Aktualitet

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi

Sipas Eurostat, Shqipëria rënditet mes vendeve si Siria, Afganistani, Iraku dhe Irani, sa i përket numrit të azilkërkuesve, në perëndim.

Situata për vendin tonë mund të konsiderohet edhe më dramatike, nëse llogaritet diferenca e popullsive mes Shqipërisë dhe vendeve të Lindjes së Mesme, përveç faktit se prej më shumë se një dekadë tre prej tyre janë në gjendje lufte.

Presidenti Ilir Meta në një reagim mbi këtë fenomen të njohur, por të pazakontë, tha se “Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!”

“Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!”, – u shpreh Meta.

Presidenti tha se Shqipëria po qeveriset në drejtim të gabuar, ndaj edhe bëri thirrje që të marrë fund kjo lloj politike.

“Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi”.

“Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër”.

“Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!”- mbylli mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.

/NOA.al

Meta: Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi Read More »

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’

Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme programe të reja nxitjeje të punësimit në mbështetje të atyre që janë prekur në vendin e tyre të punës nga pandemia e koronavirusit.

Në fjalën e rastit kreu i qeverisë, deklaroi se sfida kryesore mbetet që paga minimale të bëhet 300 mijë lekë të vjetra.

“Shqipëria ka humbur më pak vende pune se vendet e rajonit, ndërsa sfida është vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë të reja. Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ai tha në vijim se aktualisht janë 44 mijë punëdhënës të regjistruar në sistem, bashkëpunëtorë të rrjetit të zyrave të punës, që përdorin zyrat e punës për të patur një ndërmjetësues për të marrë njerëz në punë.

“Jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për ata që ende nuk janë punësuar. Fondi i nxitjes së punësimit u rrit dhe këto programe targetojnë punëkërkuesit që kanë humbur punën gjatë periudhës mars qershor. Programi 12 mujor për ata që kanë qenë të punësuar, por nuk rezultojnë të tillë në regjistrat e tatimeve mbulon koston në masën 100%.

Na duhet ne si qeveri, ne si rrjet i zyrave të punës, na duhet ne si rrjet i shkollave profesionale që ta intensifikojmë informimin për këtë. Aplikimet për këto program bëhet përmes e-albania”, deklaroi Kryeministri./noa.al

Rama: ‘Javën që vjen do deklarojmë skemën për rritjen e pagave për mjekët, ndërsa mësuesit dhe mjekët janë në fokusin tonë maksimal’ Read More »

Konferenca e Kryetarëve cakton datën/ Kur do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme, ku u vendos që të futen në rend dite, ndryshimet në Kushtetutë, të cilat do të pasqyrohen më tej në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhje u vendos data 1 tetor, ditë kur Kuvendi do të shqyrtojë ndryshimet në Kod.

Sakaq dita fundit e shtatorit, është afati i fundit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të pasqyruar këto ndryshime.

Ndërkohë mazhoranca dhe opozita në Këshillin Politik nuk e kanë gjetur ende konsensusin.

Teksa opozita kërkon asistencën e OSBE-ODHIR, socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se koha do të lihet, por në rast mos reflektimi, ndryshimet kushtetuese nuk do të lihen pa u reflektuar në Kodin Zgjedhor. /noa.al

Konferenca e Kryetarëve cakton datën/ Kur do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor Read More »

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’

Fondet për rindërtimin e tërmetit dhe fakti që kryeministri Edi Rama do të drejtojë fushatën zgjedhore në Durrës, a e penalizon Partinë Demokratike?

Kjo ishte pyetja që iu bë ish-deputetes së PD, Grida Duma në emisionin Tempora.
Sipas kësaj të fundit, Rama do të dalë nga historia politike e vendit në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

“Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar. Nuk ka patur në histo e qeverisjes një individ që ta nisë me vjedhje që ditën e parë. Nuk ka patur një qeverisje më të qartë për të vjedhur shqiptarët se sa kjo. As imagjinata nuk kap dot se si mund të krijosh tendera e nëntendera për 5 njerëz. Nuk dua në asnjë moment t’i uroj keq atyre që do marrin çelësat e shtëpisë por kanë një vit që po enden si nomadë, si arixhinj duke qenë qytetarë shqiptarë. Kanë një vit që enden nga një shtëpi me qera në tjetrën”, tha ndër të tjera Duma.

Grida Duma: ‘Për mua ky zotëria që quhet kryeministër do të dalë nga historia politike në mënyrë shëmtuar’ Read More »

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Liban, për të diskutuar rreth riatdhesimit të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Në një lidhje me Skype për emisionin “Open”, në Top Channel, ministri tha se nuk do të “ushqejë shpresa të kota”, por shtoi se ka vijuar një sërë takimesh me autoritete përgjegjëse në Liban.

Ai theksoi se riatdhesimi i tyre nuk është aspak i lehtë, ndërsa shtoi se për të rritur, që supozohet se janë angazhuar në vepra kriminale, lirimi është i pamundur.

“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hol është shuam i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve. Ne patëm plane ambicioze vitin e kaluar, por dy ngjarje të mëdha bënë që axhenda të ndryshojë, tërmeti dhe pandemia dhe të gjitha planet u shtynë, u ndryshuan. Situata vijon të mbetet e nderë në Liban. Nuk dua të jap shpresa të kota, por ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritetet përgjegjëse në Liban. Në kamp janë shumë njerëz të vendeve të tjera po ashtu.

Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera. Është me rëndësi të punojmë me kujdes. Duhet biseduar me shumëkënd për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritetet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë. Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritetet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga ai ferr”, tha Lleshaj.

Shqiptarët në kampin Al-Hot/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj: Lirimi i të rriturve i pamundur Read More »

Lajm u fundit/ Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti u shënuan mëngjesin e sotëm në vendin tonë, duke shkaktuar momente frike.
Instituti Europian i Sizmiologjisë, EMSC, raporton se lëkudjet e shënuara ishin 3.6 ballë të shkallës rihter.
Epiqendra e tyre ishte 26 kilometër në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometër në verilindje të Durrësit, në 11 kilometër thellësi.

Lëkundjet e tërmetit u shënuan në orën 07.30 të mëngjesit të sotëm. /noa.al

Lajm u fundit/ Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda Read More »

Horoskopi/ Duhet të keni kujdes se do ndodhë ajo që ‘nuk pritej’

Dashi

Pse çdo person me të cilin takoheni kërkon të futet në debat e madje të ashpër me ju? Pa marrë parasysh se cila është përgjigjja, këshilloheni që të shmangni të gjitha llojet e konfrontimeve, veçanërisht në fundjavë.
Demi

Lidhja e Diellit dhe Plutonit ju bën më energjikë dhe nëse tregoheni i zgjuar do ta përdorni atë energji për të përfunduar një projekt që do duhej të ishte përfunduar kohë më parë. Ky mund të jetë shansi juaj i fundit.

Binjakët
Do ju duhet të shmangni debatet me njerëz të vështirë për probleme të vogla në mënyrë që ta koloni mirë ditën. Fakti është se keni gjëra të rëndësishme për të bërë dhe nuk mund t’ia lejoni vetes harxhimin e kohës dhe energjisë me budallallëqe.

Gaforrja

Nuk keni mangësi në aftësitë komunikuese, por duhet të siguroheni t’i përdorni ato në mënyrë të zgjuar. Mbi të gjitha ju duhet të bëni kujdes të mos u jepni kundërshtarëve informacion që mund ta përdorin kundër jush.

Luani

Këshilloheni shumë të kujdeseni që të mbani edhe një sy pas kësaj dite, sepse përreth do të keni njerëz që pëlqejnë t’ju provokojnë dhe t’ju bëjnë të bëni gjëra që të dukeni keq. Përballoni provokimet.

Virgjëresha

Ato çfarë do të ndodhin në ditët në vijim do të jenë kulminimi i të gjitha mendimeve dhe përpjekjeve që keni bërë për të përmirësuar veten përgjatë vitit të fundit. Udhëhiquni nga mendimet dhe mos u frikësoni t’ia nisni një rruge krejtësisht të re.

Peshorja

Nuk keni pse të rrezikoni, por megjithatë do ta bëni. Lidhja e Diell-Pluton do ju inkurajojë të rrezikoni edhe më shumë, veçanërisht në punë.

Akrepi

Ju duket sikur jeni me shumë fat aktualisht, por nuk do të mendoni në të njëjtën mënyrë në ditët e ardhshme. Ruani qetësinë dhe planifikoni projekte të ndryshme.

Shigjetari

Keni tendencën t’i tregoni botës se sa i fortë jeni, por nuk pse e bëni këtë për të ecur përpara në rrugën tuaj. Drejt sukseseve mund të arrini edhe me më pak dëshirë për t’u dukur.

Bricjapi

Mos vizitoni të njëjtat vende të vjetra dhe të shpenzoni kohë me të njëjtat fytyra të vjetra – provoni të udhëtoni pak më shumë se zakonisht. Jeni më i lumtur kur jeni në lëvizje.

Ujori

Duhet të jeni plotësisht i bindur mbi ato që jeni në gjendje të bëni para se të merrni angazhime të reja. Mund të keni shumë vetëbesim, por planetet ju këshillojnë se disa situata janë më mirë të shmangen.

Peshqit

Lidhja mes Diellit dhe Plutonit do ta bëjë më të lehtë për ju të besoni se mund të merrni botën përballë dhe të fitoni. Pa dyshim që mundeni, por pse të merrni një rrezik të tillë, kur mund të shfrytëzoni edhe njerëzit e tjerë.

Horoskopi/ Duhet të keni kujdes se do ndodhë ajo që ‘nuk pritej’ Read More »

Përgatituni për ‘të papriturën’/ Ja çfarë ndodh me motin

Ditën e mërkurë në vend, parashikohen vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshje shiu, të cilat do të përfshijnë filimisht veriperëndimin dhe bregdetin.
Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të kenë intensitet të ulët, sipas SHMU.

Në veriperëndim e jugperëndim, reshjet do të mbeten në formën e shtrëngatave me intensitet deri mesatar me rrufe gjatë ditës.

Era, do të fryjë nga kukadrati i jugut e lehtë e mesatare në brigjet e Jonit, duke u pasuar nga bregdet i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 12°C deri në 25°C

zonat e ulëta 17°C deri në 30°C

zonat bregdetare 19°C deri në 30°C

Përgatituni për ‘të papriturën’/ Ja çfarë ndodh me motin Read More »