Aktualitet

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka zbuluar se ruan marrëdhënie shumë të mira nga qeverisja e kaluar me Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Ajo foli në On Top, ku tha se, “kam pasur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”.

Mëhilli më tej ka theksuar se nuk i pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerina Gjylameti.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj”.

“Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, – ka shtuar Mëhilli.

/NOA.al

Zëdhënësja e Berishës flet hapur/ Ja cilat janë dy deputetet socialiste që ajo nuk pëlqen Read More »

Horoskopi/ Puna,shëndeti dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 8 gusht 2020

Dashi

Në dashuri duhet të bëni kujdes, pasi mund të hasni në debate të rrezikshme në raportin në çift. Mendohuni mirë para se të flisni. Në punë gjërat do të ecin ngadalë, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit.

Demi

Kjo është një fundjavë shumë e mirë për çështjet sentimentale. Veçse duhet të mundohuni që të shmangni polemikat gjatë pasdites. Në punë dhe në çështjet që kanë të bëjnë me studimin, është e rëndësishme që të bëni një sforcim më shumë.

Binjakët

Dashuria paraqitet mjaft mirë, ku mund të keni takime interesante. Në punë ka diçka që ju tensionon dhe ju bën nervoz, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Ju pret një ditë trysnuese, ndaj mundohuni që të shmangni debatet në dashuri. Në punë, duhet qetësim dhe durim. Dikush ju ka zhgënjyer, por tashmë nuk do të shqetësoheni shumë.

Luani

Kjo është dita ideale për sqarime, për të folur me njeriun që doni. Në punë, duhet të veproni ngadalë, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos lodheni shumë.

Virgjëresha

Me ndikimin e favorshëm të Hënës, do të keni mundësi që të flisni me më shumë qetësi, për një problem familjar. Ka diçka që nuk shkon dhe që duhet ndryshuar. Në punë, mund të ketë mundësi të reja.

Peshorja

Ky është moment i veçantë për dashurinë, ndaj mundohuni që të shmangni debatet. Jeni të pavendosur, të pasigurtë dhe kjo gjë ju tensionon. Në punë, duhet të bëni më shumë kujdes: mos i bëni gjërat pa u menduar mirë.

Akrepi

Në dashuri çdo gjë do të varet nga ju në këtë moment. Venusi është në anën tuaj, por jeni ju ata që duhet të vendosni se çfarë do të bëni. Situata paraqitet e mirë për ata që punojnë në një punë të tyre, por përmirësim i ndjeshëm do të vijë nga fundi i muajit.

Shigjetari

Me mbështetjen e Hënës, ky është momenti për të folur qartë në dashuri, duke i thënë hapur gjërat që nuk ecin. Në punë keni shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Zhvillimet pozitive janë fare pranë.

Bricjapi

Në dashuria duhet të tregoni kujdes, pasi ky është një moment pozitiv, ndaj bëni mirë që të shmangni debatet. Në punë, jeni të pavendosur dhe mund të ndryshoni ide lidhur me diçka.

Ujori

Ju pret një e shtunë mjaft pasionante. Do të arrini që ti kaloni problemet me më shumë lehtësi dhe qetësi. Në punë nuk duhet të harroni gabimet e së kaluarës, ndaj mundohuni që të mos i përsërisni.

Peshqit

Dashuria paraqitet mjaft mirë gjatë kësaj dite. Edhe raportet afatgjata do të jenë mjaft mirë, ndërsa ata që janë vetëm mund të takojnë dikë interesant. Në sferën financiare mundohuni që të mos shpenzoni shumë në këtë moment, pasi nuk mund t’ia lejoni vetes.

Horoskopi/ Puna,shëndeti dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje Read More »

Keni plane për fundjavën?Më parë njihuni me motin

Dita e shtunë pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, i karakterizuar me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sa i përket ditës së shtunë vendi pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Edhe pse dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, me kalimin e orëve ato bëhen të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e shiut bëhen prezente fillimisht në zonën e juglindjes dhe prej orëve të mesditës shtrihen në pjesën më të madhe të vendit (përjashtuar zona e veriperëndimit).

Reshjet do të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave, ndërsa në relievet kodrinore, malore edhe në formën e stuhive apo rrebesheve afatshkurtër.

Përmirësim i lehtë pritet të vijë gjatë ditës së diel me më tepër orë me kthjellime por edhe alternime vranësirash.

Në relievet kodrinore-malore këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtër në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Por, sa i përket vijës bregdetare, ndryshe nga dita e shtunë, parashikohet që të ketë më tepër orë me diell për ata që tashmë ndodhen me pushime. /noa.al/

Keni plane për fundjavën?Më parë njihuni me motin Read More »

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’

Stafit mjekësor të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër koronavirusit, i janë bashkuar 50 infermierë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj, duke deklaruar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’ Read More »

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar se duhet të kufizohen edhe lëvizjet e personave që vijnë nga Kosova për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.

Për mjekun Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

Ai është shprehur se ata që kanë shenjat të virusit nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2.

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë Read More »

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura gjatë propozimit për martesë

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura e madhe gjatë propozimit për martesë.
Fatkeqësisht atij i është djegur shtëpia, në momentin që vajza po afrohej për të marrë propozimin që ai prej kohësh ishte përgatitur

Albert Ndreu 26 vjeç kaloi dy javë duke planifikuar propozimin e tij

Madje i bleu një unazë për të dashurën e tij, Valerija Madevic.

Shqiptari jetonte prej kohësh në Angli dhe vendosi të befasonte të dashurën e tij duke mbushur dhomën me mbi 100 qirinj, 100 drita dhe afro 60 tollumbace.

Me disa nga qirinjtë ai kishte shkruar mbi dysheme: Martohu me mua!

Siç edhe treguan historinë e tyre për mediat britanike, Ndreu ndezi qirinjtë dhe doli për të marrë të dashurën nga puna, në mënyrë që ajo t’i gjente ndezur kur të hynte në shtëpi.

Por në kthim ata panë që nga larg tymin në banesën e tyre dhe njoftuan zjarrfikësit.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk e humbi veçantinë e momentit dhe propozimin ia bëri sërish surprizë në banesën e tyre të djegur, kur zjarri ishte shuar. Pavarësisht skenës së re aspak romantike, 22-vjeçarja pranoi propozimin e Albert Ndreut.

Shqiptarit romantik i ndodh e papritura gjatë propozimit për martesë Read More »

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizitoi sot Vasilin, një bletar nga Dukati i cili kujdeset për 110 kosheret e bletëve dhe është mbështetur me fonde nga qeveria për të vijuar me sipërmarrjen e tij.

Leli thotë se 110 kosheret e tij janë kthyer në një stacion turisitik, jo vetëm sepse udhëtarët blejnë mjaltë, por edhe sepse ai të tregon kuriozitete të jetës së bletëve.

‘Është një ndalesë interesante sepse shohim nga afër procesin e mbledhjes së mjaltit që bëhet gjatë këtyre ditëve. Për Vasilin, ky ka qenë një nga vitet më të mira të prodhimit dhe me mbështetjen tonë uroj që të gjitha vitet të jenë kështu”, thotë kryetari i bashkisë.

Leli theksoi se programet e qeverisë janë në favor të ngritjes së bizneseve dhe kryesisht në favor të bujqësisë dhe fermerëve, si një shtysë për të punësuar më shumë njerëz për të rritur kapacitetet. “Jam shumë i surprizuar nga mënyra sesi ti punon dhe mund të them që kjo është një eksperiencë fantastike. Njerëzit që merren me bletët janë njerëz me pasione të veçanta”, u shpreh Leli.

Nga ana e tij, Vasili vlerësoi mbështetjen me grante që i është bërë për të vazhduar me punën e tij teksa tha se këtë punë nuk do ta linte as për një punë tjetër që mund t’i siguronte më shumë të ardhura.

“Unë mund të gjej një vend pune me më shumë të ardhura, por dua të merrem me bletët. Unë mund të rri pa bukë edhe bletët nuk i lëshoj”, u shpreh ndër të tjera Vasili./atsh

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik Read More »

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi

Ministria e Mbrojtjes, bën një ftesë për gjithë maturantët të cilët duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Bëhet me dije se Akademia e Forcave të Armatosura është e hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.

Të gjithë ata që kanë përfunduar shkollën e mesme në vitet e kaluara, por janë jo më shumë se 22 vjeç,

kanë afat deri më datë 10 gusht 2020 për të aplikuar në ualbania.al, ku mund të zgjedhin Akademinë e Forcave të Armatosura si një ndër preferencat e tyre.

“Suksese elitës së ardhshme të FA!”, thotë MM. /noa.al

Keni mbaruar maturën dhe doni të bëheni pjesë e Forcave të Armatosura/ E keni një mundësi Read More »