Aktualitet

Qytetet ku konsumohet më shumë duhan dhe alkol në Shqipëri

Shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan të familjeve shqiptare kanë ardhur në rënie të lehtë në dekadën e fundit, por në disa qarqe janë rritur më tej dhe për disa të tjera ka rënie të ndjeshme.

Sipas të dhënave të INSTAT, nga anketa e buxhetit të familjeve në vitin 2019, qarqet e Elbasanit, Lezhës dhe Beratit kishin shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan në raport me buxhetin total përkatës.

Familjet në Elbasan shpenzuan mesatarisht 5.2% të buxhetit të tyre për cigare dhe pije, duke u rritur me 0.6 pikë përqindje në raport me vitin 2009.

Pas Elbasanit, shpenzimet më të larta për alkool dhe duhan i ka Lezha, familjet e së cilës çuan për cigare dhe pije 5.1 % të buxhetit total mujor me një rritje 0.3% në raport me vitin 2009.

Berati, si qarku i tretë me shpenzimet më të larta për këto produkte shpenzoi 4.8% të totalit të buxhetit për konsumin e alkoolit dhe duhanit me një rritje 0.1% me 10 vite më parë.

E katërta renditet Korça e cila shpenzoi 4% të buxhetit total për konsumin e produkteve në fjalë me një rritje 0.4 pikë përqindje në raport me një vit më parë.

Në të kundërt, qarqet e Shkodrës, Gjirokastrës dhe Vlorës patën shpenzimet më të ulëta për konsumin e pijeve dhe cigareve dhe me një rënie të ndjeshme në10 vitet e fundit.

Familjet në Shkodër shpenzuan mesatarisht 2.9% nga buxheti i tyre mujor për pije dhe duhan me një rënie me 1.3 pikë përqindje në raport me vitin 2019.

E dyta me shpenzimet më të ulëta për këtë grup ishte Gjirokastra, familjet e së cilës çuan 2.9 % të buxhetit të tyre për pije dhe cigare, me një rënie 1.8 pikë përqindje përgjatë dekadës.

Familjet në Qarkun e Vlorës kanë ulur më shumë se çdo qark tjetër shpenzimet për alkool dhe cigare gjatë dekadës gati me 3 pikë përqindje. Më 2019, familjet në këtë qark shpenzuan 3.1% të buxhetit për produktet në fjalë, teksa 10 vite më parë shpenzimet për këtë grup ishin 6.1%.

Konsumi për pije dhe cigare shihet të jetë tipar i qarqeve të varfra. Elbasani u rendit sipas së njëjtës anketë si qarku më i varfër në vend, por gjithashtu edhe me konsumin më të lartë të pijeve dhe cigareve.

Gjithashtu Gjirokastra, e cila ka popullsinë më të plakur, në vend ka konsum të ulët të këtyre produkteve të cilat zakonisht konsumohen nga mosha të reja.

Qytetet ku konsumohet më shumë duhan dhe alkol në Shqipëri Read More »

Rama: Nga janari do clirojmë biznesin e vogël nga taksidarët që abuzojnë me detyrën

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se nga janari nëpërmjet aleancës qeveri-biznes i vogël, bizneset e mëdhaja do të paguajnë një për një taksat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Rama thotë se nga janari biznesi i vogël çlirohet përfundimisht nga taksidarët e kontrollorët teksa të mëdhenjtë nuk do mund të fshihen më pas tyre për shkak të dixhitalizimit të transaksioneve.

PRONARI I BIZNESIT TË VOGËL: Jam pronar i një bar-kafe. Me heqjen e TVSH na ka krijuar disa lehtësira. Për të paguar siguracione apo për të zgjeruar staf. Ju falënderoj.

EDI RAMA: Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet.

Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë.

Rama: Nga janari do clirojmë biznesin e vogël nga taksidarët që abuzojnë me detyrën Read More »

Mjeku epidemiolog: ‘Pakujdesinë nuk e studiojmë në këtë moment, gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur nëpër ambiente të mbyllura…’

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, numri i të infektuarve të rinj me Covid-19, është shtuar dukshëm. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti, thotë rritja e shifrave reflekton edhe rritjen e numrit të testimeve.

“Padyshim që reflekton edhe numrin e testimeve, sepse gjatë javës së kaluar përqindja e pozitivitetit është luhatur mes 18 dhe 25 për qind, nëse do kjo do të ishte edhe në muajt gusht, kjo është rrjedhojë e rritjes së testimeve, njerëzit izolohen për të mos infektuar të tjerët”.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë së përpara vënies me detyrim të maskave, duhet të mendohet më shumë për reduktimin e qëndrimit në ambiente të mbyllura, meqë më shumë se gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur në ambiente të mbyllura, tashmë edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura.

“Pakujdesinë nuk e studiojmë në këtë moment, gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur nëpër ambiente të mbyllura, zyra, administratë pune, tani edhe me hapjen e restoranteve të mbyllura që do të thotë se vendosja e maskave në vende të mbyllura e ka atribuimin e ulët”.

Epidemiologu shprehet i bindur se tashmë shkuarja në restorante të mbyllura, përveç që është luks, mund të evitohet në maksimum, sepse nuk është e njëjtë sikurse të shkosh në shkollë e punë.

“Nuk është detyrim të shkosh në restorante sikurse është për të shkuar në shkollë e punë, është luks, nuk është diçka që bëhet me zor, pra është e këshillueshme që të evitohen, ndryshe nga diskutimi i maskës që është masë plotësuese, pika kyçe është grumbullimi me çdo kusht në ambiente të mbyllura”.

 

në ambiente të mbyllura”.

https://www.facebook.com/602397386624333/posts/1391863661011031/

Mjeku epidemiolog: ‘Pakujdesinë nuk e studiojmë në këtë moment, gjysma e infeksioneve reale janë duke ndodhur nëpër ambiente të mbyllura…’ Read More »

Konspiracionisti Alfred Cako bën deklaratën e bujshme

Konspiracionisti Alfred Cako bëri një deklaratë të bujshme në studion e emisionit “E Diell”, në Top Channel, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”. Cako aludoi se e gjithë Evropa do të përjetoj një karantinë të dytë më datë 25 tetor, ndërsa vendi ynë do të jetë nga të fundit vende që do të aplikoj sipas tij vazhdën e izolimit.

Ai parashikoi se kjo mbyllje do të ndodhë para datës 23 tetor.

“Me 25 tetor parashikohet vala e tretë. Do të hidhet një virus që do të jetë 30% më i fortë, i cili është realizuar në vitin 2015 në laborator. Viruset janë shpikur në laborator, ka dalë njëherë patenta dhe më pas e ka pësuar popullsia në virus. Kështu ka ndodhur dhe me COVID-in, i cili është një përzierje e disa lloje virusesh. Këto hidhen me avion. Në Shqipëri do të ndodhë bllokimi. Në Shqipëri unë mendoj që me datën 23 tetor do të jemi të mbyllur. E gjithë Evropa do të jetë e mbyllur përpara kësaj date, ne do të jemi nga vendet e fundit”, u shpreh Cako.

Konspiracionisti Alfred Cako bën deklaratën e bujshme Read More »

Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë, do ta paguajnë qytetet e tjera të Kosovës

Shumë shpejt, hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë.

Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.
Komuna po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa ai pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë trafikun, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.
“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë dhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë.”, tha Ahmeti për Kanal10.

Ndërkohë ish-asamblisti i Vetëvendosjes, në Prishtinë, Eman Rrahmani, thotë se një vendim i tillë është i jashtëligjshëm. Ai ka thënë se ideja që parkingu në hyrje të Prishtinës të bëhej me pagesë, ka qenë e subjektit të tij politik.

“Gjatë kësaj deklarate, kryetari ka mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej nejave që i mban me PDK-në gjatë natës. Mirëpo një gjë e tillë është e pamundur të realizohet dhe nuk do të lejojmë të realizohet. Besoj që fjala është për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, i cili ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do ta realizojmë qysh në fillim të mandatit të ri ku kryetari i Prishtinës do të jetë nga LVV.”, ka thënë Rrahmani.

Qytetarët e vendeve të tjera thonë se nuk do ta mirëpresin një vendim të tillë, kurdo që ai të ndodhë.

Sipas tyre hyrja me pagesë veçse do të bëjë kaos edhe më të madh në trafik.

Ata thonë se përveç shumë shërbimeve të cilat i kryejnë gjatë ditës në Prishtinë, shumë prej tyre punojnë edhe në institucione dhe u duhet të udhëtojnë nga qytete të tjera të Kosovës.

Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë, do ta paguajnë qytetet e tjera të Kosovës Read More »

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë

Nga Mynihu, në Gjermani, gjatë fjalës që mbajti në Forumin Europapark, Kryeministri kërkoi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke folur me metafora dhe krahasime, u shpreh se “një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve”.

Sa i përket skepticizmit të Holandës dhe Francës, Kryeministri mohoi se ka një krim shqiptar. Sipas tij, qasja e dy vendeve lidhet me problemet e tyre të brendshme.

“Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve.

Pastaj krimi shqiptar. Dëgjoni, kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Çdo vend që i qaset derës së Unionit duhet të përballet me gjëra të tilla.

Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen.

Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë.

Gazeta thoshte shpërbëhet një tjetër bandë shqiptare, aty ishin vetëm dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinën e drogës.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.

Rama në Gjermani, kërkon fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë Read More »

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë duke sjellë dhe shira të izoluar. Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin.f

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Parashikimi i motit për ditën e sotme Read More »

Edi Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni online, si të bëheni deputetë të PS

Partia Socialiste teksa përgatitet për zgjedhjet e reja të 25 prillit, ka njoftuar se është e hapur edhe për prurje të reja nga qytetarë që duan të përfshihen në politikë.

Përmes një video të ndarë në Facebook, Rama njofton se të gjithë ata që kanë dëshirën e mirë për të kandiduar për deputet nën siglën e PS, mund të aplikojnë në platformën deputetiqeduam.ps.al.
“MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë

Edi Rama thirrje qytetarëve: Aplikoni online, si të bëheni deputetë të PS Read More »