Një biznesmen, të cilit iu refuzua kredia me arsyen se ishte “i ri dhe pa eksperiencë”, ia ka arritur që 17-vjet më pas të blejë godinën ku ndodhej banka.
Adam Deering kërkoi 10 mijë euro kredi në vitin 2002, por nuk iu pranua. Megjithatë ai ia doli që gjatë këtyre viteve të krijojë një biznes të sukseshëm menaxhimi, të cilin e shiti për 6.4 milion dollarë në vitin 2014.
Tani që ai është pronar i kompanive të shumta multi-milionëshe, ka vendosur të “hakmerret” duke paguar 580 mijë dollarë për të blerë godinën e të njëjtës bankë që i refuzoi kredinë.
“Gjithmonë e kam ditur që po të punosh fort mund të arrish ëndrrën që ke. E lashë punën si shitës në moshën 21-vjeçare, pasi isha i sigurtë që do të bëja një biznes të suksesshëm, Por në atë kohë nuk kisha asnjë qindarkë në xhep dhe kështu që më duhej një kredi”, tregon ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në “Tempora” se në Shqipëri hyjnë euro me kamionë për ndërtimin e kullave.
Për pastrimin e parave ai drejton gishtin nga Rama, ndërsa thotë se asnjë kullë në Tiranë nuk kalon pa firmën e tij.
Berisha: Në Shqipëri eurot hyjnë me kamiona, nuk është gjë ajo Toyota Yaris, ishte si kafeja. Sipas shërbimeve të ndryshme Shqipëria është vendi ku va rrosen në dhe kuintalë dhe tonelata euro për tu shndërruar në kulla. Vetëm në 2016, fatura e përgjithshme e ha shashit shqiptar është rreth 10-12 mld euro e cila pastaj vërshoi drejt Amerikës Latine dhe është bërë zotërues kryesor edhe në dr ogat e forta. 70-80% e të gjithë he roinës që vjen nga zonat e prodhimit të saj kalon në aksin Librazhd-Elbasan drejt Europës. Në vitin 2003-2004 raportet shkruanin se 60% e he roinës, në atë kohë ko kaina nuk ishte shumë familjare, kalonte nga Shqipëria. U desh një punë 2-3 vjeçare që në këto raporte të shkruhej se sasia që kalon nga Shqipëria është krejt e parëndësishme. Rruga e kalimit të he roinës në Europë tani është spostuar drejt Serbisë. E lu fton çdo njeri që vendos të zbatojë ligjin, të kthejë shtetin ligjor. Kullat janë dëshmi e këtyre dhjetëra tonelatave euro që vijnë me kamion dhe groposen dhe qëndrimit korruptiv më të papërgjegjshëm të Edi Ramës. Kiminë time me lali plehun e di e gjithë Shqipëria por kullat i ka marrë vetë Edvin Kristaq Rama. Asnjë kullë nuk ndërtohet në Tiranë pa firmën e tij, pa paguar me dhjetëra milionë euro për secilën prej tyre.
Në këtë mënyrë, nesër moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta.
Në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe në momentin e zhvillimit të fenomeneve (shtrëngatë dhe/apo stuhi lokale).
Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulta.
Është shoqëruar me debate të forta diskutimi në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, ku përballë Dorjan Telitit të PD ishin analistët Shpëtim Nazarko dhe Fatos Çoçoli.
Shkak për debatin e fortë është bërë programi i PD për rimëkëmbjen ekonomike, ku ndërsa Teliti po fliste me shifra, ka ndërhyrë Nazarko, duke i thënë se nuk ka birë nëne që t’i kuptojë shifrat e tij.
Debati: Teliti: Rama ka autorizuar veten e tij dhe qeverinë e tij të shpenzojë 4.5 miliardë euro. Ne po i themi që një pjesë të mirë të kësaj shume ta vërë në dispozicion të bizneseve të vogla, pensionistët dhe njerëzve që kanë humbur vendet e punës.
Çoçoli: Ju e keni parasysh sa është sot numri i bizneseve të vogla të regjistruara? Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, e dini sa shkon vlera për pagesën për këto biznese? Rreth 100 milionë euro.
Teliti: Këto llogari kemi bërë dhe ne në PD. Ne kërkojmë që bonusi të mos jetë vetëm për mjekët dhe infermierët që punojnë te spitalet Covid, por për të gjithë mjekët në Shqipëri, sepse të gjithë janë të rrezikuar. Ne i kemi propozuar qeverisë që t’i japë çdo muaj, në gjashtë muajt e ardhshëm, 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.
Nazarko: Në televizor duhet të kujdesesh kur flet për shifra, sepse ajo gjyshja nuk kupton asgjë. Nuk ka bir nëne që e kupton. Kur s’e kuptoj unë që e di matematikën më mirë se ti, si mund ta kuptojë një popull i tërë. Nga kjo që thoni jo më del që Rama është budalla i madh. Unë jam më i vjetër se ju në moshë. A mund të ma shpjegojë ndonjë se si Tirana e Enver Hoxhës me 2 milionë banorë, merrte ujë 6 orë në ditë, dhe tani kur në Tiranë janë 1 milion banor dhe nuk kanë ujë. Pse? Sepse është bërë një batërdi e madhe, ku ka vetëm një rrugë, të hidhet në erë Tirana. Koncepti juaj është i shtrembër deri në infinit. Po të isha unë politikan do merrja, do varja gjithë klasën politike. Ju jeni shkaktarët.
Teliti: Ore bëre pyetje apo koment? Nazarko: Prit se të dëgjova gjysmë ore. Qoftë PS, qoftë PD, kanë marrë një zanat dhe dalin nëpër televizione… Teliti: Ky është shërbimi më i mirë që i bëni qeverisë. Nazarko: Jo tttttt, se ke folur gjys ore. Unë jam më i madh se Luli jot dhe se Rama. I kam përcjellë të gjithë, unë jam më i rëndësishëm se ata, jo t’iu shërbej. Jam më i rëndësishëm se Basha, Rama e Berisha. Teliti: Mos të diskutojmë marrëdhëniet personale. Meqë fole për ujin…
Aktivistja Xheni Karaj ka rrëfyer publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual ka menduar që të vriste veten.
E ftuar në “AbcNews”, Karaj tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e saj, pasi ishte adoleshente dhe nuk kishte parë asnjë vajzë tjetër që ta kishte pranuar publikisht këtë gjë.
“Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak.
Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime,”– tha Xheni ndër të tjera.
Tashmë ajo e ka pranuar publikisht dhe bashkëjeton me partneren e saj.
Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpèr mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri gjatë një debati politik në emisionin Open.
Teksa po flisnin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe manovrat politike të mazhorancës për ‘mbylljen’ e listave të hapura, debati kaloi në nivel personal, ku analisti iu kundërvu deputetit Murrizi duke i thënë se me batutat e tij 2 lekëshe mund të mashtrojë vetëm katundarët e Myzeqesë.
Pjesë nga debati:
Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqesë
Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve
Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhabete se s’të shkojnë fare.
Murrizi: Ore i bëj me ty unë
Mërtiri: Po bëj ca të duash.
Murrizi: Po unë po të dëgjoj për respekt, s’më njeh ky mua, po dhe unë s’të njoh hiç
Mërtiri: Të ndalosh në gjëra personale kur unë shpreh një argument është dobësi.
Publicisti Baton Haxhiu, duke folur rreth polemikave me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vjehrra e tij ishte serbe dhe quhej Milica.
Gazetari dhe publicisti kosovar Baton Haxhiu ka thënë se ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha është i pamëshirshëm dhe i fëlliqur në diskursin publik.
Ditë më parë, ish-lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, kishte hedhur akuza të ashpra në drejtim të publicistit Baton Haxhiu, duke e quajtur atë “argat” të Serbisë, apo edhe duke i epur epitet të tilla si Stanishiqi.
Haxhiu tha se Berisha e ka tepruar, mjaft është mjaft, dhe nuk i ka hije një njeriut që ka pasur të gjitha ato poste publike të flas në këtë mënyrë.
Ai më tej ka folur për familjen e Sali Berishës, duke thënë se vjehrra e tij, Milica, është serbe.
“Gjysma e familjes se Berishës është serbe, Milica, është vjehrra e Sali Berishës, ndërsa ai po akuzon në mënyrë të pamëshirshëm serbët”, – ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Këtë deklaratë Haxhiu e ka bërë në emisionin Pressing , ndërsa ka treguar edhe se si nisi konflikti i tij me Berishën.
“Sali Berisha në pushtet e ka një diskurs të kontrolluar, jashtë pushtetit është i pamëshirshëm. Tjetër është njeri në tavolinë, kurse diskursin publik e ka dobësi njerëzore. Te ne në Kosovë thuhet i fëlliqt, në Shqipëri thuhet i marrë”, – është shprehur Haxhiu.
Ish-kryeministri Berisha shpeshherë e ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, madje argatë serbë, për planet e tyre mbi ndarjen e Kosovës.
-“Nuk thuhet në publik Baton Haxhiu është shef i Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, një njeri serioz që i ka pasur të gjitha pozitat shtetërore nuk flet ashtu dhe të jetë pezhorative nuk ka kuptim”, – deklaroi Baton Haxhiu.
Gazetari ka treguar se përplasja me Berishën filloi pas një ligjerate që ai kishte mbajtur në UET, meqë kishte deklaruar se Berisha nuk mund të flasë për varfërinë, pasi nusja e djalit të tij publikon foto nga plazhet më të shtrenjta ku nuk shkon dot as Beyonce.
Baton Haxhiu njihet gjithsesi për qëndrimin pro politikave të kryeministrit Edi Rama.
U duk e pabesueshme për familjarët, por jo vetëm edhe për publikun, kur në janar të këtij viti në një studio televizive u dha lajmi para prindërve për gjetjen e Teuta Rrahmanit, e zh dukur për 22 vite.
Prindërit e saj të ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, mësuan lajmin e shumëpritur për gjetjen e Teuta Rrahmanit, që u zhduk në vitin 1998, nga Tirana.
Nëntë muaj më parë, Teuta vendosi të rilidhte kontaktet me familjarët, kur përmes një telefonate ‘live’ përcolli emocione të papërshkrueshme.
Prindërit nuk pritën gjatë, Milazim dhe Gëzime udhëtuan nga Shqipëria drejt Holandës për t’u takuar me të bijën. Lajmi për gjetjen e vajzës nga Kukësi, që u zhduk 14 vjeçe, u duk gati i pabesueshëm.
’Pa gjurmë’ shfaqi për herë të parë fotot, nga ky takim i përmallueshëm që nga pritja në aeroport e deri tek qëndrimi i gjatë i prindërve me vajzën, sot një 36-vjeçare.
Ata u pritën në shtëpinë ku Teuta jeton me bashkëshortin, një shtetas holandez dhe dy fëmijët e saj. E ftuar në studio, e ëma përcolli emocionet e përjetuara dhe të ndjera, në bisedat e gjata të bëra nënë e bij. Ajo tha se edhe Teuta kishte 5 vite që i kërkonte, por nuk kishte mundur t’i gjente pasi nuk mbante mend mbiemrin e saj.
“Ajo ishte munduar nëpër rrjetet sociale, por kishte harruar mbiemrin e saj, nuk mbante mend asgjë, ndaj nuk na gjente dot”.
“Madje kishte harruar edhe gjuhën. Nga ana tjetër, ajo ishte munduar për 5 vite më radhë të na kërkonte, kishte bërë çdo përpjekje, ishte përpjekur shumë të kujtohej, por kishte humbur çdo kontakt me Shqipërinë, prej 22 vitesh. Më premtoi se në Shqipëri do të vij shumë shpejt’, – rrëfeu e ëma.
Takimi i prindërve me të bijën zbardhi çdo të vërtetë për këtë mungesë të gjatë të Teutës, detaje të cilat nëna nuk dëshiroi t’i bënte publike.
“U nisëm me bashkëshortin dhe djalin dhe qëndruam një javë atje. U takuam me Teutën. Kontaktet me Shqipërinë i kishte humbur plotësisht. Ne folëm shumë gjatë si nënë e bij’, – rrëfeu e ëma e saj.
E fejuar kur ishte ende një e mitur, Teuta Rrahmani u zhduk nga banesa e xhaxhait të saj në Tiranë, kur doli herët në mëngjes dhe nga ajo ditë do të kalonin plot 22 vite pa asnjë kontakt me familjen.
Familja dyshoi në gjithë këto vite se Teuta u rrëmbye nga një djalë nga Tropoja. Familja ka tërhequr çdo lloj denoncimi të bërë për Teutën, duke thënë se e rëndësishme është që gjetën vajzën të gjallë.