Ka nisur protesta e parashikuar e studentëve para ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit ditën e sotme. Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë.
Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.
Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti Covid.
Ata kanë nisur të thërrasin në kor: “Jo mësim online”, ose “Ulni tarifat”. “E kemi të pamundur për të vijuar kështu mësimdhënien, – vijojnë ata. – Nuk ka kuptim që universitetet të mbyllen dhe baret të qëndrojnë të hapura. Ku të shkojmë ne… Kemi të drejtën tonë. Rinia në çdo vend ndryshon fatet e vendit. Dhe pastaj thonë që rinia ikën jashtë”. /NOA/
Viti i ri akademik do të nisë këtë sezon në kushte të pazakonta, pasi për shkak të situatës së rënduar nga Covid 19, mësimi do të zhvillohet online. Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet në kryeqytet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid.
Ndërkohë, studentët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave të tyre, pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, për herë të dytë brenda këtij viti për shkak të pandemisë së Covid-19.
Në orën 11:00, Lëvizja për Universitetin do të mbajë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojë përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.
Studentët pretendojnë se që prej karantinës së parë të muajit mars, kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë dhe se qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta.
Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos pasur mundësi të paguanin as qiratë. Ndërkohë, rreth 21 mijë studentët fillojnë vitin e parë nëe të gjithë vendin. /NOA/
Zyrtarisht tashmë jemi futur në muajin Nëntor dhe kryefjala e parashikimit të motit duhet të ishin reshjet e shiut dhe vranësirat por ende jo! Thënë kjo pasi për shkak të disa kushteve të caktuara meteorologjike moti në Rajonin e Ballkanit për javën që presim përpara do të jetë i qëndrueshëm.
Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e Mërkurë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare, parashikon Shërbimi Meterologjik Ushtarak.
Gjatë ditës së Enjte pritet një përkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe në zonën e veriut edhe intervale me diell. Vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.
Java mbyllet me ditën e Premte me motin i cili parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe kthjellimesh dhe më pas mot i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Si çdo javë tanimë, konspiracionisti Alfred Cako ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”.
Cako paralajmëroi se sipas tij do të ketë edhe tre karantina të tjera. E para sipas Cakos do të nisë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt, sipas tij do të hidhet edhe një virus tjetër, i quajtur “virusi 21”.
Ka një plan për tre karantina. Është deri në fillim të dhjetorit i pari. Më pas do të fillojë përsëri, do të hidhet ajo që quhet virusi 21. Ky është të paktën plan ii nxjerrë nga një i afërmi i kryeministrit kanadez. Duan të bëjnë edhe dy karantina të tjera. Virusi që mendojnë të hedhin në shkurt, do të jetë një virus shumë i fortë, nëse Trump do t’i lejojë dhe do të ketë problem të brendshme në SHBA”, tha Cako.
Konspiracionisti Alfred Cako tha në “E Diell”, se janë bërë 4 mijë shkëmbime emailesh të Organizatës Botërore të Shëndetit, me liderë të ndryshëm botërorë.
Sipas tij, pjesë e emaileve është edhe kryeministri Edi Rama.
Në emaile sipas Cakos është zbuluar komploti që po i bëhet njerëzimit, e këtu nënkuptoi pandeminë e koronavirusit.
“Janë mbi 4 mijë emaile të OBSH-së të kapura në komunikim me Biden, Bill Gates, edhe këtë tonin këtu. Të gjitha ata emaile, çfarë kanë komunikuar për këtë komplot të madh që po i bëjnë njerëzimit, mjerë ato ku do të futen, kaq po them”, u shpreh Cako.
Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe, e cila ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe vështirësitë që ajo është përballur që kur ka qenë 14 vjeç,
Hybe: Kam ardhur nga Italia për një histori të jetës sime shumë të vështirë. (qan)
Ardit Gjebrea: Po të ndihmoj unë. Ti ke jetuar në Kavajë, sa vjeç ke qenë, 14 vjeç?
Hybe: Kur ka filluar historia ka qenë 14 vjeç e gjysmë.
Ardit Gjebrea: Sa motra e vëllezër jeni?
Hybe: 4 djem dhe 2 vajza.
Ardit Gjebrea: Ti je e vogla e famijes, ke qenë e përkëdhelura e familjes?
Hybe: Tek babi shumë.
Ardit Gjebrea: Dhe me babin e ke problemin, sa vite ke që nuk flet me të?
Hybe: 3 vite.
Ardit Gjebrea: As me mamin as me babin. Në çfarë mënyre hyri bashkëshorti në jetën tënde?
Hybe: Në mënyrë shumë provokuese, si në kurth.
Ardit Gjebrea: U fute në kurth dhe t’u imponua.https://youtu.be/_0Ahk3uUkkY
Hybe: Po, ai jetonte në Sanremo. Ky nuk më njihte mua fare dhe as unë atë. Po një djalë nga fshati im më njihte shumë mirë dhe më merr në telefon dhe më thotë shiko se të kam gjetur një djalë të mirë, është shoku im punojmë bashkë dhe dua të ta prezantoj. Unë i thashë sa kam mbaruar shkollën nuk më interesojnë këto gjëra. Ai më thotë nëse nuk do të flasësh me këtë çunin, unë do të të marr çdo orar të natës.
Ardit Gjebrea: Ti ishe vetëm 14 vjeç, a u trembe?
Hybe: U tremba dhe fola në telefon. Aq e vogël sa isha ia bëra të qarta të dyve. I thashë ne flasim, por unë nuk e kam idenë se kush je. I thashë kur të vish në Shqipëri shihemi dhe nëse familja është dakort edhe unë jam dakort. Erdhi në Shqipëri, u takuam rastësisht në fugonat e rastit dhe i thashë e lëmë këtu, nuk më pëlqen. Më tha nëse ti nuk do flasësh me mua dhe nuk mban lidhje me mua, po u fejove do të të ndaj me tjetrin. Do t’i them që ti ke ardhur me mua, ke dalë, ke bërë çdo gjë.
Ardit Gjebrea: Çfarë bëre ti pastaj, a u nënshtrove?
Hybe: Mua më dukeshe që kisha hyrë në një rrugë që nuk dija si të dilja. Vëllezërit nuk i kisha pranë, i kisha në Itali. Kisha shumë frikë të flisja me babin për këtë gjë sepse është shumë fanatik dhe nuk do më kuptonte asnjëherë. Ky nuk u bindte që të më linte, i thashë më ço lajm tek shtëpia. E solli babën e vetë dhe më kërkoi dorën dhe baba tha unë nuk kam gocë për t’u martuar sepse është shumë e vogël. Ai i tha shko pyet vajzën tëndë sepse ajo dhe djali im i kanë rregulluar punët për këtë gjë. Baba u prek shumë erdhi dhe më pyeti, i thashë po e kam bërë këtë gabim dhe babi i thotë atij nuk të pranoj si mik dhe e përzen ish-vjehrrin.
Më pas babi më tha hajde më trego gjërat siç janë dhe më pyeti me të mirë. I tregova sepse besova që nuk do më rrihte. I tregova si u lidha dhe më tha ti qënke fejuar, s’ka ngelur gjë për mua, mund të ikësh. Ika tek shtëpia e tij, ndejta 7 vite në fshat duke pritur që të më bënte dokumentat, linda djalin në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj?
Hybe: Jo shumë mirë sepse ishte shumë xheloz. Babi më tha vetë e zgjodhe, nëse të ndodh gjë nuk më vend tek shtëpia ime. /tvklan
Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo nuk e ka bërë të ditur akoma nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur.
“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”, shkruan në rrjetet sociale Rigerta Loku.
Rigerta është vajza që u kthye në Shqipëri me një diplomë të “La Sapienza-s”, pasi kishte studiuar për Shkenca Politike, por duke mos gjetur asnjë mundësi tjetër në Shqipëri, vendosi të hapte një fermë në vendlindjen e saj, Mirditë!
Ajo tha në një intervistë për mediat se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rrubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.
Para ofertës për t’u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.
Më psohtë fjalimi i saj në parlament që bëri bujë disa vite më parë:
Gjatë takimit me mbështetës të LSI-së në Durrës, simpatizantë të kësaj force, i kanë bërë një surprizë të veçantë kryetares Monika Kryemadhi.
Një i ri i ka dhuruar kësaj të fundit dy fanella sportive ngjyrë blu, ku te njëra shkruhej “I.Meta, patriot” me numrin një dhe te tjetra “Mona më e fortë se Maradona” me numrin 10, duke simbolizuar kështu ish-yllin e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona.
Për këtë, Kryemadhi tha se do të ishte mirë që t’ia jepnin vetë kreut të shtetit. “Do të dëshiroja që bluzën e Presidentit t’ia jepni ju Presidentit. Jemi këtu ku jemi për shkak të vendosmërisë, idesë dhe vizionit të tij që ka pasur gjithmonë për të rinjtë dhe të rejat. Në misionin e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 prill nuk ju ka vetëm ju këtu por me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj që do të kthehen për të mbajtur referendumin mbarëkombëtar kundër tranzicionit dhe klikës së shpopullimit të Shqipërisë, të Rilindjes”, – u shpreh Kryemadhi. /NOA/