Janë disa njerëz që prioritet gjithmonë kanë punën dhe nuk mendojnë fare për pushim.
Dashi
Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrë zohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luf tarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.
Luani
Luani është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luf tarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë pre sionin e sfi dave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pavarësisht kontestime të forta të opozitës për të mos pranuar zgjedhjet që u zhvilluan më 30 korrik, për shkak të periudhës së pandemisë, i njohu zyrtarisht ato duke dekretuar sot një për një të gjithë rektorët e rinj, të cilët dolën nga zgjedhjet e fundit.
“Sot pata kënaqësinë t’i dorëzoja dekretet e emërimit Rektorëve të rinj të Universiteteve Publike të vendit tonë”, tha Meta, pas dekretimit të tyre.
“Mbetet detyrë parësore e tyre për t’i transformuar Universitetet tona në qendra më aktive shkencore për të konkuruar në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private”, shtoi Presidenti.
“Kërkohet angazhimi dhe vendosmëri për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e Universitetit”, u shpreh kreu i shtetit.
Shumë prej rektorëve u rizgjodhën në detyrë, si rektori i Mjekësisë, Arben Gjata, apo ai i Akademisë së Arteve, aktori Kastriot Caushi, ndërsa në krye univeërsitetit më të madh publik të vendit, UT, u zgjodh ish-dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha.
“Letra” e një gruaje publikuar në rrjet sot, ka marrë me mijëra like e komente në rrjet dhe është shpërndarë disa herë.
Është letra e një anonimateje, gruaje e cila i bën thirrje 17-vjeçareve të kenë kujdes, nisur nga historia e 17-vjeçares e nga Velipoja e cila humbi jetën pak ditë më parë, po në Velipojë:
“Duke marre shkas nga historia e 17- vjecares dua ti lutem 17 vjecareve te tjera,cdo femre mos i besoni askujt, mos kaperceni brigjet me shpresen se do iu mbajne ne not, ne duar te tjeret,kushdo qofte ai dhe gjak i yti te le ne fund te cdo thellesive te kesaj jete.
Askush nuk ju shpeton pa gje ne kembim, askush nuk iu nxjerr siper ujit ne siperfaqe pa ta pire me pare lengun tend e nese ti e refuzon te pret nenshtrimi, ose ne rastin e keq vdekja.
Beni hapat aq sa keni fuqine mos merrni rruge duke shpresuar se ju mban dora e nje burri, xhepi tij, puna e tij.
Une vij nga nje familje me shume plage sociale nana e semure prej vitesh, babai i alkolizuar qe e sheh goten me me vlere se familjen qe ka krijuar por prap dhe pa asnje mbeshtetje skam pranuar ndihmen e askujt por me kembengulje ja kam dale te bej dhe pune te renda me balte por te ja siguroj vetes jetesen e familjes sidomos nenes ate qe i mungon..
Mos kini turp te punoni ne ndertim,bujqesi,blegtori, pastruse se ato duar me gjak dhembin me pak se sa zemra e bere plage duke ta shtrydh e vrare dikush tjeter.
Behuni te zonjat e vetes. Mos hiqni dore kurre.
Kapuni pas endrrave tuaja jo pas burrave se sjemi krijuar vetem per te pritur burrat ne shtepi por per te krijuar veteveten, familjen, per te ia plotesuar vetes mungesat tona.
Pas vapës së madhe të ditës së djeshme, moti sot do të ketë ulje të temperaturave.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e kushteve të motit për ditën e parë të javës.
E hëna do të nisë me diell dhe në mesditë do të shfaqen vranësirat përgjatë maleve.
Reshjet e shiut të izoluara, do të shfaqen në këto zona.
Situatë të paqëndrueshme parashikohet të ketë pjesa më e madhe e vendit, por kjo do të jetë e përkohshme.
Në ditët në vijim, do të mbizotërojë dielli dhe vranësirat përgjatë maleve.
A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?
Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.
Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.
Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.
Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.
Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.
Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.
Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.
Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.
Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.
Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin me një thirrje për të gjithë pushuesit, të cilëve u sugjeron që të vizitojnë jugun.
Në postimin e tij, Rama, u sugjeron që të vizitojnë Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, e cila sipas tij është shpëtuar nga rrënimi nga qeveria.
Kryeministri Edi Rama pasi pushoi në jug të vendit këtë verë u ka bërë një sugjerim të gjithëve pushuesve që zgjedhin pikërisht këtë pjesë të Shqipërisë për ta vizituar.
“MIRËMËNGJES, dhe me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë kujdes gjatë frekuentimit të plazhit nga ana e pushuesve në kuadër të situatës COVID-19.
Ata rekomandohen që të lahen në zona të mbikqyrura si dhe të respektojnë rregullat e sigurisë. Sipas tyre, duhet marrë informacion paraprak mbi kushtet meteoroologjike teksa fëmijët këshillon të mos lahen asnjëherë vetëm por të mbikqyrur nga prindërit.
‘Lahuni në zona të mbikqyrura dhe respektoni rregullat e sigurisë. Mos mbivlerësoni aftësitë tuaja fizike. Në cdo aktivitet ujor përdorni mjetet mbrojtëse të sigurisë dhe informohuni më parë mbi kushtet meteorologjikë ose gjendjen e detit, lumit, liqenit, pishinës.
Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikqyrje e vazhdueshme për ta’, rekomandon ndër të tjera ISHP-ja.