Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar mëngjesin e sotëm disa foto nga një parcelë me hash ash dhe thotë se këtë vit si asnjëherë më parë çmimi ka shkuar në 1.600 euro.
Foto sipas Hoxhës është shkrepur, dje më 2 tetor 2020.
“Mirëmëngjes Shqipëri…
Me kasketë të vjetër, në kana bisin e ri..
Në pyjet me kan abis ka jetë.
Pershëndetje zoti kryeministër.
Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…
Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.
Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
Bëni durim, në ABC Neës një histori ekskluzive po bëhet gati…
A kemi zgjedhje përpara apo jo?!
Foto: North Albania 2 tetor 2020…”, shkruan Hoxha dhe ndan foto e mëposhtme.
Partia Demokratike dorëzon padi për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Sipas PD, kryebashkiaku Veliaj ka bërë akuza të përsëritura kundër Lulzim Bashës me qëllim përfitimin elektoral.
Në padinë penale argumentohet se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete ndaj Bashës, të cilat demokratët i konsiderojnë shpifje dhe përfshijnë akuzat se 1) kryedemokrati është bërë me 4 shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit; 2) se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe 3) se ka ndërtuar pa leje.
Ditën e sotme nis transmetimin në Top Channel, show më i famshëm në Shqipëri, “Hell’s Kitchen”. Për të tretin vit radhazi, Renato Mekolli do të jetë shefi i kuzhinës dhe drejtuesi i show-t më të njohur dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Mekolli është shprehur se ky sezon do të jetë më i egër sa dy sezonet e para. Madje para disa kohësh ndau me fansat një pozë ku tregonte duart me shenja dhe krahas saj shkruante se do të bëhet nami.
“Momente nga Hell’s Kitchen Albania 3. Në këtë sezon do të shikoni çfarë nuk keni parë 2 sezone, do të bëhet nami. Kaq kam për momentin. Së shpejti në Top Channel… Unë do t’ju ndjek larg Shqipërisë. Ju dua”, shkruante Renato krahas fotos që menjëherë mori shumë reagime.
Ndërkohë së fundmi, shefi më i njohur i kuzhinës u ka kërkuar fansave që ta shijojnë show-n dhe të mos merren me pjatat e thyera, se do vazhdojë që të bëjë një gjë të tillë deri në fund.
Ditën e sotme nuk do të ketë reshje shiu. Meteoalb parashikon se do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 29 gradë.
PARASHIKIMI:
Mbetemi në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në zonat malore ndërsa ultësira perëndimore vijon me mot të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në ekstremin verior por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 6 ballë.
Një qytetar i zhgënjyer ka shpër thyer mëngjesin e sotëm ndaj politikanëve tanë, duke thënë se ne kemi klasë politike të pacipë e imorale.
Kur erdhën para 8 vitesh dhe në kerkuan votat, tha qytetari në emisionin e mëngjesit në Report Tv, erdhën me makina të ’92 kurse tani sipas tij po shkojnë me X5 dhe X6.
“Klasë politike imorale dhe e pacipë. Kur erdhën te ne para 8 vitesh dhe kërkuan votat, erdhën me makina të ’92. Kurse tani që po vijnë prap po vijnë me X5 dhe X6. Duke filluar nga Ilir Meta, Edi Rama e ajo ‘Donika Kastrioti’ e LSI. Edhe Lulzim Basha. Këta janë politikanët tanë të pacipë”, tha ai.
Ndërkohë një tjetër i zhgënjyer u zotua: Po unë vdeksha po të votova prap ore. Për kë të votoj unë, për këta?
Aktorja Arjola Demiri pak ditë më parë shprehu mbështetjen e saj për Partinë Socialiste dhe përfshirjen në politikë, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Ndonëse ajo nuk saktësoi se për çdarë përfshirjeje bëhet fjalë, mësohet se Arjolës i është propozuar që të kandidojë për deputete, nën siglën e PS-së, gjatë zgjedhjeve të ardhshme, në qarkun e Kukësit, më konkretisht në vendlindjen e saj, Tropojë.
Por pas vendimit të saj për tu përfshirë në politikë, Arjola Demiri u përball me komente negative, ku disa hamendësuan se ajo po përdoret nga politika, ose po e pëdor atë, për të hedhur hapa në karrierë dhe për të bërë para, pa meritë.
Gjatë një interviste në “Wake Up”, aktorja iu përgjigj këtyre komenteve.
Arjola Demiri theksoi se ka dalë edhe në mbrotje të Teatrit Kombëtar dhe është vetëvetja.
“Jam një vajzë që eci vetë në jetë, nuk kam nevojë që të futem në politikë për të ecur përpara. E kam parë të sinqertë afrimin tim tek PS”.
“Çfarë më preku është që dikush, që s’dua tia përmend emrin, kishte shkruar se kush është kjo që do të përqaset në PS, sepse nuk ka thënë dy fjalë për Teatrin, i kam dalë në mbrojtje sepse kështu i bie të mos jem artiste”.
“Jam nënë e tre fëmijëve dhe kam pasur mjaft angazhime”.
“Nuk mund të dal të protestoj dhunshëm, por qytetarisht. Komentet që kam marrë nga ky zotëri ishtë ofenduese për një femër që po mundohet të punojë ndershmërisht dhe të mbajë e të rrisë fëmijët e saj ndershmërisht”.
“Njerëzit cektësisht prekin jetën time, thonë fjalë që buk janë, prekin vetëm familjen time, mua personalisht jo sepse vazhdoj të jem me këmbë në tokë dhe ta di shumë mirë se kush jam,”- tha aktorja, në reagimin e saj, lidhur me vendimin për t’u përfshië në PS.
Sot bëhen plot 37 vjet nga nisja e emisionit më të dashur dhe më të njohur sportiv, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Emisioni që nisi në Radio Tirana, drejtuar nga Ahmet Shqarri, për shkak të kohës kur nuk kishte edhe mënyrë tjetër informimi, tërhiqte sportdashësh nga të gjitha trevat shqiptare.
Përvjetorin e emisionit të njohur e ka kuajtuar sot Sefer Kikija, gazetari sportiv i Elbasanit, pjesë e këtij emisioni. Ndër të tjera ai zbuloi se sigla që niste emisionim ishte e kompozuar nga mjeshtri i madh, Shpëtim Saraçi.
“Historia flet….; “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, – shkroi Sefer Kikija, nga Italia ku jeton sot, teksa solli detaje dhe nostalgjinë e këtij emisioni, aq të dashur dikur për shqiptarët.
NGA SEFER KIKIJA
2 Tetor 1983 – 2 Tetor 2020… Plot 37 vjet me pare, gazetari sportiv, i mirenjohuri AHMET SHQARRI do te ideonte, projektonte dhe Niste ne Radio Tirana, emisionin sportiv te titulluar “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Nje nder emisionet me te degjuar ne Shqiperi. Nuk kishte familje shqiptare, qe sapo fillonte ky emision, hapnin radiot dhe degjonin zerin brilant te Shqarrit. Te tjeret nepermjet radiove te dores, nepermjet kasetofoneve te makinave ndiqnin këtë emision. Pas siglës muzikore të kompozuar me plot finesë nga maestro Shpëtim Saraçi, do të vinte zëri i kthjellët, plot timber dhe i qartë tek thoshte… “Mirëdita të nderuar dëgjues, unë Ahmet Shqarri ju përshëndes nga studio nr 1 e Radio Tiranës…, nisim transmetimin e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.
“Falë punes se kordinatorit teknik Fatmir Dizdari dhe teknikut Rubin Kristo, linjat jane gati…Luhen ndeshjet e javes se peste te kampionatit, dhe ka takime te rendesishme……Ne Kavaje, Besa- Vllaznia, radiokronist do te jete Fatmir Efica; ne Durres, Teuta-Flamurtari, radiokronist Bujar Qesja; ne Peqin nje ndeshje e rendesishme, Shkumbini- Tirana, do te jene dy radiokroniste elbasanas, Sefedin Allkja dhe Sefer Kikija…; në Tiranë, Dinamo-Lushnja, radiokronist Ismet Bellova dhe Veli Rada…; në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani, radiokronist Frederik Fico…; në Korçë, Skënderbeu-Flamurtari, radiokronist Vladimir Ngjela…; në Fier, derbi i Myzeqesë, Apollonia -Lushnja, radiokronist Arbër Emiri dhe Mikel Mbricaj… E kështu, niste ky emision i shumëpritur nga dashamirësit e futbollit shqiptar.
“Duke qenë pjesëe këtij emisioni, për shumë vite, falenderoj dhe i uroj jetë të gjatë Shqarrit, përshendes ish-kolegët dhe drejtuesit e tanishëm, gazetaren sportive Ajna Erga Kënga, te madhin Shpëtim Gjoshi si analist dhe drejtues, por dhe një tjetër personazh, ikonë e gazetarisë sportive, Bashkim Tufa. Respekte dhe mirënjohje…