Në bashkinë e Dropullit dhe zonat rreth e saj vazhdon përpjekja që Gjuha Shqipe të konsiderohet dytësore, madje ajo po bëhet realitet.
Gjuha shqipe shkruhet pas asaj greke, madje në disa tabela orientuese, kur futesh në zonat të caktuara, ajo shoqërohet me gjuhën e tretë ndërkombëtare, anglishten.
Edhe pse territor shqiptar, “Mirësevini” është mes anglishtes dhe greqishtes.
Duket se minoriteti grek në Shqipëri, përkundrejt akuzave dhe ankesave nga Greqia zyrtare se ndihet i diskriminuar, ka edhe një privilegj të tillë, që çuditërisht kalohet në heshtje nga autoritetet tona.
Kudo ku ka shqiptarë, madje si shembull merret Maqedonia e Veriut ku ata nuk janë as pakicë, por përbëjnë mbi 40 për qind të popullsisë, Gjuha Shqipe vendoset e dyta, si në institucione, ashtu edhe në çdo tabelë oriontuese.
Por ndodh edhe më e çuditshmja: ka raste ku shqipja në Shqipëri nuk figuron fare.
Si shembull është busti i Lefter Millos, legjenda e Partizanit dhe e Kombëtares shqiptare, i cili pas rënies së komunizmit, për pa vite karrierën e zhvilloi në Greqi, ku edhe humbi jetën në një aksident tragjik.
Ai ishte me origjinë nga Dropulli dhe vetëm “legjenda e futbollit”, është shkruar në shqip e treta në radhë, në bustin e ngritur për nder të tij.
Po ashtu në nderim të Millos, është themeluar Akademia e Futbollit Lefter Millo, e cila filloi sezonin 2020-2021, në një stadium ku të gjitha tabelat janë vetëm në gjuhë greke.
“Një falenderim të veçantë për Bashkinë Dropull, për të gjitha bizneset, për të gjithë spordashësit e këtij komuniteti, të cilët e aprovuan anën ligjore të shoqatës”, thuhet në një mesazh nga Akademia që do të funksionojë ligjërisht edhe si “O.J.F”.
Teksa aktualisht mes dt vendeve diskutohet deti, Greqia edhe pse ende jo “de juro”, konsideron dhe po bën gradualisht të sajën edhe tokën në jug të vendit tonë, ashtu siç edhe ka pretenduar prej dekadash.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka shpërndarë postimin e një aktivisti të partisë së saj ku pjesëmarrës ishte edhe nënkryatri Petrit Vasili, thotë se forca që ajo drejton është e angazhuar aktivisht në çdo organizatë ku anëtarët ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.
Më tej në facebook, Kryemadhi shkruan se “çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”.
Postimi i plotë:
LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.
Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe per ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.
Gradualisht muajit Shtator po i vjen fundi dhe pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.
Nga sot deri ditën e premte në vend pritet që të dominoi moti me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Sasia më e lartë e reshjeve parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër.
Kohët e fundit në internet kanë qarkulluar video dhe foto, ku shihet një djalë i moshës 12-13 vjeç, duke vjedhur disa objekte në kryeqytet. Pre e vjedhjes prej tij ka rënë edhe një supermarket në Yzberish. Ersida Avdo është drejtuar në emisionin “Stop”, pasi punon kasiere prej disa muajsh në supermarketin në fjalë në zonën e Misto Mames në Tiranë.
Në datën 27 gusht, kur ka ndodhur vjedhja, Ersida ka qenë në kasë, por meqë nuk kishte njerëz por merrej me sistemimin e rafteve të produkteve. Pak çaste më pas ajo ka parë të miturin, por ai është larguar me shpejtësi, duke grabitur një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetra.
Për rastin është bërë kallzim dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë, por administratori i marketit i kërkon paratë punonjëses. Kjo e fundit është detyruar t’ia japë paratë e vjedhura, por thotë se kjo nuk është e drejtë dhe kërkon ndihmë në zbardhjen e çështjes.
Menaxheri: Lekët, që t’i kanë marrë sot, do t’i kompesosh! Vajza: Po pse duhet t’i nxjerr unë, se këtë nuk po arij dot ta kuptoj?
Menaxheri: Se është përgjegjsia jote e kasës. Vajza: Po pse duhet të jetë përgjesia ime, kur unë, kur nuk ka njerëz, lëviz për të sistemuar rreshtin?
Menaxheri: Si s’ka njerëz? Vajza: A më eshtë…, a më është thënë, kur nuk ka njerëz në market, duhet të lëvizësh të sistemosh?
Menaxheri: Kush? Po kush do të kujdeset për kasën tënde? Vajza: Tashi unë, kur erdha këtu, kam kthyer kokën, dhe sa herë kthej kokën për të parë.
Menaxheri: Shiko, o goca! Vajza: A është përgjegjësia jonë edhe rreshti edhe kasa?
Menaxheri: Përgjegjësia e kasierit është, lekët t’i dorëzojë saktë dhe në rast, që i del minus t’i kompesojë menjeherë ditën e nesërme.
Vajza: Sepse ato lekë, është vjedh nga një njeri, që ka ardh nga jashtë dhe nuk është vjedh nga këtu brënda dhe biles ajo kasë është pa celës. Në mos sot, nesër ai njeri mund të vijë prapë dhe unë atë dua dhe të vijë prapë dhe do shikojmë pastaj, kujt do t’i bjerë përgjegjësia.
Menaxheri: Te çelësi i kasës! Vajza: Te çelësi i kasës? Në çdo market, ku vete, kasa është me çelës, ose me kod.
Menaxheri: Shumë mirë e ka kasën.Vajza: Kasa a kyçet me çelës? Menaxheri: Dhe ti, në rast që nuk i sjell këto lekët, ne do të padisim ty. Vajza: Po! Menaxheri: Për thyerjen e rregullores.
Vajza: Unë rregulloren e kam ndjekur shumë mirë. Që ditën, që kam ardhur më është thënë dhe kasa dhe sistemimi, kur mos të këtë njerëz…, joo jam shumë në rregull.
Kryeministri Edi Rama e nis këtë të martë me një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët, të cilëve iu premton rritjen më të madhe të rrogave.
Ai thotë se me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik
vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë jep lajmin e mirë për ta.
“Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /noa.al
Me anë të këtij testi psikologjik ju do arrini të zbuloni disa aspekte të personalitetit tuaj.
Është thuajse i ngjashëm me testet që kemi publikuar edhe më parë.
Ju thjesht duhet t’i përgjigjeni pyetjes: Cila është gjëja e parë që shihni në imazh?
Në rast se shikoni një mace atëhere do të thotë se ju jeni një individ me mendje të hapur dhe që mbi gjithçka vlerësoni lirinë.
Nëse arrini të shikoni figura të njerëzve atëherë ju ka shumë mundësi që ndiheni më mirë me miqtë sesa me të dashurin. Kjo nuk do të thotë që ju jeni kundër dashurisë, thjesht i jepni secilës përparësinë e merituar. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta kujton gjashtë vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut dhe mesazhin e tij.
Duke ndarë një video nga mesazhi i Papës, kreu i shtetit fton që në 6-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri, nuk duhet të harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.
Meta kërkon që të bëjmë gjithçka “që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë”.
Po ashtu ai citon fjalën e Papës në Tiranë, “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”.
Presidenti e mbyll mesazhin e tij duke thënë se koha nuk pret më, “Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët”. /noa.al