Aktualitet

Meta: ‘Jam njeri i shtetit dhe i ligjit’

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat dha edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Kreu i shtetit tha se edhe Ramiz Alia, që kishte goxha pushtet, lejoi opozitën të zhvillojë zgjedhje.

Meta vlerësoi se është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredincialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”.

“Mos harrojmë se edhe Ramiz Alia, edhe pse kishte pushtet të madh, i dha mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, u soll në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe demokratike.

“Është koha të mos biem në pozita kaq të rënduara, që dëmtojnë kredencialet demokratike të vendit, por edhe performancën e kryeministrit tonë si kryetar të radhës së OSBE-së”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka respektuar Kushtetutën në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për futbollistin afrikan të Tiranës, Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i cili ishte i kërkuar për një vrasje.

Ai theksoi se është njeri i ligjit dhe se të gjitha ato që ai i cilësoi përgojime, bëhen sipas tij për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet dhe keqmenaxhimi i pandemisë.

Kreu i shtetit u ndal dhe tek rasti i marrjes së nënshtetësisë për familjarët e heronjve të UCK.

“Meqë janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet që bëhen për të shkatërruar zgjedhjet dhe menaxhimi mjaft i dobët nga ana e qeverisë dhe jo të mjekëve dhe infermierëve për pandeminë. I patë të gjitha statistikat, si të FMN, ku Shqipëria ka harxhuar më pak për fondin e mbështetjes për qytetarët, për biznesin, sipërmarrjet”.

“Për të shmangur vëmendjen nga shumë gjera të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo këtu është dosja e futbollistit të Tiranës, të cituar nga mediat pararoje të kryeministrit si terrorist”.

“Më pas ai u ekspozua si kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu është dhe tek kjo dosje, dhe dokumenti i institucionet përkatës ku konfirmohet se nuk disponohet asnjë e dhënë që cënohet siguria kombëtare për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo skuadër, është interes kombëtar dhe publik. Kjo është sqaruar qartë dhe nga drejtuesit e Klubit që kanë bërë një kërkesë presidentit para ndeshjes me Zvicrën”.

Meta tha se “Presidenti ka respektuar Kushtetutën. Kalojmë tek tjetra, që merren 20 vite me Ylli Pangon. Këtu është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë për raste të tilla, ku dhe zonja ukrainase s’ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh, se kishte 8 vite kërkesa. Kur i intereson qeverise ekziston procedura e posaçme. Ish-ministrja e Arsimit, në rast se nuk do të ishin ndjekur procedurat e posaçme, s’do kishte qenë as zv/ministre e ministre, do i duheshin 2 vite. S’dua të përmend raste të tjera. S’mund tua jap dokumentet, pasi janë sekret shtetëror. Gjithçka është bërë në respekt me kushtetutën dhe ligjin. Sa i takon shqetësimit të familjarëve të heronjve të UÇK-së per nenshtetesi, e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terroristë quhen akoma. Por ata janë familjarë të heronjve dhe patriotëve dhe atdhetarëve.”, tha Meta.

Meta: ‘Jam njeri i shtetit dhe i ligjit’ Read More »

Basha: ‘Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur.Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë’

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vala e dytë e pandemisë e gjen sërish kryeministrin Edi Rama të papërgatitur.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha renditi 4 hapat që sipas tij janë të rëndësishme për të përballuar situatën.

“Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur për të përballuar emergjencën. Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.

Minimumi 2500 testime në ditë.

Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.

Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.

Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier”.

Sipas Bashës janë humbur 4 javë kohë për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë.

“Nëse paratë e taksave të shqiptarëve nga qeveria do të shkonin për të luftuar pandeminë dhe pasojat e pandemisë, atëherë rimburismi total i atyre që kurohen në shtëpi do të ishte një thërrime në krahasim me gostit që jep për koncesionet”, u shpreh Basha.

/NOA.al

Basha: ‘Edhe vala e dytë e gjen Edi Ramën të papërgatitur.Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë’ Read More »

Mësoni si do të jetë moti këtë javë

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën veriore të vendit deri në mesditë.

Dita e martë mot me kthjellime dhe vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim-perëndim të vendit. Në mbrëmje reshjet shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare me intensitet të ulët, njofton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Dita e mërkurë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare e ultësirës perëndimore reshje me intensitet deri të lartë. Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar më shkarkësa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herpasherëshme por humbasin intensitet.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gjatë orëve të para të 24-orëshit do të pasohën nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë vijës bregdetare.

Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek.

Mësoni si do të jetë moti këtë javë Read More »

Një shtëpi me dy pronarë, firma e ndërtimit luan me dy familje dhe i fut në probleme

Anila dhe Shaban Alushi kanë qenë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq”. Ata janë në konflik me njëri-tjetrin për shkak të një apartamenti, ku të dy mendojnë se janë pronarë. I gjithë problemi qëndron tek firma e ndërtimin që i ka ngatërruar këta dy persona.

Anila: Para 15 vitesh kemi blerë një shtëpi me kredi, para 3 vitesh e gjysmë morëm një telefonatë dhe na thanë që juve ju është futur një njeri brenda. Vimë këtu dhe dera ishte me çelës tjetër, ishte ndërruar brava. Marr zonjën që e njihnim për pronare dhe i them kush e ka marrë shtëpinë time, kush është futur në shtëpi, e më thotë pa merak se do e rregullojmë këtë punë. Takoj këtë zotërinë Shaban Alushi dhe thotë unë nuk kam punë fare me juve. Zoti Shaban ka hyrë dhe më ka shqyer derën dhe nuk ka bërë asnjë telefonatë.

Kur pa se ajo shtëpi ishte me plaçka pse nuk bëri një telefonatë , sepse në atë shtëpi dikush ishte. Zoti Shaban duhet të thotë si ka hyrë në shtëpinë time, ky është shkaku që unë kam ardhur këtu. Kur jam sqaruar me zonjën Vefi, më ka thënë unë nuk të kam faj, fajin e ka ai. Shabani më ka shkatërruar familjen Zonja Eni, nuk kam ardhur kot. Kam 3 vite e gjysmë që jam në konflikt me burrin dhe nuk kemi rehat në shtëpinë tonë. Është normale se të kesh një shtëpi dhe vjen ta merr tjetri. Kemi pasur s’kemi pasur lekë e kemi paguar atë kredi dhe del një njeri që thotë kjo është shtëpia ime. Si mund të jetë shtëpia e tij kur unë paguaj lekët për atë?

Eni Çobani: Zotërinjtë kanë marrë 15 mijë euro kredi dhe vazhdojnë ta paguajnë ende, ndërkohë që shtëpinë e kam marrë zoti Shaban Alushi. Është shumë e çuditshme Zoti Shaban, fjala është e juaja.

Shaban Alushi: Kjo është e rëndë që unë kam prishur familjen e zonjës. Unë kam pasur problemet e mia dhe e vetmja gjë që na lidh me zonjën është firma ndërtuese. Unë kam punuar në një nga bankat më të mira këtu në Tiranë, kam qenë inxhinier vlerësues dhe supervizor i bankës.

I ndjeri Flamur Satka presidenti i firmës në 2004 do merrte kredi dhe më bëri një telefonatë për të vlerësuar kolateralet në pronësi të tij dhe bëmë punën tonë të vlerësimeve.

Anila: Zotëri nuk kemi ardhur për problemet e tua, kemi ardhur për të mijat. Unë jam përjashtë jo ti. Pse kur t’i kërkova çelsat e shtëpisë nuk mi dhe? Kur ti thua se je i pastër, pse je në gjyqe me tjetrën?

Eni Çobani: Ju porosisni një shtëpi nga Athina me telefon. Unë nuk e di se kush të kishte njoftuar se po ndërtohet një pallat në Durrës dhe e merrni ndërtuesin dhe i thoni që unë dua një apartament dhe kjo ndodhi. Apartamenti u zu në emrin tuaj me një kapar prej 1 mijë eurosh që ju dhatë nga Greqia. Në momentin që Agustini vjen, zonja i thotë që për këtë apartament ne duam edhe 30% të vlerës së shitjes. Ai vjen sërish në Greqi, ta thotë këtë gjë dhe më pas, pas telefonatës që kryhet po me zonjën, përfaqësuese të firmës së ndërtimit që për ju është Vefi Dervishllari dhe për Zotin Shaban është Flamur Satka i ndjerë.

Shaban Alushi: Drejtues ligjor i firmës ishte dhe Dilaver Dervishllari Flamur Satka, Vefi ishte administrator.

Eni Çobani: I kërkojnë zotërive 40% të vlerës dhe zonja thotë se kemi dërguar dhe 10 mijë e 500 euro në emrin e Vefit. Kur kanë ardhur në Dhjetor për të mbyllur blerjen e apartamentit, kanë shkuar të marrin dhe një kredi prej 15 mijë eurosh të cilën vazhdojnë e paguajnë ende dhe sot.

Këta nuk e marrin apartamentin numër 28 të porositur nga Greqia me telefon. Se kur e panë iu duk shumë e vogël dhe i luten zonjës që ne këtë apartament a mund ta ndërrojmë me një tjetër dhe ajo thotë po është apartamenti me numër 10, por apartameniti numër 10 bën 7 mijë euro më shumë, e zotërinjtë thonë që do marrim këtë apartament dhe do sjellim e lekët. Por çfarë ndodh? Pronar Agushtin Përgjoni bashkëshorti i Anilës bëhet për apartamentin 28 dhe jo për apartamentin nr 10 dhe 12 vite, kjo firmë kundrejt këtyre blerësve nuk i pajisi kurrë me një dokumentacion ligjor në Hipotekën e Durrësit ku të figuronte pronari i apartamentit numër 10 Agustin dhe Anila Përgjoni. Ky apartament ka qëndruar tërë kohës në emer të firmës Klas 2004 dhe këtu fillon problematika që kemi me Zotin Shaban. Shaban në çfarë marrëdhënie hyre ti me Flamur Satkën që që më pas ke shqyer derën dhe ke hyrë në atë shtëpi dhe thua është shtëpia ime.

Shaban Alushi: Kisha marrë një kredi për riparimin e shtëpisë sime 2 katshe 27 milion të vjetra dhe riparimi i kësaj ndërtese do merrte shumë kohë dhe më ngelën lekët në dorë, se unë po bëja punimet dhe paguaja kredinë kot se po ecnin shumë avash dhe i them zotërisë, kam këto lekët dhe nuk e di se çfarë të bëj me to, po paguaj kredinë kot e më tha mund t’ja japësh një firme ndërtimi tha. Pas një muaji i dhashë lekët e kredisë 20 milion dhe nuk bëra dokument ligjor. Më pa pashë një vështirësi financiare dhe bëra një deklaratë noteriale që ai pranonte borxhin. I dhashë lekët, bëmë kontratën, pash prap vështirësi i thashë jam punonjës banke, dua një garanci një pronë për letrat. Po më tha, ku e do? I thashë e dua pronën në Tiranë. Kur i bëmë letrat më çoi në Pogradec, më dha një shtëpi të vjehrrit të vet, po i thashë që nuk e dua andej, të paktën në Durrës. Erdhi koha që ky kishte probleme financiare dhe ndërroi jetë.

Pas vdekjes së tij në një mbledhje kam takuar Vefi Dervishllarin që ishte ortake në këtë firmë Klas 2004, njëkohëshit ishte dhe vajza e tezes së Flamurit. Ajo më tha do e paguaj unë borxhin. Shtëpinë e kam marrë në vitin 2015 dhe deri më sot nuk kam hyrë brenda. Janë rrobat e zonjës të gjitha. Ngela me të vëllain e të ndjerit dhe vajza e tezes mesa di unë nuk është normale ka bërë shumë shitje fiktive dhe nuk është e rregullt. I thashë zonjë nëse e merr përsipër borxhin hajde tek noteri të bëjmë një kontratë e më tha jo jo kontratë nuk do bëjmë. I thashë sot do paguani 10 mijë euro, nëse nuk i paguani në këtë afat kohor do paguani 30 mijë euro sepse ato paratë e mia janë lekë kredie dhe ka interesa.

Në këmbim të këtij borxhi ai mori shtëpinë e Flamurit që ishte apartamenti nr 10, ku pronarë të kësaj shtëpia ishte Anila dhe Agustini. Anila dhe Agustini pavarësisht se kishin paguar lekët e shtëpisë nuk figurinin si pronarë të shtëpisë, figuronte Flamur Satka. /tvklan

Një shtëpi me dy pronarë, firma e ndërtimit luan me dy familje dhe i fut në probleme Read More »

Vajza e vogël surprizon e dukatoren që i ndryshoi jetën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan ka ardhur një nënë e cila quhet Silvana dhe ka treguar një histori të dhimbshme që lidhet me vajzën e saj të vogël Elisa. Kur Elisa ishte 2 vjeç ajo shkoi për herë të parë në kopësht dhe pas dy javësh e ëma pa të nxirra në trupin e saj. Ajo dyshoi se edukatoret po ushtronin dhunë dhe po e keqtrajtonin, Elisa nuk dëshironte të shkonte, ulëriste dhe qante nëse ia përmendnin emrin kopësht. E ëma u detyrua që të ndërronte lagje dhe të pas 8 muajsh e dërgoi në një kopësht tjetër. Aty Elisa njohur edukatore Danjelën që ia ndryshoi jetën. Vajza e vogël filloi ta donte shumë dhe të lidhjej shumë shpirtërisht me të.

Ardit Gjebrea: Na trego pak për dashurinë që ka për mësuese Danjelën.

Silvana: Në fillim na ka bërë pak xhelozë, sidomos burrin tim sepse një kohë në shtëpinë tonë përmendjen vetëm emri Danjela asgjë tjetër. Krijova shumë besim tek ajo sepse ishte kryevepër, pa pikë interesi. Ajo merrte atë rrogë aty dhe nuk shikonte gjë tjetër. Punonte shumë me fëmijët, jo vetëm me Elisën por me të gjithë. Por Elisën sikur e veçoi më shumë dhe kur e pyesja, më thoshte asnjëherë të vetme Elisa nuk më ka shfaqur probleme, si Elisa t’i kisha të gjithë fëmijët. Ajo mëson, është e sjellshme, e rregullt të gjitha. Më thoshte nuk e di pse më pyet kaq shumë. Dhe kuptova që ka qenë faji i edukatoreve dhe jo Elisës.

Ardit Gjebrea: A ishte e vështirë për Elisën të kalonte nga kopshti në shkollë?

Silvana: Po por e ka përgatitur shumë mësuese Danjela. I ka thënë mësuesja ku do shkosh është shumë e mirë dhe unë e dua shumë. Ia ka thënë në prezencën time. I tha që ajo mësuese është njësoj si unë dhe Elisa e ka fiksuar këtë gjë dhe e ka marrë dhe mësuesen tjetër me shumë dashuri. Deri tani është shumë e mirë. /tvklan

Vajza e vogël surprizon e dukatoren që i ndryshoi jetën Read More »

Rama merr në mbrojtje Bollinon pas kritikave të Metës: I shërben publikut me kurajo

Kryeministri Edi Rama mori sot në mbrojtje pronarin e Report Tv dhe bashkëshorten e tij duke kritikuar Presidentin për sulme ndaj çiftit mediatik.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!”, thotë Rama në një deklaratë që bëri publike pak më parë.

Ndërsa i drejtohet plot mllef Metës, kur shton: “Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!”.

Duke iu rikthye italianit Bolino dhe gruas së tij, Rama thotë se Meta nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë llogari për paratë e tyre.

“I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre! Çfarë katandie!” /noa.al/

Përditësim/ Reagon Presidenca

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?

A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?

A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!

Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT🇦🇱 dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.

Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!

KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON! 💪🇦🇱”

Rama merr në mbrojtje Bollinon pas kritikave të Metës: I shërben publikut me kurajo Read More »

Meta provokon Ramën: ‘O buburrec, ca do bësh me Pezën dhe Abazin’

Nuk ka të ndalur lufta Meta-Rama, aq sa ka kaluar në plan të dytë polemikat mes mazhorancës dhe opozitës.

Edhe orët e fundit ka një mori përplasjesh mes palëve. Meta publikoi disa pyetje për afera korruptive që Alfred Peza i ka drejtuar Karlo Bolinos, pronar i Report Tv.

Njëkohësisht publikoi dhe një email të deputetit socialist Sadri Abazi që kërkonte të ndërhyhej për të punësuar pjesëtar të familjes së një gazetari të Report Tv.

Në këtë vorbull, Kryeministri Edi Rama mori sot në mbrojtje pronarin e Report Tv dhe bashkëshorten e tij duke kritikuar Presidentin për sulme ndaj çiftit mediatik.

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit, antishtetit!”, thotë Rama në një deklaratë që bëri publike pak më parë.

Ndërsa i drejtohet plot mllef Metës, kur shton: “Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!”.

Duke iu rikthye italianit Bolino dhe gruas së tij, Rama thotë se Meta nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë llogari për paratë e tyre.

“I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!”.

Pak pas Ramës, reagoi Presidenca duke e provokuar keqas Ramën: “O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?”.

Më tej Presidenca thekson: “A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar? A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!”.

Meta bën edhe një zbulim. Ai thotë se Rama po i dërgon materiale diskretituar dhe shton: “Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë! Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!” /noa.al/

Meta provokon Ramën: ‘O buburrec, ca do bësh me Pezën dhe Abazin’ Read More »

Sondazhi i OKB: ‘Shqiotarët më pesimist se bota’

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara me rastin e 75-vjetorit të OKB-së.

Pyetjes “Në tërësi, a mendoni se njerëzit në 2045 do të jenë më mirë, më keq, ose njësoj në krahasim me atë që janë sot?”, 46% e shqiptarëve i janë përgjigjur më keq. Kjo përqindje është më e lartë sesa mesatarja globale, ku 32% e të anketuarve në rang global i janë përgjigjur që mendojnë të jenë më keq.

37% e shqiptarëve janë përgjigjur që mendojnë se njerëzit do të jenë më mirë, përkundrejt gati 49% e mesatares globale.

17% e shqiptarëve mendojnë se do të jetë njësoj, e përafërt me mesataren globale prej 19%.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, tha Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën e Diskutimit me të Rinjtë me temë “Është OKB-ja ime”.

“Pandemia e COVID-19 na ka prekur të gjithëve, kudo. Një prej grupeve më të prekura nga pandemia është padyshim rinia. Nuk e kam fjalën vetëm për pamundësinë për të pasur më shumë pjesëmarrës këtu me ne sot. E kam fjalën për arsimin, angazhimin e komunitetit dhe punësimin. Disa nga ju mund edhe të kenë humbur njerëz të dashur që i janë nënshtruar pasojave të COVID-19. Ndoshta edhe ju, ashtu si rreth 90% e studentëve në të gjithë botën, po përballeni me ndërprerje të arsimimit. Mund të ndiheni të lodhur nëse po kërkoni punë në këto kohëra.

Megjithatë, unë do t’ju lutesha të mos e humbni shpresën dhe të mos zhgënjeheni. Mos e lejoni këtë epidemi t’ju shkëpusë nga objektivat tuaja për një të ardhme më të ndritur. Mos harroni se 75 vjet më parë, në një moment mosbesimi dhe dëshpërimi, vizionarët u mblodhën për të krijuar Kombet e Bashkuara. E ne do të ringrihemi sërish, edhe kësaj radhe, madje më të fortë. Për ta bërë këtë, na duhet të angazhohemi që të gjithë plotësisht”, tha ajo.

Më herët këtë vit, Kombet e Bashkuara nisën një bashkëbisedim global mbi të ardhmen e botës. Dialogu UN75 u kërkoi të gjithëve të ndajnë idetë e tyre se si OKB-ja mund të shërbejë më mirë në të ardhmen. “Më vjen mirë të raportoj se më shumë se 6500 vetë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë dhe ndanë pikëpamjet e tyre”, tha znj.McCluney.

Nga ky dialog dolën përparësi të qarta për të ardhmen që duam. Ajo ka ndarë disa rezultate të këtij sondazhi:

Të pyetur: Çfarë duhet të shohë me prioritet komuniteti ndërkombëtar për një rikuperim më të mirë nga pandemia?

o 35% u përgjigjën Të rimendohet ekonomia globale

o 33% u përgjigjën T’i jepet prioritet aksesit universal në kujdesin shëndetësor

kurse 30% Të investohet më shumë në programet e arsimit dhe rinisë

Pyetjes “Duke e parë në planin afatgjatë, nëse imagjinoni botën që dëshironi pas 25 vjetësh, cilat janë tre gjërat që do të donit të shihnit më shumë”

42% u përgjigjën Më shumë mundësi punësimi

36% u përgjigjën Më shumë mbrojtje mjedisore

Kurse 34% u përgjigjën Akses më të mirë në kujdes shëndetësor

45% e shqiptarëve mendojnë se njerëzit do të jenë më keq në 2045-ën.

“Është detyra e të gjithë aktorëve në vend të punojnë më shumë dhe t’u japin shpresë të rinjve – shërbime më të mira, mundësi më të mira arsimi, angazhim të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe mundësi punësimi”, përfundoi Koordinatorja e Përhershme e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri./Monitor

Sondazhi i OKB: ‘Shqiotarët më pesimist se bota’ Read More »