Aktualitet

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare

Në ditën e tretë të grevës së urisë të grave naftëtare, ato janë vizituar nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës Kryemadhi është përlotur, siç shikohet edhe nga videoja e mëposhtme.

“Ne që të vijmë këtu duhet të bëjmë. Nuk dua të përfshihem politikisht dhe kjo edhe keqkuptohet. Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguash… Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë. Unë po e studioj këtë si histori. Që ku nisi protesta për Poçemin. Unë mendoj se evidentimi i problematikave është mjaft i rëndësishëm. Pozicioni juaj është si djegia e mandateve tona, që po nuk bëmë një hap të tillë nuk kujtohet njeri për ne. Ne duhet të shohim se kush është ngërçi. Problemi është se këtu koka është po e njëjta. Problemi është se e kemi diskutuar edhe me Kejdin që është gocë Mallakastër. Zonjat e Fierit do të vijnë në Tiranë për shkak të lëvizjeve sociale“, tha Kryemadhi.

Kryemadhi përlotet gjatë takimit me gratë naftëtare Read More »

Po licia gjobit 678 persona

Punonjësit e Po licisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Në njoftim thuhet se prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Njoftimi

“Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cënon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë

Po licia gjobit 678 persona Read More »

Mjeku pneumolog: ‘Nuk ka evidenca që maska në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë’

Mjeku pneumolog Arjan Mezini foli sot për situatën e pandemisë në vend, në kushtet kur ditët e fundit u vendos me detyrim mbajtja e maskës e njëkohësisht ka pasur shifra rekord të infektuarish.

Në intervistë për Abc News, dr. Mezini u ndal edhe tek vendimi më i fundit i qeverisë për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambiente të hapura.

Në gjykimin e tij, maska në rrugë nuk të mbron, e për më tepër nuk ka dalë një studim që mund të faktojë efektivitetin e maskës në mjedise të hapura.

“Unë si profesionist kam bindjen e plotë që nuk do të sjellë asgjë. Nuk ka evidenca që maska në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë”, tha ai.

Mjeku sugjeron se duhet të rritet numri i testimeve dhe e konsideron normal faktin që janë shtuar të infektuarit pasi ditët e fundit janë dy deri trefishuar testimet.

“Para se të shkojmë te maska në rrugë ne duhet të bëjmë detyrën tonë si shtet. Ne këtë pjesë nuk e bëjmë. E shikoni që janë rritur testimet dhe prandaj janë rritur numrat. Këto numra nuk më trembin se me siguri kanë qenë”, – thotë mjeku i cili shpreh shqetësim se veçanërisht “muajt janar-shkurt do të jetë më vështirë”.

Mezini shikon një paradoks tek akti normativ për maskën e detyrueshme jashtë shtëpisë. “Unë nuk e kuptoj: Ne u themi mbaje maskën në rrugë dhe në lokal hiqe”.

Nga ana tjetër, Mezini kërkon që njerëzit të bëjnë punën e vet, duke zbatuar distancimin fizik dhe përdorimin e maskës në ambiente të mbyllura.

Ndërsa për spitalet, ai thotë se ka nevojë që të shtohen kapacitetet e shfrytëzueshme. “Covid 3 dhe 4 për mua duhet të ishin hapur që të krijohet pak frymëmarrje. Protokolli më i mirë është një pacient një dhomë. Të hapin spitalet Covid 3 dhe 4 që të ulin ngarkesën virale. Shteti duhet të bëjë këto detyrime dhe pastaj të kalojë tek maska në rrugë”, tha mjeku Mezini.

/NOA.al

Mjeku pneumolog: ‘Nuk ka evidenca që maska në rrugë të ndihmon. Nuk kam parë asnjë studim. Nuk e di pse është vendosur dhe ku do dalë’ Read More »

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë

Një virus që për banorët e jugut të vendit është i panjohur, ka depërtuar ditët e fundit tek disa qindra kafshë shtëpiake.

Një blegtor informoi të shtunën se të 500 krerët e bagëtive që ai ka pasur, janë infektuar nga virusi.

Blegtori tregon se të paktën 20 krerë kanë ngordhur këto ditë pas infektimit me virusin vdekjeprurës.

Banori i Gjirokastrës është ankuar në drejtorinë e Bujqësisë në Gjirokastër, por askush nuk u ka dhënë përgjigje në lidhje më këtë sëmundje, apo për t’i kompensuar bagëtitë.

Blegtori tregon se i ka matrikulluar të 500 krerët e bagëtive, dhen e gjedh që ka pasur.

Nga diganostikimet e Mjekëve Veterinerë, hidhen dyshime se virusi që ka prekur bagëtitë në Gjirokastër, është një sëmundje infektive e njohur si Gjuha blu, apo Blutong (Blue Tongue).

Virusi i Gjuhës blu (Bluetongue), nuk transmetohet natyralisht nga njëra kafshë tek tjetra, por vetëm nëpërmjet mushkonjave. Piku i popullacionit të mushkonjave arrihet gjatë verës së vonshme dhe vjeshtës dhe kjo është koha kur vërehet Blutongu (gjuha blu).

Është parë që mushkonjat mund të lëvizin në një ditë në distancën nga 1.5-2 km, por në rast se kushtet metereologjike janë të favorshme, ato mund të lëvizin edhe më shumë, sidomos në rastet e prezencës së erës, jo shumë të fuqishme ato mund të lëvizin deri në 200 km.

Blutongu (gjuha blu) karakterizohet nga ndryshime në membranat mukoze të gojës dhe të hundës si dhe të zonës koronare të thundrës. Shenjat klinike janë shumë të rënda në dhën, porse dhe gjedhët shfaqin shenja klinike të sëmundjes në fjalë.

Mjeku veteriner, duhet të thirret nga fermeri në rastet kur vëren në tufë një numër të madh kafshësh me çalime, temperaturë të lartë rektale, salivacion, rrjedhje lotësh si dhe rrjedhje nga hunda e sytë.

Shënjat klinike të kësaj sëmundje në dhën, varen nga shtami viral dhe racat e dhënve dhe shfaqen pas një periudhe inkubacioni nga 4 deri në 12 ditë. Vdekjet e dhënve në një tufë të prekur mund të arrijnë deri në 70% ose dhe më shumë. Kafshët e mbetura gjallë, humbasin kondicionin, kanë ulje të prodhimit të mishit dhe leshit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga autoritetet nëse ky virus prek edhe njerëzit. /noa.al/

Një virus i panjohur alarmon jugun e Shqipërisë, ngordhin dhjetëra kafshë Read More »

Çani sfidon publikisht Ramën, i gjen brenda sekondave dy hajdutë me nga dy metra të gjatë

Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion”, duke përdorur si argument se nuk ka vjedhur për inceneratorët tha se nuk ka hajdutë dy metra të gjatë: “Ju thoni se politikanët janë të gjithë hajdutë, por harojeni, nuk ka vjedhës dhe gënjeshtarë mbi dy metra”.

Kjo shprehje e kryeministrit u pasua me një sërë ‘meme’-sh online, ku ndjekësit I gjenin kryeministrit hajdutë ‘dy metra të gjatë’.
Po ashtu në emisionin “Zonë e lirë”, Arjan Çani ka gjetur dy amerikanë të dënuar me burg si hajdutë. Njëri një ish basketbollist që grabiti paratë me anë te një shoqate bamirësie, dhe tjetri një ish punonjës i Google që vodhi dosjet dhe ja shiti nje kompanie konkurente.

Çani sfidon publikisht Ramën, i gjen brenda sekondave dy hajdutë me nga dy metra të gjatë Read More »

‘Polici në Shqipëri gogol, në SHBA shpërndan maska’

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se gjobitja e gjyqtarëve për mosmbajtjen e maskave nuk është zgjidhja për të frenuar pandeminë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se maska është masa e fundit kundër Covid 19, duke vënë theksin se triada e famshme e OBSH-së, testim-gjurmim-trajtim.
Teksa publikoi një video nga SHBA ku policia shpërndan maska për qytetarët në rrugë, Vasili tha se ky është misioni i vërtetë i uniformave blu dhe jo gjobëvënia si në rastin tonë.

Vasili: Qindra gjoba vendosen përditë, masa dhe një gogolizim policor që del rrugëve për të dënuar dhe trembur njerëzit. Misioni është krejtësisht i kundërt. Maska është mjeti i fundit nga të gjitha masat e tjera që merren për pandeminë. Pandemia nuk përballohet me mjetin e saj më të fundit, maskën. Por duke ndjekur triadën testim-gjurmim-trajtim.Së dyti trajtimi falas i qindra të sëmurëve që po trajtohen në banesë, familjet e të cilëve po hyjnë në borxhe. Po marrin oksigjen me qira në banesë.Këto janë masa themelore jo demagogji me masa.

Sipas Vasilit, për faj të qeverisë sot pandemia është një “lumë i dalë nga shtrati”.

‘Polici në Shqipëri gogol, në SHBA shpërndan maska’ Read More »

E bukur në çdo mënyrë të saj/ Zgjidh një nga hënat në foto dhe zbuloni të ardhmen tuaj

Hëna është një mik dhe shok besnik i një personi. Ajo është gjithmonë atje në qiell, duke na parë në momentet tona të mira dhe të këqija. E bukur në çdo mënyrë të saj.

Hëna, magjike në mënyrën e saj, gjithashtu mund të zbulojë shumë për zgjedhjet dhe perspektivat tuaja të jetës për momentin. Zgjidhni Hënën tuaj dhe merrni mesazhin tuaj personal.

Hëna rozë

Ju jeni një njeri që ndiqni intuitën dhe kjo është superfuqia juaj. Kurdo që të jeni në mes të një udhëkryqi, gjithmonë kini kujdes përpara se të merrni një vendim. Kjo siguron se do të keni një sukses final. Puna dhe vëmendja në marrjen e vendimeve do t’ju sjellë shpërblime të çmuara për sa i përket parave.

Hëna blu

Mos u tregoni të pamatur me financat ose marrëdhëniet. Nëse dëshironi të ndiheni më të sigurt me atë që doni, ose të përmirësoni gjendjen tuaj financiare, mos lejoni që të tjerët të zgjedhin për ju. Kjo është periudha ku ju duhet të keni kujdes me jetën tuaj dhe të keni çdo gjë nën kontroll.

Hëna vjollcë

Do të ketë një rritje të konsiderueshme të financave tuaja. I gjithë përkushtimi në punën tuaj do të shpërblehet dhe do të përparoni në karrierë. Gjithashtu, ju nuk duhet të shqetësoheni për marrëdhëniet tuaja. E ardhmja do t’ju sjellë shokë interesantë, entuziastë dhe shumë të dobishëm për marrëdhëniet tuaja. Përdorini këto për të zbuluar dëshirat tuaja të fshehta.

E bukur në çdo mënyrë të saj/ Zgjidh një nga hënat në foto dhe zbuloni të ardhmen tuaj Read More »

Llogarisni numrat e datëlindjes dhe zbuloni misionin tuaj në këtë botë

Cili nga ju është i apasionuar pas numerologjisë? Nëpërmjet numrave është e mundur të zbuloni shumë për personalitetin tuaj, por edhe për shembull në lidhje me “misionin” tonë në botë. Për ta bërë këtë ne propozojmë një lojë që është një provë shumë interesante.

Shtoni të gjitha shifrat e datës tuaj të lindjes deri sa të merrni një numër një shifror. Për shembull, për një person të lindur në 1/1/1900 numri llogaritet si më poshtë: 1 + 1 + 1 + 9 + 0 + 0 = 12, atëherë 1 + 2 = 3. Llogaritni numrin tuaj dhe zbuloni rolin tuaj në botë!

1.Ju jeni një person krijues, misioni juaj në jetë është gjithmonë të krijoni diçka të re dhe ta përdorni atë për ta bërë botën një vend më të mirë!

2.Misioni juaj është të udhëhiqni. Ju jeni një udhëheqës natyror dhe qëllimi juaj është t’i udhëzoni njerëzit të japin më të mirën. Psikolog, diplomat, kapiten i industrisë, nuk ka rëndësi: gjëja e rëndësishme është që ju të mund të shfrytëzoni sa më shumë aftësitë tuaja!

3.Ju jeni një person i ndjeshëm, i destinuar të jeni mik dhe shoqërues për t’ju besuar verbërisht. Ju keni aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe do të ishte perfekte për gazetarinë.

4.Ju keni inteligjencë të madhe dhe një frymë të madhe të të mësuarit, si dhe aftësi të jashtëzakonshme logjike dhe kritike të të menduarit. Në fakt, gjithçka që mëson e përdor atë për ta vënë atë në dispozicion të të tjerëve: je i destinuar të bësh mirë.

5.Ju keni një frymë të madhe adaptimi. Ju pëlqen të udhëtoni dhe gjithmonë njihni njerëz të rinj. Misioni juaj është lëvizja: gjithmonë do të keni përvoja të reja dhe do t’i merrni ato nëpër botë!

6.Ju jeni shumë zemërgjerë, empatia është karakteristika juaj kryesore. Vuajtja e të tjerëve bën që edhe ju të vuani, dhe ky është misioni juaj: të ndihmoni ata që vuajnë dhe të jenë gjithmonë aty kur ju duhen.

7.Ju keni lindur për t’u dëgjuar. Fjalët dhe veprimet tuaja mund të ndryshojnë gjërat. Ajo që duket e padrejtë ose jopraktike për ju mund të përmirësohet falë jush dhe aftësive tuaja. Përdoreni këtë dhuratë me mençuri!

8.Ju jeni një lloj Mbreti që kthen gjithçka që shkëlqen në ar. Misioni juaj është të realizoni projekte të shkëlqyera dhe kompani të mëdha.

9.Ju jeni të ndjeshëm dhe empatikë, gjithmonë duhet të rrethoheni me njerëz imagjinues dhe të frymëzuar për ta përmirësuar atë. Jepni dashuri pa kufij, dhe është një dhuratë që nuk duhet të harxhohet: misioni juaj është t’i tregoni botës që mund të jeni të lumtur edhe nëse silleni mirë, gjithmonë duke dhënë një shembull të mirë për të tjerët./b.l/noa.al/

Llogarisni numrat e datëlindjes dhe zbuloni misionin tuaj në këtë botë Read More »