Aktualitet

Meta: ‘Kush prek një votë i pr itet dora si në mesjetë’

Presidenti, Ilir Meta paralajmëroi se dy krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, do të jenë prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votave.

Meta tha se vendi do të hyjë në një epokë të re në çdo rrethanë.

Kreu shtetit ka folur nga Korça në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

“Gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve duhet të jetë te zgjedhjet. Janë zgjedhjet ato që do të përcaktojnë të ardhmen e popullit shqiptar”, – tha Meta.

“Zgjedhjet do të zgjdhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundim të ligjit në vend”.

“Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re në çdo rast ku dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë, prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk duhet ti preket më! Dhe e dyta një votë nuk duhet të preket, kush prek një votë i pritet dora si në mesjetë”- tha Meta.

Presidenti ngriti sërish shqetësimin e shpopullit të vendit, si pasojë e keqqeverisjes.

“Nëse Shqipëra do të vazhdojë të shpopullohet me këto ritme të frikshme apo Shqipëria do të jetë përgjithmonë një vend europian, një vend që jep shpresë, një vend që ka diell për të gjithë dhe jo vetëm për 5 oligarkë që po i marrin shpirtin popullit shqiptar edhe në mënyrën më të pashpirt në kohë pandemie se nuk ndodh gjëkundi që rritet borxhi publik dhe rritet në mënyrë ekstreme edhe varfëria. Borxhi merret për PPP. Borxhi shkon lart ndërsa të ardhurat për frymë poshtë”, – u shpreh Presidenti.

Presidenti foli edhe lidhur me shqetësimin e ngritur nga faktori ndërkombëtar, mbi marrëveshjen e 5 qershorit, që sipas tij, është shkelur nga maxhoranca.

“Reagimi i menjëhershëm i Partive Popullore Europiane pas miratimit të ligjit në Kuvend, dhe thirrja e tyre drejtuar Presidentit për ta kthyer në Kuvend këtë akt, me qëllim rikthimin e tij në shinat e marrëveshjes së 5 qershorit, ishte arsyeja kryesore për t’i dhënë mundësi mazhorancës të reflektojë dhe të respektojë marrëveshjen, në të kundërt mazhoranca do të mbajë një përgjegjësi kritike jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm të ndryshimit të rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme. Respektimi i kësaj marrëveshje është një kusht i padiskutueshëm për rrugëtimin europian”.

Meta e konsideroi si artificiale krizën dhe u bëri thirrje maxhorancës të reflektojë.

“Presidenti është i qetë pasi është në një gjatësi vale me popullin shqiptar. I gjithë populli shqiptar është i mërzitur me lojëra dhe kërkon t’i jepet fund kësaj krize artificiale. Kthimi mund të ishte bërë më shpejt po u bë një motivim i arsyeve së bashku me ekspertë për të gjitha standardet që shkel”.

“Shpresoj që mazhoranca t’i lexojë këto arsyetime dhe të reflektojë. Në rast se do të kemi një këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet dhe për t’i prishur ato, presidenti do të jetë me gjithë popullin për të treguar se e ardhmja është Shqipëria si gjithë Europa”, – tha Meta.

/NOA.al

Meta: ‘Kush prek një votë i pr itet dora si në mesjetë’ Read More »

Murrizi me parti të re/ ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’

Deputeti Halit Valteri duket se e ka marrë seriozisht krijimin e partisë së re para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Deputeti i opozitës parlamentare ka shkuar dje në Kuvend me kostum të ri. Fotografi i Kuvendit e ka uruar atë me këtë rast, si për kostumin, ashtu edhe për partinë që ka krijuar.

Valteri është bërë pjesë e partisë së re që drejtohet nga Myslim Murrizi.

“Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë” e sapo themeluar nga Myslim Murrizi përfshin edhe deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, veç Halit Valterit, si Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli.

/NOA.al

Murrizi me parti të re/ ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’ Read More »

Mbi 5 mijë gra me ka ncer gjiri/ Manastirliu apel: Mos neglizhoni shëndetin

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar gratë që të tregohen të kujdesshme dhe jo neglizhente.

“Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas.

Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, tha Manastirliu nga një aktivitet në Elbasan.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale të cilët janë pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimi të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

“Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminojmë më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë. /noa.al/

Mbi 5 mijë gra me ka ncer gjiri/ Manastirliu apel: Mos neglizhoni shëndetin Read More »

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici

Një incident ka ndodhur në inaugurimin e shtëpisë se Gjergj Fishtës, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka tentuar të futet në ambientet që po zhvillohet aktiviteti por nuk është lejuar nga garda se nuk kishte ftesë.

Policia gjithashtu ka shoqëruar ish-deputetin Ndocaj.

Në momentin e shoqërimit janë mbledhur banorë të zonës dhe forca të shumta policie.

Ndocaj njihet edhe me epitetin ‘deputeti kaubojs’ për shkak të kapelës që mbante gjithmonë në kokë. Së fundmi ai bëri bujë me ndryshimin drastik të pamjes, pas ndërhyrjeve dhe dietave për t’u dobësuar. /tch

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici Read More »

E rëndë/ Tre të rinj përdh unojnë 15-vjecaren me probleme mendore

Një 15-vjeçare me probleme të shëndeti mendor dyshohet se është përdh unuar nga tre të rinj në Gjilan të Kosovës.

Mediat atje shkruajnë se ngjarja konformohet nga organet ligjzbatuese.

Pas ngjarjes të rëndë, ata janë arrestuar nga po licia. Bëhet fjalë për A.SH, lindur në vitin 2001, Q.P. (2001) dhe E.C. (2003).

Në akuzën ndaj tyre thuhet se ata e kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Të dyshuarit për këtë rast janë nga Mitrovica, Vushtrria dhe Drenasi. /noa.al/

E rëndë/ Tre të rinj përdh unojnë 15-vjecaren me probleme mendore Read More »

Ja thirrja qe ben per shqiptarët përpara dimrit të ashpër mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se që nga koha e gripit spanjolll, dhe tani, trinomi më efektiv i përballjes me Covid-19 është maska, distancimi fizik dhe higjena personale e kolektive.

“Pikërisht në rrugëtimin tonë të përçdominutshëm të përballjes me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, po ndeshemi dita-ditës me “shumë maska GJITHOLLOGËSH dhe me pak fytyra PROFESIONISTËSH”, dijedashësish dhe dijepërhapësish të pa militantizuar”, shkruan ndër të tjera mjeku, ndërsa bën thirrje që këta “gjithologë” të ndalojnë së krijuari tymnajë për ndonjë post deputeti në zgjedhjet e ardhshme.
“Il poppolo Albanese sot me shumë se kurrë DUHET drejtinformuar dhe drejtorientuar përpara një DIMRI të ashpër jo vetëm klimatik por dhe epidemiologjik në përballjen me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 DHE infeksionet e shumta respiratore virale e bakteriale të kësaj stine”, vijon ai.

SHKRIMI I PLOTË:

KOHË KOVIDIANE…..23.10.2020…. RIKUJTESË….M.D.H. – është trinomi Maskë apo mbulim i rrugëve të hyrjes së infeskionit në trupin tonë, Distancim fizik kur është mundëshme, Higjenë personale dhe kolektive, në të cilën kemi bazuar përpjekjet tona si shoqëri për të parandaluar infektimin apo për të ulur rreziqet e përballjes me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…. ….”Në rrugëtimin e gjatë të jetës do të ndeshësh shumë maska dhe pak fytyra” – shprehet Luigji Pirandelli….

PIKËRISHT në rrugëtimin tonë të përçdominutshëm të përballjes me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, po ndeshemi dita-ditës me “shumë maska GJITHOLLOGËSH dhe me pak fytyra PROFESIONISTËSH”, dijedashësish dhe dijepërhapësish të pa militantizuar….

Gjithkush që ka ndonjë hamendësi dyshuese në dëmprurjen rrënimtare të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, apo të përpjekjeve jetëshpëtuese të MANTELBARDHËVE dhe personelit tjetër mjeksor le të urdhërojë e të kqyrë nga afër punën e një EKIPI shëmbullor në ngrehinën e Shëndetësisë Publike të Covid-1/Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSU “Nënë Tereza”….

Përjetoni së bashku me ta vështirësitë e punës dhe të përpjekjeve të tyre në këtë përballje, përpara se të bëni komente të pabukta dhe shpesh tymnajëkrijuese nëpër TV-të e ndryshme apo statuset tuaja në shtypin e shkruar dhe në rrjetet sociale….

”Il poppolo Albanese” sot me shumë se kurrë DUHET drejtinformuar dhe drejtorientuar përpara një DIMRI të ashpër jo vetëm klimatik por dhe epidemiologjik në përballjen me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19 DHE infeksionet e shumta respiratore virale e bakteriale të kësaj stine….

PROTAGINISTËVE të kërkimit të ndonjë posti deputeti në Zgjedhjet e ardhëshme Parlamentare të 25 Prillit 2021, apo të kërkimit të ndonjë posti në strukturat e Ekzekutivit a të Administratës Publike të cilat do të dalin si produkt i këtyre zgjedhjeve, MIQËSISHT u lutem që në skemat e diskurit të tyre më shumë të politizuar dhe më pak të tharmuar me objektivitet shkencor, shoqëror dhe optimizëm përçues, të përçojnë sa më pak shpirt dyshues ose përbaltues ndaj PUNËS, PROFESIONALIZMIT dhe PËRPJEKJEVE të ARMATËS së mjekëve, infemjerëve, teknicienëve të imazherisë e laboratorëve klinikë, farmacitëve, administratorëve, koordinatorëve, barrelmbajtësve, shoferëve dhe punonjësve të rendit, të cilët rrezikojnë për çdo sekondë jetët e tyre në këtë përballje me sfidën mbarëbotërore të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…..

M.D.H. ka qënë dhe mbetet trinomi i thelbit të përpjekjeve të Shoqërisë Njerzore në përballjet më të gjitha Pandemitë që prej kohës së largët të Gripit Spanjoll në 1918 – 1920, PA NËNVLERËSUAR këtu aspak, përkundrazi, PUNËN, PROFESIONALIZMIN dhe PËRPJEKJET e stafeve mjeksore gjatë përkujdesjes ndaj të sëmurëve prej këtyre pandemive….

MIRËKUPTIMI, MIRËBESIMI dhe BASHKËVEPRMI midis “il poppolo Albanese” dhe personelit që shërben në Strukturat Shëndetsore Publike dhe jo vetëm, përbëjnë simbiozën e përpjekjeve tona jetëmbrojtëse dhe jetëshpëtuese të të sëmurëve nga Sars-Cov2/Covid-19….

JU faleminderit GJITHOLLOGËVE për durimin në leximin e mesazhit të mësipërm dhe shpresoj në mirëkuptimin e tyre….FUNDJAVË sa më të mbarë ju kolegëve, të afërmve, miqve, dashamirësve dhe bashkëkombasve të mi….

PANIK jo e jo, KUJDES e DROJË po dhe vetëm po….Together forever!!!!

Ja thirrja qe ben per shqiptarët përpara dimrit të ashpër mjeku Tritan Kalo Read More »

Basha: PD po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë.

I pyetur në një intervistë televizive për kallëzimet që PD ka bërë në SPAK, Basha tha se SPAK duhet të përgjigjet.

“Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e çdo institucioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për diçka që sot rëndon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët. Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve”, tha ai.

“Për më shumë se tri javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike i kemi kërkuar qeverisë të marrë masa. Kemi nxjerre një plan me pesë pika. Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë”, u shpreh Basha.

“Gjatë kohës që ne i kërkojmë qeverisë dhe ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin e punës rritet, numri i bizneseve që falimentojnë rritet”, theksoi Basha.

“Numri i bizneseve që falimentojnë rritet, çfarë shohim, shohim thesarin e shtetit që javë për javë ka pagesa për koncesione korruptive ku bie në sy pagesa për të ashtuquajturit inceneratorët apo djegës të plehrave dhe kjo na ka sjellë në mënyrë të natyrshme te denoncimi i kësaj afere edhe para dy ditësh ndërkohë që përfaqësuesit tanë çonin kallëzimin për inceneratorin e Elbasanit këta paguan 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për t’i shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar siç po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë”, tha Basha.

Basha foli edhe për numrin e testimeve. “Ky është një ilustrim se sa teste për banorë bëhen në rajon dhe në vende të zhvilluara. Shikoni ku është Shqipëria, një test për 26 banorë. Shikoni ku është Serbia për 7, 12 Bosnja, 9 Maqedonia e Veriut, 8 Mali i Zi, këtu jemi ne. Pse? Sepse Shqipëria nuk bën mjaftueshëm testime. Kjo tregon që në vend që të bëhen testime, gjurmime dhe të ndërpritet zinxhiri i infeksionit, qeveria harxhon lekët për inceneratorët”.

“Në këtë aferë janë përzierë edhe politikanët e korruptuar, edhe krimi i organizuar. Prandaj SPAK-u vetë, ekzistenca e SPAK-ut, arsyeja e ekzistencës së SPAK-ut, është hetimi me shpejtësi dhe me transparencë dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që në kohë pandemie i çojnë në duart e mafies”, tha Basha. /ata

Basha: PD po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë Read More »

Mbi 10 emra të njohur të PD nuk do të jenë deputetë, skualifikohen nga komisioni

Shumë emra të njohur të grupit të kaluar parlamentar nuk do të jenë më pjesë e PD-së në Kuvendin e ardhshëm.

Komisioni i Vlerësimit të PD ka skualifikuar mbi ish-10 deputetë, mes të cilëve përfshihet Ervin Salianji, Endri Hasa, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Fatbardha Kadiu, Orjola Pampuri.

Mbi 10 emra të njohur të PD nuk do të jenë deputetë, skualifikohen nga komisioni Read More »