Aktualitet

Moti/ Ja si nis java, meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave

Pas stabilizimit të motit dhe një vikendi relaksues në aspektin meteorologjik java e ardhshme na sjellë reshje intensive shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

Një ciklon mjaft i pasur me lagështirë direkt nga Italia do të përfshijë fillimisht Shqipërinë dhe shumë shpejt pastaj do të përhapet edhe në drejtim të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut pasditen dhe mbrëmjen e së hënës.
Në Shqipëri, përpos reshjeve të dendura të shiut priten edhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe rrebeshet me vetëtima nuk përjashtohen edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet më të dendura priten natën mes së hënës dhe së martës si dhe mëngjesin e së martës. Ky ciklon do të sjellë edhe ulje të përkohshme të temperaturave si dhe reshje bore në viset e larta malore, por në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi në viset malore priten reshje të dendura bore dhe nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në disa ultësira p.sh. në Sarajevë. Reshje bore priten edhe në viset më të larta malore të Shqipërisë, Kosovës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë së Veriut. Pas ndërprerjes së reshjeve dhe kalimit të ciklonit pritet përmirësim i përkohshëm i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan

Moti/ Ja si nis java, meteorologët paralajmërojnë ulje të temperaturave Read More »

Cfarë e ka mbajtur Kryemadhin larg ekranit këto javë?

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatoren Nisida Tufa ishte këtë të shtunë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi e pyetur për mungesën e saj disa javore në komunikime publike, por edhe në studion e emisionit, pranoi se mungesa kishte ardhur për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo tha se i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve dhe se kjo gjë e kishte penguar edhe të fliste për pak kohë.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet. Nuk hiqen në këtë moshë por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm”, tha Kryemadhi.

Cfarë e ka mbajtur Kryemadhin larg ekranit këto javë? Read More »

Meta: ‘Unë jam President dhe do i dal për zot vendit’

Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi se Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës.

Ai i drejtoi një pyetje Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, “Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një President të përbashkët, që do të thotë s’ ka nevojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Presidenti ka qenë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar i Kushtetutës”.

Lidhur me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e djeshme, ai tha se ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol.

“Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni”, u shpreh Meta në një prononcim për mediat nga Kopliku, ku ishte i pranishëm ditën e sotme.

Lidhur me ballafaqimin me Kryeministrin, shtoi se po e pret në çdo moment.

Sipas Metës, qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime.

“Qeveria i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me blerje, e frikësime do të mund të minimizojë humbjen e vet. Unë jam me 5 qershorin. Unë jam President dhe do i dal për zot vendit me çdo shqiptar dhe socialist e opozitarë të ndershëm”, tha Ilir Meta. /noa.al

Meta: ‘Unë jam President dhe do i dal për zot vendit’ Read More »

Spiropali: ‘Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur’

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali reagon ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dekoroi dëshmorët e rënë.

Spiropali thotë se 100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit.

Më tej shigjeton Presidentin duke deklaruar se “100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale”.

Më tej shton se parashikon që deri në 25 prill “Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”. /noa.al

Spiropali: ‘Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur’ Read More »

Klejdi Mehmetaj: ‘Teutës,nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama’

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentin e Republikës për takimet e tij “në skuta me kriminelë”, dhe ironisë mbi dekoratat, ka reaguar sërish kreu i shtetit.

Kryeministri e akuzoi ditë më parë se Presidenti ka takuar persona të skeduar nga OFL, kurse Presidenti duke injoruar ironitë e tij të fundit mbi dekoratat, tha se është i gatshëm të përballet publikisht për këtë, duke i kërkuar kreut të qeverisë të caktojë orën dhe ditën.

“O shoku, ku e lamë debatin për OFL? Në cilën ditë, orë, studio dhe gazetarë? Malet tona më të larta!”- shkroi Meta në një tjetër reagim pak çaste më parë.

Ush-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj iu përgjigj po ashtu kryeministrit, pas krahasimit të Monika Kryemadhit me Mbretëreshën Teuta, duke thënë se Rama e ka ndarë mendjen t’u shkaktojë humor shqiptarëve.

“Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë” – tha Mehmetaj.

“Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar”- shkroi në reagimin e saj ish-deputetja.

Klejdi Mehmetaj: ‘Teutës,nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama’ Read More »

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare

Kryeministri Edi Rama deklaroi se masat ndëshkuese për ambientet që lejojnë dasma dhe luhet muzikë, do të mbeten në fuqi në kuadër të masave anti-Covid.

“Duan dasma, është gjëja më e natyrshme, po shikoni pak masat për ndalimin e ceremonive martesore në mjedise jo private me jo më shumë se 12 persona. Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare. Të mos rikthehemi në shpi se u mbyll shkolla, universiteti, të mos humbasë kohë se do mbyllen gjykatat. Dhe për të gjitha këto çfarë duhet? Një maskë, asgjë më shumë”, u shpreh Rama.

Duke folur nga konferenca e përbashkët me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Rama tha se është më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqanit nesër, më mirë një maskë sot se mbyllja e shkollës, më mirë një maskë sot se mbyllja e qytetit dhe e vendit nesër.

“Unë s’kam mbajtur maskë jashtë do e mbaj është shumë e thjeshtë. Sic e shihni kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ti shmangemi”, deklaroi Edi Rama. /

Duan muzikë, shkoni gjejeni një vend në cilindo vend të Europës… Këto nuk janë dëshira dhe teka, janë masa elementare Read More »

‘Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do të ketë më mundësi për ti shmangur do ti zbatojmë me OSHEE në faturën e dritave’

Në vijim të konferencës për masat anti-Covid, Kryeministri Edi Rama deklaroi se ditën e mërkurë do të miratohen masat ndëshkimore për ata që nuk mbajnë maska.

Ai deklaroi se që nga dita e enjte, të gjithë do të jenë me maskë sapo nxjerrin kokën nga shtëpia.

“Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do të ketë më mundësi për ti shmangur do ti zbatojmë me OSHEE në faturën e dritave. Të mbledhim të gjithë mendjen, përfshirë dhe mua, maskën kudo, përveçse në shtëpi”, u shpreh Rama.

Më tej shtoi se në aktin normativ që do të miratohet të mërkurën do të ketë përjashtime specifike të cilat do të detajohen.

Ai paralajmëroi se maska do të jetë e detyrueshme të paktën deri në shkurt, kur del dielli dhe gjethi, tha Kryeministri./noa.al

‘Gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do të ketë më mundësi për ti shmangur do ti zbatojmë me OSHEE në faturën e dritave’ Read More »

Basha: ‘Be teja e vërtetë na pret’

Kryedemokrati Lulzim Basha votoi ditën e sotme për listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës, në njësinë nr.8 në kryeqytet.

Ai tha se procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë është zhvilluar në gjithë Shqipërinë dhe sot kulmon dhe përfundon në Tiranë.

“Pjesëmarrja masive është tregues i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë që të bëjmë realitet sot brenda radhëve tona atë që do bëjmë realitet për shqiptarët nesër. Kjo është një garë dhe festë demokracie. Beteja e vërtetë na pret. Kjo është një betejë ku demokratët shqiptarë janë të vetëdijshëm për urgjencën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm një rotacion karrigesh, por ndryshim real në modelin e përfaqësimit dhe qeverisjes nesër”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se modeli që është nisur dhe do të përfundojë, demokratizimi i Partisë Demokratike, do të vazhdojë në mënyrë që zëri i çdo qytetari shqiptar të ketë peshën e saj dhe qeveria e ardhshme të mos jetë peng i një grushti njerëzish, që sipas tij, janë pasuruar në mënyrë marramendëse.

Lidhur me të skualifikuarit nga gara, mes tyre Klevis Balliu në Pogradec, ai tha se nuk kanë të humbur, “Janë pjesë e burimeve njerëzore të Partisë Demokratike për të drejtuar nesër”. /noa.al

Basha: ‘Be teja e vërtetë na pret’ Read More »