Aktualitet

Horoskopi ditor/Parashikimi për të gjitha shenjat, si do të shkoi shëndeti,puna,dashuria…

Dashi

Hëna është e favorshme: një lajm i shkëlqyeshëm për ndjenjat, dashuria është në plan të parë. Në frontin e punës, shmangni polemikat e panevojshme. Shpesh zemëroheni për gjëra vërtet të parëndësishme.
Demi

Mëngjesi për ndjenjat fillon pak i nënshtruar, por pasditja do të jetë më mirë. Ata që kanë jetuar një dashuri të vështirë në të kaluarën nuk duhet të kthehen në mënyrat e vjetra. Në frontin e punës, është koha e duhur për t’iu përkushtuar diçkaje të re nëse keni një biznes të lidhur me kontrata.

Binjakët
Në dashuri, pjesa e parë e ditës është paksa e vështirë, por mos u shqetësoni. Nga nesër gjithçka do jetë më normale. Në frontin e punës, komunikimi me të tjerët është më i vështirë në mëngjes.

Gaforrja

Lerini të gjitha akuzat pas. Kjo është një ditë e mirë për të folur, mos e shtyni deri nesër. Në frontin e biznesit, kushtojini vëmendje çështjeve ligjore. Nëse duhet të takoni një person të rëndësishëm, caktoni një takim të hënën e datës 26.

Luani

Nëse keni përjetuar një krizë dashurie duhet të përpiqeni të kuptoni pse. Në frontin e punës, janë mundësi të shkëlqyera. Por kujdes nga polemikat dhe njerëzit ziliqarë.

Virgjëresha

A është partneri larg? Ndoshta ka një rënie të lehtë dhe disa probleme. Në frontin e biznesit, duhet të rimerrni disa nga paratë që keni humbur në muajt e fundit.

Peshorja

Sot është një ditë intriguese – madje mund të takoni një person interesant. Takime të veçanta edhe në punë. Sot përpiquni të konkludoni dhe të realizoni gjithçka që është e rëndësishme.

Akrepi

Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, ata së shpejti mund të përjetojnë emocione të veçanta dhe intriguese. Në frontin e punës, bëjini gjërat me qetësi dhe pa nxitim, veçanërisht nëse duhet të realizoni një projekt.

Shigjetari

Mundohuni të gjeni qetësinë e brendshme: është thelbësore të përballeni me këtë periudhë. Kur bëhet fjalë për punën, nëse duhet të flisni për gjëra të rëndësishme, duhet të prisni. Ju nuk jeni aq të bindur për atë që mendoni!

Bricjapi

Hëna është e favorshme dhe nga nesër ajo do të hyjë në shenjën tuaj të zodiakut: një lajm i shkëlqyeshëm për dashurinë. Në frontin e punës, shtyni atë që nuk ju intereson. Dhe përpiquni të planifikoni ngjarjet për javët e ardhshme!

Ujori

Venusi do të kthehet i favorshëm nga data 28. Pas një periudhe të vështirë në dashuri, tani mund të gjeni pak qetësi. Sa i përket punës, duhet të zhvilloni një strategji fituese. Mundohuni të mos ndryshoni gjithmonë mendje.

Peshqit

Mundohuni të shtyni fjalimet e komplikuara dhe të mos humbni durimin. Në frontin e punës, një zgjidhje do të vijë deri të dielën. Përpiquni të gjeni qetësinë e mendjes.

Horoskopi ditor/Parashikimi për të gjitha shenjat, si do të shkoi shëndeti,puna,dashuria… Read More »

Pipero: ‘Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje…’

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 296 persona të tjerë pozitiv me koronavirus, një shifër rekord kjo që nga fillimi i pandemisë.

Kjo ka shtuar frikën në radhët e qytetetarëve. Rreth kësaj teme, mjeku, Pëllumb Pipero foli në emisionin ‘Ilva Now’ në ‘Euronews’ ku mes të tjerash tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese, por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale.
“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme.

Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme,”

“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19.
Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, përfundoi Pipero.

Pipero: ‘Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje…’ Read More »

Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vijim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Përgjatë 5 ditëve në vijim, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.

Njihuni me parashikimin e motit për 5 ditët në vijim Read More »

Vetëm dy banorë në fshat, por të dy e mbajnë maskën

Ata janë banorët e vetëm të një fshati të vogël italian, por të dy pensionistët nuk kanë ndërmend të rrezikojnë kur bëhet fjalë për zbatimin e rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Giovanni Carilli dhe Giampiero Nobili mbajnë çdo ditë maskë kur takohen dhe theksojnë se gjithmonë qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit, pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë fqinj tjetër dhe shumë rrallë ka vizitorë në fshat.

Nortosce, në periferi të Peruxhias, ndodhet në luginën Nerina, në një lartësi prej 900 metrash mbi nivelin e detit, çka e bën tepër të vështirë për t’u arritur. Por pavarësisht kësaj, 82-vjeçari Carilli dhe 74-vjeçari Nobili, nuk ndihen të mbrojtur nga koronavirusi. “Nëse sëmuren jam vetëm, kush do të kujdeset për mua”, thotë Carilli për CNN Travel. “Jam i vjetër, por dua të vazhdoj të jetoj dhe të kujdesem për dhitë e mia, vreshtat, bletët dhe pemishtet”.

Momentalisht, në Itali kërkohet që të ruhet distanca fizike prej 1 metër mes njerëzve, ndërsa maskat janë të detyrueshme të mbahen në ambientet e brendshme dhe të jashtme, në të kundërt gjobitesh me 400 deri në 1000 euro. Por edhe pse disa italianë nuk duan ta mbajnë maskën, për dy të moshuarit ajo është e shenjtë.

Vetëm dy banorë në fshat, por të dy e mbajnë maskën Read More »

Enkel Demi flet për kërcënimin në rrugë

Gazetari Enkel Demi ka treguar mëngjesin e sotëm një ngjarje që i ka ndodhur në rrugë, lidhur me vendimin për mbajtjen e maskës.

Siç dihet nga dita e enjte ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë. Në të kundërt është aplikuar gjoba.

“Në fundjavë më kërcënonte një polic dhe vetë e mbante maskën në mjekër”, tha Enkel Demi, sot i ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’.

Më tej, ka shtuar me ironi: “Ai (polici) vetëm bërtiste, kishte të drejtë”.

Gazetari vuri në pikëpyetje seriozitetin e masave, teksa tha se edhe duke kërkuar llogari shkelen rregullat bazë, si distancimi dhe maska nga vetë autoritetet.

/NOA.al

Enkel Demi flet për kërcënimin në rrugë Read More »

Rama: Aplikoni, kush do të bëhet deputet i PS-së në kuvendin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kryesisht të rinjve për të aplikuar dhe për t’u bërë kandidat për deputet i Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha se ftesa është për këdo, jo vetëm të rinjtë, që kanë ambicien e kurajën për ta provuar veten në rrugën e politikës.

Kjo thirrje vjen si strategji e PS-së për të hapur garën e deputetëve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Rama shprehet se në këto zgjedhje të rinjtë do të kenë më shumë forcë se më parë se mund të zgjedhin deputetin që duan si dhe mund të bëhen pjesë e skuadrës që do të fitojnë në 25 prill.

Rama: Aplikoni, kush do të bëhet deputet i PS-së në kuvendin e ardhshëm Read More »

Rama, naftëtarëve: ‘I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkë’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Reagimi i tij vjen pasi ditën e sotme u raportua gjendja e përkeqësuar e grave që prej ditësh janë në grevë.

Në rrjetin social “Twitter” Rama i bën thirrje atyre që ta ndërpresin grevën e të ulen në bisedime.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter””

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja!

“Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”.

Rama bëri edhe një thirrje për naftëtarët grevistë.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, – shkroi Rama.

Sot nëfatëtrët i bënë thirrje grave deputete, ministreve ai edhe ambasadores së SHBA-së Yuri Kim që të reagojnë dhe kjo situatë të marrë zgjidhje.

/NOA.al

Rama, naftëtarëve: ‘I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkë’ Read More »

Meta: ‘Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë dhe shkel të drejtat e qytetarëve’

President i vendit Ilir Meta gjatë një konference për shtyp ka deklaruar se gjobat për mos mbajtjen e maskave janë një maskaradë dhe se shkelin të drejtat e qytetarëve.

Meta i bëri thirrje qeverisë që të tërhiqet menjëherë nga ky ndëshkim, ndërkohë që shtoi se OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave.

“Maskaradë sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat sepse i lë pa drita në mes të dimrit, e shndërron OSHEE nga një institucion që ka për detyre furnizimin, në një instrument policor që ekzekuton masat.

Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë dhe shkel të drejtat e qytetarëve.

OSHEE nuk mund të ndërpresë dritat për mosmbajtjen e maskave. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë menjëherë.

Barrierat fizike duhet që ti respektojmë të gjithë për të mposhtur virusin dhe jo për ti shpëtuar gjobave të qeverisë në mënyrë arbitrare.

Jo ndëshkime të paligjshme të paqarta që ua lë në dorë tre ministrave. Qeveria duhet të nxjerrë rregulla që sensibilizojnë qeverinë.”-tha Meta.

/NOA.al

Meta: ‘Gjobat për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë dhe shkel të drejtat e qytetarëve’ Read More »