Aktualitet

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’

Pas lajmit se një prej ministrave të kabinetit Rama ka partneren 5 muajshe shtatëzënë, e cila nuk është gruaja por e dashura e tij, me anë të një shkrimi në Facebook ka reaguar gazetari Bledi Mane.

Lajmi i divorcit të ministrit është raportuar jo vetëm nga mdiat pranë opozitës por edhe nga grupe të rrjeteve sociale dhe portale pranë PS-së.

Mane ka replikuar për lajmin që qarkullon në media, duke e mbrojtur ish-ministrin e Financave, ministrin e Rindërtimit dhe të Covid-19, Arben Ahmetaj, se ai nuk ka të krahasuar me djalin e Sali Berishës.

Po kështu gazetari ka zbuluar, se ministri Arben Ahmetaj së fundi është divorcuar nga bashkëshortja, për t’i lidhur zyrtarisht me të dashurën e tij, e cila thuhet se ka mbajtur postin e disa drejtorive.

Pas konstatimit të Manes për divorcin e ministrit, me të drejtë të gjithë mendojnë se shkak për divorcin është bërë dhe shtatëzania e të dashurës së ministrit.

E plotë nga Bledi Mane

NUK E NGATËRONI DOT BEN AHMETAJN ME DJALIN E SALIUT

***

Mejhanet e Tiranës hoqën maskat, derdhën kafen turke nëpër filxhanë, u rehatuan në minderet e konakut dhe filluan rufitjen. Mes dhëmbëve dhe gjuhës nxirrosur nga llumi i kafesë, nisën me avazin e vjetër të përgojimit të lajmit të ri:

“Na qenka divorcuar një ministër nga bashkëshortja dhe na paska rënë në dashuri me një tjetër femër!”

Tirana primitive, ajo pjesë e reckosur orientale e kryeqytetit, llum porsi kafeja dhe e djallëzuar si stomak i keqyshyer lebetit e klith rrugëve si e ndershme, si puritane. Ajo pjesë e fëlliqur e Tiranës ku nuk ka as arsim, as dritë, as higjenë mendore ka dalë në pazar e na bën moral. Na flet për dashurinë, për familjen, për ndjenjën e pastër ajo Tiranë e ndotur nga cinizmi dhe fukarallëku. Ajo Tiranë dembele që nuk punon, nuk krijon, nuk fantazon, nuk lodhet, nuk lahet, nuk ushqen as barkun e as trurin del në mejdan e na ulëret për ndershmëri. Kjo pjesë e vogël e Tiranës së madhe depërton madje nën lëkurë dhe u kërkon llogari indeve dhe qelizave të ndjenjave, të epshit, të dashurisë hyjnore dhe shqetësohet pse cikli dashuror mes dy humanëve përfundon një ditë dhe nis një tjetër cikël, nis një dashuri e re.

Çfarë hipokrizie e poshtër, çfarë teatri absurd në kasabanë kur kurvëlliku është bërë normë, ku liria seksuale mban brekë llamarine të ndryshkura dhe ku morali ngatërrohet me ujin e sterosur të Lanës…

Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë? Na qenka trishtuar opozita e Berishës ku inçesti bëri kërdinë deri dje dhe dolën lakuriq në sy të fisit, katundit, vendit. Paska gjetur një tjetër kauzë opozita derdimene dhe kërkon të luftojë socialistët e Fatos Nanos, Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt me divorce grash.

Dhe kë, socialistët? Të paktën këta mëkatarë qeverisës kanë dhenë shembuj të mirë, këta marrin guximin dhe divorcohen legalisht, nuk mbajnë familje të sforcuara për sy të botës dhe nuk pallohen fshehurazi bodrumeve të selive.

Ti Grida Duma me Edi Palokën po më lexon?

/NOA.al

Bledi Mane ‘Na qenkan mërzitur ca mejhaxhinj opozitarë dhe i kërkojnë llogari një ministri pse nuk e do më gruan e parë e pse u hodh në krahët e gruas së dytë’ Read More »

Nusja akuzon vjehrrën: Më dh unon prej 10 vitesh. Reagimi: Ka lidhje me burra të tjerë dhe përdor dr ogë

Është 32 vjeç. Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj në lëkurë nuk ka ‘make up’ por hematoma nga dh.una gati 10-vjeçare që përjeton nga vjehrra e saj. Kjo është historia e Fabiola Gjonçaj e cila ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në News24.

Në datën 29 shtator pasi mori vajzën nga shkolla për ta shoqëruar në shtëpi Fabiola Gjonçaj u përball me dh.unën e së vjehrrës Violeta Gjonçaj. 65-vjeçarja në sy të mbesës së m.itur go.diste dhe of.endonte nusen e saj. Çështja u adresua në policinë e Tiranës dhe ajo i dha menjëherë urdhër mbrojtjeje, e cila u vlerësua edhe nga gjykata e Tiranës.
Ky ishte episodi i fundit i një dh.une që zgjat prej 10 vitesh, por që për hir të opinionit dhe të marrëdhënieve familjare nuk ishte de.noncuar më herët. 32- vjeçarja tregon se vetëm 2 muaj ka pasur marrëdhënie të mira me vjehrrën.

32-vjeçarja do të tregojë jetën e saj të vështirë mes dh.unës dr.ogës dhe paragj.ykimeve.

“Me bashkëshortin jam njohur në një qendër “Aksion+” ku ai trajtohej për lënien e h.eroinës ndërsa unë punoja. Aty u dashuruam dhe nisëm bashkëjetesën. Pasi erdha në Tiranë, vjehrra vetëm 2 muaj më priti mirë pastaj vetëm sh.err. Doja të jetoja më vete me burrin por nuk munda.
Me çfarë jetonte familja?
Unë punoja në call center. Më pas ika me burrin në Gjermani për azil. Jetuam 2 vite e gjysmë. Në fillim shkonim mirë pastaj ai i çonte lekët vjehrrës. Ajo na vinte aty. Shkelëm rregullat dhe na përzunë.

Kthimi në Shqipëri ishte f.atal?
Po sepse im shoq iu kthye he.roinës dhe kreu dhe vepra të tjera p.enale. Qëndruam 6 muaj në kërkim se ky kishte vj.edhur një brezore me 1.5 mln lekë. Vjehrra më ak.uzoi mua për këtë vj.edhje.

Çfarë ndodhi në 29 shtator?
Shkova të merrja vajzën nga shkolla dhe roja dhe mësuesja u ankuan sepse ajo kishte shkuar ta merrte vajzën pa mbaruar mësimi. Ajo donte ta merrte para meje sepse shkon në treg dhe vj.edh gjera.

Kur i ke mësuar këto?
Tani mi ka treguar vajza. Edhe para një jave kishte v.jedhur një palë pupa. I kam thënë edhe në polici këto.

Çfarë ndodhi më pas?
Sa hapa derën më of.endoi me fjalë të rënda. Vajza nga fr.ika mbylli derën. Vjehrra e g.oditi me sh.kelm më kapi nga duart dhe më go.diti me shk.elm. Kam dashur dhe më parë ta de.noncoj por më ka penguar im shoq. Ajo më ka nxjerrë jashtë edhe kur kam qenë 8 muajsh shtatzënë.

Reagon vjehrra
Pas a.kuzave të nuses së djalit ka reaguar vjehrra Violeta Gjonçaj. Ajo thotë se nusja e saj ka lidhje me djem të tjerë dhe përdor dr.ogë. “Ajo para 2 ditësh më g.oditi në kokë me një gjë të fortë”, deklaroi ajo në emision.
Më pas zonja Violeta tha që t’i referohen policisë dhe u largua nga telefoni.

Drejtuesja e emisionit Evis Ahmeti vuri fokusin tek situata e vajzës 8 vjeç të Fabiola Gjonçajt, e cila rritej në një ambient të dh.unshëm. Në emision erdhi dhe një audio e regjistruar gjatë bisedave dhe zënkave në shtëpi, ku dëgjoheshin fjalë b.anale.

Nusja akuzon vjehrrën: Më dh unon prej 10 vitesh. Reagimi: Ka lidhje me burra të tjerë dhe përdor dr ogë Read More »

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’

Mediat në Kosovë thellojnë edhe më shumë dys himet se Anita Haradinaj është dhu nuar keq nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndonëse ditën e djeshme vetë Anita Haradinaj e mohoi që diçka e tillë të kishte ndodhur, duke thënë se “Ramushi s’e ka dhu nuar kurrë”, mediat raportojnë të kundërtën.
Si Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë “mbyllur gojën” duke refuzuar të prononcohen për këtë rast.

“Mjekët kanë fr ikë të flasin dhe ta bëjnë publik rastin. Një grup mjekësh është parë teksa ka shkuar te banesa e Ramush Haradinajt, por ai ka lejuar të hyjnë vetëm dy prej tyre që të mjekojnë Anitën”, shkruajnë mediat në Kosovë./newsbo mb

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’ Read More »

Flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet te frikesohemi

Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi, deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3.

Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

Flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet te frikesohemi Read More »

Presidenti Ilir Meta thumbon fort: ‘Me Edin. Fort po shndrit ai diell’

Presidenti Ilir Meta thumbon fort Kryeministrin Edi Rama, me të cilin gjatë ditëve të fundit ka pasur retorika të forta në distancë.

Gjithçka duke publikuar një fotografi me një qytetar, i cili duket se quhet Edi, njëlloj si Kryeministri.

“Me Edin. Fort po shndrit ai diell”, shkruan Meta.

Përplasjet mes Kryeministrit dhe Presidentit, nisën të ashpërsohen lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe insistimit për lista të hapura në zgjedhje. /noa.al

Presidenti Ilir Meta thumbon fort: ‘Me Edin. Fort po shndrit ai diell’ Read More »

Mësoni si parashikohet të jetë moti dhe kur do të fillojë përmirësimi i kohës

Moti parashikohet që ditën e sotme të jetë me vranësira mesatare e të dendura. Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale. Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 20°C
zonat e ulëta 11°C deri në 28°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!

Mësoni si parashikohet të jetë moti dhe kur do të fillojë përmirësimi i kohës Read More »

Nard Ndoka lëshon perlën e radhës: ‘Pirja e duhanit, shkurton cigaren’

Nard Ndoka, mbetet një personazh mjaft i dashur në rrjete sociale por jo vetëm. Thëniet e tij ‘emblematike’ të mbeten në memorie pasi janë gjithmonë fjali të shkurtra dhe me nota gazmore.

Duke përdorur një vijë të thjeshtë llogjike, Ndoka përmban në retorikën e tij një arsenal argumentesh shkak-pasojë, të cilat shkaktojnë më shumë humor se sa shprehin diçka me kuptim.
“Pirja e duhanit, shkurton cigaren”.- u shpreh Nard Ndoka gjatë një interviste televizive. Kjo frazë nuk ngeli pa u evidentuar nga qytetarët, të cilët shprehen në rrjet me nota dashamirëse se rikthehet fuqishëm “profesori i filozofisë” Nard Ndoka.

Nard Ndoka lëshon perlën e radhës: ‘Pirja e duhanit, shkurton cigaren’ Read More »

Ja cilat janë 5 gjërat që duhet ti mbani patjetër në shtëpi

Pavarësisht nëse jeni të kujdesshëm apo jo, me siguri do të keni dëgjuar për gjëra dhe situata që mund t’ju sjellin fat. Mund t’i mbani me vete ose t’i keni në shtëpi.

Pra, disa nga objektet apo edhe ngjyrat e shtëpisë nga disa konsiderohen si më me fat. Aq shumë saqë nëse i keni në dhomën tuaj të ndenjes ose në dhomën tuaj të gjumit mund të ndryshojnë disponimin dhe pse jo, fatin tuaj.

Më poshtë zbuloni pesë prej tyre:

Shumë kultura besojnë se një patkoi në derë sjell fat. Të tjerët besojnë se hendeku duhet të jetë lart, ndërsa të tjerët e kundërta. Gjithsesi është një objekt që konsiderohet se sjell shenja të mira në shtëpi.

Ata që kanë praktikuar dhe besojnë në metodën ‘feng shui’ e dinë se lulet janë simbole të fatit të mirë. E rëndësishme është të mos kesh ferra.

Pasqyrë përballë një vendi të bukur në shtëpi

Të gjitha shtëpitë kanë pasqyra. Por pozicioni i tyre mund të sjellë më shumë fat dhe energji pozitive. Pasqyrat duhet të përdoren gjithmonë për të tërhequr energji pozitive. Pra, vendoseni në një vend që pasqyron diçka të bukur, siç është një pikturë e bukur, oborri juaj ose një vazo me lule.

Elefantët janë më preferuarit mes shumë kafshëve, pasi konsiderohen të mençura dhe besnike dhe për këtë janë simbol i fatit. Pra, vendosni një xhingël të vogël ose një pikturë diku në shtëpinë tuaj.

Kamomili relakson dhe qetëson trupin. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se në shumë kultura konsiderohet simbol i fatit të mirë. Vendosni një sasi të vogël kamomili të freskët në një enë në dhomën e ndenjes ose dhomën e gjumit.

Ja cilat janë 5 gjërat që duhet ti mbani patjetër në shtëpi Read More »