Aktualitet

Kryeministri Edi Rama kujton 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë (foto)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme, 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë.

Ai ka ndarë një fotografi nga momenti kur e shoqja, Linda, çoi te Papa djalin e tyre të sapolindur Zaho.

Bashkëngjitur kësaj fotoje, Kryeministri citon fjalët e atit të shenjtë:

“Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira”.

– Papa Françesku

(6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, 21 shtator 2014)” /noa.al

Kryeministri Edi Rama kujton 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë (foto) Read More »

Meta: ‘Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet,’edhe me një buzëqeshje’

“Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje”.

Është ky mesazhi që jep Presidenti Ilir Meta ditën e sotme me rastin e ditës së paqes, pasi më herët ndau edhe mesazhin e Papa Françeskut.

Por historia na ka mësuar, shkruan kreu i shtetit, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ai sjell në vëmendje disa nga mesazhet që i quan tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

“Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media.” /noa.al

Meta: ‘Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet,’edhe me një buzëqeshje’ Read More »

Ministrja e re e Arsimit shoqëron vajzën në shkollë, para nisjes së punës

Ministria e re e Arsimit, Evis Kushi, e cila sot nis javën e parë të punës si pjesë e qeverisë, para se të shkonte në zyrë ka shoqëruar të bijën për në shkollë.

Ajo ka ndarë një fotografi, duke shkruar se para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kishte të pamundur të mos bënte një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë të sajën, vajzën e madhe Ana.

“Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.

Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri. Javë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Kushi. /noa.al

Ministrja e re e Arsimit shoqëron vajzën në shkollë, para nisjes së punës Read More »

Historia tr onditëse e 40-vjeçares: Babai nuk më ka trajtuar mirë

Historia e një 40-vjeçare e cila ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është tr onditëse

“Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqija dhe ia çonte motrës. Ai ka abuzuar me motrën time. Nga ana tjetër babai më prekte në vende intime. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhanë tim. U detyrova të kryej marrëdhënie në sy të shumë njerëzve”, tregoi gruaja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo shtoi se i kaloi gjithë këto peripeci, njohu një djalë dhe ngela shtatzënë.

“Shkova tek prindërit shtatzënë, por prindërit kërkuan që unë ta braktisja fëmijën. Vajza ime nuk e njeh të atin. Me shumë peripeci kam mundur ta mbaj vajzën dhe ta regjistroj kur ajo ishte 8 vjeç”.

Historia tr onditëse e 40-vjeçares: Babai nuk më ka trajtuar mirë Read More »

Disa mënyra se si të dalloni që një produkt është orgjinal apo fallco

Produktet origjinale bëjnë diferencën nga ato false apo të ngjashme me to.

Por ndonjëherë mund të ndodhë që edhe të gënjeheni dhe mendoni se në të vërtetë keni blerë diçka origjinale.

Ka disa mënyra në fakt për të dalluar nëse ajo që blini është origjinale apo jo.

1. Kontrolloni si duket logoja.

Logoja do të shtypet gabim ose do të shfaqet me njolla. Nëse është false ka një ngjyrë të verdhë në vend të së bardhës.

2. Në orat e shtrenjta kontrolloni metalin dhe tingullin.

Orat më të shtrenjta kanë mekanizma të lëmuar, që do të thotë se nuk duhet të ketë tinguj që dridhen. Vendosni orën afër veshit tuaj dhe nëse dëgjoni ndonjë tingull, është më mirë ta lini.

Orat e rreme zakonisht bëhen me materiale më të lira dhe më të lehta se ato origjinale.

3. Kontrolloni qepjen në rrobat dhe këpucët.

Qepja duhet të jetë më e pastër dhe më e fortë në produktet origjinale. Veshjet dhe këpucët origjinale kanë më shumë qepje.

4. Kontrolloni etiketat në rroba.

Prodhuesit e rremë zakonisht përdorin pajisje fabrike me cilësi më të ulët, kështu që etiketat mund të qepen keq.

Kushtojini vëmendje detajeve. Etiketa do të jetë me një ngjyrë tjetër dhe me cilësi të dobët në krahasim me pjesën origjinale dhe shkronjat në të mund të kenë hapësirë të ndryshme.

5. Kontrolloni mbështjelljen e kozmetikës dhe parfumit që do të blini.

Produktet e rreme shpesh kanë mbështjellje plastike ose metali të një cilësie më të ulët.

6. Kontrolloni kopsat.

Nëse dëshironi të blini një xhaketë ose pallto, hidhni një vështrim në kopsat brenda dhe jashtë. Markat origjinale do të kenë plastikë me cilësi të mirë me emrin e kompanisë të gdhendur. Falsifikimet do të përdorin plastikë të lehtë dhe nganjëherë do të jenë pa etiketim.

7. Kontrolloni cilësinë e ekranit kur doni të blini smartphone.

Falsifikimet mund të duken tepër profesionale dhe nganjëherë është e vështirë të gjesh ndryshime midis tyre dhe origjinalit.

Ekrani nuk duhet të jetë i trashë ose me kokrra. Kjo lloj gjëje ndodh kur përdoret një panel me rezolucion të ulët.

Cilësia e kamerës nuk duhet të jetë e paqartë. /k.k/noa.al/

Disa mënyra se si të dalloni që një produkt është orgjinal apo fallco Read More »

Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet këtë javë

Përshëndetje nga SH.M.U dhe më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara!

Gradualisht muajit Shtator po i vjen fundi dhe pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu. Por le ti marrim ditët një e nga një.
Për ditën e nesërme vendi do të dominohet përsëri nga moti i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta mbi relievet e larta malore.

E marta do të sjellë edhe ndryshimin e madh, teksa ditët pas saj do të jen me reshje, si deh temperaturat do të ulen.

Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet këtë javë Read More »

Historia e çift g ay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve

Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift g ay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Si një çift pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve, ata kanë rrëfyer historinë e dashurisë në emisionin “Ora e Tiranës” në Top News.

Si është të jesh një ho moseksual në Tiranë? Sa të vështirë e kanë personat me orientim s eksual ndryshe të përshtaten dhe të jetojnë në një komunitet paragjykues.

Renaldo, 22 vjeç, është njohur me Kevan, një 26-vjeçar nga SHBA, përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan në një nga kafenetë e Tiranës. Kevan jeton prej disa kohësh në Tiranë dhe punon si mësues anglishteje. Ndërsa Renaldo punon si fotograf dhe editor.

Historia e tyre nisi me një mesazh në Instagram dhe ai që hodhi hapin e parë ishte Renaldo.

“U njohëm në rrjetet sociale. E ndoqëm njëri-tjetrin në Instagram sepse kishim disa miq të përbashkët. Pastaj u takuam në një prej kafeneve të Tiranës. Herën e parë që e pashë, mendova se është i këndshëm. Pastaj thashë me vete ‘nuk mund të mos e pëlqej’. Me kalimin e kohës nisa ta dashuroj”, -thotë Kevan.

Renaldo tregon se ishte dashuri me shikim të parë dhe mendon se do të jetë dashuria e vetme për të.

“I bëra mesazh sepse pashë që kishim shokë të përbashkët. M’u duk interesant. I shkruajta, fjalia e parë ishte ‘Hello’, ‘How are you doing’. Më pas i bëra dhe një koment te një postim i tij. Aty filloi gjithçka. Filluan mesazhet, pastaj u takuam. Është partneri i parë dhe besoj se do të jetë vetëm i vetmi. Unë besoj te dashuria me shikim të parë. Dhe nëse është dashuri, pse të mos jetë përgjithmonë?!”

“Jam shumë i lumtur. Renaldo është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur kohët e fundit, e kam njohur në një periudhë të vështirë dhe ai hyri si një Superman dhe më ndryshoi jetën”, -tregon Kevan.

Ai rrëfen se u ka treguar familjarëve që është gay para 2 vitesh. Reagimi i tyre ishte suprizë për Kevan, pasi u treguan mbështetës. Ai tregon se vendosi t’ua tregonte përmes email-it, sepse do ta kishte shumë të vështirë t’ua thoshte nga telefoni.

“Mendova se mënyra më e mirë ishte t’ua shkruaja ato që ndjeja në 11-12 faqe. Po, shkruajta vërtet shumë. Në fillim ia thashë babait, gjyshes dhe motrës. Nënës ia thashë një vit më vonë. Përgjigjja e babait ishte: Unë prapë të dua dhe jam krenar për ty. Gjyshja më tha: E dija! Mamit ia thashë para një viti dhe le të themi që kaloi një atak paniku. U shokua, por për mua kjo bën sens. Iu desh kohë që ta pranonte dhe e kuptoj. Nuk mund të pres nga njerëzit e mi që ta pranojnë menjëherë, pasi edhe mua m’u desh kohë që ta pranoj faktin që jam gay”, -shprehet Kevan.

Ndërsa Renaldo tregon se ka humbur shumë njerëz për shkak të orientimit seksual. Shumë miq e mikesha nuk e kuptuan dhe u distancuan.

Renaldo dhe Kevan tregojnë se e ndjejnë veten shumë mirë në Tiranë. Megjithatë nuk afrohen shumë në publik, pasi njerëzit shohin, flasin dhe jo të gjithë i kuptojnë.

Historia e çift g ay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë, pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve Read More »

Kryemadhi: ‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje’

LSI ka ndezur motorët e fushatës, disa muaj para zgjedhjeve.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se vendi ka më shumë nevojë për më shumë gra, në politikë, si dhe qeverisje.

Kryemadhi publikoi fotot e takimit të sotëm që nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, zhvilloi me gratë e njësisë numër 1 në zonën e Ali Demit.

“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje”, tha kryetarja e LSI.

“Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për t’a kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi, duke mbetur optimiste për të marrë rezultatin e duhur pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kryemadhi: ‘Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje’ Read More »