japim një dorë stafit mjekësor, me sjellje të kujdesshme, për të ndalur zinxhirin e transmetimit të infeksionit, që po merr jetë, çdo ditë! Ruani distancën, zbatoni rregullat e higjienës, vendoseni maskën. Bashkë kundër COVID-19”,apelon ministrja/atsh

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e Infektivit në shërbim të pacientëve si ditën e parë të epidemisë Read More »

Vlora me qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut

Vlora do të ketë një qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi bëri të ditur se puna për ndërtimin e markatës së peshkut po vijon me ritme të larta.

“Në kantierin e markatës së peshkimit në Vlorë, aty ku po punohet për të përfunduar një investim të domosdoshëm për qindra peshkatarë. Njësoj siç bëmë me Shëngjinin, edhe Vlora do të ketë një qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut me shumicë”, u shpreh ministri Çuçi.

Çuçi bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet edhe për rikonstruksionin e plotë të portit të peshkimit, i cili së bashku me markatën do të jenë dy vepra me impakt të madh ekonomik për Vlorën.

Marrja e naftës me çmim burse duke thyer monopolin e krijuar për furnizimin e anijeve dhe duke ulur koston e peshkimit detar, është një tjetër zhvillim pozitiv për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare e që është rritur vitet e fundit si asnjë sektor tjetër”, tha ai.

Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti i Shqipërisë për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë tonë peshk.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro. Tendenca zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje. Edhe në Shqipëri prej vitit 2014 akuakultura është rritur me rreth 48%.

Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu./atsh

Vlora me qendër tërësisht të re dhe me standardet më të larta për shitjen e peshkut Read More »

OFL iu kërkon 4 personave të deklarojnë pasurinë! (Emrat..Vrasje dhe drogë)

Katër persona në Kavajë dhe Tiranë, duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre, pas dyshimeve se është fryt i aktivitetit kriminal.

Bëhet fjalë për Arjan Begaj, Ermal Lusha, Poliksen Muçollarin dhe Eduart Sallakun të shënjestruar nga Operacioni Forca e Ligjit, të dënuar për vrasje dhe drogë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

-Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL iu kërkon 4 personave të deklarojnë pasurinë! (Emrat..Vrasje dhe drogë) Read More »

Tre veprimet e thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë për ta mundur COVID- 19

Ndërsa sot janë shënuar 83 raste të reja dhe 4 viktima si pasojë e COVID-19, ministrja e Shëndetetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ripërsëritur apelin për kujdes.

Ajo thotë se mjaftojnë tre veprime të thjeshta, por tepër të rëndësishme në luftën kundër Covid-19.

“Lutemi respektoni këto tre veprime të thjeshta, çdo ditë, për t’iu bashkuar përpjekjes së mjekëve dhe infermierëve, për ta mundur COVID19. Respekto distancën, vendose maskën, ruaj higjienën vetjake dhe kolektive, respektoni rregullat, ruani shëndetin”, thotë Manastirliu. /atsh

Tre veprimet e thjeshta që duhet të bëjmë çdo ditë për ta mundur COVID- 19 Read More »

COVID-19/ Kujdes edhe gjatë pushimeve, mos e ulni vigjilencën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar edhe një herë për më shumë kujdes, edhe gjatë pushimeve dhe sezonit turistik.

“Mos e ulni vigjilencën dhe respektoni rregullat e higjienës. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlonge dhe në çdo ambient. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht mas kë. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19”, apeloi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH, nëse udhëtoni duhet te ndiqni këto hapa: Mbani distancë ose vendosni maskë, lani duart ose vendosni dezinfektantë. /atsh

COVID-19/ Kujdes edhe gjatë pushimeve, mos e ulni vigjilencën Read More »

Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës/ Bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vijuar turin e komunikimeve të drejtëpërdrejta me biznesin nga Boboshtica e Korçës e deri në Sarandë.

Denaj thote se bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit ndërsa thekson se po rritet bashkëpunimi për të krijuar lehtësi në të bërit biznes.

“Turi i komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin. Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës dhe me tej drejt qendrës së Shqipërisë, kemi takuar biznese, që po i rikthehen ritmit të aktivitetit. Jemi të pranishëm për të siguruar mirëqenie të sipërmarrjes, lehtësi në të bërit biznes dhe për të forcuar bashkëpunimin me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, u shpreh Denaj./atsh

Nga Boboshtica e Korçës, në bregdetin e bukur të Sarandës/ Bizneset po i rikthehen ritmit të aktivitetit Read More »