Aktualitet

Moti/ Mësoni çfarë na pret ditët në vijim

Edhe në ditët në vijim moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.

Sipas “Meteoballkan”, një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, por do të jetë më pak i fuqishëm se ai që kaluam.
“Pas kalimit të ciklonit të fuqishëm natën e kaluar, tani kemi një tjetër ciklon i cili për momentin gjendet në Italinë veriperëndimore. Ky ciklon do të fuqizohet dhe do të rrugëtojë përmes Italisë Qendrore në drejtim të Adriatikut verior ku pritet të shkaktojë reshje të fuqishme dhe stuhi intensive në ato vende.

Një pjesë e lagështisë nga ky ciklon do të vije edhe në rajonin tonë ku priten reshje të reja shiu, megjithatë nuk duhet pritur reshje gjithëpërfshirëse. Vende-vende përsëri priten reshje intensive dhe stuhi shiu veçanërisht në veriperëndim dhe jug të Shqipërisë. Në viset tjera të rajonit tonë reshjet do të jenë më sporadike dhe të karakterit lokal, megjithatë nuk duhet përjashtuar mundësinë e ndonjë rrebeshi të fuqishëm lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Nesër (e Hënë) pritet që temperaturat të shënojnë ngritje të lehta, ndërsa ma kalimin e ciklonit ato do të shënojnë ulje të martën, por nga e mërkura dhe e enjta temperaturat përsëri pritet të shënojnë ngritje graduale. Për detaje tjera në postimet tona të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Meteoballkan.

Moti/ Mësoni çfarë na pret ditët në vijim Read More »

Pas Kosovës një tjetër vend futet në shtetrrethim! Pas orës 22:00, në rrugë nuk pipëtin as miza

Mali i Zi ka marrë vendimin që të rikthejë masat shtrënguese për shkak të rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve me Covid-19. Që nga mbrëmja e sotme, në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të të rekurve do të jenë në shtetrrethim.

Nga ora 22:00 nuk lejohet lëvizja, ndërsa hotelet në këto rrugë, do të jenë të mbyllura. Të njëjtat rregulla do të ndjekë edhe Podgorica e Kotori. Në orën 05:00 të mëngjesit, do të rinisë qarkullimi i njerëzve dhe pua, por gjithsesi, hotelet do të qëndrojnë mbyllur. Klubet e natë, nuk bëhet fjalë të hapen deri në fund të këtij viti, të paktën.
Ditën e sotme Mali i Zi raportoi 116 persona të prekur me Covid-19. Aktualisht ky vend ka 3699 raste aktive me Covid-19, ndërsa viktima në total ka shënuar 158.

Dy ditë më parë, Kosova shtrëngoi rripin. Në Kosovë, restoranteve dhe bareve u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Pas Kosovës një tjetër vend futet në shtetrrethim! Pas orës 22:00, në rrugë nuk pipëtin as miza Read More »

Kryemadhi: Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar sot përmes një videoje, që ka shpërndarë në profilin saj Facebook, ku shfaqet anëtarja e kryesisë së partisë së saj, Floida Kërpaçi.

Kjo e fundit ishte në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë, ku tha se “Dëgjova shqetësimin e Endrit, shqetësim për të gjithë të rinjtë dhe familjet e tyre!”

Sakaq, nga ky shqetësim, Monika Kryemadhi është shprehur para pak çastesh në reagimin e saj, se “përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë”.

“Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë”, – është shprehur ajo.

Kryetarja e LSI ka pasur edhe një thirrje ndaj Ramës.

“Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”- ishte reagimi i Kryemadhit.

Më herët Floida Kërpaçi përmes videos që u shpërnda edhe nga Monika Kryemadhi, teksa ishte në Gjimnazi “Ismail Qemali”, tha:

Qeveria shqiptare të mos luajë filmash me propagandën që prodhon, por të ndalojë presionin ndaj nxënësve dhe mësuesve që viti shkollor të vazhdojë i rregullt, pa ndërprerje dhe pa eksperimente me shëndetin dhe edukimin e brezit.

Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria!

Mirënjohje për angazhimin e mësuesve!

Kryemadhi: Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione Read More »

Xhixho: Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i bën thirrje qeverisë shqiptare që të drejtojë sytë nga bizneset e drejtuara nga gratë, të cilat siç thotë ajo, kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë!

Përmes një postimi në rrjeteve sociale, Xhixho thotë se tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë.

Nga ana tjetër, Xhixho thekson se bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë. Ndaj vijon ajo, biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbëshetur.

“Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë! Tërmeti dhe pandemia i dhanë goditje të njëpasnjëshme sipërmarrjeve private, sidomos atyre të drejtuara nga gratë, qoftë në zona urbane apo rurale po përballen me sfidë për mbijetesë. Mbështetja e munguar e qeverisë, përtej shfaqjes në televizione, ka sjellë reduktim të numrit të punonjësve, duke rritur papunësinë në radhët e Shqiptarëve, të cilët përpiqen të gjejnë shpresë dhe pse kjo e fundit venitet nga institucionet që drejtojnë sot vendin. 80% e bizneseve të drejtuara nga gratë u goditën rëndë. 1 në 5 kompani kanë reduktuar pagat ose shkurtuar punonjës nga puna. 50% e bizneseve kanë pësuar ulje fitimi. Bizneset shprehen se nuk kanë përfituar nga paketat fiskale dhe pagat e luftës. Bizneset kanë nevojë për partner strategjik siç duhet të jetë qeveria për t’i suportuar në një situatë të tillë. Biznesi duhet dëgjuar, ndihmuar por kjo maxhorancë ka qasje armiqësore ndaj biznesit dhe nuk ka as aftësinë as vullnetin për ta mbëshetur. Ne besojmë se vetëm fuqizimi ekonomik i gruas e mbi të gjitha sipërmarrjet e drejtuara nga gratë do mund ta zhvillojnë ekonominë dhe japin shpresë familjeve shqiptare. Së bashku mundemi”, u shpreh nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Xhixho: Bizneset e drejtuara nga gratë kanë nevojë për mbështetje reale dhe jo propagandë Read More »

Këngëtari i njohur: ‘Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës’

Kosova ka njohur një ulje drastike të rasteve me COVID, por artistët atje, ashtu si edhe në Shqipëri, duket se janë ndër më të vuajturit. Ata thuajse në tetë muaj kanë mbetur të papunë.

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

Sipas Labit virusi është zhdukur, por së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinj.

“Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës në Kosovë!

Dmth VIRUSI ËSHTË ZHDUKUR dhe së bashku me të është shuar edhe muzika dhe mbrëmjet e natës ku kanë punuar mbi 20.000 të rinjë!

Baca i vet po gajlohet për muzikën , po e ruan me një fjalë!!

Ky dhe kolegët e tij janë expertë të cilët janë kah e ruajnë tingullin e muzikës, se mos po e prek virusi mbas orës 21:00 e po vdes tingulli krejt, shembull: Qiftelia, Defi, Tupani, Gitarja, Harmonika, besa tash edhe paisjet e DJ etj..!

Faleminderit ministër i qiftelisë dhe i defave!

Moti është dasht me qenë ti nën udhëheqjen e ‘ESTRADËS SË VDEKUR’ dhe jetës së natës të ‘kafiterive t’falimentuara’ , ku i keni lënë me nga 2 puntorë, të cilët kanë mbetur shkrumb e hi, si dikur Hiroshima nga atomi!

Ju lumtë, ju jeni ata që e keni “ngritur ekonominë”,ku për 10 vite nuk do kthjellet më rinia, ekonomia, e as gastronomia!

Nga nesër merrni një vendim; Bubashfabat me i rujt mos po cofin nga muzika, e ndalojeni muziken edhe prej ores 2 të ditës thjesht shpalle gjendje lufte në Kosovë! Bravo Ministër”, – reagoi Labinot Tahiri.

/NOA.al

Këngëtari i njohur: ‘Ministri historik që ja ka q… nanën artit e kulturës’ Read More »

Agron Tufa zbulon ‘s piunin më jetëgjatë të Sigurimit të Shtetit ko munist’

Agron Tufa, shkrimtari dhe ish-drejtori i Institutit për Studimin e Kr imeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, ka zbuluar dhe ka publikuar sot një tjetër emër, i cili sipas tij, i ka shërbyer e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Sipas postimit të bërë nga Tufa në “Facebook”, bëhet fjalë për studiuesin dhe shkrimtarin Nasho Jorgaqi.

Sot Nasho Jorgaqi është plot 88-vjeç, por nuk dihet se kur është bërë zbulimi i tij, apo edhe pse nuk është publikuar në kohën kur Agron Tufa mbajti për shumë vjet detyrën e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, apo edhe më herët, pas rënies së ko munizmit.

Gjithsesi, Nasho Jorgaqi i cili njihet kryesisht për studimet si dhe biografinë mbi figurën e Fan Nolit, aktualisht është në një moshë të thyer.

Sakaq, Tufa ka publikuar sot dokumentet, të cilat tha se tregojnë bashkëpunimin e Jorgaqit me Sigurimin e Shtetit.

Tufa dekalron se Nasho Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, ndërsa e cilëson atë si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të Shtetit komunist.

Shkrimtari Tufa thotë se Jorgaqi jo vetëm që spiunonte në Shqipëri, por ai përdorej nga Sigurimit i Shtetit si agjent edhe për diasporën.

“NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI””

Nga Agron Tufa

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit.

Një spiun veteran.

Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”.

Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.

Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.

Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.

P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

/NOA.al

Agron Tufa zbulon ‘s piunin më jetëgjatë të Sigurimit të Shtetit ko munist’ Read More »

Rama në kafe me gjyshet vlonjate

Kryeministri Edi Rama pas takimit me strukturat e Partisë Socialiste dhe disa biznese të Vlorës, ka preferuar të pijë kafe me disa gra të moshuara.

Ai është ulur për kafe me të moshuarat vlonjate, në një lokal të zonës.

Rama duke biseduar me to, shfaqet shumë i qeshur, i qetë dhe madje i relaksuar.

Duket se gratë e moshuara të qytetit bregdetar i kanë krijuar atmosferën e duhur Ramës.

“Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre”, shkruan Rama krahas fotove.

Kryeminsitri Edi Rama pas dy mandateve në Vlorë u shpreh i sigurt se do të kandidojë në të njëjtin qark, edhe në mandatin e tretë, të paktën si deputet.

 

Rama në kafe me gjyshet vlonjate Read More »

Tabaku: Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite

Ish-deputetja e Partisë Demokratike bën përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku shkruan se Rama u la shqiptarëve azilkërkimin si peshqesh në këto 7 vite.

“Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite. Faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes: 219 000 të larguar”, shkruan ish-deputetja.

Sipas Tabakut, “mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën”.

Ndërkaq, duke iu referuar asaj që shkruan znj. Tabaku, “1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vision”.

“Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim”, përfundon Tabaku. /noa.al/

Tabaku: Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite Read More »