Largimi i Altin Bashës si regjisor i spektaklit të humorit Portokalli, ka qenë një prej lajmeve më të komentuara.
Basha lë pas 17 vite punë si udhëheqës i spektaklit të humorit, për tu zëvendësuar nga regjisori Indrit Çobani.
Lidhur me këtë largim ka reaguar aktor i humorit Julian Deda, i cili ka bashkëpunuar vite më parë me të, si pjesë e Portokalli.
Juli ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan, “Bravo Altin, pas 17 vitesh eksperiencë pune si regjisor, më në fund ja arrite qëllimit, u bëre asistent regjisor. Hallall plako”.
Juli i ka shprehur prej kohësh pakënaqësitë me Bashën dhe tashmë largimi i tij si regjisor i spektaklit, duket se e ka kënaqur. /a.y/noa.al
Prej tërmetit të 26 nëntorit, familja Lasha qëndronte në qiell të hapur. Banesa ku ato qëndronin pësoi dëmtime shumë të mëdha, çka solli edhe shembjen e ndërtesës.
Të dy prindërit vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore, mendore dhe fizike. Duke qenë të pamundur për t’i siguruar të ardhmen dy vajzave të vogla.
Për këtë arsye “Fundjavë Ndryshe” iu dhuroi atyre një shtëpi të re në qytetin e Durrësit.
Po ashtu fondacioni do të kujdeset edhe për shkollimin e vajzave, si edhe mundësinë për t’i siguruar punë nënës.
“Gëzimi më i madh për fëmijët e mi është kjo që ju keni bërë. Dhe falenderoj çdo donatorë që ka sakrifikuar për ne,” u shpreh Mirela.
Ndërkaq, themeluesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari premtoi mbështetjen e vazhdueshme për familjen Lasha.
“Jemi shumë të lumtur që në bashkëpunim më kompaninë Philip Morris, arritëm të finalizojmë këtë shtëpi për ju. Dhe që tashmë të marrin fund ato vuajtjet e vjetra, të cilat i mori njëherë e përgjithmonë tërmeti.”
Ta gëzoni shtëpinë e re bashkë me vajzat!
Për të dhënë kontributin tuaj për kauzat e “Fundjavë Ndryshe”, klikoni këtu.
Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, lidhur me raportimin në mediat kosovare, se ajo është rrahur nga i shoqi, aq sa është detyruar të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.
Lidhur me ngjarjen, Anita Muçaj, e cila në profilin e saj Facebook, mban mbiemrin e vajzërisë dhe jo të bashkëshortit pas martese, ka reaguar duke e konsideruar lajmin mashtrim.
“Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shumë a më pak”, – tha Anita, e cila aktualisht është pjesë e radio-televizionit të Kosovës.
“Kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do te ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve, por kjo e mbrëmshja ishte e pamundshme të injorohet, sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta! Une jam shumë mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin!”, – tha bashkëshortja e ish-kryeministrit Haradinaj, në reagimin e saj.
Gazeta “Bota sot” mbrëmjen e djeshme dhe sot ka raportuar lajmin, madje ka mbrojtur verisionin, lidhur me sulmin e ndodhur ndaj Anitës, në familjen e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
Burime nga urgjenca e qytetit konfirmuan lajmin për “Bota sot”, teksa kjo e fundit i referohet për rastin e dhunës familjare, në familjen Haradinaj.
Nga vendi i ngjarjes media kosovare raporton se ky rast ka ndodhur në familjen e Ramush Haradinaj dhe e dëmtuara në këtë sulm ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Anita.
Bashkëshortes së ish-kryeministrit, sipas raportimit, i është dashur edhe ndihma mjekësore.
Të njëjtat burime thonë se fillimisht Haradinaj nuk i ka pranuar në shtëpinë e tij gjithë stafin e mjekëve, ndërsa në fund i ka lejuar vetëm dy prej tyre, për ta mjekuar Anitën.
Stafi mjekësor sipas “Bota sot”, ndonëse e kanë pranuar rastin të ketë ndodhur, nuk janë në gjendje për të dalë publikisht, pasi thonë se ndihen të rrezikuar.
Ndërkaq, ditët e fundit është përmendur edhe një rast i dhunës nga familja Haradinaj. Në këtë rast të publikuar nga mediat, thuhet se Ramush e Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.
Megjithatë, pavarësisht lajmit, që sipas medias kosovare e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, asgjë nuk është deklaruar zyrtarisht nga kjo e fundit. Sipas “Bota Sot”, pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet, çka do të thotë se ngjarja ka ndodhur pak javë më parë. Gjithsesi, Anita ka dhënë versionin e saj, duke mohuar kategorisht që të jetë dhunuar.
Mjeku Tritan Kalo shkruan se në këtë “kohë kovidiane” të gjithë duhet të solidarizohemi me armatën e mjekëve dhe njëri-tjetrin, për të zbatuar disa masa thelbësore që na mbrojne nga infektimi.
Sipas tij, ky solidarizim duhet për të shamngur dhe vendosjen e vendit në karantinë sepse atë do ta vuajë populli, dhe jo ata që ai i quan “ish-brekëgrisurit e djeshëm e milionerët e sotëm”.
“RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..”, shkruan mjeku.
Shkrimi i plotë:
Kohë kovidiane….7.10.2020….SOLIDARITET = SOLI-DARI-TET = Vetëm-guximtari-ja del në krye: Punës, Profesionit dhe Përkushtimit ndaj të tjerëve….Solidariteti ynë me ARMATËN e punonjësve të Shëndetsisë Publike dhe jo vetëm, për të respektuar: 1- Masat e mbrotjes individuale/Maskat që mbulojnë gojën dhe hundën njëkohësisht në mjediset e mbyllura apo aty ku ka shumë persona njëkohësisht, 2- Distancimin fizik kurdoherë kur një gjë e tillë është e mundëshme, 3- Higjenën individuale/larjen e duarve dhe higjenën kolektive të mjediseve ku punojmë, shkollohemi, shplodhemi, argëtohemi dhe jetojmë ishin, janë dhe do të mbeten tre elementë thelbësorë në vijimësinë e përballjes sonë me sfidën Sars-Cov2/Covid-19, POR edhe në solidaritet e mirëkuptim të PËRPJEKJEVE të çdominutëshme të kësaj Armate për të mbrojtur jetët tona….
A ËSHTË kjo vala e parë, e dytë, e tretë apo e katërt e Pandemisë, një gjë e tillë pak rëndësi ka në aspektin e EPIDEMIOLOGJISË FAKTIKE/REALE, rëndësi ka fakti se infeksioni nga Sars-Cov2/Covid-19 është ulur këmbëkryq prej shumë muajsh KUDO nëpër Botë, e me siguri një situatë e tillë do vijojë edhe për disa kohë …..Teorizimet le tua lëmë më shumë GJITHOLLOGËVE dhe kërkuesve të PROTAGONIZMIT përgjatë këtyre kohëve kovidiane….
RËNDËSI PRAKTIKE për ne të gjithë ka fakti se, së bashku do të mundemi t’ja dalim mbanë përballjes me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, DUKE evituar plotësisht dhe me shumë sukses një “QUARANTIN” = mbyllje 40 ditore/gjashtë javore të dytë të vendit…..
JEMI vetëm NE, “il poppolo Albanese”, që do të vuajmë pasojat e saj sikundër ndodhi edhe në të shkuarën e afërt, DHE jo “ish-brekëgrisurit e djeshëm” dhe “milionerët/pasunarët e sotëm”, ndaj na takon NE dhe vetëm e vetëm NE, që të tregojmë shkallën më të lartë të KUJDESIT dhe të SOLIDARITETIT me dhe për njëri tjetrin në këtë përballje….MIRËKUPTIMI dhe BASHKVEPRIMI ndërmjet nesh janë të domozdoshme në këtë proçes….”Koha është e Maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve” (A.A.)….PANIK jo dhe vetëm jo….KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….TOGETHER for EVER!!!
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Tempora” ka ngritur tonet kur ka folur për kryeministrin Rama, duke thënë se shqiptarët duhet të jenë “ose me demokracinë, ose me djalin e Kristaqit”.
Ai u shpreh se prej kohësh vendi ynë drejtohet nga oligarkë që nuk njohin atdhe, por marrin çdo vendim pa menduar për interesin e popullit.
Meta ka komentuar edhe shprehjen e Ramës se babai i tij ka qenë në anën e duhur të historisë, duke u shprehu se babai i kryeministrit nuk ka qenë partizan, por ka firmosur për vdekjen e një poeti kur po hapej bota.
“Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në derë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota.
Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës. Se u bënë ka kohë që e qeverisin vendin disa oligarkë që nuk njohin atdhe dhe asgjë. Ata bëjnë politikën dhe drejtësinë. Paguajnë prokurorë, gjykatës dhe mediat. Nuk duhet të ishte prekur kushtetuta fare”, tha Meta.
PS ka gjetur një strategji të re para zgjedhjeve. Para mandatit të tretë, kjo forcë politike po përfshin më shumë artistë në gjirin e saj. Por edhe vajza dhe gra të bukura, si duket për të zbukuruar imazhin e saj.
Pas Land Hysit, Vikena Kamenicës, Monika Lubonjës, Arjola Demirit, Gaz Pajës, Alketa Vejsiut, edhe Valbona Selimllari ka vendosur zyrtarisht që të bëhet pjesën e familjes socialiste.
Po ashtu edhe Eneda Tarifa dhe Anxhela Peristeri janë bërë më herët pjesë e fushatës së PS dhe njihen gjerësisht si simpatizante të kësaj force politike.
Artistët në fjalë po tentojnë të tërheqin pas vetes dhe rrjedhimisht pas PS-së dhe kolegë të tyre.
Teksa shoqëroi kryebashkiakun Veliaj në Zall-Bastar, Selimllari e shpjegoi mbështetjen për të majtën me një thënie të vjetër përmetare: “Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna:
“Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”.
Valbona Selimllari ka takuar së fundmi disa nga personazhët e botës së artit, edhe këngëtaren Eranda Libohova, apo Kejsi Tola. Disa muaj para zgjedhjeve PS-së ka ndezur “motorët”, duke vënë në lëvizje figura të njohura të artit dhe ekranit, teksa është parë që krah tyre të jetë vazhdimisht edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Edhe Noizy, i promovuar gjerësisht nga Veliaj, nuk përjashtohet si mundësi, që t’i bashkohet fushatës së PS-së.
Presidenti i Republikës Ilir Meta foli me tone të ashpra, teksa komentoi votimin e djeshëm në Parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Meta tha se marrëveshja e 5 Qershorit është shkelur.
Teksa foli edhe për vendin ku u firmos ajo, rezidenca e ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i shtetit lëshoi batutën e rradhës.
“Nuk kemi ku të shkojmë më keq. Ka një përkeqësim dramatik. Dhe kjo krizë është artificial, e kam thënë dhe më parë”, tha Meta i ftuar në Tempora me Sonila Meçon.
“Cila krizë? Se ka disa…” – e pyeti gazetarja.
“Ka krizë më të madhe se sa politikanët që firmosin një marrëveshje dhe pas disa ditësh shkelin marrëveshjen që firmosin. Një politikan edhe kur e thotë një gjë në publik, duhet ti qëndrojë”.
“Nuk janë ndryshime, janë shtesa, thotë arbitri…” – u pyet presidenti më tej.
“Tani arbitër është populli shqiptar, të lutem. U lodhëm me këto muhabete, me këto historira”.
Sonila Meço: Aty u nënshkrua dhe marrëveshja zoti Meta. E mbani mend ju ku u nënshkrua? As në territor shqiptar jo, në territor amerikan.
Ilir Meta: Nuk e di ku është nënshkruar, por unë di një gjë: o je shtatzanë o nuk je shtatzanë. Pak shtatzanë nuk mund të jesh.
Meta u shpreh se akti i djeshëm është një mur kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
“Presidenti ka qenë dhe do mbetet gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe popullit shqiptar. Nëse nuk do të ketë reflketim, është i vendosur në shpartallimin e kësaj përpjekje për vendosjen e një junte”.
Meta i bëri këto deklarata gjatë intervistës në “Tempora”, teksa ishte i ftuar mbrëmjen e sotme.
“Presidenti ka disa vjet që paralajmëron për plotësimin e kushteve për integrimin europian”.
“Ka qenë Bundestagu, institucioni më i rëndësishëm në rrugën e integrimit dhe sigurisht ky akt kaq i shëmtuar që ndodhi dje, duke shkelur një marrëveshje, e cila në vetvete nuk ishte një gjë e madhe pasi nuk duhet të vihej në diskutim”.
“Ajo mori jehonë ndërkombëtare, do të thotë se është shumë e qartë që akti i djeshëm synon të hedhë në erë pluralizimin politik në Shqipëri dhe vendosja e një muri kriminal në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, u shpreh ndër të tjera Meta.
Po ashtu, Presidenti Ilir Meta u shpreh se para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike.
Ai shtoi se tashmë këto vende kanë hapur disa kapituj, ndërsa vendi ynë duhet të presë.
“Shifrat për shpopullim janë të BE-së. Para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike. Shqipëria ishte para sa i takon integrimit, ndërsa Seria dhe Mali i Zi nuk ekzistonin në këtë proces. Sot ata kanë çelur shumë kapituj”.
“Për ne nuk bëhet fjalë dhe nëse do të fitonte Rilindja edhe pas 4 vitesh do të prisnim se do të vendoseshin kushte të tjera. Këshilli politik për këtë u krijua që të merrej me reformën zgjedhore dhe kjo u shkatërrua nga vetëm një person” – u shpreh Meta.
Kreu i shtetit foli edhe për raportet me kryeministrin Rama.
“Unë e kritikoj Ramën dhe do ta luftoj politikisht në emër të shqiptarëve. Edhe në parlamentin e ardhshëm do të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Pavarësisht se Rama ka gjithë pushtet, ai punon natë e ditë për t’ia ngushtuar hapësirat opozitës. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë shumë herë më e organizuar se sa Rama dhe junta e tij. Opozita për meritë të Ramës, që është më i urryeri në Shqipëri”.
“Çfarë interesi kishte Rama dhe pse nuk erdhi në dialog për zgjedhjet vendore. As opozitën nuk e përkraha për dy palë zgjedhje. Sepse Rama i ka shtyrë zgjedhjet në vitin 2007 me Olldashi. E tha edhe Bundestagu se pa opozitën në zgjedhje nuk çelen negociatat, pse nuk vjen kur të thërret presidenti. Edhe të shkuarit në zgjedhje pa opozitën ishte nga frika” – u shpreh Meta.
Shumë prej nesh janë të varur nga telefonat smartphone dhe kjo varësi sigurisht që është e dëmshme. Nëse ju bëni pjesë në grupin e personave që nuk shkojnë dot në tualet pa marrë me vete celularin, atëherë duke të kini parasysh këto rreziqe. Përdorimi i telefonit në tualet, jo vetëm që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, por gjithashtu ndikon në mendjen tonë dhe funksionimin normal të saj. Më poshtë do të lexoni arsyet pse nuk duhet ta merrni me vete celularin në tualet:
Mund të përhapë shumë baktere të dëmshme
Një studim i fundit tregon se telefonat janë më të pisët sesa vetë ulësja e tualetit. Telefonat celularë mbulohen nga bakteri “E coli’’, nëse i merrni me vete në tualet. Kjo bakterie e dëmshme është e lidhur me probleme të zorrëve siç është helmimi nga ushqimi, por kjo nuk është e vetmja bakterie që mund të merrni në tualet.
Kjo mund të rrisë mundësinë tuaj për të marrë hemorroide
Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të kohës së kaluar në tualet, kur ushtrohet presion mbi organet tona, të cilat nuk mbështeten mbi ulësen e tualetit. Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar këtë lidhje, rastet e hemorroideve janë rritur që nga prezantimi i telefonave smartphone. Prandaj, teksa navigimi në telefonat tanë në tualet mund të jetë relaksuese disa herë, mund të jetë duke ju shkaktuar disa probleme të pakëndshme shëndetësore.
Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit
Telefonat celularë në të vërtetë na ndërpresin përqendrimin dhe të menduarit, duke kufizuar aftësinë tonë për të menduar per një problem, edhe kur nuk po i përdorim ose janë të fikur. Prandaj, koha pa shpërqendrimin e telefonit është thelbësore për mendjen tone-fikja e tij dhe kalimi i kohës vetëm ndonjëherë është pikërisht ajo që na duhet. Kjo do të thotë që marrja e telefonave tanë në tualet na heq pushimet e çmuara që i duhen mendjes.