Aktualitet

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur

Nga Astrit Patozi

Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur, që është caktuar të miratohet të hënën si reformë zgjedhore, me shumë gjasa mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra.

Për të kaluar herësin e partisë kandidatit i duhet, njësoj si më parë, të kaptojë 9 male dhe të marrë ndoshta më shumë se 9 plagë, dhe prapë të mos e kapërcejë dot listën e kryetarit.

Ndryshimi i vetëm është se, pasi të zgjidhen ata që ka caktuar partia, do të ketë edhe dy tabela emulacioni për secilën kategori, një për fituesit dhe një tjetër për humbësit.

Për atë, që rreshtohet i pari tek humbësit, do të ndahen dekorata ose fleta lavdërimi. Ndërsa atij më të pavotuarit nga fituesit do t’i thyhet nota në sjellje, por deputet do të jetë prapë.

Puna është se ai, që ndan dekorata (Presidenti i Republikës), sot shkumbëzonte si asnjëherë tjetër dhe paralajmëronte pasoja të rënda, në rast se listat nuk hapen realisht. Ndërsa ata që caktojnë listat dhe pritet të ndeshen për jetë a vdekje më 25 prill ishin të qetë dhe të patrazuar nga komploti antikushtetues, që mori sot vulën finale në komisionin e ligjeve.

Njëri duke shëtitur rrugëve të Elbasanit, si për ditë vere, ndërsa tjetri duke premtuar për herën e 15-të në Tiranë se do të heqë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe hajde shpjegoje pastaj politikën e madhe në vendin e shqiponjave.

Astrit Patozi: Damiani e paska qarë këtë riformulimin e gjoja listës së hapur Read More »

Aktori i humorit, Julian Deda publikon foton e vecantë, tregon emocionet kur prindërit e përcollën deri te porta…

Aktori i humorit, Julian Deda, ka ndarë një foto, kur ka shkuar në shkollë për herë të parë.

“Dita ime e parë e shkollës, 32 vjet më parë!”, tha ai krahas fotos.

Më tej aktori tregoi edhe emocionet e ditës së parë të shkollës.

“Ishte 1 Shtator 1988. U zgjova tmerrsisht i lumtur nga gjumi. Lava dhëmbë e faqe, dush nuk bëra se kisha bërë një natë më përpara”.

“Vesha çorapet e bardha deri te gjuri, përparësen e zezë, vura jakën e bardhë, vesha sandalet, dmth të gjitha këto mi vishte mami, se une isha tmerrsisht i zënë duke sqaruar një fetë buke me gjalp”.

“Mora çantën e shpinës me rripa, e theksoj me rripa (se ishte vështirë të gjendeshin në atë kohë) dhe me një tufe me lule në dorë shkova bashkë me prindërit deri te oborri i shkollës, në këmbë, e përsëris në këmbë (se është e rrallë sot).

“Jo për gjë, por hera e parë nuk harrohet, në të gjitha rastet..!” – shkroi Julian Deda, lidhur me emocionet e ditës së parë të shkollës.

/NOA.al

Aktori i humorit, Julian Deda publikon foton e vecantë, tregon emocionet kur prindërit e përcollën deri te porta… Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të Presidentit Ilir Meta se Shqipëria ka humbur miliona euro prej gjyqeve të humbura në arbitrazh, në konferencën e përbashkët me homologun e Kosovës, Avdullah Hoti.

Pa i përmendur emrin Presidentit, ai tha se i qëndron besnik bindjes se në praninë e miqve nuk flet për punët e brendshme të shtëpisë.

Por shtoi se në emër të fakteve, ka disa kohë që është ngulur në opinion ideja se kemi humbur arbitrazhe, madje tha se një pjesë e njerëzve mendojnë se janë paguar edhe paratë e humbjeve.

“Po ju gazetarët dhe mediat çfarë bëni, pse nuk shikoni a është e vërtetë kjo? Dei më tani nuk kemi ne asnjë proces në arbitrazh të përfunduar që ne të kemi humbur, kemi skuadra të përbashkëta të avokaturës së shtetit dhe avokaturës së huaj që punojnë për ti zmbrapsur këto vendime që janë të natyrës paraprake, se mirë ata që e kanë detyrë ndaj një populli të tërë që mos t’ia kërcasin kokoshkës, por ju duhet të bëni verifikime dhe të mos mbytet për ditë në llumin e gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtra më të rënda”, u shpreh Rama.

Ai tha të kundërtën se Shqipëria ka fituar procese në arbitrazh, por nuk ka humbur asnjë prej arbitrazheve që diskutohen, por se vazhdojnë betejën për ti zmbrapsur.

Lidhur me Presidentin, deklaroi se nuk duhet bërë koment sa kohë nuk është vendim përfundimtar dhe se çdo koment është shkelje e procesit, duke thënë se “Imagjinoni se sa shumë autori i këtyre deklaratave e ka mendjen te Shqipëria”.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet Metës: Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më të rënda Read More »

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet letrës së Presidentit amerikan Donald Trump

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj Presidentit amerikan Donald Trump, pas letrës së tij, ku kërkonte zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Izrael, për në Jeruzalem.

Nga konferenca për media pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën, ai tha se vendimet merren në raport me të mirat e Shqipërisë dhe se në politikën e jashtme Shqipëria është e linjëzuar me Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë dhe janë të shkëlqyera, por sa i përket temës së ambasadës mbetet në linjë me BE.

“Shqipëria është vendi që ka patur më shumë hebrenj pas luftës se sa para luftës, i vetmi në Europë. Është vendi ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria, në politikën e jashtme, në këtë aspekt, është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi Rama, duke refuzuar propozimin e Trump për zhvendosjen e të gjithë ambasadave në Jeruzalem.

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet letrës së Presidentit amerikan Donald Trump Read More »

Meta: Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik

Presidenti Ilir Meta thotë se Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Kreu i shtetit ngre si shqetësim se konkretisht, rritja ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Më tej shton se ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

“Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mesatares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit”, shkruan Presidenti.

Ai shton se në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

“Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare. Koha për t’u thelluar!”, thotë në mbyllje Ilir Meta. /noa.al

Meta: Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani! Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik Read More »

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shpalli vendimin për Arben Frashërin me funksion Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier – Berat, SHÇBA.

Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, Frashëri u gjet i papërshtatshëm për vijimin e detyrës, duke u shkarkuar.

Arsyet e shkarkimit pritet të publikohen nga KJV në vijim. /noa.al

Vetingu, shkarkohet drejtori i SHÇBA Fier-Berat Read More »

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshi

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit, të cilët ndodhen në ditën e pestë të Grevës së urisë.

Njëri prej tyre, është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore prej mungesës së ushqimit.

Bëhet fjalë për Aleksandër Meidanin, i cili është dërguar me urgjencë në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Lidhur me grevën e nisur nga naftëtarët, nga ana e qeverisë deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti

Janë rreth 800 punëtorë të mbetur pa punë pas mbylljes së rafinerisë së naftës, që administrohet nga “Tosk Energji”.

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshi Read More »

Slogani goditës në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën/ ‘Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij’

Një slogan goditës në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën.

“Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”, shkruhet në sloganin në mes të tryezës së rrumbullakët ku do të ulen dy kabinetet qeveritare.

Slogani është zbuluar nga zëvendës Kryeministrja e Kosovës Albulena Halimaj.

Ndërkohë në të gjithë ambientin e sallës së Pallatit të Kongreseve dominojnë ngjyrat e flamurit tëdhe atij të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. /noa.al

Slogani goditës në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë me Kosovën/ ‘Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij’ Read More »