Aktualitet

Shkarkohet prokurorja e njohur

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Kryesuesja e trupit gjykues te KPA, Rezarta Schuetz sqaroi se, ndryshe nga sa ka vkerësuar Komisioni u Pavarur i Kualifikimit, KPK, prokurorja Prifti nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.
Natasha Prifti (Shallapi) u konfirmua në detyrë nga KPK më 28 maj 2021, pasi mungesat financiare dhe deklarimet e pasakta në kriterin e pasurisë nuk u konsideruan penalizuese. Komisioni u shpreh se e konfirmoi duke aplikuar parimin e proporcionalitetit lidhur me pamjaftueshmërinë financiare.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM vlerësoi se vendimi për konfirmimin në detyrë të Priftit ka mangësi serioze logjike në pjesën arsyetuese dhe i kërkoi institucionit të Komisionerëve Publikë që ta ankimonin atë.

Shkarkohet prokurorja e njohur Read More »

Kryeministri Rama: Në aeroportin e Kukësit zbresin turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar një video nga aeroporti i Kukësit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, krahas videos kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Sipas tij, turistët zbresin në këtë aeroport për të kaluar pushimet në Shqipëri.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë”-shkruan Rama.

Kryeministri Rama: Në aeroportin e Kukësit zbresin turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria Read More »

Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bo mbë’/ Çfarë pritet të ndodhë?

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se SPAK si një institucion të pavarur, që i ka shpëtuar kthetrave të politikës.

Ai deklaroi se SPAK ka bërë go ditje të niveleve të larta, ndërsa theksoi se nga tani e tutje do të ketë më shumë go ditje të tilla.

“Deri tani jam i sigurt që është i pavarur. Nga informacioni që kam, se unë shkoj në Gjy katën e Posaçme dhe Pro kurorinë e Posaçme se kam gjy qe atje, shkoj në SPAK dhe di që nuk drejtohet nga ne SPAK-u, por drejtohet nga ekspertiza amerikane dhe ndërkombëtare”, u shpreh avokati.

Ngjela shprehu bindjen se Reforma në Drejtësi do vijojë. “Procesi gjy qësor shqiptar ishte një kat astrofë, i gjithi i korru ptuar, në bashkëpunim me politikën e lartë të korr upsionit politik dhe po shohim që ka ecje, por kam mendimin që këtej e më tutje do të ketë edhe më shumë go ditje të niveleve të larta”, nënvizoi avokati”, tha Ngjela.

Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bo mbë’/ Çfarë pritet të ndodhë? Read More »

Kryeministri Rama takon presidentin amerikan Biden në samitin e NATO-s në Madrid

Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar me presidentin amerikan Joe Biden gjatë punimeve të samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel.
Vetë kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjetet sociale ku afrohet pranë Biden duke biseduar dhe e shoqëron për disa hapa.

“Në Samitin e NATO-s”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama takon presidentin amerikan Biden në samitin e NATO-s në Madrid Read More »

Rama: Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre

Kryeministri Edi Rama të shtunën ka marrë pjesë bashkë me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE’së”.

Në fjalimin e mbajtur, përveç kritikave që i adresoi ndaj BE-së që nuk po lëviz në raport me shtetet e Ballkanit, Rama bëri batuta edhe për ballkanasit. Ajo që mori vëmendjen ishte beteja për të “vërtetat historike” rreth lashtësisë së popujve ballkanikë. Rama, në këtë aspekt, përmendi garën ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve se kush është më i moçmi në Gadishull.

“Në Ballkan ne të gjithë kemi në mendje se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit. Po t’i pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, e lëre me grekët që mendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Le te shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe nëse është kafe turke apo kafe greke. Nje kafe mjaftë e fortë që me mirë mos ta provoni. Keshtu edhe maqedono-veriorët dhe bullgarët e njëjta gjë” ka thënë Rama.

Më tej, kryeministri Rama i cili gjatë javës që shkoi ishte i ashpër me BE-në gjatë fjalimit në Austri e pranoi se jo vetëm BE ka faj që nuk i zgjat dorën rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Keshtu që keni durim me ne miqtë e dashur dhe mos harroni dhe pavarësisht problemeve tona që më duhet t’i theksoj, sepse kjo nuk nënkupton se jemi viktimë e ndonjë padrejtësie nuk është kaq e thjeshtë është më e komplikuar se kaq. Jemi të gjithë viktima të historisë sonë e herë viktima të vetës, por jemi njerëz të mirë, jemi njerëz besnikë dhe jemi të çmendur, kështu që më mirë të na keni me ju. Keshtu që kur na keni me ju mund ta keni më të mirën tonë të qenit besnikë të qenitë të mirë, çmendurinë tonë mund tonë kur të merreni me të tjerët” ka theksuar Rama. /Gazeta Express/

Rama: Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre Read More »

Rama i përgjigjet ‘provokimit’ të Vuçiç: Unë e quaj të tillë dhe pikë!

Rama: Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë. Ne nuk duam një lu ftë tjetër. Duam të mbajmë larg çdo fan tazmë të së shkuarës në këtë rajon. E kam thënë këtu, nuk duhet të jetë pr oblemi i Kosovës për të ardhur, por pr oblem i Serbisë që të pranonte këtë gjë. Unë ndihem i nderuar të

Vuçiç: Kurdo dhe sa herë që e bëjmë e bëjmë për hir të popujve tanë. Sepse gjithmonë ka pasur pyetje, ku janë të tjerët. Kemi pasur trysni nga shumë vende të fuqishme dhe nga udhëheqësit e tyre, për llojin dhe natyrën e Open Balkan. Por ne po bëhemi gjithmonë e më të fortë sepse filluam të besojmë tek kjo.

Kemi një vetëbesim më të madh sot nga çfarë kishim më parë. E dimë që duhet të mbajmë paqen dhe qetësinë në Ballkan.

Shihni luftën që po ndodh në Ukrainë? Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua.

Prandaj ju lutem, mos e nënvlerësoni nismën tonë sepse sjell vendet bashkë.

Rama i përgjigjet ‘provokimit’ të Vuçiç: Unë e quaj të tillë dhe pikë! Read More »

Rama në Bruksel: Jeni një turp…

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Pjesë e samitit do të jenë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama ka folur sot para Samitit të BE-së në Bruksel. Ai u ndal tek çështja e Bullgarisë e cila ka bllokuar hapjen e bisedimeve zyrtare për shkak të një mosmarrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut që lidhet me historinë dhe gjuhën, ndërsa ka sulmuar gazetaren bullgare të cilës i tha se janë një turp dhe që pengojnë dy vende të tjera të NATO-s.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani p eng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh Rama.

Rama në Bruksel: Jeni një turp… Read More »

Shqipëria merr 90 milionë euro borxh, Ahmetaj: 1/3 do të përdoret për peshkimin

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, u shpreh se është kaluar një draft marrëveshje me Italinë për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.

Ahmetaj mes të tjerash u shpreh se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi.

Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

“Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi.

Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile.” tha Ahmetaj.

Artikulli paraprak
Arsyeja e vrasjes së të riut në Maliq/ 18-vjeçarja: Martini më dërgoi ftesë në ‘Facebook’!

Shqipëria merr 90 milionë euro borxh, Ahmetaj: 1/3 do të përdoret për peshkimin Read More »