Presidenti Ilir Meta ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Turizmit për të përcjellë edhe mesazhin se si ky sektor është keqpërdorur.
Kreu i shtetit shkruan se vendi ka potencial të jashtëzakonshëm, por që në shumë raste është keqshfrytëzuar.
Meta thotë se është momenti për reflektim dhe për të reflektuar, në mënyrë që ky sektor të marrë frymë.
Mesazhi i Metës:
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.
Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti.
Kryeministri tha këtë të dielë se nga sot lokalet do të mund të shërbejnë edhe në ambientet e brendshme.
Nga Vlora, kreu i Qeverisë u shpreh se edhe pas këtij vendimi të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat për të parandaluar koronavirusin.
“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë.
Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin”, tha Kryeministri.
Prej disa muajsh në ambientet e brendshme të lokaleve nuk lejohet qëndrimi dhe shërbimi. /noa.al/
Gjatë paradites në vendin tonë do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë herë pas here shira të izoluar.
Ndërsa mbrëmja do të sjellë një sistem të dendur vranësirash në territorin shqiptar, duke gjeneruar rrebeshe shiu të shoqëruar me stuhi afat-shkurtra ere.
Ndërkohë temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.
Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Reshjet e forta të shiut janë vetëm fillimi i përkeqësimit të motit, pasi pritet të jenë më të forta gjatë ditës së diel dhe të hënën. Gjatë ditës së sotme sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra ndërsa në Tiranë kanë qenë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.
Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut. Sipas këtij parashikimi në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në punë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër. 100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi. Kjo është një sasi shumë e madhe uji që do shkarkohet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rrisë së tepërmi nivelin e lumenjve dhe të përrenjve.
Konkretisht më së shumti rrezikohet që të shkaktohen problem në Shkodër për shkak se reshjet janë parashikuar të jenë 160 milimetra ose 160 litra për m2. Kështu në Shkodër rrezikon të dalë nga shtrati lumi Buna.
Ndërkohë lumenjtë e tjerë që pritet të sjellin problematika si pasojë e reshjeve janë: Buna, Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.
Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë.
Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për rreth 4 orë me drejtuesit vendorë të Vlorës ku folën për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa para mediave u shpreh se do të kandidojë sërish në këtë qytet. Rama nuk la jashtë vëmendjes arritjet e qeverisë dhe u kujtoi banorëve gjithçka përjetonin për të bërë pagesat e tyre ndërsa premtoi se deri në fund të këtij viti, do të ketë shërbim online deri në 93% dhe njerëzit nuk do të jenë të detyruar të shkojnë në zyra.
“Kandidoj zyrtarisht në këtë qytet. Askush nuk mund të më ndajë nga Vlora. Mandatin e tretë do bëjmë më shumë se 2 të tjera. Ndryshimi ka një impakt të madh dhe më pas rrit pritshmëritë dhe natyrshëm krijon pakënaqësitë. Dikush që jeton në laget periferike të Vlorës, thotë çfarë është bërë po te unë nuk është bërë ende ajo që prisja dhe në këtë aspekt pritshmëria është rritur se më arë nuk ekzistonte. Ka akoma shumë gjëra për të bërë.
Nuk është objektiv në hava, sepse do ta arrijmë, në fund të dekadës së ardhshme Vlora të ketë mijëra turistë. Takimi me Doklen? Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht.
Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.
Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm.
E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.
Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht. Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jam më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë”, u shpreh kryeministri.
“Fitorja nuk është qëllim por është rezultati i punës për njerëzit”, u shpreh sot kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës në një prononcim për mediet pas takimit të Asamblesë së PS-së në qytetin bregdetar, duke theksuar se është shpresëplotë për fitore.
“Sigurisht janë takime në funksion të betejës që kemi përpara për të adresuar probleme, për të trajtuar çështje të caktuara dhe për të mobilizuar veten në funksion të një beteje që absolutisht si çdo betejë, si çdo ndeshje fitohet atëherë kur mbaron, nuk është asnjëherë e fituar para se të mbarojë. Kështu që pavarësisht se ne jemi besimplotë që do të fitojmë duhet të bëjmë maksimumin, sepse fitorja nuk është qëllim në vetvete por rezultat i punës që bëhet për njerëzit në krye të detyrës”, deklaroi Rama.
Lidhur me nivelin e shërbimeve që administrata po ofron për qytetarët, Rama tha se ka një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin dixhital.
“Unë besoj që kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin dixhital. Janë miliona vajtje e ardhjet e kursyera për shërbime që deri dje merreshin duke u sorollatur. Por, nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për adminitratën dhe se administrata është aty ku duam. Vazhdojmë punën për të përmirësuar administratën dhe pjesë e këtij problemi janë drejtues që nuk sillen në mënyrë të përgjegjshme. Kjo është një luftë e vazhdueshme dhe unë nuk dorëzohem. Njerëzit duhet të bëjnë durim, sepse është e lehtë të konstatosh, por shumë e vështirë ta ndryshosh këtë. Është e qartë që sa më shumë përmirësohemi aq më shumë bëhet e padurueshme mungesa e përmirësimeve të mëtejshme”, u shpreh Rama, duke theksuar se njerëzit edhe mund t’i kenë harruar radhët për të paguar dritat, apo për të marrë pensionin.
I pyetur lidhur me kandidimin e tij, Rama u shpreh se kandidon apo jo formalisht në Vlorë, “mua me Vlorën s’më ka ndarë e s’më ndan asnjëherë asgjë. Mandatin e tretë do të bëjmë edhe më shumë se këto dy mandate së bashku”.
“Eksperienca më ka mësuar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues si fillim, pastaj rrit shumë pritshmëritë dhe natyrshëm krijon pakanëqësitë, që do të thotë se shumëkush që jeton në lagjet periferike të Vlorës , ky ka qenë një debat që e kam patur në Tiranë si kryetar bashkie, sot thotë që bukur shumë çka është bërë, por këtu tek unë nuk është bërë ajo që prisja”, tha Rama.
Është gjë e madhe, shtoi ai, që pritshmëria është rritur, sepse nuk ekzistonte më parë pritshmëria, sepse ishin mësuar njerëzit me një nivel të caktur.
“Por kjo duhet adresuar dhe mandati i tretë për Vlorën duhet të jetë mandati i çuarjes së energjisë së infrastrukturës së qendrës së qytetit brenda lagjeve dhe periferive. Po ashtu edhe në rajonet që janë ish- komuna, ku janë bërë gjëra por ka akoma shumë për të bërë. Nuk është një objektiv hava, por realist që në fund të dekadës së ardhshme Vlora të ketë miliona turistë”, deklaroi kryeministri.
Lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama sugjeroi se duhet konsideruar për moshën që ka si një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij.
“Pastë jetë të gjatë e shëndet e i gëzoftë sa më gjatë nipat e mbesat, por Shqipërisë e shqiptarëve ska më se çfarë iu jep. Është për mua thjesht një person që duhet injoruar plotësisht”, shtoi kryeministri. /atsh