Aktualitet

Meta paralajmëron Avokaturën e Shtetit

Kreu i shtetit Ilir Meta i është drejtuar sot me një letër Avokaturës së Shtetit dhe ministrisë së Financave, ku kërkon informacion lidhur me çështje që Shqipëria ka në arbitrazh me palë të treta.

Kjo është thirrja e tretë për Avokaturën e Shtetit për dhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës për çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Kreu i shtetit kërkon numrin e dosjeve në Arbitrazh, pagesat për shërbimet e konsulencës, numrin e çështjeve të fituara nga shteti shqiptar, numrin e atyre të humbura, kostot financiare, dhe shpenzimet për këto gjyqe.

Meta paralajmëron zyrtarët e Avokaturës së Shtetit, se në rast moskthimi përgjigjie, atëherë Presidenca do të vijojë me hapat ligjorë, dhe do të kallëzojë institucionet për shpërdorim detyre.

LETRA

Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,

Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës, ju është kërkuar informacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditë pa asnjë përgjigje!

Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë 14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionit të kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë.

Në këtë shkresë të dytë ju është lënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjë përgjigje edhe për këtë shkresë të dytë!

Presidenti i Republikës nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare me të dhënat për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e Avoakturës së Shtetit e që lidhen direkt me interesin publik dhe sigurinë e financave të vendit.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:

– Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

– Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;

– Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;

– Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:

Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit; Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

– Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

– Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Nëse informacioni i kërkuar, shoqëruar me kopje të dokumentacionit të plotë, nuk depozitohet në Institucionin e Presidentit të Republikës brenda ditës së hënë, datë 02.11.2020, ju bëjmë me dije se,

– Institucioni i Presidentit të Republikës do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.

Përmes kësaj shkrese, ju bëjmë thirrje të reflektoni e të mos rëndoni edhe më shumë pozitën tuaj si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, duke bashkëpunuar në kryerjen e veprimeve që mund të klasifikohen si vepra penale me pasoja të rënda për vendin, dhe të mos pengoni Kreun e Shtetit të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese.

Nëse ju po pengoheni, apo jeni urdhëruar, për mos ta dhënë këtë informacion për Kreun e Shtetit, atëherë ju kujtojmë se sipas ligjit ju sërish mbartni detyrimin për të informuar Kreun e Shtetit, si dhe organet e ndjekjes penale, për konsumimin e një tjetër vepre penale.

E nderuar zonja ministre e Financave dhe Ekonomisë,

Referuar kësaj situate aspak të logjikshme, Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon nga ana juaj një informacion të plotë mbi të gjitha detyrimet financiare të shtetit shqiptar përkundrejt palëve të treta që ju i keni identifikuar tashmë si detyrim për shlyerje dhe që kanë ardhur si pasojë e humbjes prej shtetit Shqiptar të çështjeve në Gjykatat/Dhomat e Arbitrazhit, si dhe praktikat respektive dokumentare (përfshirë vendimet e gjykatës së arbitrazhit) mbi bazën e të cilave ju jeni informuar për vlerën e detyrimit për t’u shlyer.

Shprehim besimin se nga ana juaj nuk do të ketë vonesa në përcjelljen e këtyre të dhënave.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Ornela Zonja

Meta paralajmëron Avokaturën e Shtetit Read More »

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta

Nga Devolli, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta, presidenti i vendit dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i saj.

Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt. “E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës. Ilir Meta e ka mbajtur në këmbë gjithnjë Edi Ramën”.

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI. Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”. /NOA/

Kryemadhi: Rama ulëret e bërtet por ka frikë nga Ilir Meta Read More »

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri feston sot ditëlindjen

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka festuar sot ditëlindjen e tij të 41-të.

Tahiri ka zgjedhur që të postojë një video ndryshe në rrjetet sociale, ku duket sëbashku me një dhi në një fushë.

Tahiri ka falënderuar miqtë dhe të afërmit për urimet, ku shkruan: Ky +2, une ++ Faleminderit te gjithëve për urimin #bday #october #born #scorpio #dhiashyt

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri feston sot ditëlindjen Read More »

Njihuni me parashikimin e motit, çfarë do të ndodh me temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara shiu. Java e ardhshme do të vijë me ulje temperaturash.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 22°C.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell dhe vranësira që herë pas herë do sjellin reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 18°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

Njihuni me parashikimin e motit, çfarë do të ndodh me temperaturat Read More »

Sizmiologu Llambro Duni tregon çfarë po ndodh/ A rre zikohet Shqipëria nga një tërmet si ai i Turqisë

Sizmologu Llambro Duni ka komentuar situatën që po kalojnë Greqia dhe Turqia, të cilat u tr onditën mesditën e së premtes nga lëkundjet e forta të një tërmeti me magnitudë mes 6.6 dhe 7 të shkallës rihter.

Duni tha se tërmeti ishte tejet i fortë dhe u regjistrua edhe nga Qendra Shqiptare e Monitorimit të Aktivitetit Sizmik.

“Tërmeti ka rënë në zonën e Egjeut, që njihet si strukturë tektonike, e cila është e rrethuar nga epiqendra tërmetesh të f orta. Edhe Instituti ynë e ka regjistruar dhe ka bërë vlerësimet e veta. Ishte tërmet shumë i f ortë dhe për shkak të thellësisë relativisht të vogël [të epiqendrës] efekti në sipërfaqe i kësaj ngjarjeje është shumë i madh dhe raportimet e para flasin për diçka të tillë për energji shumë të madhe të çliruar,” – u shpreh Duni.

Sizmologu shqiptar tha se do të ketë pasgo ditje më të vogla krahasuar me lëkundjen më të madhe të fiksuar në magnitudën 7.

“Për sa i përket cunamit, në Mesdhe ka pasur raste dhe ka mundësi për c unami, por personalisht mendoj se nuk do të ketë në këtë rast sepse lëkundjet kanë ndodhur pranë kontinentit, ndaj mendoj se thjesht do të ketë dallgë jo të konsiderueshme,” – shtoi më tej sizmologu në intervistën për euronews.

I pyetur nëse lëkundjet në Egje mund të nxisin lëkundje edhe në zona të tjera, si për shembull në Shqipëri, Duni tha se zona në fjalë është e veçuar nga njësia sizmike e Adriatikut ku është pozicionuar vendi ynë

“Jo! Kjo është një njësi tektonike e veçuar, pllaka e Egjeut vepron më vete dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër të Adriatikut ku është pozicionuar dhe vendi ynë, dhe padyshim nuk ka të bëjë me të,” – tha Duni.

Autoritetet turke e raportuan tër metin në magnitudë 6.6 me vendndodhje zonën e detit Aegan me thellësi 16.5 kilometra.

Ndërkohë që Qendra Evropiane e Sizmologjisë e fiksoi atë me magnitudë 6.9 dhe epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek Samos në Egje.

Krejt ndryshe Qendra Amerikane e Vëzhgimit Sizmik e fiksoi në magnitudën 7 të shkallës Richter.

Sizmiologu Llambro Duni tregon çfarë po ndodh/ A rre zikohet Shqipëria nga një tërmet si ai i Turqisë Read More »

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte

Auditoret e universiteteve dhe konviktet nuk do të hapin dyert për të pritur studentët në këtë fillim viti akademik.

Vendimi i komitetit të ekspertëve për mbylljen e konvikteve për të paktën një muaj, ka krijuar paqartësi tek studentët të cilët kanë bërë parapagesa për qëndrimin në rezidencat studentore.

Shumë familje janë të paqarta se si do të veprohet me pagesat që tashmë janë kryer për qëndrimin në konvikte.

Ndërsa është vendosur zhvillimi i mësimit vetëm online, studentët shprehen se është shumë e vështirë, sidomos për ata që janë në vitin e parë.

120 mijë studentë nuk do të ulen në auditore këtë vit akademik, të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë nga komiteti teknik i ekspertëve.

Mbyllja befason studentët/ Shumë prej tyre kanë paguar për shtëpi me qira dhe konvikte Read More »

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka ironizuar sërish me disa video të publikuara me pjesë nga kronika televizive, emisione dhe deklarata të kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe presidentit Ilir Meta.

Në një video-montazh të publikuar nga ai në rrjetet sociale, kryeministri shkrun se kjo është edhe “oferta fituese për demokratët ‘, Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ dhe bota është e jotja.”

Në video konstatohen qëndrimet kontradiktore të familjes presidenciale. Nga një anë Kryemadhi që thotë se COVID nuk ekziston dhe nga ana tjetër, presidenti që flet i shqetësuar për situatën.

Nga ana tjetër, në videon e publikuar nga Rama, shfaqet edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e shoqëruar me mjekë në spitalet Covid në kryeqytet. /NOA/

Rama: ‘Jepja Lulit e merr Monikën megjithë Ilirin!’ Read More »

Rama: ‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu!’

Një tjetër video ironiezuese ka publikuar kryeministri Rama, duke vënë në lojë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Teksa fliste për Durrësin gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët ditën e djeshme, kryedemokrati publikoi një deklaratë të mjekut Zija Hysa, ku denoncohej mungesa e tamponeve.

Kryeministri thotë se Hysa nuk është mjek dhe ka qenë nxënës i dobët. Ai ka publikuar edhe deftesën e tij, duke thënë se vetëm në marksizëm-leninizëm ka shkëlqyer, duke marrë notën 7.

Kush është Zija Hysa, sipas Ramës? “Fillimisht Zija Hysa është ndihmës/epidemiolog në Kujdesin Parësor të Durrësit ku edhe punon dhe jo mjek. Siç shihet edhe nga diploma, Hysaj duket se nuk ka qenë një nxënës dhe aq i mirë. Më tej po të shihni Dëshminë e Kualifikimit, Hysa ka kryer thjesht një kurs 1-vjeçar për infermieri në vitin 1988. Lejen për ushtrimin e profesionit si infermier, mjeku (sipas Bashës) e ka marrë më në fund pas 27 vitesh në vitin 2015, leje e cila edhe ajo i ka mbaruar më 14 Maj të këtij viti. Nuk dihet nëse ai e ka rinovuar sërish lejen por ajo që dihet është që tashmë Zija Hysa është licensuar nga Lulzim Basha si mjek në shërbim të trenit të vjetër të shpifjeve shurdhuese.”, thuhet në video.

“Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!”, shkruan kryeministri. /NOA/

Rama: ‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu!’ Read More »