Aktualitet

Pezullohen 375 seanca gjy qësore në Vlorë, avokatët në g revë

Dhoma e avokatise Vlore pezullim edhe te masave te sigurise. Kjo eshte Java e dyte qe avokatet ne Vlore vijojne gr even duke pezulluar te gjitha seancat ndersa ne keto dy dite ,te marte dhe te merkurë jane pezulluar edhe masat e sigurise.

Avokat Delo Mecani dhe Arnando Cakrani kane konfirmuar se do te vijohet me pezullim pasi harta e re gjy qesore nuk eshte aspak ne ndihme te qytetareve por shton kostot.

Avokat Mecani ka shkuar edhe me tej duke kerkuar qe pa afat te pezullohen edhe masat e sigurise pasi vetem ne kete menyre mund te kete nje zgjidhje.

Referuar faktit se perse gjyqtaret nuk jane bashkuar,avokatet e lidhin me arsyen se harta e re gj yqesore i ndihmon gjyqtaret qe kerkojne te jene te gjithe ne Tirane aty ku edhe kane pronat e tyre.

Ne mbeshtetje te avokateve Vlore edhe shoqeria civile qe pre ket me shume nga ndryshimi i hartes gjyq esore. Shpendi Rama. Kete jave ne Vlore jane pez ulluar 375 seanca ndersa ne keto dy dite edhe masat e sigurise.

Pezullohen 375 seanca gjy qësore në Vlorë, avokatët në g revë Read More »

Spiropali zbulon planin e diskutuar në Kiev me Zelenskyn: Rama i ofroi….

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zbuluar detaje nga takimi në Ukrainë disa ditë më parë.
Ajo foli për ndihmën që Shqipëria i ka dhënë dhe pritet t’i japë Ukrainës, duke përmendur këtu dhe idenë që u hodh në tryezën e diskutimit me Presidentin Zelensky, për rindërtimin e zonave ku janë larguar tr upat ruse.

“Nuk dua të hy te llojet e ar matimet që ne kemi çuar, ndër të para vende, por dhe më vonë kemi vënë në dispozicion 1 mln euro për Ukrainën. Mund të duket modeste për nevojat që ata kanë, por për vendin tonë është një shumë e konsiderueshme.

Më pas me sa nksionet, kemi kërkuar dhe ashpërsim madje, dhe në bisedë me Zelensky u diskutua projekti që ata kanë për rindërtimin e Ukrainës, duke filluar nga zonat që janë çliruar nga pu shtimi rus sidomos periferitë që ishin një pamje shumë e tr ishtë. Ne modestisht mund të japim kontributin tonë.

Ata kishin idenë e ndërtimit të një zone rezidenciale, që kryeministri Rama ua ofroi si mundësi, që vende të ndryshme të botës të kontribuojnë dhe në ndërtimet e godinave konkretisht. Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë, sidomos për Irpin, Dorodiakën dhe Buchën”, tha Spiropali.

Spiropali zbulon planin e diskutuar në Kiev me Zelenskyn: Rama i ofroi…. Read More »

Kryeministri Rama ulet këmbëkryq në plantacionet me qershi, dëgjon hallet e fermerëve

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka udhëtuar drejt Peshkopisë aty ku dhe po zhvillon takime me fermerët e zonës.

Rama është shfaqur teksa po inspekton plantacionet frutore. Ai është ulur këmbëkryq poshtë pemëve të qershive dhe po zhvillon një bashkëbisedim me fermerët të cilët i shpjeguan kryeministrit të gjithë procesin e kultivimit të qershive.

“Disa njerëz lodhen dhe nuk kuptpjnë që kjo kërkon dije. Vendos tregu nuk vendos ti. Vendos konsumatori. Kur sta blenë, sta blenë.

Krahasim kur e kemi fillaur ne sot jemi në botën tjetër. Shikoni eksportet. Vërtet që janë rritur çmimet por sasia 29% sasi më shumë dhe 41 milionë dollar më shumë se viti i kaluar në këtë periudhë. Këtu ka shumë njerëz të cilët e kanë plot radaken”, tha Rama.

Kryeministri Rama ulet këmbëkryq në plantacionet me qershi, dëgjon hallet e fermerëve Read More »

Rama premton të sjellë ‘Formula 1’ në Shqipëri

Kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi se do të sjellë në Shqipëri edhe Formula 1.
I pranishëm në edicionin e panairit të makinave “Automotive Fair Albania”, kryeministri u shpreh ky është një panair i veçantë dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Rama: Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri r cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm.

Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standarde.

Rama premton të sjellë ‘Formula 1’ në Shqipëri Read More »

Rama: ‘Nëse s’përmbushni detyrimet financiare, do marrim bashkitë në administrim’

I ashpër ka qenë Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar sot me kryetarët e bashkive. Ai tha se do të merren masa në rast se këto të fundit nuk përmbushin detyrimet financiare.

Kreu i qeverisë theksoi se siç ndodh ne vende të tjera të botës, nëse nuk menaxhohen mirë financat qeveria do të marrë në administrim bashkitë.

“Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre financiar fitiI ashpër ka qenë Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar sot me kryetarët e bashkive. Ai tha se do të merren masa në rast se këto të fundit nuk përmbushin detyrimet financiare.

Kreu i qeverisë theksoi se siç ndodh ne vende të tjera të botës, nëse nuk menaxhohen mirë financat qeveria do të marrë në administrim bashkitë.

“Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre financiar fitimprurës. Është krejtësisht i mundur. Do vetëm vullnet, vizion dhe ekspertizë. Janë të gjithë në dispozicion dhe këto gjëra mund të bëhen. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, si bën gjithë bota, siç ndodh në Francë dhe Itali kur bashkitë shkojë në kolaps, duke marrë bashkinë në administrim.
Siç bëmë me pastrimin do të vijojmë dhe me disiplinën buxhetore. ”, tha Rama.mprurës. Është krejtësisht i mundur. Do vetëm vullnet, vizion dhe ekspertizë. Janë të gjithë në dispozicion dhe këto gjëra mund të bëhen. Ne do të marrim masa në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, si bën gjithë bota, siç ndodh në Francë dhe Itali kur bashkitë shkojë në kolaps, duke marrë bashkinë në administrim. Siç bëmë me pastrimin do të vijojmë dhe me disiplinën buxhetore. ”, tha Rama.

Rama: ‘Nëse s’përmbushni detyrimet financiare, do marrim bashkitë në administrim’ Read More »

Mbyti djalin 2-vjeçar, çfarë postoi nëna shqiptare në facebook pas ngjarjes?

Personi që shihni në foto është nëna shqiptare e cila dhunoi për vdekje djalin e saj 2 vjeç, ndërsa binjaku i tij përfundoi në spital me plagë të rënda.

Mediat spanjolle e kanë identifikuar atë si Hatixhe Kamxhiu, e cila jetonte në qytetin Bigastro, Alicante.

Ngjarja ndodhi ditën e diel, ndërsa fillimisht u tha se fëmija ishte rrëzuar nga karrigia, por më pas u zbulua krimi tronditës. 32-vjeçarja, nënë edhe e një vajze, pak pas krimit, kishte postuar në Facebook një foto me shiritin e zisë, ndërsa të shumtë ishin miqtë e të afërmit që e ngushëllonin për humbjen e madhe, por pa ditur se ishte vetë ajo që ia kishte shkaktuar vdekjen të voglit të saj.

Nëna e të vegjëlve, Hatixhe Kamxhiu , ka telefonuar urgjencën në 11 qershor nga Bigastro duke thënë se fëmija i saj ishte rrëzuar nga karrigia.

Pas mbërritjes së ambulancës, binjaku i viktimës u transportua për në spital, ndërsa ishin të qarta shenjat e dhunës në trup. Hatixhe nuk kishte precedentë penalë, por më parë kishte humbur kujdestarinë e të miturve për shkak të varësisë nga droga.

Por çfarë kanë deklaruar fiqnjët?! Të gjithë në Bigastro e kujtojnë si një grua të vetmuar me pak miq .

“Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze , duke qortuar fëmijët e saj për gjithçka”, thotë një fqinj, i cili gjithashtu ka fëmijë të vegjël dhe kujton se Hatixhen e shihte në park me binjakët e saj.

Madje, ka dëshmi që tregojnë se vajza e madhe e Hatixhes tregonte se ajo flinte gjithmonë me njërin prej djemve binjakë, pasi ai ishte “i preferuari” i saj.

“Një ditë i thashë të mos i qortojë kështu fëmijët”, shpjegon një nga fqinjët.

“ Më tha që natën që të mos bënin zhurmë, i mbështillte fort mes çarçafëve , duke i goditur në trup që të mos lëviznin ”, shpjegon ai.

Po ashtu mediat spanjolle shkruajnë se nëna e binjakëve kishte pasur disa marrëdhënie sentimentale që kur mbërriti në qytet, por askush nuk e dinte se kush ishte babai i fëmijëve.

Tashme Hatixhe Kamxhiu është në duart e drejtësisë dhe akuzohet për veprën penale të vrasjes së të miturit dhe lëndimin e vëllait të tij binjak.

Mbyti djalin 2-vjeçar, çfarë postoi nëna shqiptare në facebook pas ngjarjes? Read More »

Elefanti vret gruan por shfaqet edhe në funeralin e saj për ta sulmuar sërish

Një grua 70-vjeçare humbi jetën, pasi u mbyt nga një elefant në distriktin Mayurbhanj, Orissa, Indi. Pavarësisht nga ajo që mund të mendohet, humbja e jetës nga një elefant është një shkak i zakonshëm atje, por ajo që ndodhi më pas është përtej çdo logjike normale.

Sipas medias ‘The Print’, Maya Murmu, gruaja e ndjerë ndodhej në tokë pranë shtëpisë së saj, fshatit Raipal, ku shkoi për të mbushur ujë në pus. Kjo ishte një rutinë normale për Maya, por gjithçka shkoi keq kur ajo pa një tufë elefantësh që i afroheshin të tërbuar.

Ky grup gjitarësh po kthehej nga pylli i kafshëve të egra, me sa duket. Maya Murmu u përpoq të ikte me vrap, sa mundej, por një nga elefantët e ndoqi atë derisa e goditi me feçkë dhe e shkeli disa herë. Pas asaj që ndodhi, banorët e Raipalit u përpoqën të ndihmonin të plagosurën, e transferuan në një spital në Baripada. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën rrugës.

Mjeku që ekzaminoi trupin e Maya përcaktoi shkaqet e humbjes së jetës së saj dhe të afërmit e vëzhguan atë. Deri këtu, çdo gjë normale. Megjithatë, incidenti fatkeq nuk mbaroi këtu. Kur familja e saj po përgatitej të mbante zi për trupin e Maya Murmu, një tufë prej 12 elefantësh u rishfaq dhe njëri prej tyre sulmoi të ndjerën për herë të dytë.

Gjëja më e pabesueshme është se gjitari që i mori jetën gruas 70-vjeçare dukej i njëjti me atë që nuk iu shqit të ndjerës. Fshatarët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe trupin e gruas e kanë lënë në fshat.

Familjarët dhe miqtë e të ndjerës deshën të largoheshin nga zona, por elefantët u larguan të nesërmen dhe zgjimi u bë, këtë herë, pa asnjë surprizë. “Ne ishim të frikësuar pas pranisë së tufës së elefantëve atje. Asnjëherë më parë nuk kemi parë një tufë kaq të egër elefantësh, – tha një zyrtar i zonës për “Times of India”.

– Kemi marrë masa për të siguruar dëmshpërblim ndaj të afërmve të të ndjerës. Fillimisht do të rimbursojmë 10 mijë rubla për funeralin dhe ritualet përkatëse nga shuma e dëmshpërblimit. Pasi familjarët të aplikojnë për ndihmë, do të vijojmë me procesin kompensues”.

Elefanti vret gruan por shfaqet edhe në funeralin e saj për ta sulmuar sërish Read More »

Zjarr në spitalin e Sarandës. Shkrumbohet salla me pajisje

ARANDË- Flakët e zjarrit përfshijnë spitalin e Sarandës.

Zjarr shpërtheu në sallën e pajisjeve radiologjik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, në sallën e pajisjeve.

Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, e cila është përhapur në të gjithë sallën.

Nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.noa.al

Zjarr në spitalin e Sarandës. Shkrumbohet salla me pajisje Read More »