Aktualitet

Poeti Edi Rama, themi poeti sepse ai na rrëfeu për ‘Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’

OPINION NGA AGRON GJEKMARKAJ

Para një asambleje të maskuar, foli poeti Edi Rama. Themi poeti sepse ai na rrëfeu për “Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” e uruara! Një prozë poetike kjo kësaj here. Kryeministri kishte ikur në drejtim të paditur! Ai që foli në vendin e tij, duke aktruar një hartim rilindës, na tha që jemi qorra dysysh që nuk e shohim sa mirë e qeverisi vendin këto tetë vjet!

Si e nxori nga gremina drejt e në selamet! Fliste pa u lodhur, gjatë qamet, gjatë për të na mbushur mendjen sa janë lodhur e sa kanë hequr për të bërë shtet! Shqipëria që na prezantonte, nuk ishte ajo që njohim dhe na duket e poshtëruar! Ajo, nëpër të cilën ecim dhe shohim sesi varfëria është fytyra e saj pa buzëqeshje!

Ajo, në të cilën brengosemi e rënkojmë nga demagogjia e gënjeshtrat, nga korrupsioni e banaliteti, nga krimi e zuzarët me kollare a zinxhir ari në qafë! Ajo ku vidhen zgjedhjet dhe zhvillohen të tilla po opozitën! Ajo që shërbëtorin surratqerep e bën deputet e ministër, ndërsa të ndershmin e dëbon në skutat e anonimitetit e fukarallëkut! Ajo që shpenzon 20 milionë euro për të ndërtuar një km rrugë!

Ajo që shpërndan paranë publike për klientët e pushtetit, ajo që pushtetin e kthen në piramidë, majë së cilës rri një sundimtar! Ajo që ka mbetur te portat e Europës me rrogat më të ulëta, me azilantët më të shumtë, pa standarde demokratike, një vend që pas 30 vjetësh pluralizëm prish rregullat e farës elektorale dhe si e tillë nuk integrohet kurrë!

Ajo që mbjell kanabis e jo grurë, që lëvron paranë e zezë për të mbajtur pushtetin e bardhë. Nuk foli as për atë ë premtimet i shndërron në gënjeshtra dhe gënjeshtrat në hile, ndërsa hilet në rregulla, as për atë që nuk rrit as rroga e as për ata që jetojnë me rroga e sidomos për ata që s’kanë fare të tilla. Këtë Shqipëri, “poeti” e zhduku nga subjekti i epopesë së tij! Madje, edhe për “Rrugën e Kombit”, për NATO-n e të tjera sikur meritën ia la vetes. Duartrokiste asambleja me zjarr e zulme megjithëse dukej më e vërtetë se kurrë, pa fytyra e pa emra, e gjitha anonime me maskë, gjynah që s’kishin mbuluar edhe pjesën e sipërme dhe asisoj do t’i përgjigjeshin më mirë statusit të tyre publik si persona pa fytyrë, pa emër, pa identitet, persona që nuk paguhen për të menduar, por për t’u bindur e duartrokitur.

Kur flitej për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit, për rrugët dhe veprat HD, me të cilat na kënaqi shpirtin dhe harenë duke ua prerë shiritin! Ne i dinim të kryera, por jo, do bëhen gjatë mandatit të tretë, mandatit të vrapimit! Njerëzit do të ikin, tha poeti, shumë madje, po ani s’ka gjë, ju më votoni mua se unë jam marifeti, jam lezeti, jam shpëtimi dhe gëzimi. Duartrokiste asambleja! E për çfarë ndezulloheshin evletërit? Po dëgjonin të bashkuar në një të gjitha premtimet e vitit 2013 e 2017! Guximi për të gënjyer për tetë vitet që lanë pas e më shumë ai për të premtuar që të gjitha ato që s’i bënë në 8 vjet, do t’i bëjnë në mandatin e tretë, ishte karakteristika e poezisë politike të Edi Ramës dje!

Konkluzioni më i madh ishte sa keq ka qeverisur opozita këto 8 vite, ndaj ta lëmë prapë në opozitë. Duartrokiste asambleja, duart me pulla i bënte! Një detaj ra në sy: gara e Ditmir Bushatit me Elisa Spiropalin se kush do ta shihte më ëmbël, me përdëllyeshëm, më me dashuri liderin, duke shprehur fuqinë e shikimit, meqenëse gjestikulacionin e mbulonte maska! U përpoq Ditmiri i gjorë! Pat nga ata që menduan se do t’i hidhej te këmbët duke i thënë me qarje e vikama aq sa me ju këputë shpirti të madhit e të voglit: “Falmë, o atë, falmë, më duaj edhe një herë se ne u përmbystë bota nuk të zhgënjej!”. Po nuk e bëri, nuk gjeti fuqi, mbase kur të mblidhet asambleja prapë! Në fund, garën e fitoi Elisa, Genti dhe Ahmetaj! Këto ishin tharmet e sharmet e atij takimi epik nga ku u mor hovi për ta bërë Shqipërinë Zonjë, për të dërrmuar opozitën që kaq keq qeverisi gjatë 8 viteve të nëmura e të mbushura me zezona! Edhe shenjti, edhe djalli, fshihen brenda tek i gjalli, shkruante dikur Hamit Beqja. Sot, djalli e kishte braktisur njeriun Edi Rama! Pamë vetëm shenjtorin, një tip Shën Françesku që lexonte “lulëzat” (i fioreti) veprën e jetës së tij politike! Vetëm Edi Rama me të vetët bëjnë të tilla magji apo sihre siç i thërret populli ynë poezidashës.

/NOA.al

Poeti Edi Rama, themi poeti sepse ai na rrëfeu për ‘Shqipërinë ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet’ Read More »

‘Maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit’

Me një dalje në Facebook ashtu si tre muajt e parë të pandemisë Covid-19, kryeministri Edi Rama, këtë radhë bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shpallën një tjetër akt normativ. Me dy fjalë: Maskë kudo jashtë shtëpisë.

Asnjë sqarim tjetër. Asnjë informacion si, qysh, sa dhe pse.

Por qeveritarët u kujdesën të thonë se maskën mund ta heqësh lirisht në kafe dhe restorant.

Por askund tjetër!

A kemi këtu një situatë paradoksale? A po rrezikojmë disa njerëz me këtë shpallje?
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pohon se për disa njerëz, mbajtja kudo e maskës është si një dënim me vdekje për ta.

“Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje”, thotë Manjani dhe shpjegon:

“Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat”.
Manjani pohon se nuk ka ndërmend ta zbatojë urdhrin qeveritar: “Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime.

Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.”

Ish deputeti dhe ekspert i njohur juridik, ka dhe një paqartësi: “Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e kanë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus.”

Ndaj ai këshillon ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë, që të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

“E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.” /noa.al/

‘Maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit’ Read More »

Rama i kthen përgjigje refugjates: ‘A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë’

Janë të shumtë shqiptarët, të cilët punojnë jashtë vendit dhe ngenë shqetësimin për situatën aktuale në Shqipëri.

Një vajzë shqiptare në emigrim i ka dërguar një videomesazh kryeministrit Edi Rama, me shqetësimin se a do të vendoset meritokracia për punësimin e të rinjve në Shqipëri.

Ajo tha se është një ndër mijëra të rinjtë që kanë ikur nga vendi për një jetë më të mirë.

Rama pranoi se pas 7 vite qeverisjeje, ka ende shumë punë për të bërë, mësuesit, mjekët e infermierët tashmë punësohen në bazë të vlerësimit dhe meritës, “jo partisë dhe krushqisë”.

“Unë jam një ndër ato mijëra të rinj që janë larguar jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë, a do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë?”, – i tha emigrantja kryeministrit.

“Xhan, në fakt kjo që ti pyet po ndodh në Shqipëri, jo sot por prej disa vitesh. Administrata jonë publike është një sistem i certifikuar dhe nga KE, sistem i besueshëm konkurimi dhe meritokracie për të gjitha ato vende vakante ku kushdo që përmbush kriteret ftohet për të konkurrojë”, – u përgjigj Rama.

Në vitin 2013 Rama erdhi në pushtet me premtimin se do të bëj gjithçka për njerëzit e zakonshëm, por akuzohet sot për koncesione dhe favore ndaj oligarkëve.

“Sot jemi në vazhdim të aplikimit të një programi të ri për të gjithë ekselentët që drejtpërdrejt mund të punojnë në administratën publike vetëm në bazë të vlerësimit që kanë marrë nga universiteti”, – tha Rama.

“Ka ende shumë për të bërë për ta vendosur meritën në themelet e rekrutimeve në shtetin shqiptarë por hapat e bërë janë të jashtëzakonshëm në krahasim me disa vite më parë”.

“Këtu kam parasysh dhe mësuesit, që prej shumë vitesh tanimë hyjnë në punë vetem përmes konkursit dhe platformës digjitale, mjekët e infermierët nuk rekrutohen më sipas partisë, krushqisë e xhepit, por përsëris dhe shumë ka për të bërë” – u shpreh kryeministri, duke qenë i bindur se është bërë më mirë në qeverisjen socialiste, ndonëse pranoi se ka ende shumë për të bërë.

/NOA.al

Rama i kthen përgjigje refugjates: ‘A do ketë ndonjëherë meritokraci në Shqipëri për të rinjtë pasi mbarojnë universitetin të mund të punësohen lirisht dhe në bazë të meritave që ato kanë’ Read More »

Teleskopi Hubble fikson pamje spektakolare te një stuhie në Jupiter

Sa herë që teleskopi hapësinor “Hubble”, fikson një imazh të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, Jupiteri duket i ndryshëm.

Këtë herë, “Hubble” ka sjellë imazhet e rralla të stuhive në planet. Gjigandi i gaztë ka një atmosferë që është në lëvizje të vazhdueshme. Ngjyrat dalluese të tij krijohen nga atmosfera e planetit që dominohet nga hidrogjeni dhe heliumi

Atmosfera e trazuar e Jupiterit dhe stuhitë, shihen qartë në imazhet e reja të Hubble. Re të zgjatura dhe të dredhuara shtyhen nga erëra që kanë forcën e uraganëve. Rrufetë madje mund të shihen të ndricojnë brenda stuhive në planet dhe forca e tyre i bën rrufetë të duken jashtëzakonisht të dobëta. Cdo vit, Hubble mundet të fiksojë portrete të detajuara të Jupiterit, kur toka i afrohet atij më shumë, dhe kjo ndodh kur Jupiteri është në anën tjetër të tokës me në mes diellin.

Teleskopi Hubble fikson pamje spektakolare te një stuhie në Jupiter Read More »

Çfarë shkruante gazeta britanike më 1958-ën për Shenjtoren, Nënë Tereza!

“Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image
Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj : është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”.

Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika, njëzet e shtatë shkolla, një qendër mësimore. Ajo trajton pesëdhjetë mijë të sëmurë çdo vit dhe mëson (shkollon) shtatë mijë fëmijë të paprekshëm (të sëmurë).

E veshur me një sari të bardhë, ajo përshkon rrugicat e frikshme të qytetit të vjetër me një furgon ngjyrë të kaltër në të cilin është shkruajtur : “Prekni lebrozët me dhembshuri”.

Ndihmësit e saj vazhdojnë të ngarkojnë nevojtarë në të për t’i transportuar nëpër spitale.

Për më të mjerët e këtyre të varfërve, ajo themeloi një institucion të cilin e quajti “Shtëpia e vendasve në prag të vdekjes”.

“Një vdekje e butë është bekimi i vetëm që mund t’u sjell atyre”, tha ajo.

Një ditë, një dem i tërbuar u fut në turmën e mbushur me njerëz në rrugicat e errëta, duke përmbysur dhe shkelur gjithçka. Nënë Tereza e qetësoi me një lëvizje të dorës. Që atëherë, është përfolur se ajo di të arrijë (bëjë) mrekulli.

Çfarë shkruante gazeta britanike më 1958-ën për Shenjtoren, Nënë Tereza! Read More »

Meta vlerësoi ish-futbollistin Sabah Bizi me Dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot futbollistin e shquar shkodran Sabah Bizi me Dekoratën “Nderi i Kombit”.

Ky vlersim erdhi me motivacionin“Për talentin e jashtëzakonshëm dhe kontributin e çmuar në arritjen e rezultateve të larta në futboll me Ekipin Kombëtar dhe ekipet “Vllaznia” e “Partizani”.

“Legjendë e fushës së blertë, organizator i përmasave evropiane në historinë e futbollit tonë, personalitet i dashur e i respektuar, si dhe burim frymëzimi për të”, u shpreh presidenti.

Meta vlerësoi ish-futbollistin Sabah Bizi me Dekoratën “Nderi i Kombit” Read More »

Ja lista me 140 emrat për kandidatët e PD në Tiranë

Në listën e gjatë me 140 emra që u votuan nga PD spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit.

Janë 18 ish-deputetë të PD-së në këtë listë, disa ish-kryebashkiakë, apo ish-kryetarë njësish administrative, por edhe një sërë figurash të spikatura në fushat e artit, sportit, gazetarisë dhe fusha të tjera të jetës.
Nga ish-deputetët e grupit parlamentar që dogji mandatet në 2019-ën, veçohet emri i Agron Shehajt, i cili nga i pari në Vlorë në 2017-ën, ka kaluar në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet votëbesimit të demokratëve.

Po ashtu, edhe figura të spikatura që rikthehen në PD, si Alekasndër Biberaj apo Gert Bogdani, të cilët u shtohen ish-deputetëve që lanë mandatet rreth 1 vit e gjysmë më parë, si Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Genc Pollo etj.

Po ashtu, në këtë listë spikasin edhe emra nga bota e artit, si Julian Deda, Robert Budina apo Taulanda Jupi, me këta dy të fundit që vijnë në këtë listë edhe si përfaqësues të komunitetit që luftoi dhe mbrojti godinën e Teatrit Kombëtar për më shumë se 2 vite.
Por edhe bota e sportit është e përfaqësuar në këtë listë të kandidatëve të PD-së për deputetë në Tiranë, me emra si Andi Lila në Kavajë, Gent Muça në Tiranë, por edhe Artan Pogoni. Gjithashtu, në këtë listë janë të përfaqësuar edhe disa nga ekipi që Basha është duke punuar ngushtësisht për fushatën e ardhshme, si Alfred Rrushaj, Ina Zhupa, Ivi Kaso, Dorian Teliti etj.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË PD, QARKU TIRANË

Dega TIRANA 1

ALDO BUMÇI
BISLIM AHMETAJ
BLERINA ZYLFO

ENNO BOZDO
IZET HYSA
LILI SULA
RAMAZAN SHUSHKU
Dega TIRANA 2

ADRIAN TUFINA
AGIM PARLLAKU
BASIR ÇOLLAKU
BLERINA BANUSHI

BLERINA BROVINA
FLORJON MIMA
IVI KASO
MAJLINDA PRENDI
MIRELA TABAKU
10.SOKOL ALLARAJ
Dega TIRANA 3

AIDA SHEHU
ALFRED PLLUMBI
ANDRIN TAHIRI
ÇLIRIM GJATA
LEDIA SULA
LEDOR MARKU
Dega TIRANA 4

ERZEN BREÇANI
GENT STRAZIMIRI
KLAUDIA NEZIRAJ
MARK UKA
MIRGEN ZAÇELLARI
SOKOL PREÇI
Dega TIRANA 5

AGRON SHEHAJ
AKIL KRAJA
ALEKSANDER BIBERAJ

ARBEN KASHAHU
BESMIRA MANAJ
BESMIRA PETRITI
DORJAN TELITI
DURIM KRAJA
EDLIRA BEQIRI

10.ENDRIN GJIPALI
11.GENC POLLO
12.GERT BOGDANI
13.LEDIANA FRATARI
14.TEUTA STAROVA
Dega TIRANA 6

EDUARD HAJKO
FATBARDH KADILLI
INA ZHUPA

KLODIANA SHALA
MAJLINDA ZOÇA
ORNELDA ZEFI
SHPETIM AGOLLI
Dega TIRANA 7

ALBANA VOKSHI

ALFRED RUSHAJ
ARTAN POGONI
EDA SHULI
ERALD SHULLA
ERGES ESKIU
ETION KAPEDANI

JULIAN DEDA
RENALD RISTA
10.SAMI KOÇEKU
11.TAULANDA JUPI
12.ZAK TOPUZI
Dega TIRANA 8

ANILA JANI
ARTA SAKJA
ENI KASMI
GENTJAN MUÇA
ILIR PILKU

JORIDA TABAKU
NDERIM HORESHTA
TOMORR ALIZOTI
URAN ABAZI
10.VEHAP KOLA
Dega TIRANA 9

ALFRED PJETRI
ARBEN RISTANI
GRIDA DUMA
HASAN CANI

ILIRJAN LAÇI
ROBERT BUDINA
ZAMIRA BUSHATI
Dega TIRANA 10

BELIND KËLLIÇI
EDUARD KELMENDI
ENKELEIDA SALLAKU
ERVIN MINAROLLI
ILIR STOJKU

IRSIDA SHEHI
MATEO SPAHO
NADA KALLÇIU
SEBASTIANA BYTYÇI
10.ZHANETA NDREGJONI
Dega TIRANA 11

AHMET PRENÇI
ORJOLA PAMPURI
SUADA VATHI
VEBINA RESULI
Dega TIRANA 12

ETHEM AGA
FORCIM KOLA
GAZMEND DIBRA
Dega TIRANA 13

EMRI VATA
ELDONA SIPRI
KLODIAN LUZI
Dega TIRANA 14

BESIM KUKA
MIGENA KAZDEDA
TAHSIM MEMA
Dega TIRANA 15

HALIM KOSOVA
PETRIT SUDI
VATH TABAKU
Dega TIRANA 16

EDUART REXHA
FESTIM MAQINAJ
FLAMUR NOKA
ILIR ZMALAJ
MINUSHE LAZAJ
Dega RROGOZHINE

AGRON KAJA
EQEREM DELIU
SHKELQIM KALEMI
SOKOL GOSA
TOMOR BALLABANI
VLADIMIR MANUSHI
Dega VORE

ARDIAN XHAKONI
FIQIRI ISMAILI
HYSNI MARA
ISUF DEMIRXHIU
YMER MARKU
Dega KAMEZ

ALFRED HALILAJ
BILBIL BAJRAKTARI
DHIMITER VATA
MUNIR SHEHU
TOMORR KOTARJA
XHELAL MZIU
YLBER VATA
Dega KAVAJE

ANDI LILA
FISNIK QOSJA
MIRAZH SHKODRA
SHKELQIM HOXHA
SUZANA ARKAXHIU
PËRPARIM ÇAÇA
Dega PASKUQAN

AGRON HAJDARKOLA
ARMEND GJANA
HAVZI AHMATI
FATOS REXHA
FLAMUR HOXHA
XHELIL KOLECI

Ja lista me 140 emrat për kandidatët e PD në Tiranë Read More »

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama nuk fle natën, miku i tij thotë që ai është keq, e ka kapur p aniku’

Fjalë të shumta kanë qarkulluar ditët e fundit nga brenda administratës, fjalë që thonë se lideri suprem i shqetësuar nga data e afrimit të zgjedhjeve u ka kërkuar kartat e identitetit të të afërmve për të siguruar sa më shumë vota për një mandat të tretë të shumë-ëndërruar.

Në lidhje me këtë gjë, ka folur edhe Kryemadhi në News 24, e cila rrëfeu se një mik i përbashkët i saj dhe i Ramës i kishte rrëfyer se këtë të fundit nuk e zë gjumi natën pasi është i shqetësuar.
“Kisha dëgjuar miqtë, që nuk është mirë, është nervoz, ka p anik, ka f rikë, nuk flet natën. Nuk e besoja, sepse mendoja që papërgjegjshmëria e tij është e madhe dhe se kupton, që po shkon drejt greminës. Por e pashë dje në Asamble dhe është shumë rëndë,”-u shpreh ajo.

Monika Kryemadhi: ‘Edi Rama nuk fle natën, miku i tij thotë që ai është keq, e ka kapur p aniku’ Read More »