Aktualitet

Rrëfimin i Nard Ndokës: ‘Në vitin 2008 bëra divorc me…’

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Arena’ bëri mjaft deklarata të forta. Ndër të tjera ai zbuloi se në vitin 2008 ka p[asur një divorc me Berishën.

Ai shtoi se aso kohe PDK kishte një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishte rritje si parti në zgjedhje.
Ndoka: Në vitin 2008 unë kam pasur divorc me Berishën aso kohe dhe kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Kam pasur një përçarje me të.

Berisha nuk është fshehur në atë kohë sikurse bën Rama sot. Berisha qartësisht i tha Ramës që duhen bërë këto ndryshime, edhe pse Rama i bënte për të ndëshkuar LSI-në .

Ne aso kohe ishim një oponencë edhe për vetë Berishën në parlament pasi kishim rritje si parti. Ne na kanë shikuar me xhelozi, edhe PD na ka s ulmuar. Ishte dakord me PS-në që merreshin votat e PDK-së.

Rrëfimin i Nard Ndokës: ‘Në vitin 2008 bëra divorc me…’ Read More »

Nis hetimi për gjyqtarin që liroi nga b urgu një të dënuar përjetë/ Reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.

Ky i fundit liroi nga qelia Gerti Gjinarari, i dënuar me bu rgim të përjetshëm.

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!

Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi”, ka shkruar Rama në Tuiter.

Gjinarari rezulton i dënuar me b urgim të përjetshëm për vr asjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite b urg.

Një procedurë kjo e ndryshuar vitet e fundit, ku tashmë ndalohet gjykimi i shkurtuar për vepra të rënda penale, veçanërisht për vendime me bu rgim të përjetshëm.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të vitit të kaluar. /noa.al/

Nis hetimi për gjyqtarin që liroi nga b urgu një të dënuar përjetë/ Reagon kryeministri Rama Read More »

Jeni kuriozë t’i dini kush janë femrat më të pasura në Shqipëri

Këto që do t’ju tregojmë më poshtë janë me të vërtetë të suksesshme dhe sipërmarrëse të zonat, të cilat, sipas një klasifikimi të bërë nga Monitor, mund të quhen 5 femrat më të pasura në Shqipëri.

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.

Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution M&D, e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend, realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë. Femrat e familjes Hoxha -Vjollca, Lorela, Sara, Redia – po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%.

Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë më pak se 1 milion euro.

Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016.

Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n.

Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh, pra 1.2 milionë euro në vitin 2016.

Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë, pra gati 1.2 milionë euro./noa

Jeni kuriozë t’i dini kush janë femrat më të pasura në Shqipëri Read More »

Rama preket live, kujton të ëmën: ‘Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më’

Teksa po prezantonte Akademinë e Kodimit, që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar nënën e tij.

Gjatë fjalës që mbajti, Rama përshëndeti miqtë e tij polakë dhe tha se ata i kujtojnë të ëmën e ndjerë, pasi Aneta kishte studiuar në Poloni dhe fliste gjuhën e tyre.

“Dua t’i falenderoj miqtë polakë. Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më.

Ajo kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht dhe sa herë që më shikonte në televizor që takoja ndonjë polak, me thoshte ‘hë çfarë thotë’.

Sikur të kisha takuar ndonjë kushëri polak që kishte kohë që s’i kishte shkuar për vizitë,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama preket live, kujton të ëmën: ‘Më vjen keq që e ndjera nëna ime që nuk është sot më’ Read More »

Rama kritikon kreun e Bashkisë së Shijakut/ ‘Maskën vëre taman, mos u bëj si Luli me hundë jashtë’

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me mënyrën e vendosjes së maskës.

Teksa inspektoi punimet në Shijak për banesat e dëmtuara nga tërmeti, Rama u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Shijakut Elton Arbana, kreu i qeverisë u tërhoqi vëmendjen këtij të fundit për vendosjen e maskës në formë të gabuar.
Rama: Gjyshja ime thoshte që jo të gjitha të këqijat vijnë vetëm për keq. Hoqët keq në këtë fazë por në fund të tetorit do e keni shtëpinë më të mirë dhe më të fortë.

Arbana: Çështja e rindërtimit vazhdon në të gjitha njësitë administrative

Rama: Tani këtë maskën o vëre o mos e vër. Maska është edhe për hundën, mos u bëj si Luli.

Rama kritikon kreun e Bashkisë së Shijakut/ ‘Maskën vëre taman, mos u bëj si Luli me hundë jashtë’ Read More »

Basha: Plani ynë i Rimëkëmbjes, 5 hapa kundër krizës

Plani i Rimëkëmbjes: 5 hapa kundër krizës

Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:

Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.

Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.

Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.

Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.

Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:

Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.

Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:

Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.

Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.

Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:

Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

/NOA.al

Basha: Plani ynë i Rimëkëmbjes, 5 hapa kundër krizës Read More »

B urg për disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar

Disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dënuar me b urg.

Autoritetet në Durrës bëjnë me dije se u bë ek zekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, konkretisht:

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arr est në b urg” ndaj shtetasve:

L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

A. B., 48 vjeçe, Dh. L., 55 vjeçe, A. Z., 56 vjeç dhe S. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës iu ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Xh. V., 62 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ndërtues, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ndërtues, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm” kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie, si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

B urg për disa zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar Read More »

Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit: ‘Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë’

Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit janë ende në pritje të një përgjigje të munguar nga qeveria për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Naftëtarët e Ballshit kanë hapur paraditen e sotme me forcë portën e Uzinës duke kaluar kordonin e sigurisë të krijuar nga policia private.

Pasi kanë mundur të hyjnë me forcë, ata kanë ecur drejt godinës ku thirrjeve “duam paratë tona”, thanë se kërkojnë librezat e punës.

Ndërkohë në hyrje të godinës ishin vendosur efektivët, që nuk i lejuan fillimisht naftëtarët të futeshin në ambientet e brendshme.

Por naftëtarët shqyejnë portën dhe u futën me forcë në Uzinë paraditen e sotme. Kreu i Sindikatës së tyre, Sokol Dautaj, tha se “nëse do e lini në dorë të Zotit, ne të vdekur jemi.”

Sokol Dautaj në një dalje për mediat, jashtë ambienteve ku zhvillohet greva, tha se kërkesat e tyre janë shumë të qarta, por askush nuk i ka marrë parasysh.

“Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi”, tha Dautaj, teksa sot greva është shoqëruar me protesta dhe incidente.

/NOA.al

Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit: ‘Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë’ Read More »