Aktualitet

Ulen çmimet e karburanteve në bursa, në Shqipëri mbeten njëlloj!

Prej më shumë se dy muajsh, çmimi i karburanteve në vendin tonë është duke u caktuar nga një bord i posaçëm, i quajtur Bordi i Transparencës, i përbërë nga përfaqësues të ministrive të linjës, tatimeve, doganave si edhe të kompanive të importit të karburanteve.

Bordi filloi punën si një masë për të parandaluar rritjen abuzuese të çmimit të karburanteve në fillim.

Të paktën kështu u tha. Por duket se gjatë javëve të fundit, ka mjaft ankesa në lidhje me efektivitetin e vendimeve të këtij bordi, i cili duket se mblidhet vetëm në momentet kur çmimi i karburanteve në bursë është i lartë, gjë ndikon negativisht në xhepat e qytetarëve në rastet kur çmimi i karburanteve në bursë ulet.

Cmimi i naftes ne burse teksa shkruheshin keto radhe
Rasti konkret është gjatë dy ditëve të fundit. Bordi u mblodh një ditë më parë, kur çmimi i naftës në bursa kaloi mbi 121 USD për fuçi, më i larti gjatë javëve të fundit.

Gjatë mbledhjes së djeshme, referuar zhvillimeve në bursa, bordi vendosi që një litër naftë në vend të shitej me 248 lekë, kurse një litër benzinë me 244 lekë.
Mirëpo sot çmimi i naftës në bursa ka rënë ndjeshëm duke zbritur deri në 122 USD për fuçi, por deri më tani nuk ka patur një mbledhje të bordit për të rishikuar çmimin sipas realitetit të ri të krijuar.

Rrjedhimisht, nëse çmimi i naftës vijon në këto nivele dhe shqiptarët vazhdojnë ta blejnë naftën dhe benzinën me çmimin kur në bursa ishte mbi 120 USD/ fuçi, do të thotë se vendimi i djeshëm i bordit ka avantazhuar kompanitë dhe ka marrë para pa të drejtë nga xhepat e konsumatorëve shqiptarë.

Sa më shumë të zgjatët mbledhja e bordit, me kushtet e reja të krijuara, aq më tepër kjo do të ndikojë negativisht në xhepat e shqiptarëve.

Çdo justifikim tjetër në këtë situatë nuk përputhet me realitetin, për aq kohë sa thuhet se vendimet e bordit merren sipas çmimit të karburanteve në bursë.

Ulen çmimet e karburanteve në bursa, në Shqipëri mbeten njëlloj! Read More »

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..!

Sot ne njesine administrative Orikum ne kuadrin e sensibilizimit te popullatës mbi rëndësinë e mbrojtjes nga zjarri te pyjeve,kullotave ,u mbajt takimi me te gjithe subjektet qe merren me këtë problem.

Pjesemarres ishin perfaqesues nga Bashkia(emergjencat civile, zjarrfikësit, pyje-kullotat, kryetaret e fshatrave) Prefektura,dhe policia e shtetit. Ne këtë takim u diskutua mbi programin e hartuar dhe masat qe duhen marrë për ti paraprirë këtij fenomeni .

Ajo qe bente pershtypje ne kete takim ishte se nuk kishte perfaqesuese grua, pjesemarrese nga asnje prej institucioneve.

 

Takim për zjarret në Orikum. Jo të gjithë e kapën këtë detaj..! Read More »

Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë duke nisur që nga muaji Qershor

Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga 1 qershori deri në fund të atij muaji, është bërë e ditur në uebfaqen e kësaj organizate botërore.

Shqipëria u zgjodh anëtare jo e përhershme e organit më të lartë të OKB-së më 11 qershor 2021 dhe mandati i saj përfundon më 31 dhjetor 2023.

Anëtarët ndërrohen në krye të Këshillit të Sigurimit, sipas rendit alfabetik.

Brazili do ta marrë “stafetën” nga Shqipëria më 1 korrik, për të vazhduar më pas te Kina, Franca, Gaboni, Gana dhe India deri në fund të vitit.

Në Këshill të Sigurimit, pesë anëtarë janë të përhershëm: SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca, ndërkohë që 10 të tjerë kanë mandate 2-vjeçare.

Ja çfarë do të ndodhë me Shqipërinë duke nisur që nga muaji Qershor Read More »

Kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka nisen sot në Amerikë, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të nisen mesditën e kësaj të hëne drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas seancës për Presidentin sot në Kuvend, ata do të nisen për në Nju Jork.
Newsbomb.al mëson se më datë 1 qershor, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Për 30 ditë, vendi ynë do të mbajë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm botëror për sigurinë, në Kombet e Bashkuara.

Një vit më parë, më 11 Qershor 2021, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB. Kjo është dhe arsyeja pse Edi Rama dhe Olta Xhaçka do të nisen sot drejt Amerikës, ku do të qëndrojnë për pak ditë.

Ndërkohë, në Kuvend do të mbahet dhe seanca plenare për Raundin e tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Një seancë që pritet të zgjasë vetëm pak minuta, pasi opozita dështoi të propozonte një emër, duke pretenduar se PS e prishi marrëveshjen.

Ndryshe nga herët e tjera kur kjo seancë është zhvilluar pasdite, këtë të hënë do të mbahet në orën 10.00 të paradites, për shkak se kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka do të udhëtojnë drejt Amerikës dhe nuk mund të jenë prezent më vonë.
Në kushtet kur edhe raundi i tretë zhvillohet pa kandidatë, do të jetë raundi katër përcaktues se kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Ndryshe nga tre raundet e para që kërkonin 84 vota, i katërti sipas Kushtetutës, e zgjedh Presidentin me shumicë të thjeshtë 71 vota.

Kryeministri Rama dhe ministrja Xhaçka nisen sot në Amerikë, zbulohet arsyeja Read More »

Rama: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, ndalohen…

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka rikujtuar qytetarët shqiptarë se prej të mërkurës, 1 Qershor, do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimëshe.

Sipas Ramës me këtë vendim do të nisë një epokë e re “për Shqipërinë patriotike”. Më tej kreu i qeverisë shprehet se kjo bëhet në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë”-shkruan Rama.

Rama: Prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, ndalohen… Read More »

Nuk përmbahet Berisha, shp ërthen ndaj Alibeajt: ‘Sharlatan që shk elmon mbi veten e tij’

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin e PD Enkelejd Alibeaj se është i kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria bashkë me 2-3 të tjerë. Duke folur për qëndrimin e një pjese të deputetëve të PD, ai tha se ata nuk pranojnë atë që ka ndodhur në PD dhe votimin e anëtarëve të saj.
Për Berishën, përpjekja për të marrë peng pluralizmin dë shtoi.

“Së pari siç e keni konstatuar ju janë tre votime me rreth 40-44 mijë anëtarë të përsëritura, të pakundërshtuara nga asnjë njeri në asnjë rast, por në këtë mes, një grup i vogël, ndër ta ish-kryetari dhe 2-3, ky Alibeaj dhe të tjerë të kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria thonë se kjo gjë nuk ka ndodhur, nuk janë të vërteta. E vërteta është se kjo lojë dë shtoi në mënyrë përfundimtare se ishte një përpjekje e tm errshme për të kapur pe ng pluralizmin.

Nuk ishte puna e Sali Berishës. Gjithë loja ishte të mos kishim pluralizëm politik, apo të kemi pluralizëm që e komandojmë si me sustë. Çfarë Alibeaj dje? Alibeaj dje tha në mbledhje se kam 21 deputetë, unë kam kuorumin këtu. Para 10 ditësh, grupi parlamentar tha ka 40 deputetë dhe ne ishim 21 dhe kisha kuorumin, por dje në mbledhje ishin 4 deputetë që nuk i përkisnin grupit parlamentar të PD-së sepse PD-ja sipas rregullores së parlamentit ia ka dhënë grupeve të tjera, një praktikë standarde.

Pra, për të pasur kuorumin mbledhja e tij, duhet të paktën të kishte 27 deputetë. Por atij kur i intereson thotë e kam me 40 deputetë grupin, kur nuk i intereson thotë se grupi ka…një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten e tij. Keqpërdoret në mënyrë ekstreme nga Edi Rama. Harron se ka pasur funksione të rëndësishme dhe në qeveri dhe kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij.

Ajo që mund t’u them unë, mrekullia shqiptare e shekullit të 21-të ishte pikërisht shpëtimi i pluralizmit politik, nuk ishte rikthimi i Sali Berishës, jo. Ishte rivendosja e pluralizmit politik”, deklaroi Berisha.

Nuk përmbahet Berisha, shp ërthen ndaj Alibeajt: ‘Sharlatan që shk elmon mbi veten e tij’ Read More »

Ish deputeti i njohur merr vendimin dr astik, largohet përfundimisht nga politika

Ish deputet i njohur, Astrit Veliaj, me anë të një mesazhi në rrejtin social ka deklaruar se ka marrë vendimin që do largohet përfundimisht nga politika.
Postimi i plotë:

BIZNESI I NDERSHËM ËSHTË POLITIKA MË E MIRË
Të nderuar miq!

Sot dua të ndaj me ju vendimin tim për tu larguar nga politika aktive. Rendja në dy fusha me logjikë funksionimi të ndryshme nuk është produktive. I kthehem tërësisht biznesit me bindjen se kontributi në ekonomi është politika më e mirë. Fundja njeriu duhet të investojë mëndjen dhe energjinë atje ku ndjen se mund të bëjë diferencën, të sjelli ndryshimin që i nevojitetet shoqërisë dhe të krijojë një model të denjë për tu ndjekur.

Sot jemi përpara një momenti kritik, të abandonimit masiv të vendit nga rinia dhe profesionistët më të mirë. Të gjithë duhet të bëjmë diçka të ndalim këtë trend që cënon qënësinë tonë si shoqëri. Si njeri që në mënyrë modeste ka hapur mijëra vende pune dhe ka sjellë në Shqipëri qindra mësimdhënës të huaj të edukojnë fëmijët shqiptarë, besoj se mund të bëjmë më shumë për atdheun tonë. Me qëllime të qarta, sipërmarrje të guximshme dhe projekte me rezonancë ndërkombëtare, ky vend mund të bëhet i dashur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për perëndimorët.

E rëndësishme të ndërtojmë vendin e zotësisë, të ndershmërisë, të modelit që çmon, promovon dhe mbështet punët e më të mirëve. Ne duhet të bëhemi një komb gjithpërfshirës, me ndergjegje dhe karakter të spikatur që synon ekselencën e si familje e bashkuar punon për suksesin e secilit dhe të gjithëve bashkë. Një vend që punon vetëm për disa nuk ka të ardhme.

Në mbi 30 vite në botën e biznesit kam ndërtuar institucione private me dobishmëri publike, jam përpjekur të investoj në qytete historike ku ndjehej braktisja masive, jam përfishirë në aktivitete publike pa u përlyer kurrë me paranë e shtetit dhe kjo më ka dhënë kënaqësi dhe disa leksione jete. Dikur thuhej se qyteti të fal lirinë. Sot lirinë ta fal biznesi dhe të mirat e vëna me ndershmëri. Nuk ka si gjumi mbas punëve të ngritura me pastërti.

Kjo i jep njeriut lumturi dhe vendit çlirim energjish. Kam bindjen se ne duhet të zgjedhim këtë rrugë të veshtirë të shqiptarit me integritet, të punës me sakrifica, duke gjetur forcën tek sfera e sipërmarrjes së lirë, pa futur kurrë duart në financat publike, duke mos e ngatërruar investimin pur të biznesit shqiptar me punët e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Kjo duhet të kthehet dominuese në çdo fushë, sidomos në politikë.

Besoj se e ardhmja do të jetë një fjalë më me peshë e botës civile dhe sipërmarrëse në drejtimin e vendit. Politika bëhet më e mirë kur përfshin mendësinë e privates në modelimin e pushtetit dhe hapësirës publike. Mendësia e atyre që hapin vende pune dhe rrisin prodhimin kombëtar vlen më shumë se retorika që nuk sjellë vlerë të shtuar në ekonominë reale.

Më shumë do ishte bërë sikur politika të kishte një përvojë në investimet private, të ishte e prirur nga rezultatet se sa nga lojërat e pushtetit, të drejtohej nga nevojat e njerëzve se sa nga dëshira për kontroll të tepërt të jetës së vendit. Për këtë ndryshim në mendësi, secili në profesion të tij duhet të ketë një ndikim, t’i kthejmë njerëzve shpresën se ky vend mund të bëhet si në Perëndim.

Ish deputeti i njohur merr vendimin dr astik, largohet përfundimisht nga politika Read More »

‘Tani do të rrisim dhe rrogat’, Rama jep lajmin e mirë për këtë kategori

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sot ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT.
Rama tha se në këtë pavion po investohet për rehabilitimin dhe zgjerimin me kushtet më standarde të emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit, teksa dha edhe lajmin e mirë për bluzat e bardha se nga data 1 korrik do të nisë rritja e pagave.

“Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura. I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve.

Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë, e kemi të planifikuar. Tani rrogat duhet të shkojnë paralelisht”, u shpreh Rama.

‘Tani do të rrisim dhe rrogat’, Rama jep lajmin e mirë për këtë kategori Read More »