Kreu i shtetit Ilir Meta ka pranuar dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, të Bajram Begajt, i i propozuar nga PS për President,
“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. 🇦🇱” , thuhet në njoftim.
Sot në orën 18:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posacme plenare ku do të votohet propozimi i PS-së, Bajram Begaj për postin e kreut të ri të shtetit.
Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh sot i prerë në lidhje me votimin e emrit të kandidatit për President të vendit.
“Grupi do të votojë në unanimitet të plotë për Bajram Begaj dhe nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu theksoi se pati një dakordësim brenda Grupit rreth kandidaturës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begaj.
“U arrit në konkluzion që të propozonim këtë kandidaturë. Më vjen keq për ndonjë deputet që nuk u përfshi duke menduar që zarfat janë punë për mosha të reja dhe jam i bindur që herën tjetër të gjithë do të përfshihen.”, tha Rama.
Kandidati i propozuar nga mazhoranca për President të Republikës Bajram Begaj ka dhënë një mesazh para votimit nga parlamenti. Në një letër publike ai thotë se ishte e papritur por edhe shumë i emocionuar kur mori lajmin se do të votohej në seancën e sotme parlamentare si kandidat për president i vendit.
Ai thotë se ka nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra si shef i shtabit të Përgjithshëm ndërsa thekson se nëse zgjidhet president respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do jenë shtyllat e tij nën detyrën e lartë.
Mesazhi i plotë:
Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtorët, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Ar matosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë ku kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
Fjalët nuk kanë qenë kurrë ar ma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi.
Puna ime si mjek dhe si ushtarak më ka mësuar shumë, po mbi të gjitha më ka mësuar vlerën e respektit për tjetrin dhe të dashurisë për atdheun.
Nëse Kuvendi i Shqipërisë do të vendosë sot që unë do të jem Presidenti i ardhshëm i Republikës, respekti për tjetrin dhe dashuria për atdheun do të jenë shigjetat e busullës sime në atë detyrë të lartë. Respekt pa kushte për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje. Respekt i barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar.
Respekt për miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë. Shqipërinë mbi gjithçka.
Duke i falenderuar të tërë për fjalët e mira e mesazhet miqësore dhe duke shprehur respektin më të madh për gazetarët që bëjnë detyrën e tyre fisnike, lutem përulësisht mirëkuptimin e të gjithëve për refuzimet e intervistave apo prononcimeve mediatike.
Jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua.
Elisa Spiropali u shpreh se Majlinda Bregu u propozua, por theksoj se s’është etike ta diskutojmë kështu në mbledhje.
“Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi de batin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu de bati që u bë sot në kryesi”, u shpreh Spiropali.
Arian Çani: Shiko si e shikon. Më thuaj tani Elisa se kush nuk do e shikonte këtë foto, nuk e mendon se mund të ishte kjo favoritja e Ramës, prandaj na zhgënjeu Rama të gjithëve.
Elisa Spiropali: Nuk ka lidhje, njerëzit kapen në momente të posacme kur janë në një tryezë afër, fotografi. Është vetëm efekti i fotografisë dhe po e them që emrat që janë diskutuar sot në kryesinë e PS, përfshirë edhe emri i zonjës Bregu sepse nuk është më sekret, ishte dinjitoz dhe i vlefshëm për president të Republikës.
Arian Çani: Pra ti thua se mënyra si e shikon Rama-Bregun nuk ka ndonjë gjë të veçantë?
Elisa Spiropali: Nuk komentoj mbi shikimet. Është mbledhja e Komitetit të Integrimit dhe kur je me persona pranë, patjetër që edhe i sheh.
Arjan Curi: Rama i jep rëndësi dimensionit estetik të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk e ka fshehur se zgjedh njerëz të bukur në pozicione të larta. E shikon me një lloj endjeje, nuk ka asgjë të keqe.
Elisa Spiropali: Nuk është e hijshme që të diskutohet mbi fotografi të njerëzve. Nuk do të ishte kandidate prej kësaj fotoje, por prej cilësive të tjera. Më duket zvogëluese për pozicionin e zonjës dhe diskutimi këtu është i pavend.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të shtunë në ceremoninë e inagurimit të kopshtin Zoologjik të Tiranës.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se përveçse një mundësi argëtimi, do të jetë një mundësi për edukimin me botën e kafshëve, por edhe një strukturë në dizpozicon për shkollat.
‘Përveçse një hapësirë me plot atraksion dhe me plot mundësi argëtimi kjo është edhe një hapësirë mësimi e edukimi me botën e kafshëve. Një hapësirë për të njohur më afër shumë gjëra bashkë.
Me mësues dhe me edukator, kujdestarë të cilët janë në dispozicion të fëmijëve. Por edhe me një strukturë që është në dispozicion për shkollat. Kopshtet zoologjik nuk janë në çdo qytet dhe fëmijët i vizitojnë duke edhe udhëtuar për një ditë të veçantë.
Ne do të organizojmë edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit për të vizituar këtë kopësht zoologjik. Këtu është puna e shumë njerëzve, që nga projektuesit e të gjitha hallkat e një zinxhiri të gjatë. Më vjen shumë mirë, njësoj si stadiumi edhe kjo strukturë është në zemër të qytetit.’- tha Rama.
Ndërkohë, që ditën e sotme pritet që të zgjidhet kreu i ri i shtetit, presidenti Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale. Meta shfaqet mes luleve në Stamboll, teksa ndodhet për vizitë në Turqi.
“Mirëmëngjes nga Stambolli të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!”, shkruan presidenti.
Meta do të jetë në Presidencë deri në 24 korrik, ndërsa ditën e sotme pritet që socialistët të zgjedhin ushtarakun Bajram Begaj si pasues të tij.
Kandidati për president të republikës, Bajram Begaj ka dalë nga godina e kryeministrisë, ku u prit në zyrën e kryeministrit Edi Rama menjëherë pas deklaratës së këtij të fundit ku zyrtarizoi kandidaturën e Begajt.
Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta pasi nisi në orën 20:30 dhe përfundoi në orën 20:50. Të nesërmen pas mbledhjes së firmave të deputetëve të PS, në seancën plenare të Kuvendit që do të mbahet në orën 18:00 pritet që Begaj të votohet si president i ri i vendit.
Gazetari in vestigativ Artan Hoxha ka publikuar një video të një personi me ar më në brez që sipas tij është një prej politikanëve shqiptarë i pranishëm në va rrimin e ish-presidentit Nishani.
Megjithëse gazetari nuk bën të ditur emrin e politikanit ai shkruan se ai vetë e di se cili është figura politike që sipas Artan Hoxhës, e mban armën gjithmonë me vete.
“Edhe ne funeralin e nje ish-presidenti paqësor si Bujar Nishani, edhe me ko bure ne brez ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ne temperature 35 grade, si nuk ka merak mos i ndr yshket kostumi. Per nje gje jam 100% i sigurt, ky politikani mban gjithmonë ar me me leje….” – shkruan Hoxha.