Kryeministri Edi Rama mblodhi sot ekipin e inspektorëve të Task-Forcës për masat anti-Covid, me qëllim për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë në vend. Ai foli edhe për situatën më të fundit Covid, ku sërish kritikoi rolin e Presidentit.
“Vetëm presdenti ynë i quan masat shantazh të qeverisë”, tha Rama.
Rama u shpreh se një mbyllje e dytë po tmerron botën dhe se Shqipëria një mbyllje të dytë nuk e përballon dot.
Rama është shprehur se shqiptarët duan të festojnë dhe i kërkojnë qeverisë që të ‘vrasë’ Covidin.
“Një mbyllje e dytë ka tmerruar botën jo vetëm Sshqipërinë, por presidentin Macron dhe kancelaren Angela Mercel”.
“Të gjitha janë këtë një pamje të vendosja me detyrim e makës botërisht si një përpjekje plus në këtë fazë, armiku është në ofensivën e dytë”, – tha Rama.
Pavarësisht paralajmërimit, Rama nuk e sheh një mbyllje të dytë për momentin.
Ai tha se sistemi shëndetësor duhet mbrojtur nga mbingarkimi.
“Nuk duam të mbyllemi, tju themi njerëzve që shkojnë në punën rrini në shtëpi, nuk dua të themi atyre që lëvizin dheqë livizjen e kanë të burimve të të radhurave mos lëvizni më, nuk duam të mbyllim shkollat nuk duam tut hemi studentëve që do rrinin në shtëpi. Po si mund t’i bashkojmë këto të dyja,”, – u shpreh Rama.
Kryeministri kërkoi ndihmën e të gjithëve, për të përballuar situatën. Ai tha se nuk ka asjë mundësi tjetër.
“Nëse shqiptarët duan të bëjnë aheng dhe Covidin ta “v rasë shteti” me çifte apo më keq duan të jetojnë sy hapur dhe të shohin ata që duan të shohin,” – tha Rama duke u shprehet se masat janë të nevojshme, pavarësisht se disa dilerantë flasin për diktaturë.
Ndërsa pritet që ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, të zhvillojë takimin e tij me homologun shqiptar Gent Cakaj, qytetarë të shumtë, aktivistë të vetëvendosjes dhe mbështetës të tjerë të PDIU janë mbledhur në zonën përreth ministrisë për të protestuar ndaj vizitës së zyrtarit grek.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, ku efektivë të shumtë nuk kanë lejuar kreun e PDIU Shpëtim Idrizi dhe qytetarët të afrohet pranë Ministrisë së Jashtme.
Për mbajtjen e protestës PDIU ditën e djeshme kishte kërkuar leje pranë organeve kompetente, ndërkohë që policia ka refuzuar që ajo të mbahet pasi për shkak të epidemisë nuk lejohen grumbullimet.
“Nga kalorësi i Çamërisë, u kthye në kalin e Trojës së Greqisë. Sot ka avancuar vetëm agjenda greke. Bën ligjin për toponimet. Na u refuzua leja për shkak të Covid-19. Por kur Edi Rama bën asamblenë e PS, Covid nuk është problem. Ndërsa që ne të vendoseshim me pankarta ishte problem. Nuk e zgjodhëm ne kohën për protestë, por ministri i Jashtëm, që erdhi në kohë Covid-i për të bërë presion”, tha Shpëtim Idrizi për mediat.
“Nëse kërkojnë 12 milje, i kanë në Prevezë dhe Artë. Më vjen keq edhe për gjithë punonjësit e policisë, nuk kemi ardhur aty për ata. Tragjedia e shqiptarëve të Çamërisë sigurisht që dhemb sepse Shqipëria që kemi sot, është për shkak të sakrifikimit të Kosovës dhe Çamërisë”.
“Do të vazhdojmë të protestojmë, nuk mund të lejojmë më që idiotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e shtetit shqiptar, të lejojnë të vijojë deviza e Serbisë dhe Greqisë, që “çka është e tyre është e tyre, çka është e Shqipërisë është e diskutueshme”.
Idrizi tha se Shqipëria i ka të përcaktuara dhe delimituara kufijtë tokësorë dhe detarë me Serbinë dhe Greqinë, që në vitin 1913, por sidomos me traktatin e vitit 1926, për delimitimin e ujërave të Shqipërisë dhe Greqisë.
Sakaq Idrizi, ka theksuar se protesta do të vijojë me të gjitha mënyrat ndërsa me tone të ashpra i është drejtuar efektivëve që të mos pengojnë protestën.
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot kohën kur merrej me sport.
Presidenti ndau foton e rrallë të asaj kohe, teksa tha u takua me Ferid Berberi, “ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë”.
“I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi”, – theksoi Meta.
“Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive”, shtoi presidenti.
‘E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit”.
“Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve”.
“Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!”, – u shpreh kreu i shtetit krahas fotove, me trajnerin e peshëngritjes.
Edi Rama thotë se Ilir Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit, një ditë pas deklaratave se mazhoranca është një organizatë kr.iminale.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se Meta “ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të deg.raduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon”.
Keni një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kr.iminale?
Rama: Është vërtet fat.keqësi që përshkallëzimi i dh.unës verbale dhe i ma.rrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e tu.rpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.
Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar den.oncimin e një qytetarje nga Fieri, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze.
“Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervave të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj me heqjen e nervave”, ka treguar qytetarja.
Sipas zonjës trajtimi ka zgjatur rreth 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve. Një tjetër stomatologe shprehet se mjekimi që është bërë për zonjës ka qenë i gabuar dhe ndaj dhe i është shkaktuar infeksioni.
“Ke ardhur dhe më ke thënë: po më dhëmbin. S’kam shumë kohë, që i kam hequr nevat dhe të ishin infektuar. I kam hequr vetëm të parët, që ishin me infeksion, që dukeshin, s’mbante më pilafi ujë. Kishte dhi.mbje shumë. Nuk e di shkakun fiks-fiks, por dhe ato kur dilnin, ishin me granuloma rreth e përqark, me gingiva.
Kanalet e patrajtuara deri në fund. Ka doktori faj, ka, ka fajet e tij, por nuk e di, çfarë ka dashur të arrijë ai me këtë lloj trajtimi, që i ka bërë pacientit, atë nuk e di. Por për paradontozë, e ka të shprehur vetëm në pjesën e sipërme, këtu. Por jo në pjesën e poshtme. E dashur, u ka hequr 28 dhëmbëve nervat. Urdhëro, janë 28 dhëmbë të hequr nervat”, shprehet dentistja.
“Stop” ka shkuar edhe dentisti Artan Canaj, i cili ka patur një sjellje agr.esive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është së.murë e nuk e njeh fare.
Gazetarja: Doktor si jeni?
Dentisti Artan Canaj: Dil jashtë! Dil jashtë, se këtu je në pronë! Jashtë, se të thy.va brinjët!
Gazetarja: Një sekondë.
Canaj: Dil jashtë, hajde! (deno.ncueses) jashtë, se të thy.ej brinjët, ec! Ik mos të shoh më, se të griva!
Gazetarja: Qetësohuni vetëm pak, se nuk e kuptova këtë agre.sivitetin tuaj!
Canaj: Hajde shpirt! Fol, si është problemi!
Gazetarja: Ça problemi ka?
Canaj: Ça problemi ka ajo? As nuk e njoh fare. Nuk e njoh fare.
Gazetarja: Nuk ka qenë pacientja juaj?
Canaj: As dua t’ia di fare shpirt, nuk merrem me njerëz mendorë unë. Po të jemi privatisht bashkë, do thuash “paske të drejtë, o Tani, jo o doktor”
Gazetarja: Edhe nëqoftëse filmon, duhet të njohësh 2 palët!
Gazetarja: Patjetër! Prandaj kam ardhur.
Canaj: Atëhere ç’më vjen bashkë me atë?!
Gazetarja: Kam ardhur bashkë me atë. Si do të vija?
Canaj: Po leje mi zonjë, ulemi pimë kafe si të dojë shpirti jot. Unë jam shërbëtori jot.
Gazetarja: Ajo, a ishte pacientja juaj?
Canaj: Edhe njëherë pijmë kafe, këto lëri tani!
Gazetarja: Kam një ankesë nga zonja, që ka ardhur, ka bërë disa punime këtu.
Canaj: Po ç’merrem me zonjën tani! Të lutem shumë! Nuk merrem me zonjën unë. S’e njoh fare, troç. Edhe nëqoftë se e filmon, pijmë kafe, si të dojë qejfi, qysh, tek…
Gazetarja: Pa pirë kafe.
Canaj: Pijmë kafe! Flasim! Unë nuk merrem me njerëz, që pandemia ka bërë punën e vet.
Gazetarja: Mendoj, që do ishte më mirë të pranonit punimin, që keni bërë dhe pse e keni bërë?
Canaj: Nuk e njoh fare! Të lutem gazetare! Je shumë e nderuar në punën tënde fisnike.
Gazetarja: Paradontoza, si trajtohet doktor?
Canaj: Të lutem! Jam në punë, punën e ke të shenjtë. Mirupafshim!
Pasi kësaj ngjarje të pakëndëshme me doktorin Artan Canaj, ne biseduam me stomatologun kirurg Bashkim Murati, i cili shpjegon, se çfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji.
Revista ‘Business Magazine’, ka një listë me 12 të rinj shqiptarë që kanë prekur suksesin përpara të 20-ve në shkencë, teknologji apo biznes. Në listën e revistës është edhe 22 vjeçari Xhon Norra, vetëm me një laptop ai ka krijuar kompaninë e tij të shitjeve online kur ishte vetëm 13 vjeç.
Agjencia e Xhonit ndihmon biznese jashtë vendit me qëllim sigurimin e fitimeve dhe shitjeve. I tërhequr pas teknologjisë Xhoni nisi punë që i siguronte të ardhura që në moshën 13 vjeçare. Në studion e emisionit “Rrugëtim me Anilën” Xhoni rrëfeu gjithë historinë e tij sesi arriti majat e suksesit duke përfaqësuar klientë të rëndësishëm në reklamat që shfaqen në rrjetet sociale, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I riu thotë se punon vetëm 2 orë në ditë, ndërsa 5 orë të tjera mëson të rejat e fundit që i duhen në punën që bën së bashku me ekipin që ka krijuar. Xhoni tha se zyrën do ta shtrije edhe jashtë Shqipërisë pasi suksesi i arritur është i madh
“Kur isha 13 vjeç isha fëmijë shumë kurioz, pashë se çfarë mund të arrija me FB në 2012, kur isha 13 vjeç kuptova si funksiononin gjërat. Gjithmonë i thoja vëllait tim që dua ta mësoj ta kuptoj këtë, unë e nisa me YouTube duke mësuar, nisa një komunitet të vogël dhe 50.000 është komuniteti im sot. E nisa me tregun shqiptar pastaj pata interes për tregun amerikan, shikoj që për aq kohë sa je në internet ti do kesh shumë ndjekës dhe audiencë të madhe. Kur isha i vogël për mes tutorials në YouTube atje po mësoja, po ndërtoja audiencë ishte një faqe për qejf por bizneset po reklamonin tek faqja ime.
Në atë kohë FB ishte primitiv, fillova të fitoja para të thjeshta, unë e bëja këtë me faqen. Unë isha 14 vjeç, kisha pagesat e mia të para. Isha i hapur ndaj internetit, babi im më shtynte dhe ishte i interesuar, faqja ime ishte 70.000 njerëz, babi më bënte të mendoja më shumë, edhe mami më mbështeste, dhe sot ata janë të parët që më suportojnë. Në moshën 18 vjeç m’u desh të largohesha nga platforma, e hodha poshtë networkun dhe nuk bëra gjë. Po kërkoja puna gjëta punë në call centre ishte një punë skandaloze, nuk e mendoja ashtu, punova tre muaj, ishte punë xhenerike. Isha më i mirë në repartin tim dhe thashë një sekondë, çfarë mund të bëj tani? U riktheva në platformë, gjërat kishin evoluar, isha unë primitivi.
Përsëri po mësoja si t’i bëja gjërat. U bënë 4 vjet që shikoj që vazhdimisht unë jam mbi gjithçka që po ndodh në facebook. Jo çdokush e bën këtë punë, të duhen set aftësish, duhet të jesh gjatë gjithë kohët i updateuar, vazhdimisht mëson gjëra të reja. Është dinamike puna ime. Unë kam krijuar një komunitet që mbledh njerëz që duan të zhvillohen në FB ads, ose marketing online. Nëse ju dalin reklama në FB mund të jetë kompania ime që ua nxjerr.
Kompania ime fiton në bazë të përqindjeve , mua kjo punë më merr 2 orë në ditë pasi menaxhoj ekipin, kam 3 persona që punojnë për mua. Besoj që 2 orë i bëj këto dhe 5 orë të tjera unë vetëm mësoj, më quajnë ekspert por kam shumë për të mësuar në fakt. Për punën i flas të dashurës dhe mikut tim. Sa për lodhjen fizike dhe mendërisht po më lodh kjo punë , gjendemi në ujëra të tronditur pasi diku ndodh një update apo të reja në platformë që afektojnë buxhetet e klientëve tanë, edhe në 11 të natës punoj, punoj me buxhete shumë të mëdha, duhet të jem i vëmendshëm.
Unë kam një smartphone, kam vetëm Whtasapp dhe telefonata kam, se nuk fokusohem atje ku duhet të fokusohem. Studimet e mia janë për biznes aktualisht. Unë shikoj që me ritmet e kompanisë sime shumë shpejt do zgjerohemi dhe mund të dalim me zyra jashtë Shqipërie. Ekipin që kam dua ta rafinoj, dua që ekipin ta bëj më të mirë, dua të investoj tek Shqipëria dhe shqiptarët. Unë jam listuar tek të rinjtë më të suksesshëm në biznes ndihem mirë, ka plotë që do donin të ishin këtu. Vështirësia më e madhe ishte kur menaxhoja vetëm klientë, nëse vazhdoj kështu i thashë vetes do çmendem, duhet të bëja këtë kërcimin e madh por më duhej të punësoja njerëz dhe nga momenti që bëja intervistat për të punësuar njerëz, ka qenë një tre mujor që intervistoja për të gjetur punë. Bëra ekipin por atje filloi, i trajnova për disa muaj të tjerë. Ne jemi në rrjetet sociale se 90% e njerëzve janë në rrjetet sociale”,-tha Xhoni Norra në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.