Aktualitet

Vladimir Putin mesazh publik personazhit të njohur shqiptar

Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë urimin e rëndësishëm për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Vladimir Putin mesazh publik personazhit të njohur shqiptar Read More »

Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për …

Ky fond thuhet në vendim, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Vendim qarkullues i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 10 Qershor 2022:

V E N D I M
PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për … Read More »

Meta del me thirrjen e fortë për autoritetet/ Zj arri në Sazan al armon presidentin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zja rrit të r ënë në ishullin e Sazanit.

Përmes një komunikimi për mediat Meta u bënë thirrje autoriteteve të reagojnë sa më parë, dhe të marrin masa parandaluese që ngjarje të tilla mos përsëriten, njësoj siç ndodhi vitin e shkuar.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me situatën e përhapjes së vatrave të z jarreve

Po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së zja rreve në zonën e Vlorës, veçanërisht në Ishullin e Sazanit.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së vatrave të zja rrit, që të mos përsëritet situata si në verën e kaluar, kërkoj angazhimin e plotë të strukturave vendore dhe qendrore për lokalizimin dhe fi kjen e tyre në kohë sa më të shkurtër.

Duke vlerësuar parashikimet e Institutit të Gjeoshkencës për një verë të nxehtë, me temperatura shumë të larta, bëj thirrje për vënien në gadishmëri të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë, për mbrojten civile, sidomos për angazhimin e flotës ajrore, për ndërhyrjen nga ajri për fikjen e vatrave të zja rrit në zona ku është e pamundur ndërhyrja në rrugë tokësore, siç është rasti i Ishullit të Sazanit.

Njëherazi i nxis strukturat e pushtetit vendor për shtimin e vrojtuesve për të informuar në kohë dhe mbajtjen në gadishmëri të strukturave operacionale, për ndërhyrje të menjëhershme në përballimin e situatave të zj arrit gjatë muajve të verës.

I ftoj të gjithë qytetarët për të kontribuar me informacione të shpejta në të gjithë territorin e vendit për çdo rast zj arri të konstatuar, në mënyrë që strukturat përgjegjëse të angazhohen në kohën e duhur për izo limin dhe sh uarjen e tyre.

Meta del me thirrjen e fortë për autoritetet/ Zj arri në Sazan al armon presidentin Read More »

Pas 5 vitesh Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë/ Kush është bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj

Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë, si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati Kreut aktual të Shtetit, Ilir Meta.

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë? Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

E lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekr iminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit

Pas 5 vitesh Shqipëria bëhet me Zonjë të Parë/ Kush është bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj Read More »

Surprizon Bajram Begaj, ja me kë e zhvillon takimin e parë

Një ditë pasi u votua në Parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake. Pikërisht për këtë arsye, Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

Surprizon Bajram Begaj, ja me kë e zhvillon takimin e parë Read More »

Pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Kryeministri Edi Rama vendosi të mësonte se si bëhet një picë

Kryeministri Edi Rama, pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, vendosi të mësonte se si bëhet një picë.

Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një aktivitet të zhvilluar në sheshin “Italia”, në kuadër të Javës Italiane të Kulturës. Aty, Rama iu afrua njërës prej stendave dhe përgatiti një picë.

Pasi në Kuvend përfundoi votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Kryeministri Edi Rama vendosi të mësonte se si bëhet një picë Read More »

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’?

Bajram Begaj arriti të zgjidhej Presidenti i ri i Republikës.
Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë, Bajram Begaj mori 78 vota pro, 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 77 ishin nga mazhoranca.

Pra një votë është marrë nga njëri prej deputetëve të opozitës.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD

Si u ndanë votat në Kuvend për Bajram Begajn si president/ Kush është ‘tradhtari’? Read More »

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë!

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë me votat e PS dhe PSD.
Nga 83 deputetë që kanë marrë pjesë në votim, 78 kanë votuar pro, kater kundër dhe një abstenim.

Në seancën e sotme parlamentare, Begaj mori votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte e ndare. Nderkohe që Berisha nuk mori pjese, deputetet e LSI kane marre pjese ne votim.

Kujtojmë që Begaj mbante postin e Shefit të Shtabit të Pergjithshëm të Forcave të Ar matosura, por sot ai dha dorëheqjen.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta nga Stambolli firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar matosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Ar matosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj.

Bajram Begaj zgjidhet President i Shqipërisë! Read More »