Aktualitet

Pipero: ‘Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo,numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve’

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Pipero ngriti dhqetësimin për numrin e të të shtruarve në spitale, ku tha se vetëm dje u shtruan 30 persona.
“Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo. Me fillimin e stinës së dimrit, shtohet numri i rasteve të infektuara. Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve.

Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë.

Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes.

Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve. Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë.

Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi”, tha Pipero.

Pipero: ‘Shifrat e ditëve të fundit dëshmojnë atë që virusi po qarkullon kudo,numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve’ Read More »

Rama tregon historinë nga fëmijëria: Kur isha student lexoja libra të ndaluar

Thesaret e shkruara të Biblotekës Kombëtare janë ekspozuar në ambientet e COD tek Kryeministria për publikun me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj.

Gjatë prezantimit, kryeministri Rama mbajti një fjalim ku kujtoi edhe fëmijërinë e tij, duke u shprehur se gjatë kohës që studionte në Liceun Artistik, rrinte për të ndihmuar me sistemin e rafteve, në mënyrë që të kishte mundësi të lexonte ndonjë vëllim të ndaluar.
“Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij por pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh.

Por koha e keqe në të cilën na gjeti ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë. Megjithatë ne e nisëm me rreth 3 mijë libra, që mund të ishin sa bibloteka e një personi të vetëm. Tani është më shumë se një milion. Kemi një dorëshkrim arabisht të Aristotelit. Ka plot botime të autorëve të lashtësisë dhe antikitetit.

Ka edhe një mrekulli përshkrimesh orientale në persisht, osmanisht. Disa prej tyre me vlerë të jashtëzakonshme. Thesari më i çmuar është koleksioni i antikuarëve. Janë të rralla. Dua ta mbyll me revolucionin dixhital. Ka përfshirë dhe biblotekën kombëtare në 100-vjetorin e saj, duke mundësuar të vijë në tokë parasja e Borhesit që thoshtë nëse ekziston, me siguri është bibliotekë.

Është një mundësi për ta hapur krejtësisht 1 milion e 300 mijë dritarët atë godinë. Kështu aksesi në këtë thesar do të jetë global, nga të gjithë ata që janë të lindur këtu, janë të lidhur me çka është krijuar këtu dhe nga të gjithë fëmijët. Më kujtohet kur shkonim tek Biblioteka, ishim nxënës të Liceut, ne ofroheshim të bëheshim pastrues që të merrnim si sanduich dhe ta konsumonim në këmbë ndonjë libër të ndaluar.

Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Ishte kontakt erotik me librin, mbetej në zemër si moment dhe mezi prisnim që të përsëritej. Natyrisht që ishte shumë i shpejtë konsumi, por liria për ta pasur aty thua nuk po shkoj sot, po shkoj nesër, javën tjetër, ”-tha Rama.

Rama tregon historinë nga fëmijëria: Kur isha student lexoja libra të ndaluar Read More »

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.

Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.
Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.

“Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.

Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.

I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.

“Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.

Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.

Basha zbulon ligjin e parë që do të miratojë kur të vijë në pushtet Read More »

Fatos Lubonja: ‘Ata duhet ta japin ‘Ok’ për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo ‘OK’ blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo’

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, palët ranë dakord që të dërgonin çështjen e detit në gjykatat ndërkombëtare.

Teksa tha se pala greke është më e fituar nga kjo marrëveshje, analisti Lubonja, referuar edhe shkrimeve në mediet greke, hodhi dyshime të forta që Greqia mund jetë blerë nga qeveria shqiptare për të dhënë “Ok” për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ata duhet ta japin “Ok” për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo “OK” blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo”, tha Lubonja mes të tjerash.

Pyetje: Si e komentoni vizitën e ministrit grek në Tiranë?

Lubonja: Nuk e kam të qartë një hartë që të më tregojë se si e kishte dizenjuar ai projekti i 2009-s territorin, detin. Çfarë korrigjoi Edi Rama në bisedimet e tij? Për t’i krahasuar të dyja dhe për të thënë se cili e bëri më mirë. Këto dyja duhen krahasuar. Sot dua të di: ky projekti që ka bërë Rama ose Bushati, ku ka ngecur? Çfarë po kontestohet nga pala greke apo nga pala shqiptare, që ne po shkojmë në gjykatë ndërkombëtare. Këtë nuk e dimë, pra ka mungesë transparence.

E dyta, takimi me ministrin e Jashtëm grek ishte shumë i qetë, shumë i mirëpritur, sikur të dy palët bien dakord të shkohet në gjyq. Po përderisa ne po shkojmë në gjyq, kemi një pa dakordësi.

Jo se Rama duhet të bënte sherr me atë ministrin, por ishte një veprim politik i Ramës, ku fjala kyçe që e shpjegon këtë takim miqësor ishte fjala “patriotët”. Kjo nënkupton që kjo ka kosto dhe njëkohësisht e shtyn për pas zgjedhjeve. Kjo nënkupton që nga ajo marrëveshje për të shkuar në gjykatë është më fituese pala greke, ajo është më e kënaqur dhe ka arritur ta detyrojë Shqipërinë. Siç thoshte një gazetë greke, kjo ka lidhje me integrimin.

Unë nuk jam kundër asaj që të shkohet në gjykatë, por ama të jemi të qartë për çfarë po shkohet, cilat janë pretendimet e dy palëve. Jo se s’duhen zgjidhur këto probleme, por unë do të isha për një lloj negocimi, që në fund fare të ruhej sa të ishte e mundur deti. Deti duhet t’iu lihet peshqve, jo sondave.

-Doktrina e Ramës kur erdhi në pushtet ishte ‘zero probleme me fqinjët’, cili është bilanci pas 8 vitesh në pushtet…

Lubonja: Probleme serioze me fqinjët nuk ka krijuar Rama, por për fat të keq ka shumë më tepër probleme me shqiptarët, për shkak të zero problemeve me fqinjët. Po të marrim çështjen e Kosovës, Rama ka mbajtur raporte shumë të mira me Vuçiç, por pas këtyre raporteve ne u kërcënuam nga ndryshimi i kufijve të Kosovës. Tani zero probleme me Greqinë është që meqë duam të hyjmë ne në BE, duhet të lëshojmë ca ujëra. E shkuara në gjykatë po bëhet në një mënyrë pa ditur çfarë pretendimesh kemi. Më duket shumë skandaloze kjo, dhe këtu e kam edhe për grekët. Po pse mjafton që të marrin ca ujëra dhe mbyllin sytë për problemet e tjera? Ata duhet ta japin “Ok” për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo “OK” blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo.

Fatos Lubonja: ‘Ata duhet ta japin ‘Ok’ për integrimin, nëse ne e meritojmë. Por, nëse kjo ‘OK’ blihet me ca kilometra det, atëherë çfarë Evrope qenka kjo’ Read More »

Këto janë ciftet perfekte sipas shenjës së horoskopit

Sipas astrologëve, kombinimi i këtyre shenjave të Horoskopit përbëjnë çiftet ideale.

Demi – Dashi

Një nga çiftet më të suksesshëm të zodiakut! Demat dihet se shijojnë edhe gjërat më të thjeshta në jetë, një gjë e shkëlqyeshme për Dashët që janë të ndjeshëm dhe tërhiqen nga gjithçka që lidhet me natyrën.

Të dy shenjat e zodiakut dihet që janë praktikë, disi materialistë dhe gjithmonë të bazuara në realitet. Ata të dy janë Shenja të Tokës, janë të angazhuar në mënyrë aktive në jetën familjare dhe duan stabilitet në të gjitha nivelet. Përzierja e përsosur jepet nga faktori realist që Dashi sjell në këtë marrëdhënie, duke plotësuar personalitetin e Demit.

Shigjetari – Dashi

Shigjetari është i etur për të zbuluar gjëra të reja, për të eksploruar. Cilësitë e zakonshme përfshijnë optimizmin, vendosmërinë dhe një frymë aventureske. Shigjetari ka tendencën të favorizojë gjërat që janë vendosur paraprakisht, dhe unë ndiej nevojën që gjithmonë të di se cilën rrugë duhet të ndjek para se të hedh hapin e parë.

Dashët janë më të relaksuar dhe gjithmonë i japin partnerit mbështetjen që kërkojnë dhe kanë nevojë. Marrëdhënia midis këtyre dy shenjave të zodiakut është e shkëlqyeshme për sa kohë që ata nuk luftojnë, do të jetë e vështirë, në mos e pamundur, për njërën prej tyre të heqë dorë nga krenaria dhe të bëjë një hap prapa.

Ujori – Binjakët

Ujori dhe Binjakët janë shenja të Ajrit dhe kjo do të thotë që marrëdhënia e tyre do të jetë e shkëlqyeshme deri në flladin e parë të fortë të erës që mund të thyejë gjithçka që ata kanë ndërtuar. Vendasit e Ujorit thuhet se janë njerëz që janë plotësisht të përkushtuar në mirëqenien e botës në të cilën jetojnë dhe do të kontribuojnë, me çdo kusht, në përmirësimin e shoqërisë.

Binjakët janë të gjithanshëm, dhe kureshtja dhe dëshira e tyre për të bashkëvepruar me të tjerët i bëjnë ata të përshtatshëm për të gjitha situatat. Dëshira për ndryshim dhe aftësia për të kuptuar sjelljen e atyre përreth tyre janë karakteristikat që i bëjnë ata të përsosur së bashku.

Peshorja – Luani

Njerëz ekstrovertë, të mirë dhe të kuptueshëm, njerëzit e Peshores janë të njohur për hijeshinë e tyre, për të qenë në gjendje të ndërveprojnë me të tjerët. Këto cilësi, të kombinuara me praninë e fortë dhe dominuese të Luanëve, çojnë në një marrëdhënie perfekte.

Ata ndiejnë nevojën për ekuilibër në jetën e tyre në të gjitha fushat dhe duan një person tek i cili mund të mbështeten. Personaliteti i gjallë i Luanit përshtatet si një dorezë sepse ai gjithmonë dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk mund të mbijetojë vetëm.

Bricjapi – Akrepi

Dy energji të ndryshme, por një çift gati perfekt. Bricjapi është një shenjë e Tokës, Akrepi i Ujit, por bashkimi i tyre bëhet një forcë e çmuar. Bricjapët janë përgjegjës, bëjnë jetë të zënë dhe duan sfida. Akrepët kanë një reputacion si hakmarrës, por natyra e Bricjapit është e vetmja që mund t’i ngadalësojë ata, duke i bërë partnerin perfekt.

Këto janë ciftet perfekte sipas shenjës së horoskopit Read More »

Rama: ‘Ta qaj hallin Lul, je mes gropës së Berishës dhe grepit të Likes për tiganin e Monës’

Lideri i Partisë Demokratike edhe sot denoncoi atë që e quan aferë korruptive me inceneratorët në vend.

Por sërish nuk ka munguar një përgjigje nga Kryeministri Rama.

Ky i fundit shkruan në Tuiter se sa më shumë Basha sulmon impiantet, tregon se nuk ndahet dot nga mali me plehra.

“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit!

Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, shkruan Rama.

Rama: ‘Ta qaj hallin Lul, je mes gropës së Berishës dhe grepit të Likes për tiganin e Monës’ Read More »

Basha: ‘ Unë e kuptoj nervozizmin dhe frikën e Ramës sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë’

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha foli sot në një dalje tjetër publike për të dhënat e publikuara për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lulzim Basha paralajmëroi sot se do të jetë çdo ditë në konferencë për mediat, derisa SPAK të vihet në lëvizje dhe të hetojë aferat e koncesioneve dhe inceneratorëve.

“Ndërsa shqiptarët debatojnë me të për aferën e inceneratorëve, ai paguan 300 mijë euro inceneratorit të Elbasanit. E vetmja gjë që oshëtin sot, që buçet sot në Shqipëri, është heshtja e SPAK para vjedhjes së shekullit”.

Basha kritikoi rolin e SPAK, lidhur me mungesën e hetimeve. Ai i kërkoi organit të akuzës të ndëshkohen politikanët e korruptuar.

“SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve. Do të jem çdo ditë në konferencë derisa SPAK të hetojë. Kur keni ndërmend të dilni para shqiptarëve ku të bëni transparencë për veprimet që keni kryer për aferën mafioze të incineratorëve. Çdo ditë që zgjat inkurajon vjedhjen. Mbroni paratë, mbroni bukën e fëmijëve të vendit ndaj kësaj babëzie”, u shpreh Basha.

Lidhur me situatën ekonomike, sipas kreut të demokratëve, FMN ka publikuar të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama.

Basha tha se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë.

“FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama. FMN, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë”.

Basha kuazoi qeverinë se thjesht po menaxhon koncensionet për interesat e saj.

“FMN, Shqipëria e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë”, – theksoi Basha.

“Në projekt buxhetin e ri, 120 milion euro prapë për koncesionet, ky është një neri i cili deri në ditën e fundit të pushtetit ka për të grabitur shqipërinë dhe shqiptarët”.

“Ky është mesazhi i projekt buxhetit të vitit 2021. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat për ata që nuk mbajnë maskë, testimet vijojnë të mbeten më të uletat në Europë”, thekoi Basha.

Kreu demokrat ilustroi edhe një grafik sesa para kanë dhënë vendet e tjera dhe sa ka dhënë qeveria shqiptare.

Basha komentoi dhe deklaratën e kryeministrit që e cilësoi opozitën si më të keqen e 30 viteve të fundit. Sipas kreut të PD, Rama kërkon ta tërheqë në një debat vulgar për të hequr vëmendjen.

“Unë e kuptoj nervozizmin dhe frikën e tij sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë. I gjithë fjalori vulgar ka si qëllim të më tërheqë mua në një debat të zbrazët nga substanca. Unë nuk jam për t’u kacafytur me të. Kam pasur një përballje me 2011 dhe e kam mundur. Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të treguar pse kanë ndodhur këto afera korruptive. Rama nuk ka përgjigje. Mos u çudisni me gjuhën e ulët dhe të baltës, e bën për të hequr vëmendjen. Sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do e bëjë”, u shpreh Basha.

Basha: ‘ Unë e kuptoj nervozizmin dhe frikën e Ramës sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë’ Read More »

Rudina Hajdari: Pse nuk duhet besuar më Nano, Berisha, Basha dhe Rama për plehrat

Fjala që mu censurua sot në Kuvend!

Nga Rudina Hajdari

Ne fakt diaspora ka patur dhe ka nje kerkese konstante.

Kerkesa nuk eshte qe Ministria te organizoje festa dhe koncerte, as mbledhje pompoze ku shpenzohen parate publike pa kriter per te mbajtur kryeministri e disa ministra fjalime.

Jo!

Shqiptaret qe jetojne jashte keto i organizojne vete, nuk kane nevoje per qeverine.

Sapo jam kthyer nga Amerika dhe nga gjithe takimet qe kam patur aty me shqiptare te mire e te ndershem qe kane krijuar modele suksesi ne vendin me te fuqishem te botes, eshte vetem nje. Na mundesoni te drejten e votes.

Diaspora pra do qe te votoje. Do te kete nje ze ne zhvillimet e vendit. Dhe eshte nje kerkese shume e drejte sepse ata me remitancat e tyre jane nder kontribuesit me te medhenj ne ekonomi e per rrjedhoje duhet te kene nje ze ne perzgjedhjen e menaxhereve te kontributit te tyre.

Ju kete te drejte ia mohuat edhe kesaj here. Ndaj gjithcka thoni e votoni sot per diasporen eshte thjesht spektakel I deshtuar me shprese se do vazhdoni ti genjeni miliona shqiptare qe sot nuk jetojne me ne Shqiperi pikerisht prej jush.

E keni te kote, sepse shqiptaret nuk genjehen me nga ju.

Si mund ti genjeni akoma ju shqiptaret?

Si mundet nje shqiptar te vazhdoje te genjehet nga kjo klase politike.

Eja i hedhim nje sy ceshtjes aq te debatuar se fundmi te menaxhimit te mbetjeve, apo plehrave sic e keni qejf ju ta quani sepse ju duket pak me familjare.

Ne vitin 2004 Fatos Nano donte te importonte plehra nga Italia se bashku me Francesco Bechetin dhe te ndertonte nje incinerator. Edi Rama atehere kryetar bashkie, ishte kunder sepse besonte, te pakten publikisht, qe incineratoret dhe importi I plehrave ishte I demshem per vendin. Kunder ishte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha me te njejtat argumeta.

Ne vitin 2011 Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndryshuan mendim dhe vendosen te miratojne importin e plehrave ne Shqiperi kryesisht nga Italia.

Ne vitin 2017 edhe Edi Rama ndryshoi mendim dhe miratoi edhe ai ligjin per importin e plehrave nga Italia.

Si mund ti besosh keta?

Shikojini pak, nga 2004 e deri sot, per ceshtjen e plehrave kane treguar qarte se halli I tyre nuk ka qene aspak mjedisi dhe shendeti I shqiptareve, por vetem xhepi se ku shkojne leket qe paguan mafia italiane per te groposur mbetje ne kete vend.

Kur jane ne opozite vishen me kostumin e luftetareve mjedisore qe luftojne me mafian italiane, e sapo vijne ne pushtet shnderrohen ne dashnor te plehrave dhe ndajne fitimet me mafian qe deri dje e kishin gjasme demaskuar.

30 vite kjo loje. 30 vite keta nuk kane bere asnje dite beteje per shqiptaret e shqiperine por vetem per pasurine e tyre personale. Prandaj keta jane sot njerezit me te pasur ne vend, e shqiptareve u duhet nje ligj per diasporen sepse gjysma jeton jashte e ata qe jetojne ketu mezi presin te ikin.

Edhe per ceshtjen e incineratoreve, eshte I njejti debat, e njejta e vertete.

Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, dy personazhe te dale nga xhepi I Arben Ahmetaj dhe Hermesit te tij, edhe pse totalisht anonime, edhe pse pa asnje experience, edhe pse pa asnje kapital, ia dalin te perfitojne kontratata koncesionare nga qeveria te cilat u garantojne fitim deri ne 400 milione euro per 20 vitet e ardhshme, pa ju dashur te shpenzojne asnje lek nga xhepi I tyre, gjithcka me leket e shqiptareve.

Kush jane keta qe u bene te pasur nga hici me taksat e shqiptareve? Si ka mundesi qe Edi Rama I cili ishte kunder ndertimit te incineratoreve ne shqiperi, sot ka lejuar 3 te tille nga nje kompani fantazem?

Pergjigja eshte te 400 milion eurot sigurisht. Aty ka qene gjithmone keto 30 vite.

Te ato 400 milione eurot e ka mendjen edhe ai qe bertet nga rruga e qe kur ishte Kryetar Bashkie menaxhimin e plehrave te Tiranes ia dha Dionisit te kunatit te vet.

Aty e kane mendjen keta.

Po nga dalin keto 400 milione euro?

Te dashur shqiptare keto dalin nga djersa juaj. Eshte mundi dhe sakrifica e perditshme e cdo njeriu te ndershem, qe jeton, punon e paguan taksa ne kete vend.

Eshte mundi dhe sakrifica e cdo biznesi qe me thonj mbahet ne kembe dhe paguan cdo detyrim ne fund te muajit.

Eshte sakrifica e pensionisteve te cilet u duhet te numerojne ditet kur e marrin ate pak pension.

Eshte sakrifica e naftetareve te cilet vazhdojne ne greve urie sepse askush nuk u paguan rrogat.

Eshte sakrifica e cdo shqiptari te mire e punetor, taksat e te cileve nuk shkojne per rritje pagash e pensionesh, per shkolla, spitale a ujesjellesa apo rruge e mjedis te shendetshem por shkojne ne xhepat e Mireleve, Dioniseve, vellezerve, kunaterve te ketyre qe kane 30 vite qe na qeverisin. Pra shqiptaret sakrifikojne qe keta te pasurohen.

Dua ta mbyll me nje pyetje te sinqerte per shqiptaret e mi:

A ia vlen te vazhdoni e te sakrifikoni kaq shume per te pasuruar keta njerez?

Rudina Hajdari: Pse nuk duhet besuar më Nano, Berisha, Basha dhe Rama për plehrat Read More »