Aktualitet

Julian Deda, aktori i njohur i humorit reagon për rritjen e pagave: ‘Shqipëria e mbytur në borxhe, ku i gjeti tani Rama Lekët’

Julian Deda, aktori i njohur i humorit, ka reaguar plot skepticizëm lidhur me vendimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama, për të rritur pagat për mjekët dhe mësuesit.

Në reagimet e tij politike, Julian Deda, flet si funksionar i PD-së, madje me ambicje për t’u bërë deputet i kësaj forve politike, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Edi paska vendosur të rrisë me 40% pagat për mjekët dhe 15% për mësuesit” – u shpreh ai.

“Në parim më pëlqen, por duke parë historikun qeverisës të rilindjes duket qartë që është një hile e ndyrë elektorale”, – tha Julian Deda.

Më tej ai e sheh vendimin, të mbushur me hipokrizi dhe interesa personale.

“Kishte 8 vjet kohë, por nuk i shkoi ndërmend të rrisë asnjë qindarkë, duke detyruar mbi 900 mjekë dhe mbi 2000 infermiererë të zhduken nga sytë-këmbët”.

“Pse u kujtua pikërisht tani, që Shqipëria është në borxh deri në fyt? Ku i gjeti lekët në këtë kohë, që është periudha më e errët ekonomike që ka përjetuar ndonjëherë ky vend? Ka vetëm një përgjigje: vota, karriga e tij, sapun për djath, dëshirë histerike, për të qëndruar në pushtet”.

“Shpresoj që shqiptarët të mos mbajnë mend fundin e sheqërosur të një procesi të gjatë dhe dramatik”, – u shpreh disi i revoltuar Julian Deda, me vendimin e sotëm të kryeminsitrit Rama, të cilin e konsdieroi hipokrit dhe të parealizueshëm.

/NOA.al

Julian Deda, aktori i njohur i humorit reagon për rritjen e pagave: ‘Shqipëria e mbytur në borxhe, ku i gjeti tani Rama Lekët’ Read More »

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja,zyrtarisht pjesë e fushatës së Partisë Socialiste/ Veliaj: Njerëzit e mirë dhe të ndershëm i duhen PS-së

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është bërë zyrtarisht pjesë e fushatës së Partisë Socialiste.

Gaz Paja mësohet se ka ambicje të bëhet deputet. Madje në një nga rolet e fundit të “Portokallisë”, në rolin e Melamin Beratit, ai u propozua nga dy kolegët e tij për t’u bërë deputet.

Nuk duket se kjo ambicje e Gaz pajës është dëshirë, apo thjesht aludim.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e prazantoi atë dje si një njeri të ndershëm, që i është bashkuar PS-së.

“Në Farkë me Gaz Pajën e gjithë njerëzit e mirë e të ndershëm që janë bashkuar me Partinë Socialiste”, tha Veliaj, krahas fotos me Gaz Pajën.

Kujtojmë se një kolegu i tij, Erion Isai, falë mbështetjes që mori nga ministrja Elisa Spiropali në fushatën e kaluar, u bë papritur kryebashkiak i Ersekës.

/NOA.al

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja,zyrtarisht pjesë e fushatës së Partisë Socialiste/ Veliaj: Njerëzit e mirë dhe të ndershëm i duhen PS-së Read More »

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate.

Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës.

“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha znj. Kryemadhi.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale.

“Beteja e 25 prillit ka marrë fund. Sot Rama ka opozitë socialistët e vet, minimumi do të dyfishojmë rezultatin. Me ndryshimet e mëparshme të 5 qershorit, LSI e fillonte dyshemenë e saj me 34 mandate, ndërsa sot e fillon dyshemenë me 40 mandate”, theksoi kryetarja e LSI-së.

“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”, shtoi znj. Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Më 25 prill, LSI merr minimumi 40 deputetë Read More »

Bushati: Basha idiot i dobishëm

Analisti Andi Bushati bëri deklaratën e fortë sot në emisionin “Open” në Top Channel, ku tha se kryeministri Edi Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”. Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.

“Situata është e qartë, nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale dhe Bashën që bën idiotin e dobishëm, dhe hiqet sikur nuk e kupton që masakra po ndodh para syve të tij. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.

Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonin në opozitë.

Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.

Bushati: Basha idiot i dobishëm Read More »

Basha: ‘Vendi nuk është i varfër por i vjedhur

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit që pati sot me sipërmarrësish të mëdhenj të sektorit të mobilerisë në Nikël të Fushë-Krujës, deklaroi se Biznesi i madh i goditur nga keqqeverisja, taksat e larta dhe mungesa e ndihmës.

Basha diskutoi me sipërmarrësit planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi.

Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:

-Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente;

-Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative.

-Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese.

-Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë

-Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;

-Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;

Ai shtoi se ky është plani për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill, pasi sipas tij, vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur.

Basha u zotua se programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme.

“Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%. Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës.

Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia”, tha Basha.

Basha: ‘Vendi nuk është i varfër por i vjedhur Read More »

Meta e mban fjalën, nxjerr 97 emrat që votuan dje në Parlament: Reflektoni para se të jetë vonë

Presidenti Ilir Meta mban fjalën e dhënë një ditë më parë, për publikimin e emrave të deputetëve të cilat votuan dje në parlament pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan ai teksa ndan emrat e socialistëve dhe deputetëve të opozitës së re parlamentare, të cilët i quan me mandate antikushtetuese.

Ai ndan edhe reagimin e PPE, “pas këtij akti të turpshëm”: “Duke votuar shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Europian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin europian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes europiane të popullit shqiptar”.

Në mbyllje të qëndrimit të tij Meta shkruan, “Koha për reflektim! Thellohuni para se të jetë shumë vonë!”.

Abazi Sadri Ahmetaj Arben Angjeli Anastas Balla Taulant Baraj Besnik Bello Vilma Beqaj Ilir Beqiraj Ismet Bici Dritan Bitri Robert Bode Edlira Braçe Erion Braho Spartak Bushaj Xhevit Bushati Ditmir Bushati Ervin Bushka Klotilda Çela Bujar Çuçi Bledar Çyrbja Jurgis Doshi Tom Dralo (Malo) Artemis Duzha Luan Dhima Antoneta Ekonomi Milva Fino Bashkim Gjermeni Eglantina Gjiknuri Damian Gjylameti Blerina Harusha Luan Hoxha Elona Hyseni Alket Hysi Vasilika Hysko Eljo Jaku Ardiana Kamami Arben Klosi Blendi Kodheli Mimi Koka Lefter Konomi Ardit Kumbaro (Furxhi) Mirela Kushi Evis Lala Reme Leka Edmond Majko Pandeli Manastirliu Ogerta Manja Ulsi Marto Andrea Meço Ervis Mesi Senida Nasufi Fadil Ndraxhi Ilir Nikolla Lindita Peleshi Niko Pendavinji Ilirian Pëllumbi Arben Piro (Nurçe) Tatiana Qefalia Xhemal Rama Edi Rista Adelina Roshi Enver Ruçi Gramoz Rraja Rrahman Sinaj Vullnet Spahiu Klodiana Spaho Florenc Spiropali Elisa Sterkaj Paulin Shalsi Eduard Shameti Adnor Ulqini Musa Valikaj (Felaj) Ermonela Velaj Fatmir Vorpsi Sadi Xhaçka Olta Xhafaj Fatmir Xhelilaj Rolant Xhembulla Almira Xhina Elena Xhindi Anduel Ylli Fidel

ME MANDATE ANTIKUSHTETUESE

1.Klajdi Qama

2.Majlinda Halilaj

3.Selami Jenishehri

4.Nimet Musaj

5.Aurora Mara

6.Edmond Rrushi

7.Krenar Rryçi

8.Nikolin Staka

9.Vasil Sterjovski

10.Edmond Stojku

11.Ylli Shehu

12.Ramazan Gjuzi

13.Eugen Bojaxhiu

14.Ediola Braha

15.Arlind Çaçani

16.Arben Elezi

Meta e mban fjalën, nxjerr 97 emrat që votuan dje në Parlament: Reflektoni para se të jetë vonë Read More »

Rritja e pagave për mjekët në masën 40% ndërsa për mësuesit 15%, ja kur hyn në fuqi…

Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të jetë në masën 40% ndërsa për mësuesit 15% dhe hyn në fuqi më 1 janar 2021.

Janë këto shifrat e prezantuara nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, në konferencën e mesditës së sotme,

“Paga për bluzat e bardha do rritet 40% më e madhja historike për bluzat e bardha dhe paga për arsimtarët 15%. E dyta shifër që do t’ju jap është që me një numër punonjësish në sektorin publik që është më i vogël se në 2013, por le ta marrim njësoj, fondi i pagave është rritur nga 450 milionë dollarë në 2013, në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme që do të thotë dy mandate qeverisëse të atyre që nuk e di ku e gjejnë kurajon të kërkojnë të rikthehen dhe dy mandatet tona është thuajse dyfish fondi i pagave në sektorin publik”, u shpreh Rama.

Rritja e pagave për mjekët në masën 40% ndërsa për mësuesit 15%, ja kur hyn në fuqi… Read More »

Rama: Javën që vjen do të prezantohen ndryshimet për pagën progresive

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për mediat, se javën që vjen do të prezantohen ndryshimet për pagën progresive.

Teksa shigjetoi opozitën ai tha se, “Ata duan ta rikthejnë, për të bërë përsëri që infermierët, arsimtarët, punonjësit e shtetit me një pagë mesatare, të paguajnë më shumë sesa të pasurit e këtij vendi ose “oligarkët”. Të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabime është djallëzore”.

Ai tha se javën e ardhshme do të komunikohen ndryshime të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagën minimale, 30 mijë lekë të reja që do të hyjë në fuqi në janar.

Rama: Javën që vjen do të prezantohen ndryshimet për pagën progresive Read More »