Aktualitet

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit

Kryeministri Edi Rama thotë se do të largohet nga politika nëse shqiptarët nuk e votojnë më në 25 prill 2021. Në këtë mënyrë Rama bëhet pasardhës i Fatos Nanos në PS, i cili po ashtu paralajmëroi dhe zbatoi pohimin e ikjes nga politika në rast humbjeje, gjë që ndodhi në vitin 2005.

Rama foli sot para socialistëve duke u shprehur se zgjedhjet e ardhshme do të fitohen sërish nga PS-ja.

Por në rast se shqiptarët nuk e besojnë për një mandat të tretë në krye të qeverisë, ai do të largohet nga politika, siç tha, me shumë mirënjohje për këto vite që ka qenë në krye të punëve të vendit.

“Ditën që mua shqiptarët nuk do të më votojnë më për të qenë kryeministër, do t’iu jap një përqafim të madh, dhe do t’iu lë vendin të tjerëve. Do t’iu shpreh të gjithëve mirënjohjen për mbështetjen që më kanë dhënë në gjithë këto kohë”, u shpreh Rama para gazetarëve.

Ai shtoi se në çdo qark që do të vendoste veten në listë do të merrte më shumë vota, dhe se në fakt listat e hapura e bëjnë të padrejtë garën mes kandidatëve, e veçanërisht atyre që duan të hyjnë rishtaz në politikë.

Rama shtoi se nesër në Kuvend do të kalojë ligji zgjedhor, pavarësisht pretendimeve kundër të PD-së dhe të LSI-së si dhe një pjese të opozitës parlamentare.

Është hera e parë që Edi Rama paralajmëron largimin nga politika në rast humbjeje. Disa analistë thonë se deklarata të tilla mund të ndikojnë në elektoratin e majtë.

/NOA.al

Rama: Iki nga politika, nëse nuk fitoj zgjedhjet e 25 Prillit Read More »

Pezullohen dy shefa komisariatesh në Vlorë e Himarë, ndëshkohen 20 policë

Shefi i Komisariatit të Vlorës Edmond Pjetri dhe ai i Himarës Arjan Tase jane pezulluar nga detyra per shkak te parcelave me ka nabis te kultivuara ne zonen e Vlores.

Ata akuzohen se nuk kanë raportuar për parcelat ku kultivohej ka nabisi, të cilat u zbuluan pas kontrolleve nga ajri me helikopter.
Bashke me ta u pezulluan edhe 4 punonjës të tjerë policie në qarkun e Vlorës, si dhe u dha vërejtje për 16 të tjerë.

Ngjarja eshte denoncuar edhe nga PD, Dega Vlore:
Lleshi shkarkon Lleshin!

Në Vlorë po luhen meloditë e zakonshme në stinë zgjedhjesh e ka nisur vallja tradicionale rreth parcelave me ka nabis.

Sipas mediave, janë shkarkuar 22 oficerë të policisë dhe dy kr yepleq për moskallëzim të parcelave me kanabis në Vërmik e Bolenë.
Të paktën deri sot në mëngjes, secili prej tyre, po të marrim seriozisht Sandër Lleshin në ato që thotë, ishte fytyra e tij.
Sot në mbrëmje ajo fytyrë u zhvesh në gjithë hipokrizinë e saj, sadoqë kurbanët e kanabisit i duhen Sandër Lleshit e rilindjes, po aq sa parcelat me kanabis.

Ka të ngjarë, që sa më shumë kurbanë të propagandës të shtohen, aq më shumë parcela të mbillen e të fshihen nëpër skërkat e Zonës së Parë Operative, brigjeve e bokërrimave legjendare të partisë.

Por, është vonë!
Asgjë nuk bën fajde në një shtet që luan me veten “polici i mirë” – “polici i keq”.

Ministri u krekos me batutën e fytyrës, por si çdo rilindas, u pa sherrin mburkave patetike.

Fytyra ikën vetëm një herë e nuk kthehet më!

Pezullohen dy shefa komisariatesh në Vlorë e Himarë, ndëshkohen 20 policë Read More »

Gazetari në mes të fushave me ka nabis: Çmimi për kilogramë ka thyer rekord

Gazetari në mes të fushave me kanabis. – “A kemi zgjedhje përpara apo jo?!”

Çmimi për kilogramë ka thyer rekord
3 TETOR 2020,

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook disa foto në mes të fushave me ka nabis.

“Me kasketë të vjetër, në kanabisin e ri”, shkruan ai, ndërsa foto janë bërë në veri të vendit.
Sipas Hoxhës, si asnjëherë më parë çmimi për kilogramë ka thyer rekord, duke shkuar nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.
“Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes Shqipëri…

Me kasketë të vjetër, në ka nabisin e ri..

Në pyjet me ka nabis ka jetë.

Pershëndetje zoti kryeministër.

Nën kujdesin e veçantë të qeverisë suaj, Shqipëria e ka te garantuar edhe për një vit tjetër, brand-in e saj europian, Made in Albania…

Si asnjëherë më parë, çmimi për kilogramë ka thyer rekord.

Nga 1300 euro deri 1600 euro për kg, në varësi të cilësisë, me blerje direkt në fund të parcelës.

Bëni durim, në ABC Neës një histori ekskluzive po bëhet gati…

A kemi zgjedhje përpara apo jo?!

Gazetari në mes të fushave me ka nabis: Çmimi për kilogramë ka thyer rekord Read More »

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë/48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë: ‘Më ndihmoni të jetoj’

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë. Ndërsa ditët kalojnë, sëmundja përparon dhe të ardhurat e familjes Deda pakësohen.

Marte Deda është 48 vjeçe dhe prej disa vitesh tashmë ajo është e detyruar të bashkëjetojë me një sëmundje të rëndë që e ka paralizuar.
“Jam e sëmurë jam vizituar gjithandej, ka dy vite që jam me mjekim të rregullt pa ndërprerë”, tha Marta.

Marta tregon se familja e saj përbehet nga 10 anëtarë ndërsa të gjithë janë të papunë dhe marrin vetëm një ndihmë ekonomike dhe kempin e saj i cili nuk mjafton as për ilaçe.

“Mjekimi që marr nuk gjendet në Shqipëri detyrohem ti marr jashtë shtetit, trajtohem me kemp 370 mijë lekë të vjetra, ato që marr nuk mjaftojnë, unë jam me sëmundje kronike dhe detyrohem të shkoj shpesh në spital”, tha ajo.
Të 10 anëtarët e kësaj familje jetojnë në një shtëpi me mure të plasaritura dhe një çati të vjetër që në kohë me shi i gjithi hyn brenda.

“Shtëpinë e kam në gjendje shumë të keqe, ka lagështirë ra tërmeti, plasaritjet e para filluan që në shtator, ato u zmadhuan shumë me tërmetin e 26 nëntorit. nuk ka asnjë të më shohë në çfarë gjendje jetoj. Kur vjen vjeshta nuk ma bën zemra të jetoj në këtë shtëpi nga gjendja ime shëndetësore’, thotë ajo me lot në sy.

Mbesa e saj tregon se Marta nuk mund të lëvizë e vetme ndërsa apelon për ndihmë.

“Ajo është aq sëmurë s del fare nuk lëviz, vetëm çfarë pret ndonjë shërbim prej meje apo dikujt tjetër”, tha mbesa.

Mjekimi i Martës kushton dhe në këto kushte familja nuk mund të përballojë as blerjen e ilaçeve dhe nevojave për shërbime mjekësore

Marta bën apel për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë të jetojë.

Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë/48-vjeçarja e paralizuar apel për ndihmë: ‘Më ndihmoni të jetoj’ Read More »

85-vjeçares në kërkim të vajzës, por merr vesh lajmin e rëndë

Një 85-vjeçare nga Librazhdi erdhi këtë të premte në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të rrëfyer pengun e jetës së saj.

Duke u kthyer vite pas e ka të vështirë të kujtojë detaje, por ditën kur i shpëtoi humbjes së jetës, pasi lindi vajzën dhe ditën kur foshnja përfundoi në shtëpinë e fëmijës Korçë nuk e harron.
Anifja një 48-vjecare asokohe lind vajzën me emrin Merita Lila, në vitin 1972.

Fatkeqësisht u desh që sot t’i komunikonim lajmin e hidhur kësaj të moshuare, se vajza u nda nga kjo jetë dy muaj pas lindjes.

‘Unë kam qenë 48 vjece kur e linda vajzën. E kam lindur në shtëpi. Ishte shumë ftohtë, kushtet nuk ishin të mira. Pasi linda përfundova në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajzën e sapolindur e dërguan në befotrof. Dyshoj se është ende gjallë. Vajza lindi një fëmijë i shëndetshëm. Unë dyshoj është e birësuar’, rrëfen 85-vjecarja
Sapo u njohëm me këtë histori që na ktheu vite pas, ditën e 28 shkurtit të vitit 1972, kur Merita u lind stafi i ’Pa Gjurmë’ nisi menjëherë kërkimet.

Pas shumë informacioneve, që u siguruan në një kohë të shkurtër mësuam se, vajza që kërkohej nga nëna në studio, ishte dorëzuar në befotrofin e Korcës më 11 mars të vitit 1972 dhe po atë vit, një muaj më pas, në datën 6 prill kishte ndërruar jetë.

Pas komplikacioneve nga një temperaturë e lartë, foshnja ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku dhe kishte mbyllur sytë përgjithnjë. Me pengun që s’e pa më kurrë Meritën, Anifja sot nënë e 4 djemve dhe dy vajzave erdhi në studion e ‘Pa Gjurmë’ për të mësuar të vërtetën, që e ka munduar prej vitesh.

‘Vd ekja është e jona. E ka vënë Zoti vde kjen’, me këto fjalë e mbyll nëna 85-vjecare, pasi mësoi lajmin në studio.

85-vjeçares në kërkim të vajzës, por merr vesh lajmin e rëndë Read More »

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët…

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët…

Po zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku Rama tha se duhet të hiqet kufiri mes dy vendeve.
Kosova me doganë në portin e Durrësit, linjë e përbashkët hekurudhore dhe ndërtimi i një hidrocentrali, janë 3 marrëveshjet që do të firmosen.

“Hapat e hedhur nuk janë të vegjël, megjithëse distanca mbetet e madhe. Kontrolli kufitar Morinë-Zërnicë, funksionon me parimin një ndalesë, një kontroll. Edhe këtë verë janë shmangur radhët e gjata. Heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën dhe të njësojnë databazën pa humbur asnjë cm në frontin e betejës kundër krimit”, tha Rama.

Hapja e kufirit, kryeministri Rama jep lajmin që prisnin të gjithë shqiptarët… Read More »

Meta: ‘Duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit’

Kreu i shtetit i bën thirrje klasës politike që të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit. Ai thekson se nga Shqipëria po largohet “truri”, pra intelektualët.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale thekson se emigrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv.
Për këtë fenomen që sipas tij mund të jetë fatal për vendin, ai i bën thirrje klasës politike, që rikthejë besimin te të rinjtë, për një të ardhme europiane. Kreu i shtetit thekson se duhet të ndalohet menjëherë shpopullimi i vendit.

Reagimi i parë:

Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e LARGIMIT MASIV TË TRURIT, kostoja e të cilit mund të jetë FATALE për vendin dhe kombin në të ardhmen.
Duhet një REFLEKTIM nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT TË SHQIPËRISË, rikthimit të besimit në radhë të

Meta: ‘Duhet të ndalojmë menjëherë shpopullimin e vendit’ Read More »

Neritan Ceka tregon shenjat që i la virusi: Gjithë trajtimin e bëme vetë, kushton 5 mijë euro

Ndjeshmëri dhe solidaritet. Këto janë shenjat që ka lënë Covid-19 të arkeologu Neritan Ceka. Në daljen e parë të tij mediatike, pasi fitoi betejën me COVID-19, ish-diplomati e arkeologu, tregon përvojën e tij.

“Covidi është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon”, tha ai. Ai tregon se është ndjerë i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët që nuk janë të rënduar nga ana shëndetësore, kalimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje.

“Gjithë trajtimin e bëme vetë, kushton 5 mijë euro”, deklaroi Ceka.

Ai thotë deri sot, askush nuk është interesuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes. “Nuk na dhanë recetë, i morëm ilaçet pa recetë”, pohoi arkeologu për ‘News 24’.

Ceka i është rikthyer tashme jetës aktive dhe profesionit të tij prej arkeologu, duke qenë brezi i dytë i familjes ne Arkeologji.

Neritan Ceka tregon shenjat që i la virusi: Gjithë trajtimin e bëme vetë, kushton 5 mijë euro Read More »