Aktualitet

“Sjellje e papërgjegjshme e të rinjve në klubet në bregdet”/ Braçe: Mos bëni politikë me COVID-19

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ngritur një tjetër shqetësim në lidhje me përhapjen e virusit, nga sjellja e papërgjegjshme e të rinjve në klubet dhe restorantet në bregdet, ku distancimi social dhe mbrojtja nga COVID-19 duket se është një gjë e panjohur për ta.

Braçe shprehet se në të gjithë këtë harbim të të rinjve, edhe më shqetësuese është sjellja e politikanëve, të cilët në vend që të edukojnë dhe mësojnë rininë se si të mbrohen, bëjnë deklarata që nxisin sjellje të tilla dhe dëmtojnë punën e qeverisë dhe institucioneve në gjobat që vendosin.

“Boll bëre politikë me sëmundjen! Spitali është i fundit! Ndaj boll me politikë kriminale ndaj spitaleve ku ka aq shumë përkushtim, pasion, dashuri, dëshirë, punë e sakrifica sa kurrë nuk i ke parë kund! Kjo sëmundje ka rregullat e saj e as që kanë lidhje me politikën; kanë lidhje me ty si qenie e përgjegjshme e që shpërndan këtë përgjegjshmëri; jo mllef, urrejtje, ligësi, provokime, politikën e ulët të njohur tashmë!”, shprehet Braçe

“Janë të thjeshta rregullat; mbaj distancë fizike, mbaj maskë kur nuk rri dot larg, laj duart! Kaq! Spitali nuk hyn në to! Spitali është i fundit dhe në të gjithë botën është kështu!”, shton Braçe.

“Urdhëro, shihi këto video të së shtunës mbrëma dhe të dielës, vetëm pak ditë më parë, në Jalë, Palasë, Lekurs! Përse nuk u flet këtyre? Çfarë t’u bëjë spitali këtyre e prindërve të këtyre? Ta bëjë qeveria? Po patjetër, por sa ndërhyn qeveria aty ti e quan cenim të lirisë kushtetuese, sa zbaton qeveria masat ligjore aty ti thërret për masa ekstreme të papërshtatshme për realitetin ekonomik!”, thekson Braçe

“Shihi pak shishet e shampanjës që nuk pihen, por spërkasin ajrin, njëri-tjetrin e pastaj pishinën, si realitet ekonomik! Ky është problemi! Spitali do mbahet falë punës e sakrificës së punëtorëve të mjekësisë, por sjellja e tillë është sfidë e ulët ndaj çdo mjeku e infermieri, laboranti, farmacisti, sanitari që rrezikon jetën për të sëmurë prej harbimit apo të infektuar nga kalamajtë e harbimit! Ndaj boll me politikën me sëmundjen! Është e neveritshme!”, tha Braçe.

“Tani kam diçka me tatimet; shihni kuponë ju ke këto vaskat me shishe shampanje?!”, shton ai./atsh

“Sjellje e papërgjegjshme e të rinjve në klubet në bregdet”/ Braçe: Mos bëni politikë me COVID-19 Read More »

Parada e mjeteve të koleksionit historik shqiptar udhëton këtë sezon turistik në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, (DPSHTRR) njofton se parada RETRO e mjeteve të koleksionit historik shqiptar, do të zhvillohet më 14 gusht, në qytetin antik të Durrësit në ritmet Jazz dhe Swing.
Pas suksesit të paradës Retro në Tiranë, eventi vjen si një organizim i DPSHTRR në bashkëpunim me bashkinë Durrës dhe i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
“Dashuria për artin e të bukurën si një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar të Durrësit, në këtë sezon turistik të pazakontë Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur duke respektuar protokollet e distancës”, njofton DPSHTRR.
Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitet e këtij lloji janë një manifestim i të bukurës mbi katër rrota.
Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura./atsh

Parada e mjeteve të koleksionit historik shqiptar udhëton këtë sezon turistik në Durrës Read More »

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në Ditën Ndërkombëtare të të rinjve, ka thënë se ata janë brezi që do të çojnë përpara Shqipërinë përmes angazhimit dhe vullnetit të tyre.

“Gëzuar Ditën e Rinisë! Të rinjtë e sotëm janë brezi që do e çojë përpara Shqipërinë me aktivizmin, vullnetin, kreativitetin dhe angazhimin e tyre. Si ministri e të rinjve dhe fëmijëve, ne duam të garantojmë që çdo i ri ka aftësitë e duhura për jetë dhe punë, që të jetë i përmbushur për vete dhe të kontribuojë në shoqëri”, tha Shahini.

Ministrja thekson se Pakti për Universitetin, ligji “Për Rininë” si dhe projektet e ndryshme të aktivizimit rinor, janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit.

“Pakti për Universitetin, ligji ‘Për Rininë’, dhe projektet apo programet e ndryshme të aktivizimit rinor janë politika që çojnë drejt realizimit të qëllimit tonë të përbashkët.Gëzuar ditën tuaj të rinj!”, tha Shahini. /atsh

Shahini: Pakti për Universitetin dhe ligji ‘për Rininë, politika për angazhimin e të rinjve Read More »

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, destinacioni turistik mes detit dhe legjendës

Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në brigjet e detit Jon.

Kryeministri Rama ka publikuar një foto nga kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo si ftesë për këtë sezon turistik për turistët e huaj dhe pushuesit vendas si një destinacion i veçantë ku takohet historia, kultura dhe madhështia e detit.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo është një nga sarajet e shumta të strategut Ali pashë Tepelena, të cilat ai jo pa qëllim i ndërtonte në pika strategjike. Por kjo kala, qëndron në mes të detit dhe legjendës.

U ndërtua nga Ali Pasha si një dhuratë për një nga gratë e tij, Vasiliqinë, të cilën, sipas kronikanëve të kohës, pashai i Janinës e kishte shumë për zemër. Bukuria dhe madhështia e kësaj kalaje ka zënë vend në shumë libra kushtuar Ali Pashës. Për të, ashtu si dhe shumë të tjerë, ka shkruar dhe Aleksandër Dyma, autori i “Konti Monte Kristos”. /atsh

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, destinacioni turistik mes detit dhe legjendës Read More »

Meta thirrje rinisë shqiptare: ‘Bashkohuni, merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut’

Presidenti Ilir Meta i bën një thirrje rinisë shqiptare që të bëhen bashkë dhe të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit, me rastin e ditës ndërkombëtare të të rinjve.

“Të dashur të rinj e të reja, shpresa dhe garancia e lirisë, sovranitetit e së ardhmes europiane së Shqipërisë, është fakt se shumë prej jush përballen ende me pengesa, përjashtime, moskuptime dhe zhgënjime të mëdha, që ju kanë detyruar të gjeni forma të ndryshme për t’u arratisur nga ky realitet i papranueshëm, deri edhe në largim masiv nga Atdheu”, shkruan Meta.

Ai thotë se përgjatë gjithë historisë sonë, luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për demokratizim, progres e begati të Shqipërisë, veçanërisht në momentet e tragjedive, kriza dhe sfidave të mëdha, populli ynë është ringritur dhe udhëhequr nga idealet, guximi, energjia, talenti dhe forca e rinisë, duke i bërë ballë çdo lloj vështirësie dhe shpartalluar çdo lloj kërcënimi.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, apeli im për të gjithë ju të rinj e të reja kuq e zi është: Bashkohuni dhe merrni në dorë fatet tuaja dhe të atdheut tonë!”, apelon kreu i shtetit.

Ai shton se është koha të mbrojnë të ardhmen e Shqipërisë, teksa shpreh besimin në vetëdijen dhe përgjegjshmërinë e madhe që do të merrni për ta ushtruar me vendosmëri dhe shqiptari këtë detyrë të lartë.

“Koha që zëri juaj të dëgjohet! Po, Shqipëria do bëhet nga rinia! Nëse jo ju, kush tjetër?! O sot, o kurrë!”, thotë në mbyllje Presidenti. /noa.al

Meta thirrje rinisë shqiptare: ‘Bashkohuni, merrni në dorë fatet tuaja dhe të Atdheut’ Read More »

Një fenomen i rrallë pritet të ndodhë këto dy ditë

Një fenomen i rrallë pritet të ndodhë këto dy ditë.

Bëhet fjalë për ato që shkencëtarët i quajnë Shira Perseidë të meteorëve.

Deri në 100 meteorë në 1 orë bien nga hapësira, fenomen që pritet të kulmojë në datën 11 dhe 12 gusht.

Shiu i meteorëve filloi që në mes të korrikut, ndërsa ngjarja është një nga pikat më të rëndësishme në kalendarin hapësinor. /noa.al/

The spectacular Geminids of 2017. Shot from Anza-Borrego Desert State Park. Smoketrees in the foreground and urban light pollution in the background.

Një fenomen i rrallë pritet të ndodhë këto dy ditë Read More »

Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello, humb vëllanë e saj, dedikimi i ndjerë për të

Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello, humb vëllanë e saj, Drini Bellon.

Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë deputetja në rrjetet sociale.

Në postimin e publikuar, Bello shkruan se ai ishte shoku dhe vëllai i saj i madh.

“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh.

Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja

Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello, humb vëllanë e saj, dedikimi i ndjerë për të Read More »

Himarë/ Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bën ka llëzim penal për katër zyrtarë të bashkisë Himarë.

Zyrtarët e ka llëzuar janë kryeinspektor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Himarë, Renato Hodaj, inspektori Melseid Nelaj, inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektori Dhimitër Balaj.

Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre.

Ka llëzimi vjen pas verifikimeve në terren, ku IKMT ka vërejtur se të ka llëzuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi./noa.al

Seafront Promenade And Himare City Beach – Vlore, Albania, Europe

Himarë/ Katër zyrtarët e IKMT ak uzohen për shp ërdorim detyre Read More »